ISUF LUZAJ
(Parathėnie e autorit pėr librin Lamtumira e Yjeve)
I
Nga tė pesė artet, letėrsia dhe nga tė pesė degėt e saj, poezia, nuk e pranojnė mediokritetin.
Njė pikturė jo perfekte, vėshtrohet,
Njė skulpturė jo perfekte, durohet,
Njė arkitekturė jo perfekte, banohet,
Njė muzikė jo perfekte, dėgjohet,
Njė bukuri jo perfekte, soditet,
Njė roman jo perfekt, lexohet,
Porse, njė poezi jo perfekte, NUK DUROHET.
Kjo apoftegmė e Filozofisė sė arteve1) ėshtė pranuar e vėrtetė qė prej tre mijė vitesh mė parė me Budėn, Konfucin, Platonin dhe nga tė njėzetė e njė filozofėt qė pėrbėjnė mendimin universal.
Njė roman, njė novelė, njė biografi, njė dialog ose monolog, njė episod historik, lexohen njė herė dhe mbėshteten ne raftet e vjetėr tė ēdo biblioteke, porse njė poezi e vėrtetė me art, filozofi, bukuri, ndjenjė, emocion, mesazh etj., lexohet njė mijė herė nėper shekuj, siē lexohen Homeri, Dante, Gėte, Rilke, Lamartin, Musse, Leopardi etj.
Nė poezi, ekzistojnė dy fuqi misterioze: fuqia tėrheqėse dhe fugia shtytėse-largonjėse, si nė fizikė, por ekziston edhe njė fuqi e tretė, si njė cilėsi estetike: Origjinaliteti.
Tė dy fuqitė e para: Tėrheqja, pėlqimi pozitiv dhe shtytja, largimi negativ, japin si rezultat: imitacionin dhe kontradiksionin, si dy fuqi ekuilibri tė Universit.
Fuqia e trete misterioze ėshtė ajo qė zėvendėson Arkitektin e Universit, i cili krijon, rregullon, kontrollon fuqitė kozmike.
Frymėzimi ėshtė fantazia, iluzioni, dėshira dhe sa shije tė tjera qė ēelin apetitin e shkrimtarit.
Ky frymėzim vjen sė jashtmi dhe fillon shumė ngadalė, si violina e njė UVERTURE qė na pėrgatit fantazinė pėr tė hyrė nė botėn e dramės sė muzikuar, qė e quajmė me njė fjalė latine "OPERA".
Nė mes tė atyre tri fuqive, na puth si njė fllad freskonjės kujtesa e leximeve si koinēidenca dhe simpatira tė temperamentit, qė janė si parfumi i furrit, qė na ndjell shijen e bukės. Kėto figura, trajta, ngjyra, mendime, pėrshkrime, bukurira do tė shkėlqejnė nė muzikėn e vargut dhe nė ndjenjėn e sinqertė tė ngjitjes sė shpirtit nė njė atmosferė mė tė lartė se jeta fizike. Kjo pėrshtypje fantazie, shumė herė ngjan me njė FANTAZMAGORI qė i jep trup fizik idesė, bukurisė dhe sė vėrtetės. Kur kjo gjendje e parandjen trishtimin, atėherė nė shpirtin e poetit vjen mėrzia.
Ndodh shumė herė qė poeti mėrzitet nga mungesa e rregullit, padrejtėsia ose asnjanėsia e shoqėrisė sė ftohtė letargjike dhe pėr udhė shfrimi i mbetet vetėm refugji fetar. Nė disa raste perfeksioni, kėtė gjendje shpirtėrore e gjejmė me termin REVELACION, nė shenjtorėt si AGOSTINI i AFRIKĖS ose nė MISTIKĖN e MUHHAMAD GAZALIUT nė interpretimin e besės Islame ose nė Budėn qė e quan NIRVANA.
Atėherė gjėrat marrin figura e kuptime misterioze, sikur kėrkojnė njė zhvillim tė ri tė problemit te vjetėr tė PĖRJETĖSISĖ.
Gjendet poeti nė mes tė Metofizikės, Metalogjikės nga njė anė, pozitivizmit, materializmit, tautologjisė nga ana tjetėr, dhe kėrkon njė udhė shpėtimi. Shumė poetė si GĖTE, HYGO, D'ANNUNZIO, BORGES, PRUST etj. kėrkojnė udhėn e shpėtimit nga angushtia e boshėsisė nė njė krijim FANTAZMAGORIE, ashtu si i eturi gjen kėnaqėsi nė njė gotė uji burimi ose nė ndonjė degė me trėndafila tė freskėt qė njė dorė bujare ia dhuron si mirėnjohje dashurie.
Trazohen shumė herė, me njė vetėtimė humori, vargjet optimiste, dinamike tė ndritur, dashuronjės me fantazmat e mėrzisė, si rubi, tė zezė mbi njė pjatė farfuri tė bardhė plot me ACQUAMARINE tė BRAZILIT, qė padashur e pėrvujtėsisht sjellin atė lloj melankolie si tingujt e kėmbanės se madhe tė Fretėrve nė Shkodėr, kur lajmėron vdekjen e njė shoku. Ne kėtė ēast, mė duket qė vdekja nuk ėshtė aq e tmerrshme siē e sheh SARTRE dhe mėsonjėsi i tij HEIDEGGERT pėrpara boshėsisė.
Vargu fillon me njė gjendje shpirtėrore qumėsht tė bardhė tė Shėn Anselmit ose tė RUMIUT nė lutjet mistike.
Ėshtė nė kėtė jetė imagjinare, qė kam shprehur diku nė vargjet e mia bonjake tė mėrgimit afėrsisht kėshtu: "Nė sa pretendova, asgjė nuk realizova, sepse vonė e kuptova, qė jam gatuar nga bashkimi i asgjėsisė dhe fatcaktimit cinik, me dėshirėn djegėse qė durova gjithė jetėn, t'i lė njė testament, si mėsonjės shkolle fillore, rinisė sė shekullit 21 (njėzet e njė) pa shpresė tė qartė qė do tė ma dėgjojė. Di qė s'jam asgjė, as do tė jem i gjallė kur tė kem vdekur, veēse njė zė nė vesh, njė pikturė panorame historie me ngjyra, njė meteor, si njė fletė luleje e vdekur nė poēarin e njė kishe tė braktisur tė njė fshati, kush e di se ku".
Do tė doja qė jeta tė shpjegohej sinqerisht, pėr t'u ngjitur nė lartėsirat e kozmogonisė me vallen e yjeve edhe pse kėta mė thonė: Lamtumirė!
Eksodi qė bashkoi solidaritetin me idealin dhe fuqizoi vullnetin pėr pėrpjekje tė palodhshme, krijoi njė gjendje, shpirtėrore perseverance nė luftėn e ideve, qė mė frymėzoi njė superioritet angushije klinike, qė herė pas here ndizet si njė dritė e pa kontrollueshme, as nga realiteti, as nga mėshira, as nga perėndimi duke kėrkuar njė ligj njerėzor si ai i serenitetit tė yjeve nė mes tė qiellit tė ZODIAKUT.
II
Janė disa ēaste tė NĖN-NDĖRGJEGJES, kur kėrkesa pėrpiqet pėr muri, qė na ndan tė shohim ē'ka nė atė anė tė tij, porse gjejmė njė asgjėsi, njė boshėsi, njė errėsi, me aq turbullim tė imagjinatės, me aq neveri tė jetės, saqė mendim i kėrkon REFUGJE nė Filozofi, pastaj nė Metafizikė dhe Metologjikė.
Ne kėtė gjendje shpirtėrore kėrkoj atė qė Sokrati i pėshpėriti nxėnėsit tė tij FEDUSIT, kur i tha: "Qoftė e mundshme qė e BRENDSHMJA dhe e JASHTMJA e njeriut tė jenė NJĖ". Mė ngjan sikur Ati i Filozofisė ėshtė duke biseduar me BUDĖN dhe me IBN-AL-ARABINĖ, nė udhėtimin e vetmuar tė tė parit.
Nė eksperiencėn e ekzistencės sime, kam gjetur se disa ēaste mendimi, nė heshtje, nėpėr krahė tė imagjinatės sė disiplinuar na paraqiten disa kujtime jete, disa ambiente imagjinare, disa rregulla sjelljeje, disa dorėheqje nga uritė e mishit dhe tė gjakut, qė lehtėsohemi nga balta e gravitetit tė instikteve qė na ngjizen nė harmoninė e muzikės sė BACHUT dhe nė Mėsimin e KONFUCIT.
Janė disa rrugė qė i ēelin shpirtit dritaret pėr tė parė si pėrbrenda dhe pėrjashta, njė sėrė aksidentesh, koinēidenca surprizash, qė na bėjnė tė nėnqeshim, duke u tallur me trishtimin.
Duhet ta shohim jetėn qė sė larti e qė sė largėti, sikur jemi nė aeroplan, nga ku duken vetėm bukuritė e natyrės, gjeometria e qyteteve nė lumturi, sepse nuk shohim ē'ndodh nė mes tė njerėzve, qė tė shumtėn e herės ėshtė TRAGJEDI. Ashtu do na duket jeta nė paqe dhe harmoni, e bukur, e gėzuar. E sotmja me premtim tė sjellė njė tė nesėrme tė lumtur. Do shohim shumicėn e fenomeneve tė Natyrės si njė epokė tė re krijimi, festimi, yjet qė shkėlqejnė duke na u afruar, zogjtė qė kėndojnė rreth nesh, burimet qė gurgullojnė njė harmoni paqeje, njerėzit qė duan njėri-tjetrin.
Janė fenomene shumė paqėsore, pluridimensionalė tė Natyrės, tė reflektuar nė njė pasqyrė nė binomin: ARTE-SHKENCA, qė janė prodhime tė intelektit, qė provojnė se jeta ekziston si pėrbrenda nė shpirt dhe pėrjashta nė mendje, nė krijim, nė veprim. Maksimi i njohur: Ku ėshtė shpresa, ėshtė jeta, mė ngjan mė i sigurt ta kthehim 180 gradė dhe tė themi: "Ku ėshtė jeta, ėshtė shpresa".
Jeta ėshtė mjeti, po shpresa ėshtė frymėzimi, fuqizimi, vėrvitja, besimi, zjarri qė ēel kyēet e misterit, duke dhėnė jetė dhe dritė atje ku mungojnė motivet dhe iniciativat. Ajo ndez ēirakėt e kėrkesės dhe tė therorisė. Ajo ėshtė ilaēi i mrekullueshėm i mendjes; ajo ėshtė mjeku i pagabueshėm si nė diagnozėn dhe nė farmakologjinė kuronjėse.
Aleksandėr Pope shkruajti: "Shpresa ėshtė pranvera e pėrjetshme: nė zemėr tė njeriut tė drejtė".
Shpresa u jep jetė tė re idealeve edhe kur ngjan se ata po vdesin. Ajo ripėrtėrin ėndrrat, ajo u jep fuqi tė re jete pėrpjekjeve, ajo fiton kundra ēdo porte tė mbyllur, ku ėshtė shkruar: PAMUNDĖSI.
III
Fati i librave tė mia, mbetet ENIGMĖ sepse shumė kohė mė ndau nga gjeneratat e reja tė atdheut, sepse kam jetuar nė botėn e bibliotekave pa kontakt me realitetin e atdheut, sepse rutina e mėsonjėsit mė mban nė njė frazeologji sintetike, e zorshme pėr ligjėrim, sepse nuk njoh termat teknike tė Filozofisė nė gjuhėn time, sepse mė ėshtė e pamundur tė vij nė kontakt me botėn intelektuale shqiptare: sy pėr sy, vesh pėr vesh, zė pėr zė...
IV
Sa mė shumė vuaja, aq mė shumė mė forcohej besimi qė pata nė lirinė e popullit tim, sa mė shumė gjendesha i vetmuar, aq mė shumė jetoja nė mes tė racės sime. Pjesa mė prodhonjėse e kohės sė jetės, mė burgosi nė ėndrrėn e Atdheut. Mė ndihmoi memoria, qė ėshtė si njė monedhė lėmoshe: mė jep aq pak sa do ajo, pėr tė blere bukėn e pėrditshme dhe, ky shqetėsim ėshtė armik i iniciativės pėr krijim letrar. Njoha hėm guximin, hėm diziluzionin si dy fytyra antagoniste, qė me uniformėn e paditurisė loznin PING-PONG me pėrpjekjen time si top llastiku, nėpėr labirintet e arsyes e tė ndjenjės, pa pasur, pėr mė shumė se gjysmė shekulli njohjen e miqėsisė sė popullit tim.
Qesh i kuptuar dhe i respektuar nga turma anonime e auditorėve dhe klasave tė shkollave tė huaja, ku dėshiroja tė shihja racėn time, dhe, ky pengim irracional, mė bėnte tė mendoja qė duartrokitjet e nxėnėsve u ngjanin hipokrizisė sė funeralit, ku njerėzit kontraktojnė muskujt e fytyrės dhe vėshtrimet, pėr t'ju adoptuar situatės uniforme amorfe, pa asnjė shqetėsim shpirtėror tė dhembjes...
Mė ngjante vetja, si njė i dėnuar me vdekje, tė cilit pėr kėnaqėsi tė fundit, i jepet "privilegji" tė asistojė si spektator real nė njė komedi humoristike. Mbyllesha nė lėvozhgėn e mėrgimit, e pėrbėrė nga dhembja e nostalgjisė pėr Atdheun tim.
Njoha frymėzimin e kohės, porse nė tė njėjtėn kohė, njoha edhe zhgėnjimin e saj, qė mė shkiste nėn kėmbė, siē shket kumi nga dora qė, sa mė shumė ta shtrėngosh, aq mė shumė e aq mė shpejt bie, ikėn, zhduket.
Puna ime, qė ushqehej ēdo orė e ēdo ditė nga heronjtė e mendimit pėr t'u bėrė burim, ku do tė gjerbnin rinia e huaj heterogjene nė raca, gjuhė e ngjyra, mė jepte shpėrblim shpirtėror tė papėrshkrueshėm. Porse, kur vėshtroja tė rinjtė e tė rejat tė entusiazmuar nga horizonti i ri qė ēelte filozofia, mė kapėrthente njė trishtim i papėrshkrueshėm, kur mendoja nė rininė shqiptare, qė s'e kisha nė klasat e mia. Mė dukej sikur predikoja nė mes tė SARARĖS. Sepse e dija qė porsa tė mbaronin studimet, kjo rini do tė mė harronte, siē harrohen njė palė kėpucė tė vjetra tė palė kėpucė tė vjetra tė hedhura poshtė. Po tė ishte rinia e racės sime, jo vetėm qė do tė takoheshim gjithė jetėn, por do tė kisha gėzimin tė ndėrtoja kėshtjella qytetėrimi pėr racėn time fisnike. Nė mijėra te reja e te rinj, tė tė gjithė kombėsive te botes, tė cilėve u koja ēdo ditė ushqimin e katedrės, mė dukej qė i hidhja ujė me kabash plazhit pėr ta transformuar nė kopsht me lule. Shumė herė mė paraqitej si fantazmė figura e AGUSTINIT tė AFRIKĖS, i cili tregon qė nė njė nga ditėt e jetės sė tij, duke shėtitur nė buzė tė detit, mendonte si ta zgjidhte problemin e ekzistencės sė Zotit. Nė njė ēast pa njė foshnjė qė me njė kabash nxirrte ujė nga deti dhe e derdhte mbi kumin e plazhit. U ēudit filozofi, tė cilin pas vdekjes e deklaroi Vatikani shenjtor, dhe, duke qeshur i tha foshnjės:
- "Mos u lodh kot, se ti me kėtė kabash me ujė deti,
nuk e bėn dot plazhin lulishte"
- "Edhe ti mos u lodh kot, - iu pėrgjigj foshnja,
- se kėrkesa jote ėshtė mė marrėzi se imja".
Dhe nė ēast foshnja zhduket. Kishte qenė njė ėngjėll i krijuar nga Krishti pėr tė korrigjuar mendjen e At AGUSTINIT.
Pra, mendoja nga dėshpėrimi: dje qesh dikushi, qė erdha nga BOSHĖSIA me karakteristikė anonimije si njė VEXHETAL i panjohur, dhe, nesėr do tė jem ASKUSHI nė vendin tim. Ky obsesion i atdhedashurisė, m'u bė njė trishtim klinik i pashėrueshėm.
---------------------------------------------------
1) Shih librin: Filozofia e arteve dhe e shkencave.
Krijoni Kontakt