Pyetje: Çfarë është gjykimi për gruan e cila komunikon me burrin duke e ngritur zërin më shumë se burri i saj?
Përgjigje: Është e ligjëruar që komunikimi ndërmjet bashkëshortëve duhet të jetë në atë mënyrë që të arrihet dashuria ndërmjet tyre e forcimi i lidhjeve bashkëshortore. Dhe bashkëshortët duhet në mënyrë të ndërsjellë t’i largohen ngritjes së zërave gjatë komunikimit dhe të mos komunikojnë në atë mënyrë që nuk e dëshiron ana tjetër.
Thotë All-llahu ne Kur'an:
“Jetoni e silluni mirë me to!” (En-Nisa, 19)
Nuk i ka hije bashkëshortes ta ngrejë zërin mbi zërin e burrit, kur komunikon me të. Allahu ne Kur'an thotë: “Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato.” (El-Bekare,228)
Po ashtu, burri duhet që këtë problem ta zgjedhë në një mënyrë të mirë, që të mos nxiten probleme dhe grindje.
Komisioni i Përhershëm për Fetva vëll.19, fq.248
Përktheu: E.Shala
Krijoni Kontakt