Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Thumbs down Duan drita falas se kanë votuar për Salën!

    Hahah, sa kam qeshë! Në Shqipëri nëse jepke votën, merrke drita pa pare . Ata që votojnë gabim ose nuk votojnë, duhet të paguajnë

    Shihni gallatën:


    Eshtë përshkallëzuar protesta e banorëve të disa fshatrave të Sukthit ndaj ndëshkimit kolektiv të kompanisë CEZ Shpërndarje.

    Pas grumbullimit që në orët e para të mëngjesit pranë nënstacionit elektrik të Manzës ku forcat e policisë kanë krijuar një gardh për të mos lejuar futjen e banorëve në këtë objekt të rëndësisë së veccantë, ata i janë drejtuar superstradës Tiranë –Durrës ku kanë bllokuar kalimin e automjeteve në të dy krahët e saj.

    Ndërhyrja e policisë nuk e ka shpërndarë turmën, e cila ka vijuar në këmbë në drejtim të Tiranës, ndërkohë që protestuesit thonë se në ditët e ardhshme pjesë e protestave do të bëhen edhe gratë e fëmijët pasi ndërprerja e energjisë elektrike për të gjithë banorët prej afro një jave po përkeqëson ndjeshëm jetët e tyre:

    Banorët janë të shqetësuar, sepse, disa përfitojnë energji dhe disa të tjerë jo, edhe pse faturat nuk janë paguar në masën 100 për qind. Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë në këtë situatë të pakuptimtë, që po dëmton jetën e komunitetit dhe imazhin e turizmit në plazhet e zonës, ndërsa kompania ceke hesht, duke shmangur përballjen me banorët.

    Burime zyrtare nga CEZ bëjnë me dije se në zonë janë prerë 28 kabina elektrike dhe 694 abonentë. Kjo është bërë për shkak se prej vitesh nuk paguhet energjia elektrike, fatura e papaguar e së cilës ka arritur në 65 milionë lekë në total.

    Një ngjarje e ngjashme ndodhi muajin e kaluar në Ballsh, ku rreth 150 persona rrethuan nënstacionin elektrik të qytetit, pasi disa fshatra të zones përreth kishin mbetur pa energji elektrike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 11-09-2012 më 15:43

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Talking

    videomontim i edvin ruco braceve
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #3
    Shume kerkese modeste do thosha nga votusit e PD-se

    Ata qe votuan PS-ne kerkojne leje nderitmi per pallate, autostrada, hidrocentrale etj

    Jepu Sali , se gjynaf.....
    Revolution 1848

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Jam dakord me edvin dhe eurostar

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2003
    Postime
    33
    Kjo eshte per te vene kujen. Keta qenkan dhe te pacip. Po si mund te beje nje deklarate te tille ne media dhe kaq hapur ky?! Kjo do te thote qe ka plasur cipa dhe nuk ja ndjen me njeriut per rend dhe ligj. Ky eshte kulmi i injorances. Ne cvend te Evropes ndodh kjo? Te vetmit qe e bejne kete gje jane enkllavat serbe ne kosove te cilat qellimisht duan te shkatrrojne kompanine KEK me mospagesa.

    Nga ana tjeter nuk eshte per tu habitur qe i drejtohen Berishes pasi institucionet qe drejtohen nga Berisha nuk e paguajne faturen e energjise elektrike, keshtu qe kur e ben shteti cfare mund te presesh nga disa malsore qe njohin vetem pushken dhe kanunin.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    ti lem shakate menjan, un po te isha si sala do preokupohesha nuk behet shaka me dritat, ne 90 dritat ishin preteksi i studentave, prandaj shoku sali pago dritat e kalase se dodes e dhe je ne rregull
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Është kulmi i absurditetit: hajdutët bllokojnë rrugët, për të protestuar se nuk po lejohen të vjedhin. Ata të gjithë duhej të ishin kapur e rrasur në burg se kanë jetuar 21 vjet në kurrizin tonë që paguajmë taksa e drita.

  8. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Është kulmi i absurditetit: hajdutët bllokojnë rrugët, për të protestuar se nuk po lejohen të vjedhin. Ata të gjithë duhej të ishin kapur e rrasur në burg se kanë jetuar 21 vjet në kurrizin tonë që paguajmë taksa e drita.
    Keshtu funksionojne gjerat ne Shqiperi Edvin.

    Kjo eshte praktike e PS-se dhe e PD-se po ashtu. Gjate kohes se zgjedhjeve ata qe dhe jane pa shkolle i bejen shofera ata me shkolle drejtora ndersa pjesa tjeter jane keta injorantet qe japin voten pa bere marreveshjen
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    lere prap Shqiperine ne duar te malokerise se mire do ju veje.
    Doganen do e paguani per ata
    Ujin per ata.
    Taksat e makines per ata
    Dritat per ta
    Shkollat per ta
    Spitalet per ta.
    Albania Uber Alles

  10. #10
    Jo more Jani jo

    Nuk po paguajm per "maloket"

    Po paguajm per rruget dhe begatite e laberise dhe lalerise.

    Ndertime , investime, hidrocentrale dhe rruge vetem ne jug po shohim. bobobo 98-05 perjudha socialkomuniste , akoma me dridhet trupi kur kujtoj taksen e majkes per rreugen e kombit qe filloji pas 10 vjetesh, nderkohe qe une e paguaja cdo vit
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •