Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261

    keshilla dhe informacione :)

    Kjo teme eshte per prinderit e forumit. Cfare keshilla apo infrmacione i keshilloni prinderit e rinj apo "first time parents". Gjitheashtu tregoni nese keni mundesi pervojat tuaja personale si pshm ne cfare moshe femija hengri ushqim per here te pare, etje
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  2. #2
    Fol mire ose hesht Maska e Linë
    Anëtarësuar
    26-04-2012
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    203

    Këshilla mbi edukimin e fëmijës suaj

    Mos lejoni fëmijët tuaj të përzihen me fëmijë të pamend e qesharakë, sepse ai (fëmija juaj) do të marrë nga veprat e tyre të neveritshme, dhe ajo çka ai (fëmija juaj) ka mësuar, do të shkatërrohet.

    Poeti thotë:
    Fëmija do të kujtojë çka i është dhënë, dhe ai nuk do e harroj atë
    Meqenëse zemra e tij është sikur një gur i çmuar
    Gdhend çfarëdo të dhëne që ju dëshironi, në zemrën e tij
    Do t'i kujtojë ai, pavëmendshëm, me një kujtesë të sigurt


    Pra, fëmija është i zbrazët dhe do të pranojë çdo gjë.

    Dhe, siç thuhet:"Të skalitësh në rini është sikur të skalitësh në gur".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Linë : 12-09-2012 më 10:09

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Për: Këshill mbi Edukimin e fëmijës suaj

    Nëse i mësoni fëmijës tuaj këto 3 gjuhë, ju po formoni një Drejtues…

    Mësimi i gjuhëve të ndryshme të huaja mund të sjellë përfitime të gjithëanshme për fëmijët në aspektin e ekspozimit ndaj zhvillimeve dhe kulturave të ndryshme. Duke patur kaq shumë gjuhë të huaja, si ta kuptojmë se cilat janë ato të duhurat për fëmijën?
    Një studim i kryer kohët e fundit na sugjeron një përgjigje të saktë.

    Qendra e Kërkimeve të Ekonomisë dhe Biznesit e kreu studimin në bashkëpunim me Aeroportin Heathrow të Londrës. Ekspertët analizuan se si gjuha e huaj kishte impakt në jetën e fëmijëve dhe rolin që luan në jetën e përditshme. Ata përcaktuan gjithashtu edhe se cila ka tendencë që të drejtojë drejt mundësive më të mira për një karrierë kur fëmijët të rriten.

    “Ne besojmë se mësimi i gjuhëve të huaja ka përfitime të jashtëzakonshme për zhvillimin e fëmijës dhe është një investim i vërtetë për të ardhmen e fëmijës“, – thotë Antonella Sorace, Eksperte e Zhvillimit Linguistik.

    Studimi përfshiu një anketim, një numër prej 2,001 prindërish me fëmijë nën moshën 18-vjeç, krahas një anketimi tjetër me më shumë se 500 liderë në biznes.
    Cilat gjuhë morën vendet e para?

    Rezultatet treguan se fëmijët duhet të mësojnë Frëngjisht, Gjermanisht dhe/ose gjuhën Mandarin nëse duan të jenë të suksesshëm në 10 vitet e ardhshme dhe të maksimizojnë punësueshmërinë e tyre.

    (Kuptohet se duke qenë se studimi është anglez, gjuha angleze merret e mirëqenë duke qenë se është gjuha amë. Gjuha angleze është përhapur shumë dhe po mësohet gjerësisht në vendin tonë ndaj dhe ne do t’a marrim si të mirëqenë se ajo është e domosdoshme për t’u mësuar përveç tre gjuhëve të sugjeruara.)

    Aftësia e të diturit një gjuhë të dytë dhe jo vetëm, hap dyert drejt një tregu të ri të biznesit dhe u lejon atyre që të krijojnë mardhënie të reja me partnerë të ardhshëm në biznes.

    Përveç të mësuarit të një gjuhë të huaj, aftësitë akademike dhe ndërpersonale që mund të përfitohen nga mësimi i një gjuhe tjetër janë mjaft të rëndësishme gjithashtu.

    Fëmijët që janë të ekspozuar ndaj gjuhëve të huaja bëhen më të vetëdijshëm ndaj kulturave të ndryshme, njerëzve të tjerë dhe pikëpamjeve të ndryshme që mund të kenë këta njerëz. Ata kanë një tendencë që të jenë më të mirë në detyra të ndryshme që iu vihen përballë dhe lexues më të avancuar se ata që flasin vetëm një gjuhë.
    Pjesa më e madhe e prindërve të anketuar në këtë studim, rreth 85% e tyre besonin se është rëndësishme për fëmijët që të mësojnë një gjuhë të dytë përveç gjuhës amë dhe një në katër prindër besonte se kjo do t’i rrisë mundësitë e fëmijës për të patur një karrierë të suksshme.

    Nga ana tjetër, 45% e tyre pranuan edhe se fëmijët e tyre nuk mund të flasin një gjuhë të dytë.

    Ndaj nëse doni që fëmija juaj të dallojë nga grupi i madh i të rinjve që enden në kërkim të një pune, sigurohuni që ti të mësojë një nga 3 gjuhët e suksesit!

    [Burimi: Reader’s Digest]

    http://konica.al/2017/12/nese-mesoni...-nje-drejtues/

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Xhenet.M.S. (30-08-2018)

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Për: Këshill mbi Edukimin e fëmijës suaj

    Dhurata më e mirë për fëmijët quhet KOHË


    Dhurata më e mirë për fëmijët quhet Kohë. Nuk shitet në dyqanet e lodrave apo në internet. Nuk mund ta paketosh, por kur e marrin prej teje, sytë e tyre shkëlqejnë nga lumturia.

    Nuk mund të shihet, të blihet, të paketohet, sepse koha është brenda nesh, në dispozicionin tonë. Eshtë të kuptosh se asgjë nuk vlen më shumë, se sa shfletimi prej teje, i faqeve të librave të tyre të preferuar.

    Vetëm përmes kohës që kalojmë me ta, fëmijët e perceptojnë magjinë e dashurisë.

    Magjia nuk ndodh kur i lëmë para televizorit, një tableti ose një telefoni celular.

    Kjo nuk është mënyra se si krijohet lidhja më e rëndësishme e jetës sonë.

    Një lidhje e fortë dhe e sigurt krijohet me kohë, me edukim, ngrohtësi dhe dashuri.

    Vetëm kështu mund të ndërthuret struktura e emocioneve tona në një kohë ndryshimetsh të pafundme, që fëmijët duhet t’i ndajnë me prindërit.

    Me këtë rast ju sjellim një histori prekëse, që reflekton rëndësinë e prindërimit.

    Nata kish rënë tashmë, por vogëlushi po përpiqj fort që të rrinte zgjuar. Dhe ia vlente: ishte duke pritur babanë.

    Sytë e lodhur tashmë po i mbylleshin, kur u hap dera dhe u shfaq i ati, pas një dite të gjatë pune.

    Biri: “Babi, a mund të të bëj një pyetje?”
    Babai: “Natyrisht, çfarë është?”
    Biri: “Babi, sa para fiton për një orë?”
    Babai: “Nuk është puna jote. Pse ma bën një pyetje të tillë?”
    Djali: “Dua vetëm ta di. Të lutem më trego, sa para fiton për një orë? ”
    Babai: “Nëse vërtet do ta dish, fitoj 100 dollarë në një orë”.
    Biri: “Oh! (me kokën ulur) Babi, a më jep borxh 50 $?”
    Babai u zemërua.
    Babai: “E vetmja arsye përse po më pyesje, ishte që të të jepja borxh para, që të blije një lodër idiote, apo ndonjë budallallëk tjetër. Tani shko drejt e në dhomën tënde dhe bjer të flesh. Dhe mendo pse po bëhesh kaq egoist. Unë punoj dhe lodhem përditë për këtë sjellë fëmijërore”.

    Burri u ul, por ndjehej gjithnjë e më i zemëruar duke menduar për pyetjen e të birit: “Si mundi të më bëjë një pyetje të tillë, vetëm për të më kërkuar para?”

    Pas afro një ore, ishte më i qetë dhe nisi të mendojë. Ndoshta kishte vërtetë nevojë për 50 dollarë, që të blejë diçka të rëndësishme, pasi i biri nuk i kërkonte shpesh para.

    Kështu, shkoi në dhomën e tij dhe hapi derën.

    Babai: “Po fle, bir?”
    Biri: “Jo, babi, jam zgjuar”.
    Babai: “Po mendoja, ndoshta u tregova i ashpër me ty. Ishte një ditë e gjatë dhe e lodhshme kjo e sotmja. Merri 50 dollarët që më kërkove.”
    Vogëlushi u ul mbi shtrat dhe buzëqeshi: “Oh, faleminderit baba!”

    Pastaj, nga poshtë jastëkut, nxorri disa kartëmonedha të zhubravitura. Babai, kur pa që i biri kishte para tashmë, nisi të ndjejë sërish zemërimin. Vogëlushi nisi t’i numërojë dalëngadalë.

    Babai: “Pse doje më shumë kur kishe tashmë?”
    Biri: “Sepse nuk kisha mjaftueshëm, por tani po, i kam. Babi, tani kam 100 $. A mund të blej një orë nga koha jote? Të lutem eja më herët nesër. Dua të ha darkë me ty”.

    Nëse fëmijët do të mund të blinin kohën tonë, do ta bënin atë pa hezitim.

    Edukimi në mënyrën e duhur do të thotë ndarje e momenteve “me një zjarr të ngadalshëm”, duke respektuar ritmet e rritjes së fëmijës.

    Një nga përgjegjësitë kryesore të prindërve është të ndihmojnë fëmijët të zhvillohen në shoqëri dhe pa stres.

    Edukimi “me një zjarr të avashtë”, do të thotë të shpjegosh gjërat me qetësi, të të bëjnë pyetje dhe të krijoni një atmosferë të rehatshme për t’u përgjigjur me interes dhe qetësi.

    Kjo do të thotë ndarje e sekreteve, shqetësimeve, mendimeve dhe emocioneve.

    Krijimi i lidhjeve të bazuara në këto premisa u ofron fëmijëve oksigjenin psikologjik, për të cilin kanë aq shumë nevojë.

    Pa stres, pa kërkesa, pa pritshmëri, pa ua varur shumë lëvizjeve mizore të akrepave të një sahati.

    Nuk mund të lejojmë që nxitimi t’u vjedhë magjinë e fëmijërisë.

    Prandaj dhurata më e mirë që mund t’u bëjmë nuk blihet.

    Dhurata për ta është malli më i çmura që edhe vetë kemi: KOHA.

    / një mendje e bukur


    Bota
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-02-2019 më 13:05

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Neteorm (14-01-2019)

  7. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Këshilla mbi edukimin e fëmijës suaj

    Teme shume interesante.
    Mendoj se edukimi i femijeve esht shum kompleks, dhe se nuk ka nje manual fiks...
    Si fillim duhet te kuptojm pozicionin tone si prind, ate se cfare duhet dhe na takon te bejm pa abuzuar me "pushtetin momental"...


    Lexojeni kete sepse esht gjigande:
    Definizione di un figlio | Josè Saramago
    Un figlio è un essere che Dio ci ha prestato per fare un corso intensivo di come amare qualcuno più che noi stessi, di come cambiare i nostri peggiori difetti per dargli migliore esempio, per apprendere ad avere coraggio. Sì. È questo! Essere madre o padre è il più grande atto di coraggio che si possa fare, perché significa esporsi ad un altro tipo di dolore, il dolore dell'incertezza di stare agendo correttamente e della paura di perdere qualcuno tanto amato. Perdere? Come? Non è nostro. È stato solo un prestito. Il più grande e meraviglioso prestito, siccome i figli sono nostri solamente quando non possono prendersi cura di sé stessi. Dopo appartengono alla vita, al destino e alle loro proprie famiglie. Dio benedica sempre i nostri figli, perché a noi ci ha benedetto già con loro.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    sirena_adria (03-03-2021)

  9. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Këshill mbi Edukimin e fëmijës suaj

    Du te ndaj me ju dicka qe me ka trasmetu baba (i jam shum mirnjohes).

    Nuk mbaj mend asnjehere qe ai te urrente njeri. Edhe nese kishte ndonje rast mosmarrveshneje me dike, baba nuk e urrente, perkundrazi e justifikonte....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Për: Këshilla mbi edukimin e fëmijës suaj

    Pse nuk duhet t'i detyroni femijet te puthin te rriturit

    Shfaqjet e afeksionit duhet të jenë gjithnjë spontane, jo të diktuara nga rregullat apo imponimet me urdhër. Kjo është akoma më e vërtetë për fëmijët që nuk kanë filtrat dhe mbistrukturën sociale të të rriturve, që të jenë në gjendje të sillen në marrëdhënie në mënyrë të pavarur.

    Psikologët paralajmërojnë se edhe fëmijët e detyruar të puthin dikë mund të ndihen akoma më të largët me personin që po u kërkohet të puthin, kjo vlen edhe për të gjitha llojet qëndrimeve që ata vetë nuk do t’i bënin, po të mos u imponohej apo urdhërohej.

    Sa herë prindërit i nxisin fëmijët e tyre aspak të gatshëm ‘për të përshëndetur të afërmit apo të njohurit duke u thënë gjëra të tilla si “puthe tezen”, “përqafoje gjyshin”, “jepja faqen zonjës”.

    Është mendimi i shumë ekspertëve që detyrimi i të vegjëlve për të treguar dashuri kur nuk kanë stimul ose dëshirë është një lloj shkeljeje e zonës së tyre të rehatisë.

    Duke e ekzagjeruar këtë proces mendor, disa argumentojnë se zakoni i imponimit të këtij lloji të sjelljes mund të ndikojë negativisht në zhvillimin emocional të fëmijës.

    Një individ në rritje mund të bëhet më i prekshëm, më lehtësisht i detyuar të bëjë diçka nga një i rritur dhe madje edhe më i ekspozuar ndaj rrezikut të shfrytëzimit financiar, seksual etj.

    Ky është padyshim një ekzagjerim i rastit ekstrem, që megjithatë, ka për qëllim sensibilizimin e më të rriturve që të respektojnë ritmet dhe hapësirat e më të vegjëlve, pa i detyruar domosdoshmërisht për të bërë gjëra që ata nuk duan.

    Përmes këtij lloji kufizimi në dukje i parrezikshëm, fëmijër mund të mësojnë të shtiren në dashuri, duke fituar aftësinë për të simuluar ndjenjat e tyre me të tjerët.

    Për t’i ndihmuar fëmijët, për të mbrojtur trupin e tyre dhe dimensionin e tyre emocionale, duke u treguar i sjellshëm edhe me të tjerët, mund t’i mësoni, për shembull, të “shtrëngojnë duart”, për “t’i takur” apo “prekjen e lehtë grusht për grusht”.

    Në këtë mënyrë, fëmija do të jetë në gjendje të ndjekë ritmin e tij të përshtatjes personale, pa cenuar ndjeshmëritë e njerëzve.

    Prioriteti gjithmonë duhet të jetë mirëqenia e fëmijëve, kështu që ne duhet t’i bëjmë ata të kuptojnë se askush nuk mund t’i detyrojë që të preken nëse kjo u duket e pakëndshme.

    Një fëmijë e di vetë kur duhet të lihet në intimitet më të madh fizik dhe ai do ta bëjë atë në mënyrë spontane në kohën e duhur.


    https://kohajone.com/pse-nuk-duhet-t...n-te-rriturit/

  11. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Për: Këshilla mbi edukimin e fëmijës suaj

    7 fjali që çdo fëmijë duhet t’i dëgjojë

    Si prindër, zhvillimi psikologjik dhe emocional i fëmijës është pjesë e përgjegjësisë suaj.

    Ata janë të ndërtuar emocionalisht nga ato çka dëgjojnë dhe me intonacionin e asaj se çka dëgjojnë.

    Komunikimi i duhur me fëmijët është i domosdoshëm për zhvillimin e një fëmije. Shumë studime kanë treguar se të i bërtisni fëmijëve do i bëjë fizikisht dhe psiqikisht më agresivë, raporton “Health Magazine”.

    Vetëbesim i ulët, pasiguri, ankth dhe depresion janë efekt nëse nuk përdoret gjuha e duhur me fëmijët.


    7 fjali që fëmija juaj duhet t’i dëgjojë

    Të dua

    Mos mendoni se fëmija juaj e di që i doni edhe pa ja thënë. Ju duhet të ia thoni me një emocion të sinqert dhe sa më shpesh që mundeni.

    Jam krenar me ty

    Nëse dëshironi të rrisni fëmijë me besim dhe të sigurt, atëherë duhet t’i lini fëmijët tuaj të dinë që jeni krenar me ta, madje edhe me suksesin më të vogël. Ata duhet të dini që jeni të impresionuar me progresin e tyre.

    Më fal

    Ndonjëherë, prindërit mund të jenë agresivë me fëmijët e tyre dhe shpesh kanë tendencë të reagojnë më shumë se që duhet me probleme të vogla. Andaj, duhet të kërkoni falje atyre nëse keni reaguar keq.

    Unë të fal

    Kur fëmijët kërkojnë falje për një veprim të tyre, nuk duhet të vazhdoni të i ndëshkoni, por t’i thoni që e keni falur dhe se nuk duhet të përsëritet veprimi i njëjtë.

    Jam duke dëgjuar

    Tregohuni me durim dhe jepni hapësirë që të shprehen. Ndonjëherë jane duke u munduar të tregojnë ndonjë problem që kanë pasur në shkollë dhe për këtë arsye duhet të i lini ata të flasin me ju dhe të sigurohen që ju jeni duke i dëgjuar.

    Kjo është përgjegjësia jote

    Kur fëmija juaj është tamam i rritur është mirë që të i jepni detyra ku ai ndjehet përgjegjës dhe të mësoj se si është të kujdeset për diçka. Kjo do i ndihmojë më shumë në të ardhmen.

    I ke të gjitha çfarë të duhet për të arritur

    Me raste, frika, dështimi, mungesa e vetëbesimit apo ndoshta edhe hormonet do të bëjnë që fëmija juaj të i dyshoj aftësitë e veta dhe talentet e veta. Me rëndësi është që ju mos ta lejoni që ai të heq dorë. Një fjalë e vogël inkurajuese do ndikojë shumë te ata.


    https://www.botasot.info/life-style-...et-ti-degjoje/

  12. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Për: Këshilla mbi edukimin e fëmijës suaj

    Rritja e një fëmije emocionalisht të fortë

    https://www.botasot.info/life-style-...isht-te-forte/

    Si ta inkurajoni fëmijën tuaj të jetë emocionalisht i fortë

    Të kuptosh sesi të rrisësh një fëmijë emocionalisht dhe mendërisht të fortë nuk është detyrë e lehtë. Sado që dëshironi të ushqeni, mbështesni dhe përmirësoni mirëqenien e tyre mendore është diçka që prindërit nuk do të jenë kurrë perfekt. Kjo është arsyeja pse më poshtë jepet një listë me këshillat që ju nevojiten për t’i dhënë fëmijës tuaj atë që i nevojitet emocionalisht dhe mendërisht.

    Si mund të ushqeni një lidhje të shëndetshme emocionale me fëmijën tuaj?

    Natën e kaluar, burri im dhe unë patëm një bisedë të jashtëzakonshme me djalin tonë 9 vjeç, sjellë nga kjo lojë që luajmë rreth një herë në javë. Ju merrni një letër dhe i bëni njëri-tjetrit pyetje si: “A ndiheni sikur mund të më thoni gjithçka” ose “Cila është pjesa më e vështirë e të qenit djalë/vajzë?”

    Sa herë që luajmë, bisedat tona arrijnë thellësi të reja që sjellin diskutime që nuk do të bëheshin normalisht ose lehtë. Unë nuk hyj shumë në detaje për të mbrojtur privatësinë e djalit tonë, por ishte një moment kur kuptova se këto biseda hapin rrugën për shëndetin mendor dhe emocional të fëmijës tonë me gjithçka në jetë. Kur mund të bëni biseda të tilla me fëmijët tuaj, jo vetëm për “bisedën”, por ato që trajtojnë atë që do të përballen në jetën e tyre, aq më shumë do t’i përgatitni ata të kenë sukses emocionalisht dhe mendërisht.

    Si ta inkurajoni fëmijën tuaj të jetë emocionalisht i fortë

    Prindërit varen nga këto biseda, pa marrë parasysh sa të pakëndshme ose të vështira janë, kjo është ajo ku ju, si prind, do të jeni personi më me ndikim në jetën e tyre. Kur përdorni prindërimin për të drejtuar dhe mos kontrolluar fëmijët tuaj, do të ndikojë në besimin dhe favorizimin e mendimit tuaj mbi atë të miqve të tyre, ose ndikime të tjera negative në jetën e tyre. Një lidhje e fortë familjare do të krijojë për fëmijën tuaj një mjedis ku ai ndihet i sigurt dhe nuk gjykohet. Ndonjë pyetje që ai ose ajo ka, nuk është një pyetje e gabuar, por më tepër një mundësi e bollshme për të dhënë mençuri, këshilla dhe udhëzime të shëndetshme.

    Ndaloni së menduari “kontrollin” dhe filloni të mendoni “pranimin”

    Prindërimi nuk ka të bëjë me kontrollin.

    Në fakt, kur fëmijët mbushin vitet e tyre të adoleshencës, ju mund ta gjeni veten të nevojshëm të tërhiqeni dhe të prisni që ata të vijnë tek ju. Nëse doni të jepni këshilla, sigurohuni që t’i pyesni nëse është në rregull. Kjo do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se ju nuk jeni duke u përpjekur t’i kontrolloni ata ose një situatë, por përkundrazi që jeni atje për të dëgjuar, kuptuar dhe për të qenë gjithçka që u nevojitet.

    Ka shumë informacione se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë prindërit. Por unë përpiqem ta shmang atë dhe në vend të kësaj t’ju jap udhëzime ndërsa lidheni, identifikoheni dhe ecni përkrah njerëzve më të rëndësishëm në jetën tuaj – fëmijëve tuaj.

    Fëmijët e fortë mendërisht dhe emocionalisht kanë prindër që u mësojnë atyre këto 10 gjëra

    Mësojuni atyre rëndësinë e mirënjohjes

    Së bashku me të qenit mirënjohës për gjërat në jetën tuaj, duke mos u ankuar dhe duke dhënë bujarisht, ju gjithashtu mund të zbatoni praktika për fëmijët tuaj, si ditari i mirënjohjes për djem dhe vajza. Një mënyrë e shkëlqyeshme për fëmijët është që të shkruajnë dhe të jenë mirënjohës për atë që kanë bërë dhe të mos merren me atë që nuk bëjnë.

    Mësojini ata të kërkojnë falje

    Edhe një herë, mënyra më e mirë për ta mësuar fëmijën tuaj se si ta bëjë këtë është t’i kërkoni atij falje kur i keni bërë padrejtësi.

    Mësojuni atyre rëndësinë e të dhuruarit dhe të qenit bujar

    Ne jetojmë në një shoqëri ku lakmia ka marrë përsipër dhe një mendim që edhe në kurriz të të tjerëve, duhet të jesh i pari. Ndërsa besoj se duhet t’i mësojmë fëmijët tanë të duan dhe të kujdesen për veten e tyre dhe të kenë kufij, ne gjithashtu duhet ta ekuilibrojmë atë me konsideratën e të tjerëve.

    Në një botë që është e mbushur me konsumizëm dhe lakmi, ne mund t’u mësojmë fëmijëve tanë zemërgjerësi dhe vetëmohim, duke u ushqyer atyre rëndësinë e dhënies të tjerëve kohën, miqësinë, paratë dhe shërbimet tona.

    Mësojini ata se jo gjithçka do të shkojë sipas tyre

    Disiplina është një nga mënyrat më të mira për ta mësuar fëmijën tuaj për faktin se jeta nuk do të shkojë gjithmonë siç dëshirojnë.

    Mësojuni atyre se refuzimi dhe dështimi janë pjesë e jetës

    Djali im lufton vërtetë me humbjen e ndeshjeve. Ai është super konkurrues (që është një cilësi e shkëlqyeshme), por shpesh e frustron atë kur humbet, gjë që sjell zemërim dhe askush nuk dëshiron të luajë lojëra me të.

    Unë i shpjegova atij se dështimi, humbja ose refuzimi do të jetë gjithmonë pjesë e jetës. Është ajo që ai bën me të që ka më shumë rëndësi dhe të jesh i lumtur për të tjerët kur ata fitojnë, do ta ndihmojë atë të kapërcejë zhgënjimin e tij. Ndërsa u mësoni fëmijëve tuaj këto gjëra, është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se ata nuk do të bëjnë gjithmonë atë që ju thoni. Ata janë të papërsosur, prandaj dashurojini dhe pranojini.

    Vazhdoni të ecni me ta ndërsa ata mësojnë të bëjnë gjënë e duhur sepse shpesh, do t’ju duhet të përsëritni veten, t’i kujtoni ato dhe t’i lejoni të dështojnë. Duke ditur që jeni aty për ta, shpesh koha do të jetë gjëja që ata kujtojnë më shumë.

    Mësojini ata ti duan të gjithë

    Të duash të tjerët do të thotë që i trajton të gjithë njësoj, duke treguar mirësi. Por të duash mund të nënkuptojë gjithashtu vendosjen e kufijve. Dhe të duash dikë nuk do të thotë që ata duhet ta pëlqejnë ose të jenë miq me atë person.

    Mësojini ata për fëmijët që kanë aftësi të kufizuara fizike ose mendore

    Kur shkuam në boëling një ditë më parë, po ndanim një kabinë me fëmijën me aftësi të kufizuara dhe familjen e tij. Ai na priti me dy përplasje grushte secili dhe na tha se ishte atje për të festuar ditëlindjen e tij të 21-të.

    Ai na pyeti për emrat tanë dhe ne e pyetëm për të tijën. Unë besoj se është e rëndësishme që ne të flasim me fëmijët tanë për njerëzit me aftësi të kufizuara, kështu që ata e kuptojnë se edhe pse njerëzit janë të ndryshëm nga ata, kjo nuk i bën ata më pak të vlefshëm ose të dashur se ne.

    Djali im menjëherë tha: “Më pëlqen”, pasi i dha një grusht dhe ndau emrin e tij. Ishte një moment që kuptova që të gjitha diskutimet tona të mëparshme në lidhje me të ishin realizuar dhe djali im kishte mësuar se si të trajtojë të tjerët me aftësi të kufizuara. Nuk mund ta imagjinoj se sa do të thotë për prindërit e atyre me aftësi të kufizuara që fëmijët e tjerë të ndërveprojnë në një mënyrë të dashur me fëmijët e tyre.

    Mësojini ata për barazinë e gjinisë dhe racës

    Gjinia – Mënyra më e mirë për t’i mësuar fëmijëve tuaj barazinë gjinore është mënyra se si bashkëveproni si burrë dhe grua. Ne besojmë se edhe pse jemi të barabartë, ne kemi role të ndryshme në familjen tonë. Si çift, ne ndajmë ngarkesën e përgjegjësive, por gjithashtu njohim pikat e forta dhe të dobëta. Ndërsa burri im nuk është i mirë në gatim, unë nuk jam e mirë në ndryshimin e dritave në makinë. Si ekip, ne modelojmë për fëmijët tanë rëndësinë e barazisë duke njohur dhe vlerësuar pikat e forta dhe të dobëta të njëri-tjetrit.

    Dëshironi t’i mësoni fëmijët tuaj barazinë? Tregojuani atyre me veprimet dhe fjalët tuaja se, pavarësisht nëse shikoni djathtas ose majtas, personi që qëndron atje është po aq i vlerësuar dhe i rëndësishëm sa ju. Hillary Gruener – Autore e WFTB

    Prindërit duhet të marrin përgjegjësi për t’i mësuar fëmijët e tyre për barazinë. Pavarësisht nëse kjo ka të bëjë me racën, gjininë apo aftësitë e kufizuara. Dhe mënyra më e mirë për t’i mësuar ata është përmes shembullit tuaj. Ndërsa i drejtojmë fëmijët tanë në një të ardhme më të mirë dhe më të barabartë në botën tonë është gjithashtu e rëndësishme që ata të kuptojnë pasojat kur dikush mendon se janë më të mirë se dikush tjetër. Jo vetëm që historia jonë ka qenë dëshmi e kësaj me skllavërinë, por edhe me mënyrën sesi trajtoheshin gratë. Siç e thashë më lart, kjo mund të modelohet më së miri në marrëdhëniet si burrë dhe grua.

    Mësojini ata se janë të lirë të ndajnë gjithçka me ju, pa gjykim

    Nëse fëmija juaj hapet para jush dhe është i sinqertë për diçka për të cilën mund të ketë probleme, atëherë shpërblejeni atë, mos i ndëshkoni. Herën tjetër që do të ndodhë diçka, ata do të ndjehen të sigurt ta ndajnë atë me ju dhe të mos përpiqen ta fshehin.

    Një aspekt tjetër i kësaj ka të bëjë me atë dhe nga kush ndikohen. Edhe pse doni të keni një marrëdhënie të hapur dhe të sinqertë me ta, duhet të mbani mend se ata janë ende fëmijë që kanë nevojë për kufij dhe mbrojtje. Një aspekt që shpesh ndikon negativisht tek fëmijët në këtë kohë dhe moshë, është teknologjia. Kur prindërit nuk monitorojnë se çfarë po shikojnë fëmijët e tyre ose sa po e shikojnë, kjo do të ndikojë tek ata në një mënyrë jo të mirë.

    Mësojini ata se si ta duan Zotin duke u bërë shembull, jo duke e detyruar atë

    Bukuria e besimit ka të bëjë me besimin se Zoti na do aq shumë sa na krijoi me vullnet të lirë. Kjo do të thotë që ne nuk jemi kukulla që Ai t’i kontrollojë, por më tepër fëmijë të Zotit që mund të bëjnë zgjedhje për veten e tyre. Nëse do ta detyroja djalin tim të besonte në Zot vetëm sepse besoj në Të, kjo do ta largonte atë nga përvoja e bukurisë së besimit tonë. Zgjedhja. Mënyra më e mirë për të zbatuar besimin në familjen tuaj është të modeloni se si sjell gëzim dhe kuptim në jetën tuaj.


    https://www.botasot.info/life-style-...isht-te-forte/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 17-04-2021 më 18:44

  13. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Për: Këshilla mbi edukimin e fëmijës suaj

    Mësoni sa jeni në kohë, babai duhet t’i bisedoj këto gjëra patjetër me djalin

    Bota Sot

    Këtu do të gjeni këshillat dhe mësimet që çdo baba duhet t’i mësojë djalit të tij.

    Edhe pse shumë njerëz mendojnë se nënat luajnë rolin më të rëndësishëm në jetën dhe edukimin e fëmijëve, ka gjëra që një baba me siguri di të bëjë më mirë. Sidomos kur bëhet fjalë për një djalë.

    Vetëm mendoni: djemtë kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre nën ndikimin e shoqërinë e grave, duke filluar që nga edukatoret e kopshtit, mësueset në shkollë, 90% e të cilave janë gra, dhe për këtë arsye atyre shpesh u mungon edukimi mashkullor.

    Mësojini sa e rëndësishme është të dish të fitosh dhe të humbësh

    Përveç miqve, cili është shoku më i mirë për një fëmijë në konkurse dhe lojëra të ndryshme? Babi, natyrisht. Ky është një trajnim i mirë për cilësitë mashkullore. Nëpërmjet këtyre lojërave, fëmija do të ndiejë shijen e fitores dhe do të kuptojë se sa përpjekje duhet për ta arritur atë. Dhe për babanë, lojëra të tilla do të jenë një mundësi e shkëlqyer për t’i shpjeguar djalit se humbjet janë të pashmangshme. Nëse bie, ju duhet vetëm të ngriheni dhe të vazhdoni sërish: nuk ka asgjë të turpshme për një dështim.

    Mësojini atij sjelljen e duhur ndaj femrave

    Një nënë mund t’ia tregojë djalit të saj se si ta trajtojë një grua, por vetëm babai do të jetë në gjendje t’i tregojë të gjitha këto nëpërmjet shembullit të tij. Do të jetë mirë nëse djali mëson prej babait të gjitha gjërat më të rëndësishme për një grua. Jo nga miqtë, jo nga interneti, por nga babai – kjo është e rëndësishme. Merrni djalin tuaj me ju për të blerë lule për nënën. Shko në dyqan së bashku dhe me mirësjellje bisedoni me arkëtaren në mënyrë që fëmija të mos ngurrojë të komunikojë me gratë e panjohura.

    Bëni një bisedë mes burrash për dashurinë

    Le të mësojë biri yt për këtë ndjenjë të fuqishme nga bisedat mashkullore në zemër kur të vijë koha. Për një të ri do të jetë një dhuratë e vlefshme nëse i ati i tregon atij për dashurinë e tij të parë dhe datat e para dhe se ai nuk duhet të ngutet, sepse është më mirë të presësh për vajzën e duhur që do të krijojë një shkëndijë në shpirtin e tij.

    Mësojini atij si t’i dalë vetes për zot dhe të jetë i guximshëm

    Një baba është i vetmi që mund të mësojë si duhet djalin e tij për të qenë i forte. Ai mund ta mësojë se kur është e arsyeshme të mos i kushtojë vëmendje provokimeve dhe të largohet me qetësi.


    https://www.botasot.info/life-style-...ter-me-djalin/

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •