Njė masakėr e vėrtetė ka ndodhur mbi njė familje britanike nė zonėn e Alpeve franceze, pranė liqenit tė Anesisė: tre persona janė gjetur tė vrarė brenda njė makine tip BMW me targa angleze, njė tjetėr i shtrirė pa jetė pak metra mė tutje dhe njė vajzė 10-vjeēare ndaj tė cilės janė zbrazur tė paktėn tre plumba, qė ka arritur tė mbijetojė dhe ėshtė dėrguar pėr ndihmė mjekėsore nė spital.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur nė zonėn e Chevaline, njė vend i preferuar pėr kamping nga shumė turistė, ndėrsa policia, e cila kishte rrethuar vendin e ngjarjes, gjeti pas 8 orėsh edhe njė vajzė tė vogėl vetėm 4-vjeēare, e cila ishte e gjallė pasi kishte mundur tė fshihej poshtė kufomave tė dy grave, qė paraprakisht mendohet se mund tė jenė nėna dhe gjyshja e saj.
Familja britanike mendohet se ishte me pushime nė kampingun e Saint Jorioz, pranė liqenit Anesi, ndėrkohė qė ende nuk ka tė dhėna pėr identitetin e tyre apo rrethanat dhe dinamikėn nė tė cilėn ėshtė zhvilluar ngjarja, qė ka shokuar gjithė komunitetin e zonės. Me rėndėsi pėr policinė mendohet tė jetė dėshmia e 10-vjeēares sė plagosur, e cila ka pėrjetuar tė gjithė skenėn e krimit makabėr dhe do tė pėrbėjė njė element kyē pėr tė zbardhur ngjarjen.
Krijoni Kontakt