Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Thumbs down Liberalizimin, Si “shpërblim” Për Veriun !!!

    Arritja e marrëveshjes mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderit të serbëve të veriut, Marko Jakshiq, nuk do ta lërë shefin e qeverisë krejtësisht me “gishta në gojë”.

    Burime ndërkombëtare i kanë thënë “Zërit” se kryeministrit kosovar i është premtuar që në shkëmbim të lëshimit pe karshi veriut, përkatësisht pranimit që serbët e veriut të kenë një Kuvend të tyre, Kosova të përfitojë në procesin e liberalizimit të vizave.

    Sipas këtij burimi ndërkombëtar, në Bruksel ka filluar të hartohet një marrëveshje të cilën në fillim të muajit tetor do ta nënshkruajnë Thaçi e Jakshiq. Gjithnjë sipas këtij zyrtari të lartë ndërkombëtar, kjo marrëveshje do t’i ketë katër pika, ndër të cilat do të parashihet që Policia, Gjykatat dhe Doganat të jenë unike, pra jo institucione paralele, ndërsa serbët do të përfitojnë Kuvendin e Veriut, për të cilin tash për tash është pajtuar Qeveria e Kosovës.

    Është pikërisht kjo pikë, e cila del jashtë Pakos së Ahtisarit, dhe për të cilën Kosova do të përfitojë përshpejtim në procesin e liberalizimit të vizave, shkruan kjo e përditshme.

    Por, drejtuesit e Qeverisë së Kosovës mohojnë kategorikisht se çështja e liberalizimit të vizave është futur në “pazar” mes Prishtinës zyrtare dhe Brukselit, për implementimin e marrëveshjes për veriun.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,91117
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Se pari, cfare na duhet Liberalizimi I Vizave, ne coftese ne si Shqiptar nuk I kemi as kushtet me thelbesore qe te bejme jete me te mire ne Vendin tone. Neve na mohohet e drejta per REFERENDUM dhe VETEVENDOSJE, neve na mohohet e drejta te kemi Ushtrine Tone, neve na mohohet e drejta te vendosim ne vet per fatin tone, femijeve tane dhe gjeneratave tjera. Liberalizimi I Vizave nuk eshte asgje tjeter, vecse eshte nje lehtesim per ata qe kane dhe deshirojne te shkojne ne Europe per pushime e te hargjojne leket e tyre. Me Liberalizim te Vizave nuk do thote qe kemi te drejten te shkojme ne Shtetet e Europes te jetojme e te punojme. Tani shtrohet pyetja kyce, shtrohet pyetja si per BEne e si per kete Qeveri te Hashim Thacit. Nese per fitimin e Liberalizimit te Vizave, duheshka te japim Veriun e Kosoves (Pasurite sic jane Liqeni I Gazivodes dhe Miniera e Trepces)? Atere cfare tjeter duhet dhene ne si popull e si Komb kur te vije puna te marrim te drejten per te hyre ne BE? Mos valle ateher duhet dhene edhe enklavat tjera, edhe anamoraven, e gjithe Kosoven duhet ja dhuruar Serbise.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2012
    Postime
    18

    Question

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Se pari, cfare na duhet Liberalizimi I Vizave, ne coftese ne si Shqiptar nuk I kemi as kushtet me thelbesore qe te bejme jete me te mire ne Vendin tone. Neve na mohohet e drejta per REFERENDUM dhe VETEVENDOSJE, neve na mohohet e drejta te kemi Ushtrine Tone, neve na mohohet e drejta te vendosim ne vet per fatin tone, femijeve tane dhe gjeneratave tjera. Liberalizimi I Vizave nuk eshte asgje tjeter, vecse eshte nje lehtesim per ata qe kane dhe deshirojne te shkojne ne Europe per pushime e te hargjojne leket e tyre. Me Liberalizim te Vizave nuk do thote qe kemi te drejten te shkojme ne Shtetet e Europes te jetojme e te punojme. Tani shtrohet pyetja kyce, shtrohet pyetja si per BEne e si per kete Qeveri te Hashim Thacit. Nese per fitimin e Liberalizimit te Vizave, duheshka te japim Veriun e Kosoves (Pasurite sic jane Liqeni I Gazivodes dhe Miniera e Trepces)? Atere cfare tjeter duhet dhene ne si popull e si Komb kur te vije puna te marrim te drejten per te hyre ne BE? Mos valle ateher duhet dhene edhe enklavat tjera, edhe anamoraven, e gjithe Kosoven duhet ja dhuruar Serbise.
    i nderuar, keto qe permendet me lart ju mohohen shqiptareve sepse"i meritojne ashtu"...gjithnje duke pasur ne mendje thenjen e te madhit kadare "se duhet luftuar edhe per ate qe e meriton", me keqardhje mendoj se nje popull i tille meriton nje qeveri te tille siq eshte, meriton nje gjendje te tille sociale-ekonomike, thjeshte meritojne gjendjen ne te cilen gjenden, me apo pa fajin e vet.gjithnje simbas treshes:nuk shoh asgje, nuk ndegjoj asgje, nuk flas asgje, me pasivitetin e vet ky popull sot eshte duke mbajtur peng edhe te ardhmen e vet...mirembetshi shqiptari

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •