Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31

Tema: Pablo Neruda

  1. #11
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Me pelqen kur hesht

    Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
    dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
    Thua sikur prej teje fluturuan syte,
    dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.

    Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
    ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
    Flutur e gjumit te trazuar,
    ti je vete fjala trishtim.

    Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
    Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
    me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
    Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.

    Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
    e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
    E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
    Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.

    Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
    E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
    Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
    qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.


    -kjo eshte fantastike-
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  2. #12
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    E dashur, sa udhe…

    E dashur, sa udhe per te ardhur gjer te nje puthje,
    C’vetimi endacake gjer ne shoqerine me ty!
    Trenat vazhdojne te rreshqasin vetem me shiun.
    Ne Taltal akoma nuk zbardhellon pranvera.
    Por ti dhe une, e dashura ime, jemi bashkuar,
    Te bashkuar nga setrat e gjer tek rrenjet,
    Te bashkuar prej vjeshes, ujit, brinjeve,-
    Gjersa te jesh vetem ti, vetem une do te jem.
    Dhe te mendosh sa gure qe rremben lumi.
    Ujet ne gryke te Boroa-s,
    Te mendosh se te ndare prej trenave
    Une e ti do te dashuroheshim,
    Shkrire me te gjithe, me burra e gra,
    Me token qe mbjell dhe edukon trandafilat.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  3. #13
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nga njeqind sonete...
    mengjesi

    XXVII

    Lakuriq, ti je aq e thjeshtė sa njė dora jote,
    E butė, tokėsore, e pakėt, rrumbullake, e tejdukshme,
    Ti ke linja hėnore, dhe udhė molle,
    Lakuriq, ti je aq hollake sa gruri lakuriq.

    Lakuriq ti je aq e kaltėr sa nata nė Kubė,
    Ti ke verėra dhe yje nė flokė,
    Lakuriq ti je e pamatshme dhe e verdhė
    Sa vera nė njė kishė tė artė.

    Lakuriq ti je aq e vogėl sa njė thoi yt,
    Harkuar, mprehur, trėndafil derisa dita lind
    Kur ti tėrhiqesh fshehtėsive sė botės

    Dhe si nė njė tunel tė gjatė rrobash dhe punėsh:
    Kthjelltėsia tė regėtin, stoliset, i bien gjethet-
    Dhe njė herė tjetėr tė kthehet nė dorė lakuriqe.
    wrong verb

  4. #14
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nga Vargjet e kapitenit

    Mbretėresha

    Tė kam quajtur mbretėreshė.
    Ato janė me tė gjata se ti, mė tė gjata,
    Ato janė mė tė pastra se ti, mė tė pastra.
    Ato janė me tė dashura se ti, mė tė dashura.
    Por ti je mbretėresha.

    Kur ti shkon nėpėr rrugė
    Askush nuk tė njeh.
    Askush nuk ta sheh kurorėn e kristaltė, askush s’sheh
    Nė qilimin prej floriri tė kuq
    Qė ti shkel kur kalon,
    Qilimin e paqėnė.

    Por kur ti shfaqesh
    Gjithė lumenjtė dėgjohen
    Nė trupin tim, kėmbanat
    Tundin qiellin,
    Dhe njė himn mbush botėn.

    Vetėm ti dhe unė,
    Vetėm ti dhe unė, e dashura ime,
    Vėri veshin kėsaj.
    wrong verb

  5. #15
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nga jete

    Mali dhe lumi

    Nė vendin tim gjendet njė mal.
    Nė vendin tim gjendet njė lumė.

    Eja me mua,

    Nata ngjitet pėrmbi mal.
    Uria zbret poshtė nė lumė.

    Eja me mua.

    Cilėt janė atė qė vuajnė?
    Unė nuk i njoh, por janė njerzit e mi.

    Eja me mua.

    Unė nuk e di, por ata me thirrėn
    Dhe mė thonė: “Ne vuajmė.”

    Eja me mua.

    Dhe ata mė thonė: “Njerzit e tu
    Njerzit e tu tė pafat,
    Midis malit dhe lumit
    Me uri dhe pikėllim,
    Ata nuk duan tė ndeshen vetė,
    Ata po tė presin ty, mik.”

    Oh ti, njėri qė e dua,
    I vockli, kokrra e kuqe
    E grurit,
    Ndeshja do tė jetė e ashpėr,
    Jeta do tė jetė e ashpėr,
    Por ti do tė vish me mua.
    wrong verb

  6. #16
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kėngėt e protestės

    XXII

    Detyra ime shkon pėrgjatė me kėngėt e mia:
    Unė jam unė nuk jam*: ky ėshtė fati im.
    Nuk mund tė rroj nėse nuk marr nga dhembja
    E atyre qė vuajnė: ato janė dhembjet time.
    Se unė s’mund tė jem pa rrojtur pėr tė gjithė,
    Pėr tė gjithė qė janė tė heshtur dhe tė shtypur,
    Unė vij prej popullit dhe kėndoj pėr ta:
    Poezia ime ėshtė kėngė dhe dėnim.
    Mė ėshtė thėnė: ti i pėrket ėrrėsirės.
    Mbase, mbase, por unė eci drejt dritės.
    Unė jam burrė prej buke dhe peshku
    Dhe ju nuk mund tė mė gjeni mes librave,
    Por mes grave dhe burrave:
    Ata mė kanė mėsuar mua pambarimin.


    une jam ai qe s'jam
    wrong verb

  7. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Nje poezi e shkelqyer e Pablo Neruda, e zbulova rastesisht dhe eshte ne PowerPoint ne formen e nje urimi per vit te ri. Shume, shume e bukur ! Klikoni ketu me poshte, pastaj klikoni atu ku shkruhet ne te kuqe "ceux-ci" dhe pastaj si te doni, ose shkarkojeni ne comp. ose thjesht hapeni dhe syte tuaj do te jene te mrekulluar ! Poezia eshte ne frengjisht, dhe ne fund fare ne spanjisht.

    http://lunettesrouges.blog.lemonde.fr/lunettesrouges/

  8. #18
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    nga Estravagario

    Po kėrkoj qetėsi

    Tani mė lini vetėm.
    Mėsoni tė bėni pa mua.

    Unė po mbyll sytė.

    Dhe dua vetėm pesė gjėra,
    Pesė rrėnjėt favorite.

    E para ėshtė dashuria pafund.

    E dyta ėshtė tė shoh vjeshtėn.
    Unė s’mund tė jem nėse gjethet
    Nuk fluturojnė dhe bien nė tokė.

    I treti ėshtė dimri solemn,
    Shiu qė e doja, pėrkėdheljet
    E zjarrit nė dimrin e egėr.

    Nė vend tė katėrt, vera
    Rrumbullake sa njė shalqin.

    Gjėja e pestė janė sytė e ty.
    Matilda ime, e shtrenjtė,
    Unė nuk dua tė fle pa sytė e tu,
    Unė nuk dua tė jem nėse ti nuk shikon nė mua:
    E jap pranverėn
    Qė ti tė vazhdosh tė mė shikosh mua.

    Kjo, miq ėshtė gjithė ē’dua.
    Gati asgjė dhe pothuaj gjithēka.

    Tani ju mund tė shkoni nėse dėshironi.

    Unė jetova aq shumė sa njė ditė
    Ju do tė mė harroni
    Do tė mė fshihni nga dėrrasa e zezė:
    Zemra ime shkoi pėrgjithmonė.

    Por sepse po kėrkoj qetėsi
    Mos mendoni se po shkoj tė vdes.
    Pėrkundrazi:
    Ndodh qė po shkoj tė jetoj.

    Kėshtu do tė jetė vetėm brenda meje
    Qė gruri do tė rritet,
    Sė pari filizat ēajnė pėrmes
    Tokėn tė shohin dritėn,
    Se nėnė toka ėshtė e errėt:
    Unė jam si njė pus nė ujrat e tė cilit
    Nata lė yjet e saj
    Qė tė shkojė e vetmuar pėrmes fushave.

    Sepse jetova kaq shumė
    Unė dua tė jetoj dhe aq mė shumė.

    Kurrė nuk jam ndjerė kaq kumbues,
    Kurrė nuk kam pasur kaq shumė puthje.

    Tani, si gjithmonė, ėshtė shpejt.
    Drita fluturon me bletėt e saj.

    Mė lini vetėm me ditėn.
    Kėrkoj lejė tė lind.
    wrong verb

  9. #19
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    XV

    Mė pėlqen kur hesht se ėshtė sikur mungon,
    ti mė dėgjon prej sė largu, zėri im pa tė prekur.
    Duket qė nė sytė e tu rrjedha gurgullon
    duket se njė puthje gojėn ta ka mbyllur.

    Sikur ēdo gjė ėshtė mbushur me shpirtin tim
    ti del prej gjėrave, mbushur me shpirt nga imi.
    Flutura e ėndrrės, mė pėrngjet si shpirti im,
    dhe unė tė pėrngjasoj me fjalėn trishtimi.

    Mė pėlqen kur hesht sepse si e largėt ti je.
    Ti je si nė vajtim, si njė flutur qė s'rresht.
    Ti mė dėgjon prej sė largu dhe zėri im nuk tė ze:
    mė ler qė nė qetėsinė tėnde tė hesht.

    Mė ler tė tė flas me heshtjen tėnde sėrish
    e qartė si njė llampadar, si njė unazė e thjeshtė.
    Ti je porsi nata, qetėsie dhe yjėsish.
    Heshtja jote ėshtė prej ylli, aq tė largėt dhe tė brishtė.

    Mė pėlqen kur hesht se ėshtė sikur mungon.
    E largėt dhe e dhimbshme si tė kesh vdekur.
    Njė fjalė atėhere, njė buzėqeshje mjafton.
    Dhe unė jam i lumtur, i lumtur qė s'ka ndodhur.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    PABLO NERUDA

    Poezi kushtuar Matildes

    Po kėrkoj qetėsi

    Tani mė lini vetėm.
    Mėsoni tė bėni pa mua.

    Unė po mbyll sytė.

    Dhe dua vetėm pesė gjėra,
    Pesė rrėnjėt favorite.

    E para ėshtė dashuria pafund.

    E dyta ėshtė tė shoh vjeshtėn.
    Unė s’mund tė jem nėse gjethet
    Nuk fluturojnė dhe bien nė tokė.

    I treti ėshtė dimri solemn,
    Shiu qė e doja, pėrkėdheljet
    E zjarrit nė dimrin e egėr.

    Nė vend tė katėrt, vera
    Rrumbullake sa njė shalqin.

    Gjėja e pestė janė sytė e tu.
    Matilda ime, e shtrenjtė,
    Unė nuk dua tė fle pa sytė e tu,
    Unė nuk dua tė jem nėse ti nuk shikon nė mua:
    E jap pranverėn
    Qė ti tė vazhdosh tė mė shikosh mua.

    Kjo, miq ėshtė gjithė ē’dua.
    Gati asgjė dhe pothuaj gjithēka.

    Tani ju mund tė shkoni nėse dėshironi.

    Unė jetova aq shumė sa njė ditė
    Ju do tė mė harroni
    Do tė mė fshihni nga dėrrasa e zezė:
    Zemra ime shkoi pėrgjithmonė.

    Por sepse po kėrkoj qetėsi
    Mos mendoni se po shkoj tė vdes.
    Pėrkundrazi:
    Ndodh qė po shkoj tė jetoj.

    Kėshtu do tė jetė vetėm brenda meje
    Qė gruri do tė rritet,
    Sė pari filizat ēajnė pėrmes
    Tokėn tė shohin dritėn,
    Se nėnė toka ėshtė e errėt:
    Unė jam si njė pus nė ujrat e tė cilit
    Nata lė yjet e saj
    Qė tė shkojė e vetmuar pėrmes fushave.

    Sepse jetova kaq shumė
    Unė dua tė jetoj dhe aq mė shumė.

    Kurrė nuk jam ndjerė kaq kumbues,
    Kurrė nuk kam pasur kaq shumė puthje.

    Tani, si gjithmonė, ėshtė shpejt.
    Drita fluturon me bletėt e saj.

    Mė lini vetėm me ditėn.
    Kėrkoj lejė tė lind.
    MAKTUB

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Krijime ne italisht
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 25-05-2012, 08:13
  2. Shkruani vargjet mė tė bukura qė ju i doni
    Nga babadimri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-05-2009, 16:18
  3. Poemas en Espanol
    Nga Lioness nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 03-05-2006, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •