Të rinjtë, homazhe para ambasadës së SHBA-ve

TIRANE- Në ambientet para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të rinj të forumit “Rinia Aktive” kanë ndezur qirinj, në respekt të katër zyrtarëve amerikanë të vrarë në Libi.

Ambasadat amerikane në botën myslimane kanë qenë në shënjestër të sulmeve ditët e fundit, pas prodhimit në SHBA të një filmi me fyerje kundrejt profetit Muhamed.

Ndërkaq, Ambasada amerikane në Tiranë ka ulur në gjysmë- shtizë flamurin në nderim të viktimave që u vranë në Libi, ndërsa ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mesazhet dhe lutjet.

“Ato na kujtojnë se dhuna e pajustifikuar nuk mund të thyejë lidhjen ndërmjet qenieve të denja njerëzore.”-thekson Ambasada.

Balkanweb