Majko: Edi Rama, mė i mirė si kryeministėr se sa si kreu i PS




TIRANE - Deputeti i Partisė Socialiste, Pandeli Majko, nė njė intervistė tė dhėnė dje pėr emisionin “Arena” tė gazetarit Roland Qafoku nė “Tv Planet”, deklaroi mes tė tjerash, se Edi Ramėn e parashikon si shumė mė tė mirė si kryeministėr, se sa nė perceptimin qė ėshtė krijuar pėr tė si kryetar partie.
Kur shkoni nė Kosovė, nėpėrmjet asaj qė quhet Rruga e Kombit, a keni thėnė ndonjėherė qė “kėtė rrugė unė e ideova dhe e bėri Berisha”?
Jo, nuk kam pasur pyetje tė kėsaj natyre, qė, “pėrse e bėri ky dhe nuk e bėra unė apo nuk e bėri e majta”. Fillimisht kjo ide u konsiderua qesharake, sidomos ideja e tunelit ishte shaka pėr njė pjesė tė elitės intelektuale tė Tiranės nė atė kohė.
A ia ēmoni kėtė Berishės, z.Majko?
I ēmoj guximin.
Po kalojnė njė ēėshtje tjetėr, e cila po diskutohet tashmė ēdo ditė dhe po pėrdor shprehjen e njė kolegu, “hiqeni atė dreq imunitet”...
Unė po ju pėrgjigjem: “E ēfarė ėshtė ky dreq imunitet”... Sot ēėshtja e imunitetit ėshtė ngritur nė njė piedestal tė paqenė pėr ta ofruar atė nė publik si tė ishte standardi i ndershmėrisė apo i pandershmėrisė sė politikanėve, gjė qė nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Sot politikėn nuk po e ha imuniteti nė pikėpamjen e dyshimeve qė njė pjesė e rėndėsishme e publikut ka pėr politikėn shqiptare. Unė mendoj se ky lloj diskutimi fillon nga njė marrėdhėnie qė njė pjesė e klasės politike ka pėrēuar nė sistemin e drejtėsisė, nė marrėdhėniet me shtetin shqiptar, ndėrtimin e njė elite, apo nė fenomenin e tė paprekshmes. Kėta tė paprekshėm kanė krijuar njė histori, e cila nuk ka kaluar pa u vėnė re nga publiku shqiptar dhe kjo do tė sjellė nė vijim njė varg problemesh dhe nuk ka tė bėjė fare me diskutimin se heqja e imunitetit do tė na bėjė mė tė ndershėm apo mė pak tė ndershėm, pasi do tė ishte naive. Ky ėshtė vetėm njėri krah i diskutimit, pasi nga krahu tjetėr qėndron problemi i drejtėsisė shqiptare, qė lė shumė pėr tė dėshiruar. Nėse sot shteti shqiptar ka njė problem, ėshtė se ai nuk ka njė gjykatė apo njė prokuror nga i cili tė dridhen tė gjithė, nga ai qė ėshtė hajdut xhepi e deri tek ai qė shkon me “Benz” nė zyrė.
Ju jeni i bindur qė ne do ta marrim statusin e vendit kandidat pėr nė BE nė tetor?
E kam thėnė kėtė edhe nė publik, mendoj dhe shpresoj me gjithė zemėr qė kjo tė ndodhė.
Si e parashikoni Edi Ramėn si kryeministėr?
E parashikoj si shumė mė tė mirė, se sa nė perceptimin qė ėshtė krijuar pėr tė si kryetar partie. Njė pjesė e aftėsive tė tija nuk janė mė shumė politike se sa administrative, gjė qė brenda partisė mund tė krijojnė atė qė mund ta quajmė kontradiksion, por nė administratė ato do tė kenė njė kualitet shumė pozitiv, qė ka pėr t’u ndjerė nė qeverisje. Kjo do tė thotė se jo ēdo e keqe nė opozitė ėshtė e keqe nė pushtet dhe anasjelltas. Nė kėtė kuadėr, mendoj se Rama do tė sjellė njė rifreskim tė staturės, siē janė mėsuar qytetarėt ta shohin qeverisjen nė marrėdhėnie me ta. Besoj se Rama do tė jetė njeriu i vendimeve tė forta, njė individ i cili do tė shkruajė faqen e vet nė histori dhe jo nė librin e kujtimeve.

(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)



Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento


Dėrguar nga sirena, tirane mė 11-09-2012 nė 08:53

Majko dashka me e heq qafe nga partia.. e me ne e rras neve Jo majko jo.. aty ta mbash .. kryetar )






Dėrguar nga shqiptar mė 11-09-2012 nė 08:16

Ne pyetjen lidhur me tunelin e Ruges se kombit drejtuar Majkos:
"A ia cmoni kete Berishes, z.Majko ?
Ai pergjigjet.
I cmoj guximin.
Ashte eshte z.Majko.
Kjo eshte ajo qe ju mungon ju personalisht dhe gjithe atyre qe i sillen rotull Rames e i perkedhelin egon e tij karrieriste per tu bere kryeminister.








---