AKTUALITET
12 vjet nga vrasja e “Pishtarit të Demokracisë”, Azem Hajdari. PD: Falangat e komunizmit u hakmorën për rrëzimin e diktaturës
12-09-2010 / Gazeta 55
Deputetë të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të së djathtës zhvilluan sot homazhe në memorialin e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, me rastin e 12-vjetorit të vrasjes së tij. Në fjalën e rastit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode u shpreh se nderimi për figurë e Hajdarit është një shenjë respekti për punën dhe veprën e një njeriu që punoi për vendin dhe i dha gjithçka. Ai e cilësoi Hajdarin si prijësin e lëvizjes studentore, ideatori dhe qëndrestar, njeriu që ideoi përmes lëvizjes studentore pluralizmin në Shqipëri dhe rrëzimin e diktaturës përmes lëvizjes së gjallë studentore. Bode tha se vrasja e Azemit u krye nga mbetje të caktuara të ish regjimit komunist, në shenjë hakmarrje për shembjen e diktaturës hoxhiste. “Falangat e komunizmit u hakmorën ndaj Hajdarit për atë që bëri në vitet ‘90”- u shpreh Bode, duke shtuar se sa më shumë kolon koha aq më shumë vlerësohet vepra e tij dhe marrin vlera, angazhimi dhe qëndrimi i tij. Ceremonitë për nder të Azem Hajdarit do të vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme në familjen e deputetit demokrat Azem Hajdari.
Presidenti i Republikës, viziton familjen Hajdari
Me rastin e përkujtimin të 12 vjetorit të vrasjes së deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, liderit të lëvizjes studentore të dhjetor ‘90-ës, Presidenti i Republikës Bamir Topi, vizitoi familjen Hajdari. Azem Hajdari është vlerësuar si një nga figurat më të rëndësishme të politikës pluraliste. Gjatë vizitës kreu i shtetit shqiptar, theksoi se sa më shumë vite kalojnë aq më shumë ndjehet mungesa dhe vlerësohet figura e Azem Hajdarit. Topi duke e cilësuar deputetin demokrat si lider të demokracisë shqiptare theksoi se ai ishte një person luajaj dhe i ndershëm me kolegët e tij.
Azem Hajdari u shqua për guximin e tij qysh në fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990-të, për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, për të cilat atij i është dhënë, pas vdekjes edhe Urdhri i lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" nga Presidenti i Republikës
Krijoni Kontakt