21 Janari, Prendi: Kishim informacion se kryeministri do qėllohej me snajper
TIRANE - Pėr afro njė orė, ish-komandanti i Gardės sė Republikės, Ndrea Prendi rrėfeu nė gjykatė pėr ngjarjet e dhunshme tė 21 janarit, ku mbetėn tė vrarė 4 demonstrues nė Bulevardin Dėshmorėt e Kombit, nė Tiranė.
Ndrea Prendi, i cili pėrballet me akuzėn e vrasjes, i tregoi gjykatėsit Besnik Hoxha dhe 2 anėtarėve tė trupės gjyqėsore se Garda kishte marrė informacione se do tė sulmoheshin institucionet, Parlamenti dhe Kryeministria.
Njė tjetėr detaj i rėndėsishėm nė dėshminė e zotit Prendi ishte fakti se Garda kishte marrė informacione se persona tė inkriminuar kishin porositur snajpera nė Gjermani dhe do tė qėllonin kryeministrin Berisha, nė momentin qė do tė largohej nga Kryeministria pėr nė shtėpinė e tij.
Ndrea Prendi tha se Garda kishte gjithashtu dyshime se mjeti qė tentoi tė hynte nė kryeministri kishte eksploziv dhe sipas tij, kur makina shpėrtheu derėn e Kryeministrisė gjendja u agravua.
Nė dėshminė e tij, ish-kreu i Gardės deklaroi se nė momentin qė ra kordoni i policisė ai kontaktoi me ministrin e Brendshėm Lulzim Basha pėr tė rivendosur kordonin, qė do tė ndihmonte jo pak forcat e Gardės qė ishin vendosur nė brendėsi tė godinės sė kryeministrisė.
Ne kishim dhėnė urdhėr tė qėllohej me fishekė manover dhe nėse do tė pėrfundonin kėta fishekė ishte dhėnė urdhėr tė qėllohej nė ajėr me fishekė luftarakė. Kam qėlluar nė ajėr edhe me armėn time tė brezit, por mė pas jam goditur dhe kam rėnė pa ndjenja.- deklaroi ish-kreu i Gardės.
DESHMIA E ARTAN HOXHES
Pėr informacionet rreth njė sulmi tė mundshėm ndaj kryeministrit foli pak muaj mė parė edhe shefi i Komanduar i Gardės sė Republikės, Artan Hoxha, i cili u rrėfye nė Gjykatėn e Tiranės nė procesin gjyqėsor ndaj ish-eprorit tė tij Ndrea Prendi.
Numri dy i Gardės nė kohėn kur u zhvillua demonstrata e dhunshme, i tha treshes gjykuese tė kryesuar nga Besnik Hoxha, se mė 21 janar njė orė pėrpara se tė niste protesta e opozitės sė Bashkuar, ishin informuar nga Drejtoria e Krimit tė Organizuar nė Policinė e Shtetit, se do tė sulmohej eskorta e kryeministrit, kur tė largohej drejt shtėpisė.
Policia, sipas Hoxhės, i kishte informuar se njė grup prej 300-400 personash, nė mesin e tė cilėve ndodheshin dhe kontingjentė tė krimit do tė sulmonin parlamentin, ēka i detyroi tė merrnin masa tė rrepta pėr ruajtjen e tyre.
Kryegardisti Hoxha rrėfeu dhe pėr njė takim mes ish-shefit tė Gardės sė Republikės Ndrea Prendi dhe ministrit tė Brendshėm Lulzim Basha dhe vetė atij nė ambientet e brendshme tė godinės sė qeverisė.
AKUZAT
Ish-komandanti i Gardės sė Republikės, Ndrea Prendi po pėrballet me akuzėn e vrasjes sė demonstruesit Faik Myrtaj dhe prova mė e fortė qė ka nė duar Prokuroria kundėr tij, ėshtė akti i ekspertimit tė Byrosė Federale tė Hetimeve.
Agim Llupo, ish-shef i shtabit tė Njėsisė Speciale nė Gardė, akuzohet pėr vrasjet e demonstruesve, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Margarit Kume, shoferi i ish-shefit tė Gardės Ndrea Prendi, akuzohet pėr veprime qė pengojnė zbardhjen e sė vėrtetės. Pėr tė njėjtėn akuzė u mor i pandehur dhe Armando Kasaj, specialist i IT nė Kėshillin e Ministrave, pasi dyshohej se kishte kopjuar dhe mė pas fshirė pamjet e serverit qendror tė godinės sė qeverisė.
Gjykata e Tiranės shpalli tė pafajshėm specialistin e IT-sė sė Kryeministrisė dhe hodhi poshtė akuzat ndaj tij. Trupi gjykues vlerėsoi se Armando Kasaj nuk i kishte fshirė, pamjet ashtu sikurse pretendonte organi i akuzės, duke e shpallur atė tė pafajshėm.
(er.nu/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt