Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 170
  1. #31
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    O skender

    Shiko se si ndodhin keto gjera dhe pastaj hajde posto polica me shumice

    http://www.youtube.com/watch?v=9tBFXLNR2kI

    EuroStar1,

    Forcat e policise, ne radhe te pare duhet t'marrin masa per sigurine e tyre, ky esht rregulli n°1.
    Deri tani s'kam degju asnje shtetas italian t'ankohen per ket gje...

    Mnyra se si ishin pozicionu forcat e rendit ne foton qe t'solla une, ne e shohim perdit ne rruget e Milanos.... ne nje vend qe neper dasma hidhen fishekzjarre dhe jo bresheri kallashi...


    Me ato arme qe jane akoma ne Shqiperi, nuk mund t'kete postblloqe me ket lloj oragnizimi....esht vetvrasje....

    Mjaftojn 500 efektive policie te mirpergatitur, qe t'mbulojne t'gjith territorin Shqiptar.
    Por jo police 300.000 lekshash....
    Tu jipet nje rroge nga 2.000.000 leke secilit, dhe pastaj llafosemi bashk...

    Dhe mbi te gjitha, duhet nje gjykate qe ti kalbe brenda kta krimineler....

    Per nje qe mendon me gjate, ate policin sonte e kan vrare prokuroria me gjykaten bashke....




    .
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. #32
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Nero , dhe pozicion si te foto te kishin marre, prape do vritej ai. Se ai polici I dyte nuk eshte aq I trajnuar dhe me skills ; Pam Pam . Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Ska vend per krahasime me vendet e tjera
    te vritet nje komisar ne kete far menyre nuk asht e lehte per tu kaperdi
    ngushellime familjes
    sbesoj se keto persona qe kan qellu se kan dit se ndaj kuj qellojne por ishalla skan qene te futur nga tjere persona me pushtet.
    Tmerr tmerr
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #34
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Euro edhe ai polic ka thyer rregullat.
    Në amerikë njëri nga policet shkon për kontroll dhe kolegu ri gati me shotgan.
    Unë kam qën vet në Amerikë dhe atje qoftë edhe sikur të ndaloi patrulla në autostradë për tejkalim shpejtësie do rrish pa lëvizur në makinë deri sa kësaj patrulle ti vijë në mbështetje një patrullë e dytë dhe pastaj fillon kontrolli.
    Nese polici e sheh si te dyshimte, po therret per mbeshtetje. Keshtu per speeding te afrohet ngadale. Me nje dore te pisqolla mbrapa. Ma merr mendja, se mua 1 here me Kane ndaluar Edhe erdhi me duar n'xhep. J/k.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Qenkan miqte e Olldashit keta xhakajt.
    Soj kriminelesh qe kane nje sere precedentesh penale.
    Albania Uber Alles

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    (E PERDITESUAR)- Policia e Shtetit ka dërguar një njoftim të shkurtër për shtyp në lidhje me ngjarjen e rëndë, gjatë të cilës mbeti i vdekur kryekomisar Adem Tahiraj. Aty thuhet se autorët janë identifikuar dhe po vazhdon puna për kapjen e tyre.

    Sipas policisë, autor i krimit është Ilir Xhakja, me precedentë penalë. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i autorit të krimit, Arben Xhakja, pasi ishin të dy në makinë.

    Ndërkohë që policia po vazhdon hetimet, në zonën Sukth- Katund i ri mësohet se nuk ka drita. Për këtë arsye është bllokuar operacioni i forcave speciale RENEA.

    “Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Katund Sukth, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje, është goditur me armë zjarri automatik, Shefi i Komisariatit të Policisë Shijak, Kryekomisar Adem Tahiraj, i cili për pasojë ka humbur jetën.

    Pas aktit kriminal autorët, tashmë të identifikuar, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

    Menjëherë në vendngjarje shkuan forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, si dhe forca të Repartit Special RENEA.

    Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe drejtues të strukturave të Policisë së Qarkut Durrës kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë të ndjekin nga afër operacionin për kapjen e autorëve. Paralelisht, grupi i ekspertëve të hetimit ka filluar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

    Në vijim do ju bëjmë me dije të dhëna të plota mbi ecurinë e hetimeve mbi këtë akt kriminal,” thuhet në njoftimin e policisë.

    Klani “XHAKJA”, me vendndodhje në Katund Sukth, kanë një listë penale si më poshtë:

    Në 1994, qytetari Ilir Xhakja ka qëlluar me armë në lokalin e Qerim Malokut, në fshatin Sukth, është arrestuar, por më tej është liruar. Gëzhojat e gjetura në skenën e krimit, korrespondojnë me ato të gjetura në skenën e krimit të vrasjes së qytetarëve Gentian Gjoka dhe Petrit Lyti në 1998, në fshatin Hamallaj; çuditërisht, e pazbuluar.
    Në 1998, banda Xhakja (Ilir, Agim etj.) kanë vrarë në fshatin Hamallaj qytetarin Gentjan Gjoka (nip i Dash Gjoka) dhe Petrit Lyti, mik i Gentit, të dy nga Hamallaj; ngjarje e pazbuluar.
    Në 1998, Ilir Xhakja, bashkë me persona të tjerë kanë vrarë qytetarin Qerim Maloku në Katund Sukth, një ngjarje që është zgjidhur në vitin 2003, kur u gjend arsenali i armëve të bandës “Xhakja”. Kjo ngjarje është në gjykim pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku ndër dëshmitarët okularë, përfshihen edhe ish-oficerët e policisë Urim Koka (SPZ në atë kohë, i arrestuar tashmë në Itali dhe i dënuar me 15-vjet burg për trafik prostitucioni) dhe Maksut Zhiti (SPK në atë kohë); të dy miq të Xhakajve.
    Në 1998, Ilir Xhakja ka vrarë në prani të shumë dëshmitarëve, qytetarin E. Shega nga Peqini, gjatë varrimit të kushëririt të tij (i biri i dajës) Agim Xhaka, vëllanë e Arbenit, sepse E. Shega kishte vrarë Agimin në Krrabë, Tiranë, katër vite më parë, për shkak trafikimit të femrave në Itali. Kjo çështje është po ashtu e pazbuluar, pavarësisht se është kryer në publik. Të dy ish-policët, U. Koka dhe M. Zhiti, kanë qenë të pranishëm në vrasje.
    Në korrik 1999, i gjithë klani Xhakja (Azem, Ilir, Bardhi – zv.kryetar i Komunës së Katundit të Ri, Genti dhe bashkëpunëtorë të tjerë) kanë qëlluar të gjithë anëtarët e klanit Maloku, me anë të një arsenali që përfshinte edhe tanke, duke u shkatërruar edhe shtëpitë. Ata u arrestuan nga forcat speciale dhe armët e tyre u konfiskuan, përfshirë këtu mjete të blinduara dhe gjithashtu dy femra moldave. Mbas gjashtë muajsh burgim, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës i liroi. Kjo ngjarje u bë e njohur dhe si rrjedhojë, avokati i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës, Shkëlqim Xhemollari, u përjashtua nga puna.
    Në mars 2003, Ilir Xhakja dhe të tjerë kanë vrarë qytetarin Rudin Shahini nga katundi Sukth në Sallmone, për t’u hakmarrë mbas daljes së këtij nga burgu pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdi (babanë e Arbenit). Gjatë kësaj ngjarjeje u konfiskua një arsenal armësh të llojeve të ndryshme dhe ekspertët arritën në përfundimin, se një nga armët ishte përdorur në vrasjen e Qerim Malokut në 1998. Edhe kjo ngjarje është e pazbuluar.
    Të gjithë anëtarët janë të përfshirë në trafik femrash, droge dhe armësh, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Shumica e klanit “Xhakja” kanë tendenca të theksuara kriminale për vrasje, trafik droge dhe prostitucioni.
    Në mars 2006, pati një përpjekje për të sulmuar Fatbardh dhe Arben Xhakajn në fshatin Sallmone, në komunën Xhafzotaj, ku Arbeni u plagos. Sipas informacioneve të policisë, ata u qëlluan për shkak të tregut të drogës në Durrës. Ata kanë marrë me qira një klub me emrin “Fosfor Club”, i cili ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë të Rrethit të Durrësit, që është edhe vendi ku furnizohen të gjithë shpërndarësit e drogës në Durrës, pasi policia lokale nuk guxon të hyjë në këto ambiente. Mjetet që përdoren nga ky klan për të lëvizur, janë nga llojet më të fundit, si një “Mercedes” kabriole, gri, me targa italiane, një “Mercedes” blu, me targa DR 5255 D, një “Mitsubishi Pajero” me targë Durrësi etj. Të gjitha këto mjete nuk kanë dokumentacion dhe janë të vjedhura në Itali.

    Gazeta Tema

  7. #37
    Po keto policet qe nuk kan rroga Shqiperie mo Skender dhe jane nga nje shtet qe i paguan mire dhe ata qe guxojne te vrasin police atje, o denohen me vdekje o me burgim te perjetshem.

    Keta police jane te trajnuar mire dhe prap ndodhin vrasje dhe tentativa per ti vrar gjat kontrolleve ne rruge

    Ta thash edhe i her. Jane kontrolle normale dhe jo kontrolle nga forca te shumta policie ose nga specialet qe kan informacione per kapje kriminelesh

    Shikoje kete videon. Kujt do ja merte mendja qe puna do shkonte keshtu ?

    Revolution 1848

  8. #38

    Dëshmia e kalimtares së plagosur

    64-vjeçarja e plagosur Elena Ndokaj pohoi se vrasja ndodhi pas një debati mes autorëve të krimit dhe shefit të komisariatit. Ajo konfirmoi se kryekomisari ka qenë brenda në makinë, kur është qëlluar me breshëri plumbash.

    (er.nu/BalkanWeb)

    E merni vesh se c'behet
    Revolution 1848

  9. #39
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Po keto policet qe nuk kan rroga Shqiperie mo Skender dhe jane nga nje shtet qe i paguan mire dhe ata qe guxojne te vrasin police atje, o denohen me vdekje o me burgim te perjetshem.

    Keta police jane te trajnuar mire dhe prap ndodhin vrasje dhe tentativa per ti vrar gjat kontrolleve ne rruge

    Ta thash edhe i her. Jane kontrolle normale dhe jo kontrolle nga forca te shumta policie ose nga specialet qe kan informacione per kapje kriminelesh

    Shikoje kete videon. Kujt do ja merte mendja qe puna do shkonte keshtu ?

    http://www.youtube.com/watch?v=c3VlM...eature=related

    EuroStar1,

    Duhet t'pranojm qe policia jone ka mungese t'theksume profesionalizmi, qofte ne mnyren e komunikimit me qytetaret apo edhe ne raste t'veçanta si ky i sotmi...
    s'mund ta fshehim....

    Por fajin nuk e ka polici, sepse polici esht puntor, ai ben çfare i "thot" pundhenesi...
    Prandaj populli thot: M#t haku, m#t ka per t'dal edhe puna...;D


    Per t'kuptu ate qe t'them un, dil e shiko se çfare ndodh ne nje postbllok policie: grisin xhepat tuj fut 10.000 leksha si hajduter, her pas here ja fusin noj kanaçe birr, dhe me e bukra esht se edhe pse i nxjerin tabelen ka shum horra me makina lluksoze qe si nalen fare...dhe polici ben sikur asgje....
    Ket vere me ndalun ne postbllok ne hyrje t'Shkodres, polici i nxorri tabelen edhe nje makine tjeter, shoferi hapi xhamin e i shau polict me çar i permante pragu i shpis, futi marrshin e iku.... policet terrt....


    .
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #40
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    EuroStar1,

    Duhet t'pranojm qe policia jone ka mungese t'theksume profesionalizmi, qofte ne mnyren e komunikimit me qytetaret apo edhe ne raste t'veçanta si ky i sotmi...
    s'mund ta fshehim....

    Por fajin nuk e ka polici, sepse polici esht puntor, ai ben çfare i "thot" pundhenesi...
    Prandaj populli thot: M#t haku, m#t ka per t'dal edhe puna...;D


    Per t'kuptu ate qe t'them un, dil e shiko se çfare ndodh ne nje postbllok policie: grisin xhepat tuj fut 10.000 leksha si hajduter, her pas here ja fusin noj kanaçe birr, dhe me e bukra esht se edhe pse i nxjerin tabelen ka shum horra me makina lluksoze qe si nalen fare...dhe polici ben sikur asgje....
    Ket vere me ndalun ne postbllok ne hyrje t'Shkodres, polici i nxorri tabelen edhe nje makine tjeter, shoferi hapi xhamin e i shau polict me çar i permante pragu i shpis, futi marrshin e iku.... policet terrt....


    .
    Jam plotesisht dakord me te gjitha sa ke shkruar, bile do shtoja dhe shume te tjera, por qe sja vle te kjo tema. Por aksidente te tilla jane krejtesisht surprize dhe nuk mund ti vesh faj pageses apo trajnimit te policeve. Prandaj ti solla dhe videot me police amerikane per te ilustruar ate qe te tilla gjera jane totalisht te pa kontrollueshme.

    Ndersa kur behet fjale per operacione sic eshte rasti i deshtimit me 4 policet qe u vrane ne Durres per ndalimin e Dritan Dajtit, prap mund te themi qe nuk ishte faji i policeve, sepse krimineli ishte informuar nga nje rrjedhje lajmi brenda forcave te rendit. Pra ne te tilla pozicione nuk mund te dergosh nje bataljon me police per te bere nje kasaphane ne mes qytetit sikur te jesh ne kamboxhia.

    Policia ka difekte shume te medha , por keto raste , kurre nuk do te parandalohen. Tranoji si te duash policet, paguaj sa te duash policet, prap do te ndodhin. te tilla gjera mund te ndodhin duke vjedhur edhe nje supemerkato ose nje argjendari bie fjala

    Ka pasur shume aksione policie dhe me forca te specializuara qe eshte shkembyer zjarr dhe jan vrar police dhe kriminele.

    Kur ke te besh me kriminele, cdo gje eshte e pritshme
    Revolution 1848

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •