Fetva të Dijetarëve për Akiden
Esselamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu vëllezër dhe motra muslimane. Në këtë temë kam për qëllim që të sjell fetva të Dijetarëve në lidhje me Akiden e pastërt, ku të shohim se si e shpjegojnë këtë Dijetarët e Hakut, duke i sjellë përgjigjet e tyre.
Ju lutem që të mos e përziejmë temën me diskutime, që të mos ndodhë ajo që shpesh ka ndodhë që të mos i humbet drejtimi temës. Pra, le ta lemë këtë temë vetëm se për fetva dhe jo për diskutime. Për pyetje – përgjigje mundeni me hapë tema të tjera, ku atje do të mund të përgjigjen vëllezërit që kanë argumentet e tyre. All-llahu va shpërbleftë për mirëkuptimin.
Gabime në Akide
Nga Abdu el-Aziz ibën AbduAllah ibën Baz kushtuar muslimanëve, Allahu u dhasht sukses në atë me të cilën është i kënaqur, dhe ua shtoftë diturinë e Imanin, amin .
Paqa, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju!
Më është arritur mua se shumë nga njerëzit bien në gabime të mëdha në besim,dhe në gjëra që mendojnë se janë prej sunetit e në realitet ato jan bidate-risi.
Prej tyre:
Mohimi i lartësimit dhe qëndrimit të Allahut mbi Arshin e Tij, gjë të cilën Allahu, xh.sh. e sqaroi në Kur’anin e Tij madhështorë ku thotë:
إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ
“Padyshim që Zoti juaj është All-llahu i Cili krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj Ai Isteva (u ngrit lart dhe qëmdroi mbi ) Arsh (fronin e Tij madhështor)…..”el-araf 54
Këtë e ka potencuar Allahu xh.sh. në shtatë ajete në Librin e Tij famëlartë.
Kur është pyetur Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë ) për Istivan (qëndrimin e Allahut mbi Arsh ) ka thënë :
“Qëndrimi i Allahut mbi Arshë është ditur. Ndërsa mënyra se si , është në dijen e Allahut, dhe besimi në të është i obligueshëm.”
Të këtij mendimi janë edhe dijetarë të tjerë të selefit.
Kuptimi (Istivau malum) në aspektin gjuhësorë do të thotë, lartësim dhe ngritje, thotë Allahu në Kur’an :
فَالْحُكْمُ لِلَّهِ الْعَلِيِّ الْكَبِيرِ
” …pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit! "
Po ashtu thotë :
وَلاَ يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ
” Kujdesi i Tij ndaj të dyjave,(qiellit dhe tokës) nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi”
Gjithashtu thotë:
إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ
” te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprën e mirë, Ai e ngrit lart”.
E shumë e shumë ajete tjera që dëshmojnë për ngritjen dhe lartësimin e Allahut, dhe se me të vërtetë Allahu xh.sh qëndron mbi Arshë , përmbi të gjitha krijesat e Tij, e kjo është thënja e ehli Sunetit nga shokët e ResuluLlahit salallahu alejhi ue selem dhe të tjerëve.
Atëher është vaxhib –obligative bindja në këtë , këshillimi rreth saj, dhe gjithashtu tu tërhiqet vërejtja njerzëve nga kundërshtimi i saj.
Krijoni Kontakt