Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Teme koti
    Opozita ne Shqiperi eshte totalisht e vetasgjesuar.
    Ato qe bilbilos opozita nga kafazi i di permendesh cdo qytetar se cfare duhet bere per te rregulluar ekonomine.
    Albania Uber Alles

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Rama: Do të anulojmë privatizimet, gati për front të gjerë opozitar

    Lideri i opozitës ka akuzuar qeverinë se po grabit pasuritë e shqiptarëve dhe paralajmëron rishikimin e të gjitha privatizimeve. Aleancat? Nuk jemiedi rama në situatë normale, ndaj jemi të hapur për çdo forcë në opozitë

    Tiranë Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha dje se kur partia e tij të vijë në pushtet, nuk do të njohë privatizimet e bëra nga qeveria Berisha. Në bashkëbisedimin e fundit me gazetarët për këtë vit, Rama komentoi privatizimin e fundit, atë të 4 HEC-eve, duke e cilësuar atë një proces të dështuar. “Ne nuk do njohim privatizimin e këtyre 4 hidrocentraleve. I them ofertuesve, mos shkoni më tutje në këtë proces. Nuk do lejojmë që këto pasuri të shqiptarëve të grabiten për shkak të keqqeverisjes, e cila nuk mund të mbajë më shtetin në këmbë”-tha ai. Më tej, lideri i opozitës ka komentuar edhe privatizimin e Albpetrolit, si një proces që lidhet me përfitimet politike në kurriz të shqiptarëve. “80-100 mijë tonë naftë në vit, me përfitime 50 milionë dollarë që nuk vijnë në arkën e pasurisë së shqiptarëve po shkojnë gjetkë”,- u shpreh Rama. Një tjetër privatizim i komentuar prej tij ka qenë ai i KESH-it, që sot është praktikisht i falimentuar me një dëm disa milionë dollarë, por që, sipas Ramës, i dëmtuar është konsumatori. “Sot KESH nuk arrin të paguajë as pagat e veta dhe sot kjo kompani publike i ka borxh bankave e të tretëve”. Ai ka pohuar se ka një zinxhir të tërë borxhesh në sektorin e energjisë, që përfundon te prodhuesi privat, e të gjitha këto rëndojnë faturën e qytetarit shqiptar. “Ajo që ndodh është jo vetëm një dëm miliona euro, jo vetëm një kredi në kurriz të qytetarëve shqiptarë, kjo nuk është procedurë privatizimi, kjo është grabitje dhe ne nuk do e njohim privatizimin”, -theksoi Rama. Po ashtu, kreu i PS, nënvizoi se opozita po bën një plan paketash lehtësuese për të gjithë ata koncesionarë që i kanë fituar koncesionet me transparencë e po plotësojnë detyrimet ligjore e financiare.

    Koalicionet

    Lideri i opozitës ka përsëritur edhe dje gatishmërinë për të krijuar një front të gjerë opozitar. Duke mos e specifikuar nëse bëhej fjalë për koalicion para apo pas zgjedhor, Rama ka thënë se koalicioni është i rëndësishëm për një rotacion politik. Ndaj, i pyetur kryesisht për koalicion me LSI, FRD dhe AK, Rama tha se “Koalicioni është si një tango dhe tangoja luhet me dy vetë. Por ne nuk jemi në një situatë normale. Kemi në njërën anë një qeveri që është kthyer në regjim dhe një opozitë që do çlirimin e popullit nga keqqeverisja. Prandaj ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo forcë opozitare, apo që pranon të jetë e tillë”. Lidhur me një mandat të shtuar në Kukës, Rama tha se “Me apo pa mandatin e Kukësit, Partia Demokratike do të kalojë në opozitë”. Mundësisë së një vazhdimësie të politikës bllokuese për ligjet me 3/5 edhe kur PD të jetë në opozitë, Rama iu përgjigj: “Nëse opozita e nesërme do ketë arsyen që kemi ne sot për të mos votuar këto dy ligje, ne na shkelet e drejta e ushtrimit të një mandati, atëherë le të bëjë të njëjtën gjë. Integrimi europian nuk është një farsë ligjesh, duhet të zbatojmë një vendim të gjykatës. Në rast se do isha Kryeministër, nuk do e kisha mbajtur peng opozitën”.

    Çështja e Fierit

    Më tej, Rama premtoi se pas 23 qershorit, marrëdhënia mes mazhorancës dhe opozitës do të jetë krejt tjetër. “Do kisha bërë gjithçka që opozita të ndihej mirë, në rastin e një çështje si kjo për integrimin, nuk do ta kisha çuar dëm me mbajtjen peng të Fierit”. Kreu i selisë rozë nënvizoi edhe njëherë se Partia Socialiste nuk e ka harruar çështjen e Fierit, por ajo është çështja e rendit ligjor. “PS nuk e ka harruar Fierin. Kjo çështje është e rendit ligjor, për sa kohë që qeveria do refuzojë të zbatojë një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Lartë, sigurisht që ne nuk do t’i votojmë 2 ligjet. Tjetra është reforma parlamentare, në rast se pala tjetër bie dakord me çfarë ka thënë ekspertiza”, tha ai. Rama komentoi edhe deklaratat me tone nacionaliste të kryeministrit Berisha, duke i cilësuar ato si një kërcënim për imazhin e vendit në Ballkan. “Imazhi ynë në Ballkan ka qenë faktor themelor për arritje të mëdha, si pavarësia e Kosovës dhe fitimi i një sërë të drejtash për shqiptarët në Maqedoni. Është e papërfytyrueshme që Shqipëria sot në duart e udhërrëfyesve të saj të cenojë këtë imazh.”- tha Rama.

    MAPO

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •