Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    John Withers: Shqipëria ndodhet buzë greminës

    Sokol Balla

    Ish-ambasadori i SHBA-së, John Withers deklaroi dje në emisionin “Top Story” se “Shqipëria ndodhet në buzë të greminës” referuar zhvillimeve politike në vendin tonë.
    Kur u larguat nga Shqipëria ishit i shqetësuar për nivelin e demokracisë në vend, balancimin e pushteteve, korrupsionin në sistemin e drejtësisë dhe në fakt raportet ndërkombëtare kanë treguar atë që ne jemi duke shkuar keq në çështje që lidhen me korrupsionin, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e të shprehurit gjithashtu në nivelin e demokracisë. Kjo ju jep të drejtë juve, por a jeni i kënaqur me këtë?
    Jo, nuk besoj që asnjëri i cili e njeh Shqipërinë dhe kujdeset për të do të gëzohej nga zhvillimet më të fundit. Duke parë atë që është duke ndodhur tani, situata është përkeqësuar. Unë mendoj se frika (dhe do ta përdor këtë fjalë frikë), që unë kisha për atë që do të ndodhte me institucionet e pavarura demokratike, ndodhi. Presioni mbi to ishte i dukshëm. Tani me zhvillimet e fundit përfshi këtu edhe zgjedhjen e presidentit nga vota njëpartiake duke zgjedhur një person të cilin unë e respektoj shumë si individ pasi e njoh nga koha kur ishte ministër i Brendshëm. Por nuk po merrem këtu me individin Bujar Nishani si njeri, por me rolin e zotit Nishani. Ai është edhe siç premtoi kryeministri një besnik i PD-së. Nuk është aspak gabim të jesh besnik i PD-së, por në klimën dhe rrethanat që kalon Shqipëria sot, a do të demonstrojë z. Nishani se është një njeri i pavarur në ato raste kur do t’i duhet të ngrihet kundra vullnetit të kryeministrit? Jam shumë skeptik se ai do ta bëjë një gjë të tillë. Jam skeptik pasi nëse shikoni shumë politikanë shqiptarë besnikëria është, diçka për të cilën kur kryeministri flet për diçka ata veçse e ndjekin nga pas. Ndjesia ime është se në një demokraci merr parësi ndëshkimi: Ai politik dhe moral. Nëse ju nuk keni pikëpamjet personale dhe vullnetin për t’i mbrojtur këto pikëpamje, thjeshtësisht ktheheni në atë që ne e quajmë “YES Man”, njeriu lepe-peqe për gjithçka.
    Në çfarë drejtimi na çon një zhvillim i tillë? Drejt çfarë rreziku?
    Për momentin kemi situata interesante po aq edhe ironike në rrethana të caktuara. Partitë po tentojnë të heqin imunitetet e zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Unë jam një mbështetës i fuqishëm i kësaj gjëje, për të cilën u përpoqa kur isha ambasador. Arsyeja për këtë është se me pasjen e imunitetit mund të ndodhin shumë gjëra pasi një person mund të kryej diçka, ta fshehë dhe mos të jetë përgjegjës. Prandaj imunitetet duhet të hiqen dhe nuk ka asnjë pikëpyetje për këtë. Pavarësisht kësaj, vjen ajo që do ta përshkruaj si një rrezik. Në mënyrë që heqja e imuniteteve të jetë në përputhje me shtetin ligjor, duhet të keni gjykata të cilat janë të pavarura nga ndërhyrjet politike. Ju patjetër duhet të keni gjykata që flasin vetëm në emër të ligjit dhe jo për cilindo që është një aktor i fortë politik. Në të kundërtën, gjykatat kthehen në një armë në duart e një partie politike duke realizuar dëshirat e asaj force politike. Kam lexuar një citim të bërë disa ditë më parë nga kryeministri Berisha. Ai sulmonte PS-në për mos votimin më datë 6 Gusht. Dhe çfarë ai deklaronte. Thoshte që të gjithë deputetët e opozitës janë milionerë. Mos vallë është kjo përse kryeministri kërkon heqjen e imuniteteve duke sulmuar deputetët e PS-së? Pyetja ime për kryeministrin mund të jetë kjo. Tashmë për shtatë vjet ju jeni kryeministër përse ne nuk kemi patur një luftë madhore ndaj korrupsionit gjatë këtyre viteve. Për një moment mund të themi se kjo s’ka ndodhur pasi njerëzit janë me imunitet. Por po ata të cilët janë dyshuar për korrupsion dhe nuk kanë imunitet? Përse ju nuk u morët me ta? Dhe nëse çështjen e imuniteteve e keni sinqerisht a do të jeni ju i gatshëm të merreni edhe me të korruptuarit brenda partisë tuaj të dyshuar për korrupsion? Apo vetëm për deputetët e PS-së? Nëse në këtë deklarim kryeministri është cituar në mënyrë korrekte kjo për mua është shqetësuese. Është ky motivi i vërtetë? Dhe nëse ky është motivi i vërtetë, e gjithë çështja ngre pikëpyetje në lidhje me nevojën imediate që Shqipëria ka për t’u pastruar sa më parë nga korrupsioni. Nëse tentohet një manipulim i korrupsionit, kjo nuk sjell asgjë tjetër përveç zmadhimit të korrupsionit, duke gllabëruar çdo institucion të formuar për të mbrojtur jo të pasurit e korruptuar, por qytetarët e thjeshtë.
    Disa çështje të mëdha, që lidheshin me korrupsionin apo me abuzimin e pushtetit duke filluar nga Gërdeci, Rruga Durrës-Kukës apo edhe një video-skandal i vitit të kaluar që solli më pas edhe 21 janarin të gjitha këto çështje të mëdha u mbyllën në favor të zyrtarëve të qeverisë dhe kjo në fakt është situatë shqetësuese për demokracinë apo jo?
    Është një risk shumë i madh mospasja e një sistemi të pavarur drejtësie. Është një kërcënim i madh tejet e i madh për një demokraci. Pushteti domosdoshmërisht duhet të ketë atë që njihet si kontroll dhe balancimi i tij. Pushteti i përqendruar në duart e një partie politike apo individi konsiderohet si një rrethim i demokracisë. A e dini se cili është rreziku i një sistemi gjyqësor të politizuar? Këtu në shtëpinë time është një foto e Musine Kokalarit gjatë gjyqit të saj ku në fytyrën e saj duket një shprehje shpirtërore pafajësie, sepse ajo ishte e pafajshme. Por ishte politikisht e domosdoshme për regjimin komunist të sulmohej, pasi konsiderohej e rrezikshme për ata.
    Mos doni të thoni se jemi duke shkuar drejt të njëjtit model?
    Për momentin Shqipëria është duke qëndruar në buzë të greminës. Nëse gjykatësit apo njerëzit e drejtësisë zgjidhen sipas kritereve politike apo u janë borxhli pushtetit në një formë apo tjetrën për mos të kundërshtuar njerëzit e pushtetit, atëherë kjo është e rrezikshme. Sepse gjyqësori përdoret për qëllime politike dhe për të përmbushur misionin e dhënies së drejtësisë. Kjo nuk është vetëm në Shqipëri. Kjo është ajo rrëshqitja e ngadaltë në drejtim të së keqes. Për tre vjet unë kam ngulmuar kur jam shprehur për t’i patur institucionet e pavarura. Tani gjithnjë e më shumë kjo pavarësi po rrëmbehet. Sistemi që duket se është duke u aplikuar do të kthehet në një rrezik për cilëndo forcë politike që do të drejtojë vendin. Në 2013-ën ne kemi zgjedhjet e përgjithshme. Me këtë të ardhme që e përshkruar si shqetësuese mendoni se në 2013-ën Shqipëria do ndodhet përpara nevojës së një rotacioni politik?
    Fillimisht do të thoja që Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të cilat shkojnë përtej pikëpyetjeve dhe dyshimeve. Pra të lira dhe të ndershme. Ku nuk ka dyshime apo problematika siç ndodhën në zgjedhjet e shkuara. Jo manipulime, jo ndërrim rregullash loje, jo dominim të komisionit qendror të zgjedhjeve, jo një kolegj elektoral i cili braktis përgjegjësitë e tij që i jep ligji. E theksoj se duhet me doemos të mbani zgjedhje të lira dhe të ndershme. Berisha është një person i jashtëzakonshëm. Ajo që unë nuk bie dakord janë politikat që ai kërkon të implementojë. Të kundërshtuarit e këtyre politikave nuk do të thotë se unë jam mbështetës i ndonjë platforme të ndonjë force tjetër politike. Unë nuk mbështes asnjërën prej tyre.
    Nuk ju përgjigjët direkt pyetjes time nëse Edi Rama mund të jetë një kryeministër i mirë.
    Si mundem unë mund ta di këtë? Ai kurrë nuk ka mbajtur një post të lartë drejtues në nivel kombëtar. Nuk kam asnjë ide dhe nuk dua të përfshihem në një çështje të tillë.
    Vitin e shkuar pamë një video-skandal të përmasave të mëdha ku përfshihej ish-kryeministri Ilir Meta. Ngjarjet që pasuan ishin gati tragjike siç ishte 21 janari ku humbën jetën 4 protestues.
    Ishte me të vërtetë tragjike.
    Më pas patëm zgjedhjet e 8 Majit ku ish-ministri Brendshëm gjatë ngjarjes së 21 janarit mundi liderin e opozitës dhe ish-kryeministri me partinë e tij morën gati më shumë se 50% të votave në këto zgjedhje. Çfarë po ndodh për mirë apo për keq në demokracinë tonë?
    Fillimisht para se të përgjigjem, ngrihet pyetja: A i fitoi Lulzim Basha me të vërtetë zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Ajo ishte shumë e çuditshme dhe e pajustifikueshme. Ndryshimi i rregullave të lojës, numërimi i votave të hedhura gabim etj treguan se kjo nuk është rruga mbi të cilën ecën demokracia. Sistemi gjykatave, në veçanti ai i kolegjit zgjedhor u duk i pa interesuar për ligjin dhe komisioni qëndror i zgjedhjeve u duk se ndihmoi mazhorancën. Mbetet një pyetje e hapur se kush fitoi në këto zgjedhje. Për sa i përket pyetjes suaj. Kjo është pyetja që duhet të drejtojnë shqiptarët që kanë votuar për njërin krah apo tjetrin. Vëzhgimi im është ky. Shqiptarët duket se votojnë për personalitete dhe mendoj se nuk duhet të jetë kështu. Shqiptarët duhet të votojnë për një qeveri efektive.
    Gjatë kohës kur ishit diplomat në Shqipëri a ka patur ndonjë rast kur kishit ndjesinë që po ndiqeshit, ishit nën survejim apo përgjoheshit nga autoritetet?
    Jo. Kurrë nuk e kam patur një ndjesi të tillë. Jeta ime në Shqipëri ishte tërësisht e hapur. Nuk e di nëse pretendimet janë të vërteta. Nëse janë të vërteta, atëherë jemi përballë një çështjeje shumë serioze dhe diçka duhet bërë për këtë. Çfarë më shqetëson lidhet me të gjitha ato veprime që kam parë që i ngjasin një loje të kalkuluar e të avashtë shahu me qëllimin final për përqendrimin e pushtetit në duart e një partie të vetme. Veçanërisht në duart e një personi.
    Sipas jush Berisha?
    Po, kryeministri. Ajo çfarë nuk dëgjoj janë njerëzit brenda partisë së tij, ishte vetëm një deputet që foli hapur.
    Mark Marku
    Pra, njerëzit brenda PD-së nuk flasin.
    Në fakt kur flisni për demokracinë brenda PD-së dhe kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës, z. Basha, e vetmja gjë që më vjen në mendje lidhet me destinacionin e tij të ardhshëm atë të drejtimit të PD-së, natyrisht i zgjedhur nga zoti Berisha. Ai është një person i artikuluar mirë, i rafinuar, por ai është i parapërcaktuar e jo i zgjedhur. Njëkohësisht duket se ka edhe pëlqimin e amerikanëve.
    Në nivel personal është shumë e lehtë si për të gjithë politikanët shqiptarë përfshi kryeministrin apo zotin Rama, zotin Meta, zonjën Topalli, zotin Basha t’i pëlqesh ata.
    Në këtë pikë ju bini në kundërshtim me Ambasadorin Arvizu kur vjen puna tek zonja Topalli.
    Unë jam një qytetar i thjesht dhe nuk flas si një ambasador amerikan. Jam i sigurt se ai mund të flasë më mirë se unë. Është e lehtë të pëlqesh të gjithë këta njerëz.
    Të paktën dy iniciativa serioze politike kanë lindur. E para që lindi si një lëvizje Aleanca Kuq e Zi, që ka ngritur disa shqetësime për retorikën patriotike dhe nacionaliste që përcjell, gjë e cila siç e dini përbën shqetësim në Europën Lindore, dhe e dyta një fraksion i PD-së Fryma e Re Demokratike që vjen si një parti e re politike. Si i shikoni këto zhvillime?
    Nëse presidenti Topi ka një parti me qëndrime të ndryshme dhe mund t’ia mbush mendjen popullit shqiptar dhe qëndrimet e tij kontribuojnë për të ardhmen e tyre, kjo është pozitive. Për sa i përket Aleancës Kuq e Zi, nuk ka asnjë të keqe evidentimi të qënurit krenar për vendin tënd, por ajo që është e gabuar quhet ekstremizëm. Nacionalizmi që krijon ndjesi të lëvizjeve ekstremiste nuk është e pëlqyeshme. Nuk mundem të gjykoj nëse kjo forcë politike përfshihet në sa thashë më sipër. Do të më duhet të rikthehem në Shqipëri për të kuptuar më shumë. Tani është koha për shqiptarët, klasën politike të thonë të vërtetën dhe të këmbëngulin për të vërtetën. Në Shqipëri mbeten shumë gjëra pezull pa u thënë, apo falsitete nga politikanët. Të thuash që 21 janari ishte një grusht shteti është falsitet. Të sulmosh prokuroren e përgjithshme në atë mënyrë është e pa-pranueshme. Të thuash gjëra për rivalët politik, kritikët jam i sigurt se shumë gjëra janë thënë për ty, e tëra është një falsitet. Njerëzit duhet të shprehin opinionet dhe pikëpamjet e tyre vërtetësisht. Qeveria krijoi një strategji marrëdhëniesh me publikun duke fshehur ato ngjarje shqetësuese pra nuk është qeveria në anën e thënurit të vërtetës një prej gjërave fondamentale të demokracisë. Kjo është një diçka e keqe për një shtet.
    A është Shqipëria ama një nga arsyet e pensionit tuaj që sipas disa thashethemeve në Shqipëri është i parakohshëm.
    Po deri diku dhe jo në atë sens që është sugjeruar. Dola në pension se kjo kishte kuptim për mua dhe gruan time në Departamentin Amerikan të Shtetit ishte shumë e vështirë të gjenim një post ku të shërbenim të dy si diplomatë, në një vend jashtë Amerikës. Kjo sepse në qeverinë amerikane nepotizmi është një diçka që nuk lejohet.
    Pra, deri diku shkuat në një pension të parakohshëm sepse ju donit të flisnit hapur për Shqipërinë?
    Mundet ta thoni këtë.http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=121144

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bajrak te pyeta nga te kemi?

    e pastaj te tregoj gjera..qe te kuptoc kta sokolet e edvinit..

    i ke bere 30 vjec?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    O Vhither ,Shqiperia ka 100 vjet qe eshte ne buze te gremines..kemi pare edhe me keq se kaq..prandaj merru me ndonje pune se po merzitesh ne pension me duket
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Te thuash qe vendi po shkon drejt gremines tashme, do te thote qe me perpara kemi qene shume miiiiire, dhe tani gjerat po shkojne me keq.....mos duhet valle ti rikujtojme z. Ambasador qe kemi kaluar periudhen e komunizmit me te erret ndoshta edhe ne bote, nje tranzicion te veshtire gjate post-komunizmit me shume ngritje dhe ulje, edhe ne kohen qe kane qeverisur te djathtet edhe kur kane qene te majtet ne pushtet.

    Fatkeqesisht, mua me duket qe z. Ambasador, si gjithnje dhe vetem perforcon perceptimin qe shume njerez kishin kur ai ishte ne detyre, eshte nje simpatizant i z. Rama dhe nuk e ka problem te prononcohet sa here ja kerkon ky i fundit.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    bajrak te pyeta nga te kemi?

    e pastaj te tregoj gjera..qe te kuptoc kta sokolet e edvinit..

    i ke bere 30 vjec?
    He more Brari lehte esht me fole ti nga amerika e une nga evropa ,shko jeto ne kosove apo ne shqiperi e maqidoni qfare krize eshte ki me sha edhe berishen e hashimin?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bajrak.. ste kam pa une ty me u merakos per popull te kosoves..
    i vetmi merak yti eshte se mos po e livdojn ahmet zogin e po na i bjen ndera enverit..
    pra leri filmat..

    ju enveristet skini atdhe as komb.. vec pallavren e partis..

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Uidhers: Përse dola në pension të parakohshëm

    “E vështirë të shërbenim të dy me gruan si diplomatë, në SHBA s’lejohet nepotizmi”
    Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, tashmë në pension, tregon gjatë një interviste në “Top Story” arsyet e tërheqjes nga shërbimi diplomatik. Sipas tij, fakti që ai dhe bashkëshortja janë diplomatë e bënte të pamundur emërimin e tyre në të njëjtën ambasadë amerikane jashtë vendit. Uidhers tregon se pas kthimit nga Shqipëria bleu shtëpinë që i mungonte, ndërsa ndjehet i kënaqur që është shumë kohë pranë bashkëshortes dhe nënës së tij 88-vjeçare.




    -----------------------------------------


    Ne pension te parakohshem te nxorri Departamenti i Shtetit sepse u bere sherbetor i nje force politike te nje vendi ku te kishin derguar te beje detyren qe te kishin caktuar.Po te kishe sado pak sinqeritet do te deklaroje duke pastruar ndergjegjen : – Me mori me qafe Edi Rama. Ky sherbim qe po i ben tani PS eshte i turpshem dhe per me teper i pakuptimte.

    Nuk me duket e rastesishme zgjedhja e dites per kete interviste, pikerisht ne te njejten kohe me viziten e perfaqesuesit te shtetit amerikan qe beri publikisht deklarata miratimi per politiken e qeverise aktuale.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ana-Paula
    Anëtarësuar
    17-09-2012
    Vendndodhja
    Pak atje dhe pak ketu :)
    Postime
    24
    Po c"ben ky Withers vetem per kritika e llafollogjira je mo,ashtu jemi vete ne te zotet per orator,por meqe e ke postin e drejtimit te larte mundoihu te besh dicka ne vend qe te flasesh shume.Nqs Shqiperia eshte buze gremines se kjo esht gje e re ne fakt asnje nuk esht ne dijeni ahhahahha lajm sensacional rreqethes per t"u cuditur,atehere veproni punoni me shume per t"a ndrequr Shqiperine qe nuk ngeli Shtet qe mundohet t"a komandoje.Sa e bukur je moj Shqiperi,por sa pak t"a njohin vleren...................

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •