Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi ka rėnė nė njė pėrgjim gjatė bisedave me shefin e grupit parlamentar tė partisė sė tij, Adem Grabovci. Thaēi gjatė bisedės kryetarin e kuvendit Jakup Krasniqi e quan Jakupovski, derisa heziton tė shkojė nė Malishevė pėr tė mbajtur njė fjalim nė 12-vjetorin e PDK-sė nga frika se mos po ia gjigav kush. Nė njė e-mail, qė u ėshtė dėrguar medieve, janė pėrgjimet telefonike tė regjistruara nė audio, dėgjohen duke biseduar zyrtarėt mė tė lartė tė PDK-sė, pėrfshirė edhe ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli.
Nė njė bisedė tjetėr dėgjohet duke folur Vlora Ēitaku me Grabovcin. Ajo thotė se sa tė jetė Jakup Krasniqi do tė jetė problem, ndėrsa Grabovci i kėrkon ti punėsojė dikė si praktikant nė Ministrinė e saj.
Mė atraktivi duket Sami Lushtaku, i cili tė sharat nuk i heq nga goja. Ai e quan Krasniqin qen dhe e pyet Grabovcin se pse nuk po e shkarkon partia. Ndėrkohė, Grabovci i raporton pėr ēdo detaj Kadri Veselit.
Si u bėnė kėto pėrgjime. Nga kush janė tė autorizuara ato. Kėtė do ta mėsoni gjerėsisht nė Kohėn Ditore tė sė premtes.
Menjėherė pas bėrjes publike tė pėrgjimeve , ka reaguar Qeveria e Republikės sė Kosovės, e cila e ka dėnuar kėtė akt, duke e quajtur falsifikim dhe tė paligjshėm, si dhe ka kėrkuar ndriēimin me urgjencė tė kėtij akti skandaloz dhe kundėrligjor.
Qeveria e Republikės sė Kosovės dėnon ashpėr publikimin e pėrgjimeve tė falsifikuara dhe joligjore tė bisedave telefonike, tė cilat gjoja janė bėrė ndėrmjet zyrtarėve tė lartė institucional.
Qeveria kėrkon me urgjencė nga organet kompetente tė Republikės sė Kosovės dhe tė EULEX-it ndriēimin e kėtij akti skandaloz dhe kundėrligjor.
Publikimi i pėrgjimeve tė tilla tė fabrikuara me qėllim tė shantazhimit tė personaliteteve institucionale dhe jetės sė tyre private ėshtė vepėr e kundėrligjshme dhe e dėnueshme. Pėr mė tepėr, veprimet e kėsaj natyre janė pėrpjekje e drejtpėrdrejt e mekanizmave tė caktuar vendorė dhe disa ndėrkombėtarėve pėr tė shantazhuar dhe sabotuar bartėsit institucionalė dhe funksionimin normal tė institucioneve tona shtetėrore, thuhet nė reagimin e Qeverisė.
Krijoni Kontakt