Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Kleri shqiptar, vendimtar në Pavarësinë e Shqipërisë

    Kleri shqiptar dhe përfaqësuesit intelektualë të të tre komunitetet përkatëse më të mëdha të Shqipërisë u përfshinë në luftën për pavarësinë e Shqipërisë e cila u arrit formalisht më 28 nëntor 1912.
    Nuk mund të lëmë pa përmëndur aspektin kryesor, se po të mos qene intelektualët më të mirë të klerit Ortodoks, Mysliman, dhe katolik, po të mos ishin përfshirë në rilindjen e Shqipërisë që e filloi aktivitetin kryesisht pas vitit 1878 me përpjekjet e Abdyl Frashërit dhe të patriotëve shqiptare për të shkëputur trojet dhe popullatën shqiptare nga Perandoria Turke e cila u mund në luftën ruso-turke, po të mos ishin intelektualët më të mirë të këtyre komuniteteve religjioze të cilët më vonë u quajtën Rilindasit shqiptarë, po të mos ishin vetë përfaqësues të nderuar të Klerit Ortodoks shqiptar, Klerit Mysliman shqiptar, Klerit Katolik shqiptar që muarën pjesë vetë duke dhënë kontribut e deri duke dhënë jetën e tyre, pavarësia e Shqipërisë nuk do të vinte.
    Edhe para shekullit të XIX kanë qënë iluministë shqiptarë të vjetër si Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, dhe më vonë si, para 1878 Jeronim De Rada, Naim Frashëri, dhe Sami Frashëri . Andon Zako Cajupi, etj,të cilët ngritën zërin për Shqipërinë shqiptarët dhe gjuëhn shqipe.
    Viti 1878 njihet si viti i shpresës për pavarësi për kombet nën pushtimin turk, por dhe viti i frikës së klasave sunduese tradhtare dhe kolaboracioniste se mos humbitnin privilegjet dhe pasuritë nga shembja e një perandorie të kalbur në shëmbje, që gjithsesi dëmtoi rëndë Shqipërinë dhe Shqipëtarët.
    Njihet botërisht dhe zyrtarisht se klasa e pasur shqiptare e fund shekullit të XIX ishte lidhur kryekëput me Perandorinë Turke që po jepte shpirt dhe si të tillë klasa e pasur shqiptare kryesisht me fe myslimane me privilegje e tituj nga më të lartët si Pasha, Bej, dhe shumë agallare dhe klerikë pro-turq , u përpoqën nëpërmjet Lidhjes së Prizrenit ti vinin lakun Shqipërisë duke kërkuar nëpërmjet Kahrarname-së mbrojtjen e trojeve me anë të ligjit Sharia. Njihet botërisht se Memorandumi i dërguar në Kongresin e Berlinit nga Lidhja e Prizrenit nuk fliste fare për shqiptarët dhe trojet e tye, as për ndonjë kryeqytet të mundshëm shqiptar, dhe as për qeveri shqiptare, as për gjuhën shqipe,por fliste vetëm për toka turke, mbrojtjen e tyre me anë të ligjit islamik Sharia, dhe ruajtjen e territoreve fetare nën mbrojtjen turke?!?!.
    Ky Memorandom katastrofik detyroi Abdyl Frashërin të realizonte një lidhje të dytë vetëm shqiptare por që nuk pati sukses.
    Njihet mirë që para lidhje së Prizrenit që intelektualët shqiptarë krijuan në maj 1878 , një Komitet në Stamboll në të cilin muarën pjese Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri, Ali Ibra etj. Ky komitet lëshoi një Proklamatë që në Maj 1878 nga Stambolli pra 3 javë para fillimit të Lidhjes së Prizrenit më 10 qershor në të cilën Proklamata përfundonte: “Ne dëshirojmë nxehtësisht të jetojmë në paqe me të gjithë fqinjët tanë, Malin e Zi dhe Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. Ne nuk kërkojmë, nuk dëshirojmë asgjë prej tyre, por jemi krejtësisht të vendosur të mbajmë me këmbëngulje çdo gjë që është jona. T’u lihet pra shqiptarëve toka shqiptare!”
    Menjëherë pas kësaj inteligjenca shqiptare e asaj kohe e të tre komuniteteve, klerikët e mëncur të të tre feve,organizuan shoqata, ceta, takime,, luftra lokale në veri e jug të drejtuar kryesisht nga degët shqiptare të Lidhjes së Prizrenit, si ajo e Dibrës, e Pargës, e Shkodrës, ku spikatën cetat e Ded Gjon Luli, cetat e Cerciz Topulli dhe Mihal Grameno, cetat e Sali Butkës Themistokli Gërmenji, cetat në Vlorë, dhe plot patriotë të tjerë.
    Rilindja shqiptare dhe Rilindasit shqiptarë ( kryesisht ata ortodoksë), por në bashkëpunim të ngushtë me ata myslimanë dhe katolikë krijuan shoqatat në Bukuresht, Sofie, Misir, në Itali, në SHBA kryesisht shoqata e nderuar VATRA, që i dha nxitjen kryesore idesë për pavarësi , për flamurin shqiptar, dhe për kishën që të ishte e pavarur dhe të fliste shqip. Këto shoqata ishin pro-pavarësisë së Shqiptërisë, krijuan cetat që luftuan kundër Turqisë. Sipas tyre kjo pavarësi e cila do të bëhej nëpërmjet realizimit të dy objektivave:
    - krijimit të gjuhës shqipe të shkruar,
    - sensibilizimit të Europës dhe SHBA për faktorin shqiptar i cili nuk është popullatë turke por popullatë shqiptare e ndare në tre fe që jetojnë në tolerancë dhe bashkëpunim me nëra tjetrën.
    Pika e parë u realizua nëpërmjet Kongresit të Manastirit i mbajtur më 14 nëntor -21 nëntor 1908 në Manastir (Bitola). Pjesmarrësit ishin fetarë ortodoksë, myslimanë dhe katolikë, si intelektualët më të ndritur të të tre feve:
    http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Lista_e...%AB_Manastirit)
    Pjesëmarrësi Funksioni Shënime
    Gjergj Fishta
    Kryetar i Komisionit
    Mithat Frashëri
    Kryetar i Kongresit; Sekretar i komisionit[1]

    Ndre Mjeda
    Anëtar i Komisionit
    Parashqevi Qiriazi
    Sekretare e Komisionit për abcenë
    Grigori Cilka
    Nënkryetar[1]

    Luigj Gurakuqi
    Nënkryetar i Kongresit[1]

    Hilë Mosi
    Sekretar i Kongresit për shqipen[1]

    Thoma Avrami
    Sekretar i Kongresit për shqipen[1]

    Fehim Zavalani
    Fjala Hyrse (kryetari i klubit "Bashkimi" të Manastirit)[1]

    Nyzhet Vrioni
    Sekretar i Kongresit për turqishten[1]

    Fineas Kenedi
    Vëzhguese e Kongresit[1]

    Bajo Topulli
    Anëtar i Komisionit
    Sotir Peci
    Anëtar i Komisionit
    Gjergj Qiriazi
    Nënkryetar i Kongresit; Anëtar i Komisionit
    Shahin Kolonja
    Anëtar i Komisionit
    Dh. Buda -/-
    Mihal Grameno
    Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2]

    Gligor Cilki
    Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2]

    Sami Pojani
    Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2]

    Thoma Avrami
    Përfaqsues nga Klubi i Korçës[2]

    Fillomena A. Bonati -/- shoqëruese e përfaqsuesve nga Klubi i Korçës

    Emrat e mësipërm janë emrat e rilindësve më të dalluar të të tre feve të cilët bashkëpunuan ngushtë për gjuhën shqipe sepse gjuha e shkruar ishte arma më e forttë kundër cdo pushtuesi dhe lejonte të kristalizonte identitetin e shqiptarit.
    Emra të tjerë të nderuar janë të panumërt më shumë ortodoksë por dhe myslimanë dhe katolikë si: i madhi Fan Noli, Petro Nini Luarasi, Jani Vreto, Kristo Luarasi , Ligor Marko Borova, Spiro Garo, Dervish Hima, Dhimitër Mole, Kosta Jani Trebicka, Aleksander Stavri Drenova - Asdreni, Jani Vruho, Mihail Xoxe, Mihail Grameno, Petro Nini Luarasi, Hil Mosi, Loni Logori, Josif Bageri, Kristo Luarasi, Nikolla Lako, Stefan Kondillari, Spiro Dine, si dhe Adham Shkaba, Kostë Jani Trebicka, Dhimiter Mole, Pando Llazar Treni, Preng Doci, Fehmi Zavalani dhe Shahin Kolonja, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, Ismail bej Qemali, Andreniqi Grameno, Helidhona Zado, Katerina Cilka, Eftali Petro, Fanka Eftemiu, Evriviqi Kristaqi, Eftali Petro, Efigjeni Padavinji, Polikseni Luarasi, Qelidhona Falli e motra e saj Marigo Llazo Theodhori; nga arbëreshët e Italisë ishte Agostino Ribeko, Guidera Trifoni, Gjuzepe Sqiro.
    Kleri Mysliman dhe Pavarësia
    (http://ardhmeriaonline.com/artikull/...jes-kombetare/)
    "Na shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi të tanë vllazën gjaku dhe vllazën (vatani) atdheu. Do të shkojmë mbarë e mirë shoq me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulëzimin e atdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun Haxhi vehbi Dibra (agolli)
    Haxhi Vehbi Agolli (Dibra). Pas kryerjes së studimeve teologjike dhe specializimit në fushën e filozofisë islame, logjikës, shkencave juridike etj, angazhohet maksimalisht në levizjet kombëtare.
    Në vitin 1909 merr pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i tij.
    Më 1912 shkon delegat në Kuvendin Historik të Vlorës, ku zgjidhet kryetar i Pleqësisë (Senatit) (Organ konsultativ në ndihmë të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës),zëvendësonte Ismail Qemalin kur ai mungonte.
    Eshte e qarte qe edhe kleri musliman ka dhene nje kontribut te vecante per ekzistencen e popullit dhe te kombit shqiptar. Ne perpjekjet dhe ne luften e gjate per ruajtjen e identitetit kombetar ai ka marre pjese ne te gjitha ngjarjet me te rendesishme. Mjafton te hedhim nje sy me kujdes, ne te gjitha ngjarjet me karakter historik dhe politik dhe do veme re se prania e klerikeve myslimane eshte kudo e pashmangeshme. Mund te fillosh nga Hoxha Tahsini i madh – erudit e te vazhdohet me tej me Daut Efendi Boricin ( ne Lidhjen e Prizrenit ), me Hafiz Ibrahim Shkupin ( ne Kongresin e Manastirit), me Myfti Vehbi Dibren e Sheh Ahmet Pazarin (ne shpalljen e Pavaresise me 1912 dhe ngritjen e flamurit ), me Hafiz Ali Korcen dhe Ismail Efendi Ndroqin (ne Kongresin e Durresit me 1918), me Mutesin Kelliqin ( ne Kongresin e vitit 1920) etj.
    Luigj Gurakuqi shkruan se “normalja e Elbasanit kishte në themelet e saj djersen e mundin e Hafiz Ibrahim Dalliut, të Aleksandër Xhuvanit, Sotir Pecit, e të atdhetarëve të tjerë”.[10] Edhe në ngjarjet e Nëntorit 1912, hafizi kishte rol flamurtar. Meqenëse ushtria serbe ishte në Lezhë dhe po marshonte në drejtim të Tiranës, ai thirri një mbledhje të popullit me urgjencë në mëngjesin e 25 nëntorit në fushën e Namazgjahut, ku dhe u vendos që të nesërmën (pra, 26 nëntor 1912) të shpallej Pavarësia Kombëtare dhe të ngrihej flamuri.
    Kleri Ortodoks dhe Pavarësia
    (http://noa.al/neës/artikull.php?id=174503)
    Fortlumturi Fan Stilian Noli (dhe Shoaqata Vatra), Grigor Gjirokastriti, Papa Kristi Negovani, At Stathi Melani, dhe Fortlumturi Visarion Xhuvani. At Dhimter Dhimitruka, dhe te gjithe Rilindasve ortodokse, si Mihal Grameno I cili krijoi I pari (lidhjenKishtare Ortodokse ne Korce për pavarësinë e Shqipërisë), te cilët edhe pse ishin te religionit ortodoks punuan bashkarisht me klerin shqiptar mysliman dhe katolik per pavarësinë e Shqipërisë
    Kleri Katolik dhe Pavarësia
    (http://ëëë.forumishqiptar.com/shoëthread.php?t=71887)
    Krahas klerikëve katolikë që lftuan për fenë e krishterë dhe gjuhën shqipe si Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, etj, tëpriftërinjtë katolikë që luftuan për pavarësinë e Shqipërisë janë nga mëndjet më të ndritura dhe më stoike përsa I përket përpjekjve për pavarësi dhe bashkëpunim midis komuniteteve fetare, aq sa Pashko Vasa përmëndi frazën utopike por të bukur për atë kohë: `feja e shqyptarit është shqyptaria`, sigurisht një frazë brilante e thënë për të kristalizuar indetitetin shqiptar krahas atij fetar.
    Ata nuk menduan e punuan duke qenë nëpunës jashtë, nëpër Evropë a më tej, por në Mirdite, si Abat Doçi, luftëtar i lirisë, apo në Lurë si Dom Nikoll Kaçorri, luftëtari i Pavarësisë, në Kallmet të Lezhës si Imzot Luigj Bumçi, luftëtari për tërësinë e tokës shqiptare. Ata nuk shkruan në qytetet apo kryeqytetet e huaja por në fshatrat e atdheut, si Dom Ndoc Nikaj, Imzot Vinçenc Prennushi, Pader Marin Sirdani, Pader Bernardin Palaj e të tjerët me radhë. Ata nuk shijuan jetën e Amerikës, por punuan në Kukël si Dom Ndre Mjeda, apo në Troshan si Pader Gjergj Fishta.
    Këtu nuk duhet përmëndur dhe rilindasi Luigj Gurakuqi I cili mori pjesë dhe në qeverisje së bashku më Nolin deri në dhjetor 1924, kur Ahmet Zogu hyri `triumfalisht` në Tiranë me trupat serbe e ruse të bardha.
    Lufta e Rilindasve dha frutet e saj: u bë Shqipëria e cunguar më 28 nentor 1912 me Kryeminister Ismail be Vlorendhe në atë ditë firmosën rreth 40 pjesmarrës në ngritjen e flamurit.
    Jo të gjithë liderët shpiretrorë fetarë të të tre feve ishin të pranishëm: Fan Noli, Dom Nikoll Kacorri ( ishte i pranishëm), Gjergj Fishta, Haxhi Vehbi Agolli, Hafiz Ibrahim Dalliut.
    Dhe Shqipëria u bë, por në qeveri hynë politikanët dhe jo udheheqësit shpirtërorë gjë që e cila krijoi divergjencat e parë sepse Shqipëria u krijua me shpirtin e rilindësve, dhe jo me interesat e politikanëve, Shqipëria u krijua me gjakun e patriotëve dhe jo me tradhëtite e klasave të pasurta, Shqipëria u njoh në botë nga përfaqësuesit më të mirë inteligjencias shqiptare fetare dhe jo nga pro-turqit dhe pro-ndarësit e Shqipërisë.
    Kështu mori rrugë shteti shqiptar i cili nuk ka gjetur kurrë prehje dhe ka qënë tërësisht i destabilizuar ekonomikisht dhe politikisht cdo 10-17 vjet, dhe kjo gjë do të vazhdojë sepse drejtues nuk janë udhëheqësit shpirtërorë me ideale të mëdha por disa ateistë ish-komunistë apo servilë të të ish-drejtuesve të klasave sunduese.
    Shqipëria në 100 vjetorin e saj mbetet e përcarë shpirtërisht, e cunguar në kufij, por e qëndrueshme gjeo-politikisht sepse duan fuqitë e mëdha.
    Nëse u krijua Shqipëria ajo lindi si një peng i lënë nga katragjyshërit që nuk mundën ta shihnin atë të lirë nga turku, lindi si shtet sepse kështu deshi shpirti i rilindësve, lindi si realizim i një ëndëre 450 vjecare që e shihnin jo vetëm shqiptarët, por dhe arbëreshët, arvanitasit, shqiptarët e konvertuar në sllave shqiptarët e konvertuar në myslimanë, shqiptarët e emigruar në shumë vende të botës- të cilët kërkonin krijimin e një Shqipërie të lirë, e të pavaruar, ku shqiptarët e cdo feje të rrojnë së bashku në tolerancë dhe në dashuri.
    Diferenca e Shqipërisë së krijuar nga Rilindasit e sipërpërmëndur më Shqipërinë e sotme është: se Shqipëria lindi si shpirt i lirë e i pavarur pro që sot nuk është as e lirë dhe as e pavarur as brenda kufijve dhe as jashtë tyre.
    Të shpresojmë që idealet e rilindësve të plotësohen vetëm kur shtetin ta drejtojnë intelektualët më të mirë të tre komuniteteve më të mëdha fetare të cilët e kanë mundësinë e stabilizimit të shtetit shqiptar nëpërmjet rotacionit të barabartë të tre pushteteve bazuar në demokracinë perëndimore.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Kjo eshte plotesisht e vertete ! Vetem lutjet ndaj zotit ia sollen Shqiperise Pavaresine ! Ky eshte nje konstatim gjigand dhe ne perputhje me Historine e Shqiperise !

    Prandaj duhet rishikuar dhe rishkruar historia jo vetem e Shqiperise londineze , por edhe e copave te saj te "keputura" Camerise dhe Kosoves apo "Copes' se Maqedonise !

    Bile po ta njfnin realisht Historine e Shqiperise dhe te shqiptareve , as Cameria , as Kosova , por as shqiptaret e maqedonise nuk do te ishin masakruar dhe luftuar , apo t'i ishin keputur tokes meme , ne rast se do te ishin lutur ne kisha dhe xhamia ! Biles thone qe greket kur i gjenin camet neper xhamia , nuk i preknin (pasi iu prisnin koken ) por i linin aty derisa per pak caste "zoti grek" renonte xhamine ! Po cfare t'i besh injorances ...na ka marre ne qafe gjithe jeten .....!
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 06-07-2012 më 14:25

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet në Bllog
    22
    Qe kleriket shqiptare dhane nje kontribut te madh ne pavaresine e Shqiperise e krijimin e shtetit shqiptar, ky eshte nje fakt historik. Nje fakt historik qe komunizmi u mundua ta linte ne nje qoshe te erret te historise, pasi ky rregjim famekeq ndaloi me ligj besimin ne Zot, mbylli kishat e xhamite e persekutoi klerin e gjithe komuniteteve fetare ne vend. Shqiptaret kane nevoje te njohin historine e tyre dhe rolin dhe kontributin e klerikeve ne kete histori, pasi shume pak eshte humultuar ne kete fushe.

    Duke qene njerezit me me kulture te kohes ne kohen kur shumica e popullsise shqiptare ishte analfabete, keta klerike dhane nje kontribut te cmuar e te gjithanshem ne jeten e vendit, qe i kaloi caqet e misionit te tyre fetar. Duhet gjithashtu te ndergjegjesohemi e te mos romantizojme rolin e ketyre klerikeve ne histori, duke i pare keta si shenjtore qe nuk mund te bejne kurre keq por vetem mire. Nje nga pasojat me negative te rolit te ketyre klerikeve ne histori e politike (kam parasysh Nolin e Fishten), ka qene dhe mbetet perzierja e tyre ne politiken e kohes. Theofan Noli nga peshkop u kthyer ne politikan, ne deputet, ne revolucionar, ne kryeminister i zgjedhur me short pas nje revolucioni fshataresk. Kurse Gjergj Fishta u zgjodh deputet e nen-kryetar i Kuvendit te Shqiperise, per t'iu bashkuar grupit italo-fashist qe punonin per minimin e pushtetit te qeverise legjitime demokratike te kohes dhe Mbretit Zog, per llogari te Italise.

    Demi me i madh qe Noli dhe Fishta u bene shqiptareve nuk ishin ato incidentet historike per te cilat une shkruajta me lart. Demi me i madh qe ata bene eshte perzierja e politikes me fene, duke krijuar pershtypjen e gabuar tek shqiptaret se feja i sherben shtetit, kombit apo politikes se momentit. Eshte e padegjuar ne historine e botes moderne per nje peshkop orthodhoks te zgjidhet kryeminister apo per nje murg te zgjidhet nen-kryetar parlamenti, apo per keta te dy ti bejne thirrje popullit per tu ngritur kunder shtetit demokratik te kohes nga varrimi i Avni Rustemit ne Vlore. Kur e bene Noli dhe Fishta, kjo duhet te jete e pranueshme per te gjithe, apo jo?

    Pasojat e ketij modeli te keq shqiptaret i vuajne edhe sot e kesaj dite, kur ngaterrojne gjerat dhe kujtojne se feja eshte nje vartese e politikes se momentit. Harrojne qe nese shteti shqiptar kete vit mbush vetem 1 shekull, ato kishat shekullore mbushin mijeravjecare. Ne deshperimin e tyre per te krijuar nje shtet me cdo kusht, shqiptaret arriten deri atje sa te politizonin edhe Zotin, edhe fene e gjysherve e stergjysherve te tyre. Feja asnjehere nuk mund te barazohet me politiken e momentit, pasi ideologjite vijne e shkojne, qeverite e pushtuesit e vijne e shkojne, por feja mbetet ne ate popull, si konstantja e vetem ne historine e atij populli.

    Albo

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Kjo eshte plotesisht e vertete ! Vetem lutjet ndaj zotit ia sollen Shqiperise Pavaresine ! Ky eshte nje konstatim gjigand dhe ne perputhje me Historine e Shqiperise !
    Bile nje lutje 500 vjecare

    Nuk e mar vesh se perse ne cdo teme do futen feja dhe klerik ne te !

    Shqiptaret kan qene , jane dhe do te mbesin i vetmi popull ne bote qe hedhin hapa ne histori te pa ndikuar nga feja. Asnje veprim nuk eshte ndermarre nga ne per hir te fese ( historikisht ) perkundrazi, shume intelektuale rilindas dhe me vone kan dale haptasi kundra fese duke e akuzuar si nje shkak per percarje dhe arritje te qellimeve anti Shqiptare.

    Vetem kete merite kishte Enveri se dinte te sillej me ta sic e meritonin po nejse
    Revolution 1848

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Krenar duhet te ndiheni per te gjithe ata rilindas te cilet u munduan ta bejne shqiperin e madhe, dhe ata nuk jane vetem nga shqiperia. Keni harruar edhe rilindasit e trojeve te tjera shqipetare, te cilet nga pamundesia per bashkim padrejtesisht mbeten nen kthetrat e armikut.

    Por per nje gje dua t'iu pyes tani, ashtu sic ndiheni kranar per stergjysherit tuaj te cilet u munduan ta bejne Shqiperin etnike, a ndiheni edhe te turperuar tani qe nuk keni ndermarre dhe as nuk mendoni ta ndermerrni asnje hap drejt kesaj ideje -> (bashkimit te trojeve shqipetare)?

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin

    Por per nje gje dua t'iu pyes tani, ashtu sic ndiheni kranar per stergjysherit tuaj te cilet u munduan ta bejne Shqiperin etnike, a ndiheni edhe te turperuar tani qe nuk keni ndermarre dhe as nuk mendoni ta ndermerrni asnje hap drejt kesaj ideje -> (bashkimit te trojeve shqipetare)?
    Ku kan turp keta more aman

    Po keta jane ndare me vellezrit, motrat dhe ndoshta me femijet e tyre per ceshtje pronash personale e jo me t'ju plasi per bashkim pronash kombetare
    Revolution 1848

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ku kan turp keta more aman

    Po keta jane ndare me vellezrit, motrat dhe ndoshta me femijet e tyre per ceshtje pronash personale e jo me t'ju plasi per bashkim pronash kombetare
    Vertete deshpruese... :S

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e manipulator
    Anëtarësuar
    10-07-2012
    Postime
    20
    Qe feja ndikoi ne luften per pavaresine kjo eshte shume e vertete...vetem per KEQ, gjithashtu e vertete eshte qe ka ndikuar per interesat e saj dhe jo te shqiptareve.
    A e keni pyetur veten,
    Perse Shqiperia ishte vendi I fundit qe mori pavaresine nga turqit?
    Ne c'menyre feja ortodokse nxori pasuri te madhe gjate luftes?
    Si ka mundesi qe besimtaret e nje feje qe u mundua 500 vjet te impononte besimin duke zhdukur gjuhen,traditat dhe zakonet e shume vendeve,Jo vetem te Shqiperise,te ngrihen sot dhe te synojne merita per pavaresine!


    Do kthehem ne kte teme me vone sepse tani mund t'ju ofendoj dhe nuk e e lejoj veten te bjeri kaq poshte,
    Natenemire per sonte.
    Please Don't Interrupt Me While I'm Ignoring You

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ka edhe kesi klerikesh, bilese edeh sot.

    1913 Shkodër. Levizja proturke e Haxhiqamilit nëpërmes përfaqësusve të vet (Musa Efendia duke lexu deklaraten) kërkonte anulimin e pavarsisë së Shqipërisë, kthimin e Sulltanit, kthimin e flamurit turk dhe okupimit të përjetshëm turk mbi shqiptarët !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Demi me i madh qe Noli dhe Fishta u bene shqiptareve nuk ishin ato incidentet historike per te cilat une shkruajta me lart. Demi me i madh qe ata bene eshte perzierja e politikes me fene, duke krijuar pershtypjen e gabuar tek shqiptaret se feja i sherben shtetit, kombit apo politikes se momentit. Eshte e padegjuar ne historine e botes moderne per nje peshkop orthodhoks te zgjidhet kryeminister apo per nje murg te zgjidhet nen-kryetar parlamenti, apo per keta te dy ti bejne thirrje popullit per tu ngritur kunder shtetit demokratik te kohes nga varrimi i Avni Rustemit ne Vlore. Kur e bene Noli dhe Fishta, kjo duhet te jete e pranueshme per te gjithe, apo jo?

    Këtu keni kryetarin e parë të Qiprosë. Kështu që nuk është e paparë dhe e "padegjuar ne historine e botes moderne" që klerikët fetarë të zgjidhen në poste të ndryshme të qeverisë.
    Kështu që tentativa e Nolit, për fat të keq e pasuksesshme, ishte një nga përpjekjet e para të krijimit të një shteti demokratik shqiptar.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •