-
Miss Shipėria 2009 dhe modelja Rovena Domi
INTERVISTA / Flet ish Miss Shipėria 2009 dhe modelja Rovena Domi
Dashurinė e vlerėsoj shumė si ndjenjė, por nuk e pėrkufizoj dot
Albert Zholi
Rovena ėshtė njė vajzė inteligjente, e bukur por dhe shumė kėrkuese, ambicioze. Arrtijet e saj nė fushėn e modelingut nuk janė tė rastėsishme, pasi ajo krahas modelingut studjon edhe pėr juriste. Gjithmonė e gjen nė aktivitete dhe nuk e harxhon kohėn kot. Larg veseve si pijet por e dhėnė shumė pas palestrės pėr tė ruajtur linjat e trupit. Ka objektiva tė caktuara nė jetė por dyert e suksesit nuk e mohon se pėrkojnė me konkursin Miss Shqipėria 2009.
-Si erdhi konkurimi pėr Miss tek Rovena?
Konkurimi pėr Miss ka qenė njė dėshirė dhe ėndėrr e imja qė nė fėmijėri. Mund tė them se nė kohėn kur e ndjeva veten tė sigurtė pėr kėtė konkurim e realizova me sukses.
Kush ishte nxitėsi kryesor?
Faktori nxitės kryesor ka qenė pa dyshim familja ime e cila mė ka dhėnė mbėshtetjen e duhur nė kėtė rrugė.
-Ēmimi qė morėt dhe si u ndjetė pas ēmimit?
Ēmimi qė mora ishte "Miss Fotozhenia" nė Gjermani nė eventin ndėrkombėtare tė bukurisė "Miss Queen of the World" si pėrfaqėsuese e Shqipėrisė. U ndjeva shumė e vlerėsuar nga pikėt e jurisė si dhe ēmimi.
-Kush ju pėrgėzoi i pari pėr ēmimin?
Koplimentet dhe pėrgėzimet kanė qenė tė shumta nga tė gjithė, por pėrgėzimet e para kanė qenė nga miqėsia ime.
-Kur ka filluar si modele Rovena dhe kush ju ka ofruar pėr herė tė parė?
Fillimet nė kėtė fushė pėr mua kanė si pikėnisje eventin e bukurisė "Miss Shqipėria" nė vitin 2009 ku unė konkurova. Mė pas ēdo gjė erdhi nė rritje.
-Si jeni ndjerė nė momentin e sfilatės sė parė dhe ēfarė modeli keni prezantuar. Ēfarė moshe kishit?
Sfilatat e para ishin shumė tė bukura dhe emocionuese njėkohėsisht pasi si nė ēdo fillim nuk isha mėsuar shumė me skenėn.Kemi prezantuar veshjet e stilistes sė njohur Rezarta Skifteri. Tashmė u bėnė rreth 3 -4 vjet. Athere isha adoleshente
.hahaaaaa
-Sa e vėshtirė ėshtė sot tė jesh modele?
Si ēdo fushė tjetėr edhe modelingu ka mangėsitė apo problematikat e saj. Duhen pėrmirėsuar disa aspekte kryesore tė tij si pagesa, organizimi, etj.
-A jeni e kufizuar nga jeta private me kėtė profesion?
Kufizime ka sigurisht p.sh nė fundjava kur ka organizime pėr sfilata apo duhet tė realizosh njė set fotosh nuk ke kohė tė mjaftueshme pėr jetėn private.
-Kur e keni ndjerė veten me keq nė profesionet tuaja?
Se di nuk mė vjen ndėrmend ndonjė ēast kritik haha deri tani ndjehem shumė mirė me profesionet.
-A jeni e detyruar tė mbani dietė dhe cila ėshtė dieta juaj?
Dieta strikte jo ,por kujdesem ndaj ushqimit nuk duhen konsumuar pije gazuese apo ushqime tė yndyrshme.Pa harruar qė faktori kryesor pėr tė qenė nė formė ėshtė palestra tė cilės i kushtoj shumė rėndėsi.
-A ka moshė ky profesion?
Sigurisht qė ka moshė dhe nė vendet mė tė zhvilluara nė modeling ka njė limit tė caktuar.Mosha e duhur pėr kėtė profesion vijon nga 18-26 vjeē.
-Cilat modele me famė botėrore janė idhull pėr ju?
Modelja Adriana Lima dhe Irina Shayk.
-Njė pėrkufizim pėr dashurinė?
E vlerėsoj shumė si ndjenjė, por nuk e pėrkufizoj dot.
-Jeni supersticioze?
Jo, nuk jam nuk i besoj gjėrave tė tilla, por atyre reale dhe objektive.
-Mardhėniet me kuzhinėn dhe kuzhina juaj e preferuar?
Marėdhėnia me kuzhinėn, kur kam kohė t'i pėrkushtohem asaj ėshtė shumė e mirė, Kur dua gatuaj vėrtet shkėlqyer.Kuzhina e preferuar janė disa, por po pėrmend spagetin me fruta deti, peshku etj
haha.
-Cilat janė problemet mė pikante tė femrės shqiptare sot?
Problemet e femrės dhe rolit tė saj nė shoqėrinė shqiptare janė tė shumta, njė ndėr to do tė veēoja punėsimin apo aktivizimin nė fushėn politike etj.
-Mendimi juaj pėr bashkjetesėn?
Mendimi pėr bashkėjetesėn ėshtė mė se pozitiv e mbėshtes, si njė etapė dhe fazė e nevojshme pėr tu kaluar para se tė ndėrmerren vendime pėrfundimtare.
-Motua nga e cila udhėhiqeni nė jetė?
Nuk kam ndonjė moto specifike ēdo gjė nė jetė duhet tė jetohet natyrshėm dhe pa komplekse.
-Njė ditė pune e zakoshme?
Njė ditė pune e zakonshme fillon nė mėngjės dhe pėrfundon mbasdite nėse ka tė bėjė me profesionin qė kam zgjedhur "juriste". Pra mėngjesi ėshtė nė zyrė ndėrsa ka tė bėjė me artin me siguri qė njė ditė e tėrė mė shkon duke bėrė foto pėr revista.
-Ku preferoni ti bėni pushimet?
Pushimet i adhuroj (haha) sidomos nė Spanjė, Miami, Gjermani etj.
-Cili ėshtė pėr ju modeli i politikanes?
Jozefina Topalli
-Veshja e preferuar?
Veshjet klasike, kryesisht fustanet qė tė tregojnė me sė miri linjat, pa harruar edhe takat haha.
-Ēfarė vlerėsoni tek njė njeri dhe ēfarė kritikoni?
Vlerėsoj shumė inteligjencėn dhe arritjet e tij nė jetė, ndėrsa kritikoj mungesėn e vullnetit, besimit nė vetvete, inciativave etj.
-Keni ndonjė peng nė jetė?
Jam shumė e re pėr pengje nė jetė. Deri tani dėshirat dhe ėndrrat mė janė realizuar.
Ēėshtė familja pėr ju?
Familja ėshtė baza kryesore pėr ekzistencėn e njė personi, mbėshtetja mė e madhe. pėr tė. E vlerėsoj shumė.
-A ndihet e vlerėsuar femra shqiptare sot?
Vleresimi ėshtė subjektiv varet sa e aftė je t'i arrish vlerėsimet positive. Por mendoj qė ka mjaft femra tė suksesshme nė karrierė dhe nė jetėn e tyre private. Nė Shqipėri ēdo gjė ėshtė nė progres.
-A ėshtė shoqėria shqiptare maskiliste dhe cilat janė format mė shprehėse tė saj?
Nė disa aspekte ka ende tipare maskialiste shoqėria shqiptare. Kjo evidentohet kryesisht nė fshatra apo zonat e thella. Disa nga format shprehėse janė mungesa e lirisė pėr tė dalė, e vendimarrjes, kufizimi i tyre duke i angazhuar vetėm me punė shtėpiake etj.
A jeni e dashuruar?
E theksova mė lart "dashurinė"e vlerėsoj shumė si ndjenjė. Pa tė nuk je asnjėherė e plotė dhe njė vlerėsim i tillė e tregon mė mirė pėrgjigjen
haha.
-Kur ndiheni mė mirė kur ju thonė jeni simpatike apo jeni inteligjente?
Ndjehem mė mire sigurisht kur mė thonė "jeni inteligjente" apo mė mirė akoma kur thuhen tė dyja.
-Cilat janė planet tuaja nė sirtar nė mardhėnie me idetė profesionale?
Planet nė sirtar janė tė shumta duke i nisur nga shtatori kryesisht kanė tė bėjnė me studimet e juridikut.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt