Close
Faqja 10 prej 27 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 265
  1. #91
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Citim Postuar mė parė nga klajdi wolf Lexo Postimin
    Jo re e ke keqkuptuar ti poligamia ka qene me e avancuar ne Tevrat .

    “Atehere Jakobi u ngrit dhe i vuri bijte e tij dhe grate e tij mbi devete” (Zanafilla 31:17)
    “Por mbreti Salomon, vec bijes se Faraonit, dashuroi shume gra te huaja, moabite, amonite, idumeje, sidonie dhe hiteje….Ai pati si bashkeshorte shtateqind princesha dhe treqind konkubina”. (1 Mbreterve 11:1,3)


    Po pra kurani e pranon Tevratin dhe Jezusi tha:

    “Prandaj unė po ju them:
    -nė qoftė se drejtėsia juaj nuk ėshtė mė e lartė nga ajo e skribėve dhe e farisenjve
    ju nuk do tė hyni fare nė mbretėrinė e qiejve”. Mateu 5:20.


    Pervecse beheni me te mire se judenjte prandaj te krishteret duhet ta zbatojne ligjin me mire se hebrenjte .
    Pa pasur nevoj te ta perkujtoj ti e din se cka thot beslidhja re per poligamine, kurorthyrjen dhe epshet seksuale.

    Ti e din se cka thot Kurani per martesen dhe mardheniet martesore brenda familjes dhe incestin . Ti e din qe kurani e ka lejuar praktikisht edhe pedofilise moderne duke leju martesat me femije 9 vjeqar. Tmerr.

    Kur hapen keto tema me mire mos folni hic
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  2. #92
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    [B][SIZE="3"]

    Zoti ėshtė Atė, Birė dhe Shpirti i Shenjtė.

    ...
    Eja, o Zot, Jezus![/I]



    mendoj se kjo video Live e misheron besimin e krishtere...per fat te keq ka teper konfuzion...!
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832
    KONCEPTI I ZOTIT NĖ BIBĖL DHE NĖ KURAN


    Senad Maku

    Duke ditur nevojėn pėr fe dhe pėr besim nė Perėndinė, njeriu do tė shtronte pyetjen se si nė mes njė jete tė stėrngarkuar tė ketė aq pak kohė tė lirė pėr tė bėrė njė studim tė hollėsishėm pėr tė zgjedhur religjionin mė tė besuar nė mesin e njė numri religjionesh konkurues, ku secili prej tyre pretendon se ėshtė i vėrtetė dhe i drejtė. Pėrgjigja nuk ėshtė e vėshtirė tė jepet ashtu siē duket nė tė parė, e as qė kėrkon ndonjė studim shkencorė.
    I Madhi Zot xh.sh. kėrkoi nga njeriu qė tė besojė nė Zotin Njė, kėrkoi nga ai qė tė mos i shoqėrojnė Atij asgjė. Kjo thirrje pėr besim nė Zotin Njė iu ėshtė bėrė edhe njeriut tė parė dhe pejgamberit tė parė Ademit a.s. e edhe pejgamberėve tė tjerė dhe njerėzve nė pėrgjithėsi.

    Popujt tė ndryshėm, gjatė historisė njerėzore, u pėrpoqėn ta besojnė Zotin, duke e personifikuar Atė, duke e identifikuar me shumė gjėra nė kėtė gjithėsi si p.sh. me gurė, drunj, duke e pėrshkruar Zotin me veti tė njeriut poashtu duke e pėrshkruar edhe si njė gjallesė tė jashtėzakonshme etj.. Feja islame, libri i fundit Kur’ani na porositė qė tė besohet Zoti Njė, Krijues i kėsaj gjithėsie, Zotit tė cilit i nėnshtrohet ēdo gjė nė gjithėsi, deshėm s’deshėm. Cilėsit e Tij janė tė pėrhershme, pa fillim, janė tė pazhdukshme dhe nuk dobėsohen kurrė nė tė ardhmen, kurse cilėsit e njerėzve janė tė krijuara si edhe vetė ata. Zoti nuk i pėrngjet askujt dhe askush nuk i pėrngjet Atij.

    Cilėsi mė e rėndėsishme e Allahut xh.sh. ėshtė vuxhudi-ekzistenca, Kur’ani verifikon ekzistencėn e Zotit xh.sh. me mijėra argumente, p.sh.:
    “All-llahu ėshtė Ai qė ngriti qiejt pa ndonjė shtyllė. Ju i shihni ato”. (Err-Rrad 2) “Dhe Ai ėshtė qė jep jetė dhe vdekje dhe vetėm Ai bėn ndryshimine natės e tė ditės; si nuk e kuptoni?” (El-Muminun 80)
    Poashtu Kur’ani flet se Pafillėmsia dhe Pėrhershmėria janė dy veti tė Allahut xh.sh.:
    “Ai ėshtė i pari dhe i fundit”. (Hadid 3)
    ”…ēdo gjė qė ėshtė nė tė (nė tokė) ėshtė zhdukur. E dotė mbetet vetėm Zoti yt qė ėshtė i madhėruar e i nderuar!”. (Err-Rrahman 26-27)

    Kur’ani tregon se Zoti i Madhėruar ėshtė (Ekzistues) qė nuk i ngjan askujt, ku thotė: “…Askush nuk ėshtė si Ai, Ai dėgjon dhe i sheh tė gjitha”. (Esh-Shura 11)
    Allahu I Lartėmadhėruar nuk varet nga krijesat e Veta, e as qė i janė ato tė nevojshme, Ai nga vetvetja ekziston, ku thotė:
    “O ju njerėz, ju keni nevojė pėr All-llahun, e All-llahu nuk ka nevojė pėr ju; Ai ėshtė i falėnderuari. Po tė dojė Ai, juve ju zhduk e sjellė krijesė tė re. E pėr All-llahun ajo nuk ėshtė e vėshtirė”. (El-Fatir 15-17)
    Poashtu Kur’ani thotė se Allahu xh.sh. ėshtė Njė i Vetėm, ku Allahu nė Kur’an thotė: “Mos adhuroni dy tė adhuruar, sepse Ai ėshtė vetėm njė Zot, pra vetėm Mua mė keni dronė”. (Nahl 51)
    Flet pėr gjithmundėsinė e Allahut dhe tregon se kjo ēka sheh nė gjithėsi ėshtė veprimtari e gjithmundshme krijuese.
    “All-llahu krijoi secilėn gjallesė prej uji, e prej tyre ka qė ecin rrėshqitas nė barkun e vet, ka qė ecin nė tė dy kėmbėt e edhe asosh qė ecin nė tė katėr kėmbėt. All-llahu krijon ēka tė dojė, pse vėrtet All-llahu ka mundėsi pėr ēdo gjė”. (Nur 45)
    Nga Kur’ani Famėlartė dimė se dituria e Allahut ngėrthen tė gjitha gjėrat dhe i pėrthekon tė gjitha, ku thotė:
    “Ai e di ē’ka nė qiej e nė tokė, e di atė qė e fshihni dhe atė qė e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atė qė mbajnė nė zemrat”. (Tegabun 4)

    Kėto ishin disa nga cilėsit e Allahut xh.sh. qė janė apsolutisht tė pėrkryera, tė pėrhershme. Fjalėt qė flasin pėr vetit e Allahut tė Madhėruar tėrėsisht dallohen nga kuptimi i fjalėve qė i pėrdorim pėr ndonjė veti tė qenieve tė gjalla.
    Disa nga fetė qiellore, misioni i tė cilave ishte i pėrkohshėm, janė mbėrthyer nga teprimet, tejkalimet, pėrdhosja e deri tek degjenerimet e asaj qė ėshtė thelbi i tyre, d.m.th. i janė shmangur thelbėsores dhe kuptimit tė sė vėrtetės.Vetit e Zotit nė Bibėl nė realitet janė pasqyrim i ėndjeve, cilėsirave dhe dėshirave tė ideologjive njerėzore, Zoti cilėsohet me tė gjitha vetit qė ata cilėsohen.
    Koncepti Biblik i Zotit ėshtė krejt i ndryshėm nga ai i Kur’anit. Le tė hedhim njė shikim kėtyre citateve.

    1. A pushon- A ēlodhet Zoti?
    Sipas Biblės, Zoti tregohet qė mbas krijimit tė qiellit dhe tokės u ul dhe pushoj, ku thotė: "… sepse nė gjashtė ditė Zoti bėri qiellin dhe tokėn, dhe ditėn e shtatė pushoi dhe u shlodh". (Exodi 31:17) "sepse nė gjashtė ditė Zoti krijoi qiejt dhe tokėn, detin dhe gjithēka qė ėshtė nė to, dhe ditėn e shtunė ai pushoi” (Exodi 20:11) "Ndėrkaq ditėn e shtatė Perėndia mbaroi veprėn qė kishte kryer dhe ditėn e shtatė u ēlodh nga gjithė vepra qė kishte kryer". (Zanafilla 2:2)

    Kėtė veti tė Zotit Kur’ani e hedh poshtė duke e argumentuar, ku thotė: "Ne krijuam qiejt e tokėn dhe gjithēka ka ndėrmjet tyre brenda gjashtė ditesh dhe Ne nuk ndiem lodhje". (Kaf 38)

    2. A harron Zoti?
    Bibla thotė: “Deri kur do tė mė harrosh, o Zot?” (Psalmi 13:1) “Pse do tė na harroje pėr jetė…”. (Vajtimet 5:20)

    Kur’ani thotė: “Zoti im nuk gabon e as nuk harron". (Ta Ha 52)

    3. Fuqia e Zotit?
    Nė Bibėl thuhet se Jakobi luftoi me Zotin: "Emri yt nuk do tė jetė mė Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkė me Perėndinė dhe me njerėzit, dhe ke fituar". (Zanafilla 32:28)

    Kur’ani thotė: “Ata nuk madhėruan All-llahun me madhėrinė e Tij tė vėrtetė, qė meriton, All-llahu ėshtė i fuqishėm, ngadhnjyes”. (El-Haxh 74)



    4. A flen Zoti?
    Bibla thotė: “Zgjohu! Pse fle, o Zot?” (Psalmi 44:23) “Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si njė trim qė bėrtet nėn ndikimin e verės”. (Psalmi 78:65) “Zgjohu dhe ēohu, pėr tė mė siguruar drejtėsi dhe pėr tė mbrojtur ēėshtjen time, o Perėndi dhe Zoti im”. (Psalmi 35:23)

    Kur’ani thotė: “Allahu ėshtė njė, nuk ka Zot tjetėr pėrvec Atij…Atė nuk e kap kotje as gjumi”. (Bekare 255)

    5. Zoti nuk dėgjon?!!
    Bibla thotė: “Deri kur, o Zot, do tė bėrtas dhe ti nuk do tė mė dėgjosh?” (Habakuku 1:2)

    Kur’ani thotė: “Vėrtet, Zoi im dėgjon dhe i pėrgjigjet lutjes”. (Ibrahim 39)

    6. Mos pėrgjigja e Zotit?!!
    Bibla thotė: “O Zot, dėgjo lutjen time dhe vėri veshin britmės sime; mos u trego i shurdhėr ndaj lotėve tė mi”. (Psalm 39:12) “Pse e fsheh fytyrėn tėnde, dhe harron pikėllimin tonė dhe shtypjen tonė?” (Psalm 44:24)

    Kur’ani thotė: “E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, I pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua”. (Bekare 186) “A ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar tė keqen e juve ju bėn mbizotėrues tė tokės. A ka zot tjetėr pos All-llahut? Jo, por ju shumė pak pėrkujtoni”.( Neml 62)

    7. Zoti ėshtė i pamėshirshėm.
    Poashtu Bibla e quan Zotin tė Pamėshirshėm, citoj: “A do tė mė hedhė poshtė pėr gjithnjė Zoti? E nuk do tė mė pėlqejė mė kurrė? Dhe mirėsia e tij ka marrė fund pėr gjithnjė dhe falja e tij ka munguar pėr brezat e ardhshme? Vallė Perėndia e ka harruar mėshirėn dhe nė zemėrimin e tij u ka dhėnė fund dhembshurive tė tij?” (Psalm 77:7-9)

    Kur’ani thotė: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, pse All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues!" (Zumer 53)

    8. Dituria e mangėt e Zotit!!!
    Tek Zanafill 3:8,tregohet se Zoti ecėn nė kopsht, dhe pėr ta gjetur njeriun qė fshihet prej Tij, Zotit I duhet ta kėrkojė, poashtu tregon edhe njė pjesė tė paditurisė sė Zotit, siē tregohet nė Bibel: “Pastaj dėgjuan zėrin e Zotit Perėndi qė shėtiste nė kopsht nė flladin e ditės; dhe burri e gruaja e tij u fshehėn nga prania e Zotit Perėndi midis pemėve tė kopshtit. Atėherė Zoti Perėndi thirri njeriun dhe i tha: "Ku je?".Ai u pėrgjigj: "Dėgjova zėrin tėnd nė kopsht, dhe pata frikė sepse isha lakuriq dhe u fsheha". Dhe Perėndia i tha: "Kush tė tregoi se ishe lakuriq? Mos vallė ke ngrėnė nga pema qė unė tė kisha urdhėruar tė mos haje?".

    Pėrsėri Kur’ani hedh poshtė kėtė mangėsi tė Zotit, kėtė shpifje qė i bėhet Atij ku thotė: “Tė All-llahut janė edhe (anėt nga) lindja edhe perėndimi, dhe kahdo qė tė ktheheni, aty ėshtė anė e All-llahut. Vėrtetė, All-llahu ėshtė I gjerė (nė bujari) e i dijshėm”.( Bekare 115) “Ai ėshtė All-llahu (qė adhurohet e madhėrohet prej ēka kanė tokė; Ai i di fshehtėsitė dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atė qė bėni”. (Enam 3)

    9. Pėrshkrimi i Zotit !!!
    Kėtu Bibla e pėrshkruan Zotin si njė gjallesė tė jashtėzakonshme, dhe si njė Zot qė kalėron mbi njė Kerubin: “Atėherė toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u lėkundėn dhe u shkundėn, sepse ai ishte tėrė zemėrim. Njė tym ngjitej nga fejzat e hundės sė tij dhe njė zjarr pėrvėlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thėngjij…Ai rrinte kaluar mbi njė kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erės”. (2 Samueli 22:8-11)

    Kur’ani hedh poshtė kėto trillime ku thotė: “E kush ėshtė mė gabimtar i madh se sa ai qė trillon rrenė ndaj Zotit, ose thotė: "Mua po mė shpallet e nuk i ėshtė shpallur asgjė, ose se sa ai qė thotė: "Do tė thur diēka tė ngjajshme me atė qė e ka zbritur All-llahu".( El-Enam 93) “Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi”.( Esh-Shura 11)“Pra, mos i pėrshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di tė gjitha e ju nuk dini”.( En-Nahl 74)

    10. Zoti pėrshkruhet nė formėn njerėzore.
    Bibla thotė: “Pastaj Perėndia tha: "Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne”. (Zanafilla 1:26) “Perėndia e ka krijuar njeriun simbas shėmbėlltyrės sė tij”.( Zanafilla 9:6)

    Kur’ani thotė: “Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė mbėshtetja (Atij i mbėshtetet ēdo krijesė). As s’ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė”. (El-Ihlas 1-4) “Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi”. (Shura 11)

    11. A mundet tė shikohet Zoti?
    Bibla thotė: “Atėherė Jakobi e quajti kėtė vend Peniel, sepse tha: "E pashė Perėndinė ballė pėr ballė dhe jeta ime u fal".( Zanafilla 32:30) “Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatėdhjetė nga pleqtė e Izraelit u ngjitėn, dhe panė Perėndinė e Izraelit”.( Exodi 24:9-10)

    Kur’ani thotė: “Tėpamurit (e njerėzve) nuk mund ta pėrfshinė Atė, e Ai i pėrfshinė tė pamurit. Ai ėshtė shumė i kujdesshėm, hollėsisht i njohur”. (El-Enam 103)

    12. Zoti a ka familje?
    Bibla thotė: “Kėshtu thotė Zoti: Izraeli ėshtė biri im, i parėlinduri im". (Exodi 4:22) “Por Zoti e pa kėtė dhe i hodhi poshtė, pėr shkak tė provokimit tė bijve tė tij dhe tė bijave tė tij”. (Ligji i Perterire 32:19) “Kėshtu i thotė Zoti Jeruzalemit:…Kur linde ti, ditėn qė dole nė kėtė botė, nuk t'u pre kėrthiza,…Tė bėra tė rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, ubėre e madhe dhe u bėre shumė e bukur. Gjiri t'u formua, flokėt t'u rritėn shumė, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.Unė tė kalova afėr dhe tė shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisė. Kėshtu shtriva cepin e rrobave tė mia mbi ty dhe mbulova lakuriqėsinė tėnde; tė bėra njė betim, lidha njė besėlidhje me ty dhe ti u bėre imja", thotė Zoti, Zoti…. Por ti vure besim nė bukurinė tėnde dhe u kurvėrove pėr shkak tė namit tėnd dhe ia falje kurvėrimet e tua ēdo kalimtari, qė I pranonte…."Pėrveē kėsaj more bijtė e tu e bijat e tua qė mė kishe lindur dhe i sakrifikove ata, qė tė gėlltiten. Mos vallė ishin pak gjė kurvėrimet e tua, qė ti tė therje bijtė e mi dhe t'ua ofroje atyre duke i kaluar nėpėr zjarr?....nė krye tė ēdo rruge ke ndertuar njė vend te lartė, e ke bėrė tė neveritshme bukurinė tėnde, dhe i ke hapur kėmbėt e tua ēdo kalimatari, duke i shumuar kurvėrimet e tua.Ti gjithashtu je kurvėruar me Egjiptasit, fqinjėt e tu trupmėdhenj, dhe i ke shumuar kurvėrimet e tua pėr tė provokuar zemėrimin tim…Sa e shthurur ėshtė zemra jote", thotė Zoti, Zoti”. (Ezekieli 16:3-32)

    A mundet tė ketė Zoti familje?? A mundet qė Zoti tė jetė I martuar dhe gruaja e Tij tė kthehet nė Prostitutė?? (I Pastėr qoftė Zoti nga ata qė ia mveshin).

    Kur’ani I demanton kėto shpifje duke thėnė: “Pėr t’ua tėrhequr vėrejtjen atyre qė thanė se All-llahu ka fėmijė. Dhe pėr atė (fėmijė), as ata, e as tė parėt e tyre nuk kanė kurrfarė dijenie. Sa e madhe ėshtė ajo fjalė qė del nga gojėt e tyre, e ata nuk thonė tjetėr vetėm se gėnjeshtėr. A thua ti, do ta shkatėrrosh veten nga hidhėrimi pas tyre, nėse ata nuk i besojnė kėtij ligjėrimi (Kur’anit)?”. (El-Kehf 4-6) “Jehuditė dhe tė krishterėt thanė: "Ne jemi bijtė e All-llahut dhe tė dashurit e Tij". Thuaju: "E pse pra, Ai ju dėnon me mėkatet tuaja?" Jo, ju jeni njerėz qė Ai ju krijoi. Ai i falė atij qė do dhe dėnon atė qė do. Sundimi i qiejve, i tokės dhe i githė ē’ka ka nė mes tyre ėshtė vetėm e All-llahut dhe vetėm te Ai ėshtė e ardhmja”. (El-Maide 18) “Ata (ithtarėt e librit) thanė: "All-llahu ka fėmijė" I pastėr ėshtė Ai nga kjo e metė! E Tij ėshtė gjithēka nė qiej e nė tokė, gjithēka i ėshtė nėnshtruar Atij. Ai ėshtė shpikės i qiejve e i tokės (pa kurrfarė modeli tė mėparshėm) e kur dėshiron diēka, ai vetėm i thotė: "Bėhu!" nė atė moment bėhet”. (Bekare 116-117)

    13. Mosvėmendja e Zotit !!!
    Bibla thotė: “Vėr veshin, o Zot, dhe dėgjo; hap sytė, o Zot, dhe shiko!”. (2 Mbreterve 19:16)

    Kur’ani thotė: “S’ka dyshim se All-llahu e di fshehtėsinė e qiejve e tė tokės, All-llahu sheh atė qė punoni ju”. (El-Huxhurat 18)

    14. Zoti dhe fėmijėt e Tij!
    Bibla thotė: ''Ti je im Bir, sot ti mė linde''. (Hebrenjve 5:5) “Do tė shpallė dekretin e Zotit. Ai mė ka thėnė: "Ti je biri im, sot mė linde”. (Psalm 2:7)

    Kur’ani thotė: “Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė mbėshtetja (Atij i mbėshtetet ēdo krijesė). As s’ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė”. (Ihlas 1-4) “All-llahu nuk ka marrė pėr veten kurrfarė fėmijė (as engjėjt,e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin! I lartė, i pastėr ėshtė All-llahu nga ato qė I pėrshkruajnė”. (Muminun 91) “Ata thanė: “I Gjithėfuqishmi ka fėmijė”. Ju (jobesimtarė) vėrtet sollėt njė fjalė shumė tė shėmtuar. Aq tė shėmtuar sa gati u copėtuan qiejt, gati pėlciti toka dhe gati u shembėn kodra nga ajo (fjalė). Pėr atė se tė Gjithėmėshirshmit i pėrshkruan fėmijė. E tė Gjithėmėshirshmit nuk i takon tė ketė fėmijė”. (Merjem 88-92)

    15. Padrejtėsia e Zotit?
    Bibla thotė: “…mėsoni atėherė qė Perėndia mė ka trajtuar nė mėnyrė tė padrejtė dhe mė ka zėnė nė rrjetat e tij. Ja, unė bėrtas: "Dhunė!", por nuk kam asnjė pėrgjigje; bėrtas pėr ndihmė, por drejtėsi nuk ka!”. (Jobi 19:6-7)

    Kur’ani thotė: “All-llahu nuk u bėn asgjė tė padrejtė njerėzve, por ata I bėjnė tė padrejtė vetes sė tyre”. (Junus 44) “S’ka dyshim se All-llahu nuk bėn pa drejtė as sa grimca, e nėse ajo vepėr ėshtėe mirė, Ai e shumėfishon atė dhe Vetė Ai i jep shpėrblim tė madh”. (Nisa 40) “E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si tė pakujdesshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt; Ai vetėm ėshtė duke i lėnė ata pėrderisa njė ditė nė tė cilėn sytė shtangen (mbesin tė hapur)”. (Ibrahim 42)

    16. Zoti a ka nevojė pėr udhėheqjen e njeriut?!!
    Nė Bibėl tregon rastin se zoti nga mosdija e Tijė, urdhėron njeriun qė nė disa shtėpi qė tė vendos nga njė shenjė, qė kur tė kaloj Zoti atypari dhe kur ta shohė shenjėn nė atė shtėpi, Ai nuk do ta zhduk, siē tregohet tek Exodi 12:13 “Dhe gjaku do tė jetė pėr ju njė shenjė mbi shtėpitė ku ndodheni; kur unė tė shoh gjakun do tė kaloj tutje dhe nuk do tė ketė plagė mbi ju pėr t'ju zhdukur, kur tė godas vendin e Egjiptit”.

    Kur’ani thotė: “…ēelėsat e fshehtėsive janė vetėm te Ai, atė (fshehtėsinė) nuk e di kush pos Tij. Ai e di ēka ka nė tokė dhe nė det, Ai e di pėr ēdo gjeth qė bie dhe s’ka kokėrr nė thellėsi tė tokės, s’ka tė njomė dhe s’ka tė thatė qė nuk ėshtė (shėnuar) nė librin e qartė (LehviMahfud)”. (En-Am 59) Thuaj: “Atė e shpall Ai, qė e di tė fshehtėn nė qiej e nė tokė, Ai ėshtė qė falė shumė, ėshtė mėshirues”. (Furkan 6)

    17. Zoti don tė bėj diē, por e ndryshon mendimin dhe e ndėrron vullnetin e Tij.
    Bibla thotė: “Kėshtu Zoti ndryshoi mendim lidhur me tė keqen qė kishte thėnė se do t'i bėnte popullit tė tij”. (Exodi 32:9-(14))

    Kur’ani thotė: “Ai ėshtė shpikės i qiejve e i tokės (pa kurrfarė modeli tė mėparshėm) e kur dėshiron diēka, ai vetėm i thotė: “Bėhu!” nė atė moment bėhet”. (Bekare 117) “Ja, kėshtu, All-llahu krijon ēka tė dojė. Kur Ai vendos pėr njė ēėshte, vetėm i thotė: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet”. (Ali-Imran 47)

    18. Njė Zot qė e prish premtimin-Beslidhjen?!!!
    Bibla thotė: “…dhe tė prish besėlidhjen time qė kam lidhur me ta; unė jam Zoti, Perėndia i tyre”. (Levetiku 26:44)

    Kur’ani thotė: “Premtimi i All-llahut ėshtė (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerėzve nuk po dine”. (Rrum 6)

    19. Zoti urdhėron nė tė shėmtuarėn/ keqėn!!!
    Bibla thotė: “…por ēdo grua do t'i kėrkojė fqinjės sė saj dhe gruas qė banon nė shtėpinė e saj sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t'ua vini nė shtat bijve dhe bijave tuaja; kėshtu do t'i zhvishni Egjiptasit". (Ekzodi 3:22)

    Kur’ani thotė: “All-llahu nuk urdhėron tė shėmtuarėn, a thoni pėr All-llahun ēka nuk dini?” (A’raf 28)

    20. Zoti dėnon njeriun pėrshkak tė fajit tė etėrve tė tyre!!!
    Bibla thotė: “Pėrgatitni masakrėn e bijve tė tij pėr shkak tė paudhėsisė sė etėrve tė tyre”. (Isaia 14:21)

    Kur’ani thotė: Thuaj: “ A tė kėrkojė Zot pos All-llahut, e Ai ėshtė Zot i ēdo sendi (ekzistues) dhe dėmi i secilit person ėshtė kundėr vetes. Askush nuk do tė bartė barrėn e tjetrit. Mandej, kthimi juaj ėshtė te All-llahu; e Ai ju njohton pėr atė qė pėrēaheshit”. (En-Am 164)


    21. A pendohet Zoti??
    Kėtu Bibla tregon se Zoti pendohet qė ka krijuar njeriun nė sipėrfaqėn e tokės: “Dhe Zoti u pendua qė kishte krijuar njeriun mbi tokė dhe u brengos pėr kėtė nė zemėr tė vet. Kėshtu Zoti tha: "Unė do tė shfaros nga faqja e dheut njeriun qė kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshėt, te rrėshqanorėt, te zogjtė e qiellit, sepse pendohem qė i kam krijuar". (Zanafilla 6:6-7)

    22. A duartroket Zoti ?!!!
    Bibla thotė: "Por ja, unė rrah duart pėr fitimin e pandershėm qė ke nxjerrė dhe pėr gjakun e derdhur qė ėshtė nė mes teje”. (Ezekieli 22:13)

    Pra me kėto citate qė i cekėm, vallė: A mund tė jet Zot njė i tillė me kėto cilėsi tė Zotit siē e pėrshkruan Bibla? Pėrshkrimet e tilla jo vetėm qė nuk gjenden nė Kur’an por konsiderohen si kufėr ndaj madhėrisė sė Allahut xh.sh.. Poashtu duke bėrė krahasimin nė mes dy teksteve, mes Biblės dhe Kur’anit rreth konceptit tė Zotit, hedh poshtė tezėn se Kur’ani ka huazuar nga Bibla, apo Kur’ani ėshtė kopje e Biblės.
    Po e pėrfundoj me fjalėn e Allahut tė Madhėruar ku nė Kur’anin Famėlartė thotė: “I Lartėsuar ėshtė Zoti yt, Zot i fuqisė nga ajo qė ia pėrshkruajnė”. (Saffat 180)

  4. #94
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga bani Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=CAORG...1&feature=plcp

    mendoj se kjo video Live e misheron besimin e krishtere...per fat te keq ka teper konfuzion...!
    ban, Zoti nuk nihet nepermes videove, por te njohesh Zotit eshte dhuratė e Tij, eshte HIR dhe kjo arrihet vetem nga Zoti. Me vjen keq pse ju nuk e pranoni te VERTETEN Krsiht i CILI erdhi ne bote per shpetimin e njeriut. Lereni e mos merri me video dhe perralla boshe, por thirrni Krishtit dhe kerkojnai Atij tua zbolone te VERTETEN hyjnore - sepse eshte e vetmja mundesi SHPETIMI.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #95
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanė
    Postime
    1,813
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    ban, Zoti nuk nihet nepermes videove, por te njohesh Zotit eshte dhuratė e Tij, eshte HIR dhe kjo arrihet vetem nga Zoti. Me vjen keq pse ju nuk e pranoni te VERTETEN Krsiht i CILI erdhi ne bote per shpetimin e njeriut. Lereni e mos merri me video dhe perralla boshe, por thirrni Krishtit dhe kerkojnai Atij tua zbolone te VERTETEN hyjnore - sepse eshte e vetmja mundesi SHPETIMI.
    Ka kohe qe te pyes: Cili Zot?!

  6. #96
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Citim Postuar mė parė nga bani Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=CAORG...1&feature=plcp

    mendoj se kjo video Live e misheron besimin e krishtere...per fat te keq ka teper konfuzion...!
    E ka profesion priftnin, dhe eshte njesoj sikur nje profesor shkollor ta shpjegoje teorin e Einshteinit ne vija te trasha pa e kuptuar ate si duhet. E a eshte e vertet apo jo teoria ne fjale, profesori se ka lodhe asnjehere mendjen qe ta verifikoj.

    Te krishteret thon : Jezusi, Zoti, Fryma jan = Persona, por edhe Zota ! Priftit i thon Imzot (Zoti im). Papes : Zv. Zoti mbi toke !

    Sa "zota" i paten kta ?

  7. #97
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar mė parė nga Le dévoué Lexo Postimin
    ... E a eshte e vertet apo jo teoria ne fjale, profesori se ka lodhe asnjehere mendjen qe ta verifikoj.
    .
    Sa e le lodh ti per te verifikuar teorine e Muhamedit?!
    Jarigas

  8. #98
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    ban, Zoti nuk nihet nepermes videove, por te njohesh Zotit eshte dhuratė e Tij, eshte HIR dhe kjo arrihet vetem nga Zoti. Me vjen keq pse ju nuk e pranoni te VERTETEN Krsiht i CILI erdhi ne bote per shpetimin e njeriut. Lereni e mos merri me video dhe perralla boshe, por thirrni Krishtit dhe kerkojnai Atij tua zbolone te VERTETEN hyjnore - sepse eshte e vetmja mundesi SHPETIMI.

    nuk kam arritur kurre ta kuptoj ate qe te nenvizova me te kuqe,
    ardhja e Krishtit ne bote dhe kryqezimi i tij , nuk ishte i nevojshem per shpetimin e njeriut ,
    nese Krishti do te ishte zot ,kjo do te ishte e mundur edhe pa patur nevoje te kryqezohet...ska kuptim kjo teze..

    Toni ...e gjithe kjo teori eshte nje hipoteze ...dhe hipoteza nuk eshte asgje me shume se.. nje iluzion ,

    Une jam shume dakord me mesimet biblike ...por jo sipas komentimit qe i beni ju fetaret..!
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anėtarėsuar
    14-09-2012
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga bani Lexo Postimin
    ,

    Une jam shume dakord me mesimet biblike ...por jo sipas komentimit qe i beni ju fetaret..!
    Si je dakort me mesimet biblike ti ato bihen ne kundershtim me kuranin.

  10. #100
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanė
    Postime
    1,813
    Citim Postuar mė parė nga klajdi wolf Lexo Postimin
    Si je dakort me mesimet biblike ti ato bihen ne kundershtim me kuranin.
    Disa prej tyre po, por jo te gjitha...

Faqja 10 prej 27 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •