TIRANË- Të gjithë e pritën me habi lajmin e shtatzënisë së këngëtares seksi Çiljeta Xhilaga, por ajo vijon të na bëjë kureshtarë ditë pas dite, me të rejat nga jeta e saj. Ndërkohë që është rikthyer në Tiranë, pas xhiros që bëri nëpër Europë, Çili ka kryer vizitën e radhës si shtatzënë që është, e cila ka përkuar edhe me ekon e fëmijës.
Në një prej spitaleve private, ku mjekët ndjekin mirëqenien e saj dhe të bebit që ka në bark, këngëtarja ka bërë ekon e radhës, e cila na ka surprizuar. Foshnja e saj e gjinisë mashkull, që shfaqet në ekon e bërë publike nga një prej mikeshave të saj të ngushta, ka ngritur dy gishtat e dorës përpjetë, sikur ka dashur të thotë “edhe unë jam demokrat”. E pyetur nga “Bluetooth”, këngëtarja thotë se ky moment përveçse i ka shkaktuar shumë të qeshura, e ka bërë të kuptojë që djali do t’i ngjajë shumë asaj, të paktën në bindjet politike, duke qenë se që tani që është në bark, ai bën simbolin e demokratëve me dy gishtat e ngritur lart. “E kam çunin demokrat, do bëhet edhe ai si mami i vet”, - ka thënë këngëtarja, e cila prej vitesh është e angazhuar në strukturat e PD-së, duke qenë edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të kësaj partie.
Krijoni Kontakt