Protesta eshte anulu.
Nje lajm tjeter nga Radikalizmi Islam..
http://gazetaexpress.com/?cid=1,18,93403
Protesta eshte anulu.
Nje lajm tjeter nga Radikalizmi Islam..
http://gazetaexpress.com/?cid=1,18,93403
Ish-ministri i jashtėm danez, Uffe Elleman-Jensen nė lidhje me botimin e karikaturave nga gazeta Jyllands Posten shprehej se: "Kur ti e pėrdor lirinė e shprehjes pėr t“u tallur me fetė e popujve tė tjerė, dhe ti e bėn kėtė me qėllimin e vetėm pėr tė demonstruar se ke tė drejtė ta bėsh kėtė gjė, atėherė ti nė tė vėrtetė po e minon kėtė liri tė shprehjes, me sa kuptoj unė." Kjo frazė e kategorizon aksionin e botimit tė karikaturave si hipokrizi dhe aplikim tė standardeve tė dyfishta kur bėhet fjalė pėr lirinė e shprehjes. Nė fakt, nėse kjo sarkazėm karikatureske nė lidhje me myslimanėt dhe fenė e tyre konsiderohet si manifestim i lirisė sė fjalės, pėrse do tė konsiderohej racizėm dhe me pasoja tė rėnda ligjore njė vepėr e ngjashme nėse do tė vendosej nė kontekstin hebre apo nėse do tė satirizonte Judaizimin dhe holokaustin? Sepse sipas argumentimit tė mbrojtėsve tė ligjit pėr anti-semitizmin, hate-speech kėrcėnon rendin politik tė demokracive. Por, a nuk aplikohet e njėjta formulė edhe kur bėhet fjalė pėr grupet e tjera tė mėdha religjioze ? Nė rastin e myslimanėve botimi i karikaturave kishte impakt tė dyfishtė negativ. Sė pari, pėr faktin se karikaturat prodhuan edhe njė konflikt etik mes parimeve religjioze islame tė cilat ndalojnė portretizimin e aq mė tepėr tė Profetit Muhamed. Sė dyti, problematika pėrmbajtėsore e karikaturave kulmoi me ekuivalencėn e Profetit me bombėn. Pra, ideologjizimi i dhunės zanafillonte sipas karikaturistit dhe publikuesve tė tij, qė me thelbin e mesazhit hyjnor i cili manifestohej nė cilėsinė e Profetit islam.
Nė ēdo vepėr arti, por edhe mė gjerė, paraprakisht ėshtė i nevojshėm ndėrtimi i njė strukture ideore mbi punimin i cili do tė realizohet, dhe mė pas krijimin e njė strukture materiale mbėshtetėse e cila ndihmon nė realizimin e plotė tė tij. Kur njė vepėr ka nevojė pėr njė strukturė, e cila pashmangshmėrisht sė pari ėshtė ideore, atėherė kėtu gjėja e parė qė tė bie ndėr mend ėshtė qė kjo vepėr qėndron e emancipuar nga rastėsia dhe shpesh naiviteti. Kjo sepse njė strukturė ideore paraprake e njė vepre ėshtė e bazuar mbi njė logjikė tė domethėnies komunikuese qė ajo do tė ketė, e cila mbėshtetur mbi historinė e sė shkuarės pėrmes gjuhės sė ngjarjeve qė ajo ka shprehur, do tė fiksojė perspektivėn e vet nė marrėdhėniet me audiencėn. I njėjti proces aktivizohet edhe kur bėhet fjalė pėr zhanrin e karikaturės apo edhe filmimeve. Perspektiva e vet komunikuese duhet tė kalojė pėrmes disa filtrash nė mėnyrė qė misioni i vet tė gjejė pritshmėrinė mė tė madhe pozitive tė mundshme.
Pyetjes sė parė qė njė karikaturė duhet ti pėrgjigjet para se tė ndėrmarrė procesin e formėsimit tė vet, ėshtė se cilit kontekst historiko-politik ajo do ti referohet dhe se me ēfarė ideje do tė pėrshkruhet ky kontekst. E ndjekur mė pas me subjektin i cili duhet tė shėnjestrohet nė karikaturim. Kush ėshtė ai? Ēfarė pėrfaqėson? Cilat janė marrėdhėniet e tija kontekstuale me realitetin social apo me historinė? Pasi pėrcaktohen kėto linja themelore tė idesė qendrore, karikaturės i duhen bėrė pyetje tė natyrės: Nė ēfarė konotacioni do tė paraqitet subjekti qendror? Nė ēfarė forme do tė ketė deformim brenda normave tė lejueshme tė karikaturimit? Pastaj karikatura do tė duhet tė renditet nė njė nga dy grupimet kryesore qė zakonisht i karakterizojnė ato. Do tė renditet nė karikaturat e portretizimit negativist e pėrēmues apo nė grupimin e karikaturave sarkastiko-pozitiviste.
Tjetėr element shumė i rėndėsishėm i cili e shoqėron karikaturėn ėshtė simboli qė do tė pėrdoret dhe roli i tij nė simbolikėn e pėrgjithshme tė mesazhit komunikues. A janė ato (simbolet) pėrfaqėsuese tė njė grupimi politik, social, racor, fetar, seksual etj? Nė momentin qė njėra nga kėto pėrdoret, a ėshtė nė kontekstin global apo i referohet thjesht subjektit tė karikaturės? Nė kėtė rast a implikon karikatura shtresa tė gjėra sociale nė mesazhin e vet dhe nėse po, cili do tė jetė qėndrimi i pritshėm qė mund tė shkaktojė karikatura ndaj kėtyre grupimeve? Zakonisht karikaturat shoqėrohen nga njė tis filozofik i cili e fuqizon jashtė mase mesazhin e saj. Pėrveē kėsaj karikaturat zakonisht shoqėrohen me diēidura e cila pėrbėn edhe qershinė mbi tortė tė saj. Shpesh diēidura pėrdoret pėr tė ētensionuar njė karikaturė negativiste duke e ēliruar nga kuptimi i saj i gabuar, ose mund tė shprehė njė domethėnie tjetėr nga ajo ēka audienca mund tė ketė perceptuar pėr shkak tė dykuptimėsisė sė vet figurative. Karakteristika thelbėsore e karikaturės e cila pėrbėn edhe sekretin e suksesit tė saj ėshtė raporti qė ajo ndėrton me ekzagjerimin. Ky i fundit ėshtė element bazė i cili i ndėrthurur sė bashku me ironinė, tentojnė tė shfaqin nė njė projeksion emulativ njė fenomen nė njė format mė tė hiperbolizuar se ēėshtė nė tė vėrtetė pėrmes njė tjetėr domethėnieje nga ajo literalisht e zakonshme.
Tani, kur duam ti qasemi buqetės prej 12 karikaturash tė botuara nga Jyllands Posten, apo edhe filmimit me te fundit karikaturesk kundėr Profetin Muhamed, shohim se shumė elementė tė sipėrpėrmendur kanė dalė nga korniza e tyre tradicionale dhe janė pėrdorur nė luftėn, ndaj siē ata preferojnė ta quajnė, vetė-ēensurimit gjithnjė e nė rritje. Mirėpo imiplikimi bazė qė shohim nė kėtė sipėrmarrje ėshtė se ėshtė pėrdorur metodologjia e njėjtė qė zakonisht pėrdorej pėr tė ironizuar sistemet politike nė ironizimin e njė tjetėr sfere tė shoqėrisė siē ėshtė religjioni. Prandaj nė kėtė kontekst, shumė prej pėrgjigjeve qė njė karikaturė duhej ti pėrgjigjej normalisht, nė rastin e futjes sė saj nė konteksin religjioz, ngelin jetime. Sigurisht qė kėto karikatura i pėrkasin grupimit sarkastiko-negativist me nota tė theksuara pėrēmimi. Ideja qendrore ėshtė pėrēmimi mbi bazė religjioni me nota racore dhe atribuimi i subjektit kryesor, (Profetit Muhamed) tė anomalive aktuale sociale nė njė kontekst tė shkuar historik. Pra njė mbivendosje historiko-sociale pa bazė vėrtetėsie e cila implikon nė formė globale jo tashmė njė individ apo grupim tė caktuar, por njė pjesė tė konsiderueshme popullsisė sė globit. Ekzagjerimi si element i saj ėshtė nė pėrmasat jashtė normales dhe thyen ēdo etikė e cila pranon ekzagjerimin. Ai nuk ėshtė ekzagjerim nė raport me tė vėrtetėn, por ėshtė ekzagjerim i ndėrtuar mbi tė pavėrtetėn. Mesazhi apo diēidura janė nė njė raport tėhuajsimi me mesazhin qė subjekti qendror i karikaturės ka transmetuar nė realitetin e sė shkuarės sė tij dhe nė kėtė rast nuk kemi ironizim bazuar nė artikulim por ironizim bazuar mbi sajesė. Problemet qė hasėn me aktin e botimit tė karikaturave fillojnė qė me pėrqasjen e strukturės ideore tė tyre tė cilat nuk janė ironizmim apo ekzagjerim bazuar mbi tė vėrtetėn historike. Kėto karikatura mbi tė gjitha nuk kanė edhe misionin e thjeshtė dhe kryesor qė ka njė karikaturė, atė pėr tė bėrė tė qeshė audiencėn. Elementi i humorit tė shėndoshė aty mungon potėsisht gjė qė e vė nė dyshim qenien tė kėtyre nė zhandrin nė tė cilin pretendohet se u pėrkasin.
Karikaturat qenė njė akt gjithėpėrfshirjeje. Trajtimi i barabartė ėshtė mėnyra mė demokratike pėr tė kapėrcyer barrierat tradicionale rracore dhe etnike pėr tė sapoardhurit. Kjo, pėr mua ėshtė ti trajtosh emigrantėt njėsoj si ēdo danez thotė Fleming Rose, publikuesi i karikaturave ne Jyllands Posten.[1] Mėnyra se si shprehet Rose si botues i karikaturave tek Jyllands Posten tė lė pėrshtypjen e njė njeriu mbushur me humanizėm dhe qė do tė meritonte njė duartrokitje pėr altruizmin e tij. Por duket se nuk ishin tė tė njėjtit mendim gazetat prestigjioze nė Shtetet e Bashkuara dhe Britaninė e Madhe tė cilat nuk i botuan karikaturat[2]. Po flasim pėr vende tė cilat dinė diēka mė shumė se Rose dhe danezėt nė lidhje me atė se ēdo tė thotė emigrant.
I gjithė aksioni i Rose dhe gazetės sė tij mbėshtetej nė mbrojtje tė vlerave tė lirisė nė luftė kundėr auto-censurės e cila ėshtė tipar i mentalitetit totalitarist. Pėr ta vėrtetuar pikėpamjen e tij, Fleming Rose duhet qė tė vėrtetojė bindshėm se, qė nė burimet tekstuale si dhe praktikat universal, Islami ėshtė i barazvlefshėm me totalitarizmin. Gjithashtu ai duhet tė tregonte se kush i pėrcakton caqet e auto-censurės dhe mbi cilin bie barra e ēlirimit ndaj saj. Dhe, a ėshtė vėrtet publikimi i karikaturave mjeti i duhur pėr tė luftuar totalitarizmin si dhe eliminuar censurėn ? I gjithė problemi qėndron nė keqvendosjen e pritshmėrive tė Perėndimit nė raport me kulturat e tjera migratore. Nuk janė tė paktė ata qė tregojnė njė gatishmėri ekzemplare pėr tė projektuar radikalizmin islam si kundėrpalė e demokracisė dhe si kėrcėnim pėr rendin demokratik. Pėr kėtė duhet pėrdorimi nė mėnyrė abuzive i informacionin mbi religjionin, ashtu edhe tė drejtave kushtetuese mbi liritė e tė shprehurit e bazuar kjo nė pakėnaqėsinė populiste tė prezencės sė kulturave tė huaja nė vendet respektive. Kėshtu ndėrtohet goxha mirė njė ngrehinė urrejtjeje e cila pėr ironi mbėshtetet nė gjithpėrfshirjen dhe trajtimin e barabartė tė anėtarėve tė shoqėrisė.
Pyetja qė shtrohet pėr Rose ėshtė se, kundėr cilės auto-censure i drejtohet? Asaj daneze ? Nėse ėshtė kėshtu atėherė duhet vėrtet tė shqetėsohemi sepse Danimarka nuk qenka njė vend me demokraci tė konsoliduar kushtetuese dhe iniciativa e tij e zanafilluar pikėrisht nė kryeqytetin danez qenka njė mesazh nė radhė tė pare pėr shoqėrinė e censuruar daneze. Por nėse iniciativa e Rose tenton tė shtrijė pėrpjekjet e veta anticensurė edhe nė vendet e tjera atėherė sė pari do tė duhej tė bėnte hesapet me ligjet censuruese kundra anti-semitizmit, por jo vetėm kaq do tė duhej qė sė pari ti drejtohej bashkatdhetares sė vet Pia Kjaergaard dhe partisė sė saj e cila mblodhi mbi 15 pėr qind tė votave daneze pikėrisht me iniciativėn e kėsaj tė fundit pėr tė censuruar prezencėn e tė huajve nė Danimarkė pėrmes inciativave ligjore bllokuese si dyfishimi apo trefishimi i kohės sė marrjes sė leje-qėndrimeve, ndalesave tė martesave tė emigrantėve nėn 24 vjeē etj. Gjithashtu pėrpjekjet anti toralitariste dhe anti-censurė tė Rose duhet tė shtrihen edhe ndaj autoriteteve britanike tė cilat i refuzuan vizėn politikanit tė ekstremit tė djathtė holandez Geert Widers si pasojė e filmit tė tij anti musliman Fitna nė vitin 2008 ,apo edhe thirrjeve tė tij pėr tė ndaluar Kuranin dhe publikimin e tij. Censurėn, sė pari Rose dhe mbėshtetėsit e tij duhet ta gjejnė nė shtėpinė e tyre. Ish-ministri i Jashtėm asokohe i Britanisė, David Miliband duke folur pėr refuzimin e vizės pėr Wilders, i dha njė leksion etike karikaturistėve, pikėrisht duke pėrdorur shembullin e J.S. Mill i cili thotė se nuk ėshtė e nevojshme tė bėrtasėsh Zajrr! nė njė sallė teatri tė mbushur plot, duke iu referuar urrejtjes racore dhe religjioze.
Nė pėrgjithėsi liria e shprehjes ėshtė njė e drejtė e cila ėshtė e kufizuar nga tė drejta tė tjera tė individėve tė komunitetit bashkėpjesėtar tė njė shoqėrie. Pra kjo e drejtė mbėshtillet nga e drejta e tė tjerėve dhe pikėrisht kjo balancė tė drejtash pėrcakton edhe legjitimitetin e fjalės sė lirė nė marrėdhėniet e saja nė njė shoqėri, pėrndryshe tejkalimi i kufirit tė njėrės liri ndaj tjetrės do tė thotė sakrifikim i lirisė sė tjetrit. Nė kėtė kuptim tė drejtat e tė dy grupimeve, tė para nė konceptin modern juridik, mund tė konsiderohen nė tė njėjtėn kohė si interesa shoqėrore dhe roli i shtetit qėndron pikėrisht nė mbrojtjen e tyre ngase interesi shtetėror ėshtė i pandarė nga interesi publik (social). Pra, fenomeni duhet parė si ndėrveprim tė drejtash dhe lirish i cili shndėrrohen nė konflik nė momentin qė shteti si rregullator i kėtyre tė drejtave, qė nė tė njėjtėn kohė janė edhe interesa, tė sigurojė mbrojtje ligjore vetėm pėr njėrėn dhe duke e lėnė tjetrin tė pambuluar ose pjesėrisht tė mbuluar ligjėrisht. Liri e besimit nuk mundet kurrė tė trajtohet si oponente e lirisė sė fjalės. Sepse liria e fjalės ėshtė pjesė pėrbėrėse e lirisė sė besimit dhe anasjelltas. Ndaj edhe dilema liri e fjalės apo liri e besimit ngrihet vetėm nga njė kėndvėshtim sekularist. Kurse kufizimet qė natyrshmėrisht ekzistojne dhe duhet tė ekzistojnė brėnda lirisė sė fjalės kur preken dhe cėnohen kufinj tė rėndėsishėm tė shoqėrisė njerėzore nė tė cilin pėrfshihet edhe besimi, pėrkundrejt tė qėnurit problematikė janė njė garanci e ruajtjes sė sistemit dhe mbarėvajtjes shoqėrore.
________________________________________
[1] Rose, Fleming: Why I Published Those Cartoons, Washington Post, 24 Shkurt 2006
[2] Vetėm kėto gazeta amerikane si Philadelphia Inquirer, Rocky Mountain News dhe Austin American
Ca eshte ky?
Rendi ndėrkombėtar i javėve tė fundit, ėshtė zėnė nga diskutimet qė kanė dal nė pah si pasojė e filmit tė titulluar “Pafajėsia e Myslimanėve” (Innocence of Muslims) qė ėshtė filmuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Edhe pse Amerika ka filluar tė gjykojė producentin e filmit, nuk ėshtė mundur tė zvogėlohen reagimet e myslimanėve ndaj Perėndimit. Udhėheqėsit e vendeve myslimane, liderėt e opinionit publik dhe Organizata e Bashkėpunimit Islamik, bėnė thirrje qė tė merret masė ndaj islamofobisė. Njė pėrgjigje tė rėndėsishme ndaj kėtyre thirrjeve e dha Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Merkel tha se islami ėshtė njė pjesė e Gjermanisė dhe se duhet ndjerė respekt ndaj gjithė myslimanėve.
Feja islame, edhe pse ka lindur nė Mekkė dhe mbi arabėt, pėr njė kohė tė shkurtėr ėshtė shpėrndarė nė tėrė botėn si njė besim fetar dhe si njė mėnyrė jetese. Islami brenda disa shekujve dominoi nė Gadishullin Arabik, Afrikėn e Veriut, Azinė Qendrore, Gadishullin Indian, Lindjen e Largėt dhe nė njė pjesė tė Ballkanit. Nė procesin e pėrhapjes sė islamit ka pasur dy gjendje. E para, shumica e atyre qė njohėn pėr herė tė parė islamin, e pranuan menjėherė atė dhe u adoptuan mėnyrės sė jetesės. Ashtu si iranianėt, turqit, peshtunėt, indianėt e boshnjakėt, edhe disa masa tė gjera popullore, kanė bėrė ndryshime tė mėdha pasi hynė nė islam. E dyta: Disa popuj kanė rezistuar ndaj hyrjes nė islam dhe kanė vazhduar tė mbajnė besimin e vet (qė pėrgjithėsisht ishte feja e krishterė).
Shkencėtarėt studiojnė dhe nxjerrin teori tė ndryshme nė lidhje me shkaqet e kėtyre dy qėndrimeve tė ndryshme nė lidhje me islamin. Ata vėnė nė shesh shumė faktorė duke filluar nga politikat e perandorive e deri tek luftėrat e kryqėzatave, nga ndėrgjegjja historike e deri tek kushtet politike. Mendimi im nė lidhje me kėtė temė ėshtė ky: Hyrja ose mos hyrja e njė personi ose njė populli nė islam ėshtė e lidhur pjesėrisht si me kapacitetin e pėrfaqėsimit dhe shprehjes sė islamit nga ana e Myslimanėve dhe pjesėrisht nga llogaritja e interesit ndaj feve dhe vlerave qė zotėrojnė njerėzit apo shoqėritė e tjera. Pėr shkak tė kėtyre faktorėve, disa e kanė parė islamin me simpati dhe e kanė pranuar me shpejtėsi, ndėrsa disa tė tjerė kanė ndjerė antipati madje e kanė pasur frikė dhe nuk e kanė pranuar.
Unė mendoj se kjo gjendje vazhdon ende edhe sot e kėsaj dite. Sot nė perėndim, ashtu edhe si nė tė kaluarėn, ka edhe nga ata qė e shohin pozitivisht dhe ngrohtėsisht edhe islamin edhe myslimanėt, por ka edhe nga ata qė e shikojnė negativisht. Nuk mund tė mohohet qė Islami dhe myslimanėt janė njė pjesė edhe e Evropės edhe e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės por qė janė edhe palė ndaj tė cilėve ndihet shqetėsim. Nė Evropė ka rreth 50 milion myslimanė ndėrsa nė Amerikė mė shumė se 2 milion myslimanė. Edhe pse njė pjesė e rėndėsishme e tyre pėrbėhet prej myslimanėve refugjat, njė pjesė e konsiderueshme e tyre pėrbėhet nga myslimanėt vendas qė kanė pranuar islamin. Aq sa, Bernard Lewis parashikuar se pas njė kohe, numri i myslimanėve nė Evropė do tė pėrbėjė shumicėn. Kjo gjendje, edhe pse duket pozitive pėrsa i pėrket myslimanėve, bėn qė tė lindin edhe disa ndikime negative.
Pėr shembull, rritja e numrit tė myslimanėve, bėn qė tė shtohet edhe frika e atyre palėve qė janė kundėr islamit dhe myslimanėve. Madje pati nxitje edhe tė argumentave spekuluese tė tilla si “Myslimanėt do tė marrin kontrollin e Evropės dhe do tė shkatėrrojnė vlerat e saj”. Pra nė kėtė pikė filluan tė rriten edhe propagandat e islamofobisė. Disa kanale televizive, intelektualė, politikanė dhe parti, injektuan islamofobi. U pėrhapėn magje dhe koncepte kundėr islamit. Aq sa fotografi tė njė gruaje tė veshur me ēarēaf me flamurin e Bashkimit Evropian, u treguan nėpėr media dhe nėpėr mure duke bėrė propagandėn se Bashkimi Evropian do tė hyjė nėn ndikimin e Islamit.
Nga ana tjetėr, myslimanėt qė pėrdorin dhunė dhe sulme, ekzistonin si material ndaj islamit. Ata pėrdorin pamje tė myslimanėve me armė dhe bomba nė duar, madje pėrdorin edhe pamje tė Profetit. Fotografitė e myslimanėve qė djegin flamurin e vendeve perėndimore zėnė shpesh herė nė faqet e para tė gazetave. Ndėrkaq prezantohet se sa e rrezikshme dhe ēfarė kėrcėnimi ėshtė “terroristi mysliman” koncept qė u zhvillua pas sulmeve tė 11 shtatorit.
Pikėrisht nė kėtė pikė, myslimanėt duhet tė marrin nė duar gjendjen e vėrtetė. Ashtu siē u shprehėm mė lart, koncepti i Islamit, ka tė bėjė shumė me mėnyrėn se si e pėrfaqėsojnė fenė myslimanėt. Ndėrkohė qė pėrfaqėsimi i mirė rrit simpatinė ndaj islamit, pėrfaqėsimet e kėqija nxisin frikėn dhe qėndrimin negativ ndaj islamit. Ėshtė e drejtė dhe e kuptueshme qė myslimanėt sigurisht qė janė tė ndjeshėm dhe mbrojtės tė vlerave, liderėve e simboleve tė tyre. Madje pėr kėtė janė edhe mjetet e drejta tė historisė, kulturės dhe politikės ndėrkombėtare. Por ēėshtja se si do tė mbrohen dhe zhvillohen vlerat islame ėshtė shumė jetike; sidomos ėshtė shumė strategjike mėnyra se si duhet reaguar ndaj islamofobisė.
Pėr mendimin tim, zgjidhja mė efektive ndaj islamofobisė dhe problemeve tė ngjashme, ėshtė qė myslimanėt dhe vendet islame tė pėrmirėsojnė kushtet nė vetvete dhe ti japin botės njė shembull pozitiv. Fakti qė shumica e vendeve islamike bėjnė pjesė nė vendet e “zhvilluara pak”, pėrkeqėson konceptin ndaj myslimanėve. Pėrmirėsimi nuk duhet siguruar vetėm nga aspekti ekonomik, por nė tė njėjtėn kohė duhet tė ketė zhvillim edhe tek njeriu familja, lagjja, shoqėria, qyteti, trafiku, ambienti, arsimi edhe tema tė tjera tė jetės sė pėrditshme. Ashtu siē pėrcaktohet edhe nė Kuran: Myslimanėt duhet tė urdhėrojnė mirėsinė dhe tė ndalojnė tė keqen duke u bėrė kėshtu njė shoqėri qė mund tė merret shembull nga i gjithė njerėzimi.
Pėr kėtė arsye, myslimanėt nė vend qė tė reagojnė me dhunė ndaj filmave provokues si : “Pafajėsia e Myslimanėve” (Innocence of Muslims), pritet qė tė prodhojnė “filma alternativė ose vepra artistike” qė nxjerrin nė pah gabimet e filmit tė lartpėrmendur dhe shpjegojnė se si ėshtė e vėrteta. Ose mė pėrgjithėsisht, tėrė botės i duhet treguar dhe provuar nė mėnyrė tė zbatuar se nuk janė kėrcėnim dhe nuk janė njerėz nga tė cilėt duhet pasur frikė. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė sigurohet qė myslimanėt nė Perėndim dhe vendet islame tė jenė “ tė besueshėm” ashtu siē ėshtė edhe virtyti i Profetit Muhamed.
Krijoni Kontakt