Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1

Tema: Genc Leka

  1. #1

    Genc Leka

    HEREZIA ARTISTIKE E POETIT GENC LEKA


    Nga Astrit BISHQEMI



    "Lirika plot do lėnė pas poetėt"




    Njė pasdite tė ngeshme, duke gėrmuar nė njė tog librash tė vjetra, gjej njė dyfletėshe me shkrim tė bukur, tė njohur, tė dashur. Sytė mė ndalen te vargjet kuptimplote:
    "Lirika plot do lėnė pas poetėt
    pėr mallin, helmin, gazin e pafund!"

    Zemra mė drithėrohet. Janė vargje tė njė tjetri Trifon Xhagjika, lirika qė la pas njė shoku im, njė miku im…
    Quhej Genc Leka. Natyrė e shkathėt dhe e hedhur qysh nė fėmijėri. I zgjuar, gazmor plot ėndrra pėr jetėn. Por "Ah ėndėrrr’ e kaltėr u kėput nė mes!. . .". Njė ngjarje e hidhur ia ngriu gazin nė buzė, ia errėsoi diellin, e tkurri e ngathtėsoi. I ati, Bardhoja, nėpunės i thjeshtė nė qytetin e vogėl tė Librazhdit, arratiset pėr t`u shpėtuar pėrndjekjeve politike. Ishte viti 1952. Atėherė familja u cilėsua me biografi tė zezė. Djali 10-vjeēar e ndjeu mungesėn e tė atit nė shtėpi e nė jetė. Nė zemėr iu krijua njė boshllėk qė nuk do i mbushej kurrė. Shokėt i druhen. Fėmijėt e tjerė edhe nė lojė i largohen, sikur tė kishte zgjeben. Kjo braktisje e lėndon tepėr njomėshtakun e ndjeshėm. I tronditur, ai mblidhet nė vetvete. Po shkollėn e ndjek. Gjithnjė shkėlqyeshėm nė mėsime. Duke u strehuar te ndonjė mik i dikurshėm i tė atit, me vėshtirėsi, me mungesa e sakrifica tė mėdha, vazhdon nė Elbasan padagogjiken. Pastaj mėsues, doemos nė zonėn mė tė thellė malore tė rrethit tė Librazhdit, siē ėshtė Ēermenika. Nė Orenjė (Gurrė-Gegė) e nė Zdrajsh. Tip i rregullt, i thjeshtė nė veshje e nė sjellje, meditues, fjalėpak. Punon me pasion. I dashur, i ngrohtė e komunikues me nxėnėsit e kolegėt. Njihet me njė mėsuese, vajzė nga rrethi i Korēės, martohet e krijon njė ēerdhe tė ngrohtė familjare. Duket sikur fati nuk po tregohet njerk me tė… Kohėn e lirė nuk e kalon kot. Ėshtė i apasionuar me letėrsinė. Rri deri natėn vonė sipėr librave, me dritėn e mekėt tė llambės sė vajgurit. Njeri i talentuar. Shkruan pa rreshtur vargje. Nga ato mundi tė botonte vetėm disa poezi te "Zėri i rinisė" e te "Pionieri" ("Rrethi i hėnės", "Harabelat" , "Kjo rrugė", "Oxhaku" etj). Pasdite e gjen nėpėr shtėpitė e fshatarėve, duke biseduar me tė moshuar. Mbledh folklorin e trevės: kėngė, pėrralla, gojėdhėna, legjenda, fjalė tė urta, doke e zakone pėr raste gėzimi e hidhėrimi, pėr dasma e kobe. I hedh pastėr nė fletore tė gjitha ato e i nis herė pas here pėr nė Tiranė. Qe njė bashkėpunim i frytshėm me Institutin e Historisė e tė Gjuhėsisė.
    Po ja qė erdhėn ditė mė tė zeza pėr "tė deklasuarit". Nė valėn e hienės famėkeqe luftė klasash, mė 1966 pushohet nga puna si intelektual me njollė nė biografi (Si mund tė edukonte me moralin komunist brezin e ri biri i njė tė arratisuri?!). Lė shkumėsin e rrok kazmėn. Punon nė fermė. Mė tej detyrohet tė kthehet nė fshatin e lindjes, Bėrzeshtė. I provon tė gjitha punėt: herė me shatė nė bujqėsi, herė bari lopėsh, herė punėtor ndėrtimi. Po nuk e lėnė tė qetė.
    Reth viteve 1976-`77 nė kooperativėn bujqėsore tė fshatit Sigurimi zbulon "njė grup armiqėsor" qė kishte dėmtuar e vjedhur drithė, gėlqere, ēimento etj. Me sabotuesit, arrestojnė edhe Gencin, sė bashku me shokun e tė afėrmin e tij Vilson Blloshmi.
    Edhe ky Vilsoni ishte djalė me vullnet. Mbaroi pedagogjiken, por nuk e lejuan tė punonte asnjė ditė mėsues. U detyrua tė shkonte punėtor nė minierėn e hekur-nikelit tė Prrenjėsit. Me gjithė lodhjen e skėterrshme tė nėntokės, pas turnit e gjeje pėrsėri mbi libra. Pėrvetėsoi disa gjuhė tė huaja. Madje u zhvillonte kursin e gjuhės frėnge inxhinierėve tė minierės. Krijon aty-kėtu edhe vetė ndonjė gjė letrare, po mė tepėr pėrkthen. Veē citimet e barcoletat e tij cilėsohen si "helm i sheqerosur", se u vrasin veshin njerėzve tė piramidės moniste. Ndaj ata i gjetėn ditėn e i hodhėn prangat.
    Muaj tė tėrė tortura ēnjerėzore. Akuza pėr dy kushėrinjtė ėshtė e rėndė, e paimagjinueshme, e pėrbindshme: "Keni shpifur pėr realitetin tonė tė mrekullueshėm, pėr jetėn tonė socialiste, pėr njeriun tonė tė ri: keni frymėzuar dėmtuesit e kooperativės, keni sharė kupolat, keni qenė tė pakėnaqur; keni shkruar poezi kundėr frymės socialiste, keni komentuar Khajamin, keni lexuar "Biografinė e Muhamedit" si dhe poezi dekadente tė Bodlerit me shokė, keni…". Njė gjyq i gjatė (6-13 qershor 1977), model, i montuar, i turpshėm. Me dėshmitarė nga mė tė pafytyrshmit. Me dashje e padashje, sollėn edhe mėsues letėrsie tė shkollave tė rrethit pėr tė "komentuar" poezitė e Gencit, pėr tė dėshmuar pėrmbajtjen disidente tė tyre. Pėr tė njėjtin qėllim paraqitėn para gjyqit edhe reēenca nga Tirana "tė shokėve" tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Dhe, sė fundi, dėnimi i paramenduar qysh nė fillim: me vdekje! O errėsirė e Mesjetės! O inkuzicion i tmerrshėm! Me vdekje, sepse guxuan tė mendonin e tė flitnin ndryshe nga mediokriteti i kuq! Nė pushkatim dy njerėz nė moshėn mė tė bukur! Genci as 36 vjeē, Vilsoni as 28. Mė 17 korrik 1977 plumbi i zi qėllon qorrazi zemrat e pafajshme, kėngėt e pakėnduara.
    …Gishtėrinjtė mė dridhen nga emocioni. Sytė mė rrėmbushen. Gjoksi mė hidhet. Nė duar mė rėndojnė vargjet e poetit. Nuk janė nga mė tė spikaturat poezi tė tij, megjithatė mund tė dėshmojnė pėr talentinm e Gencit. Dhe unė ndjej detyrimin moral qė t’i bėj pronė tė tė gjithėve ato vargje, qė munda t’i shpėtoj nga pėrndjekja, nga gjuetia e shtrigave. Rreh njė zemėr e lėnduar aty, njė zemėr qė "dridhet si njė zog i vrarė". Vlon nė to "si det me dallgė shpirti me ballada". Ėshtė shpirti i poetit, qė nė vendin e panjohur ku e kanė groposur, ende nuk po gjen prehje, por gurgullon i nxehtė, si ujrat termale nga thellėsitė e nėntokės.
    Sot, pas pesėmbėdhjetė vjetėsh, tė falem ty, Demokraci, qė mė dhe mundėsinė ta shqiptoj me plot gojėn emrin e shokut e tė mikut tim tė dikurshėm!

    Dhe ja poezitė e Gencit:

    1.

    ...Ēdo vjeshtė vinte njė varg me ciganė..
    dhe kėndonte plot mall e trishtim:
    " Se si janė, ca gra, se si janė…
    … Ah, tė vrasin me fjalė, moj dade
    dhe tė ngjallin veē me njė vėshtrim!. . ."

    Dhe shkuan ciganėt nė rrugėt plot fletė,
    me kėngė, me kuajt revanė…
    dhe pas i pėrcillte plot duf njė gėrnetė,
    siē ndizet veē shpirti cigan…

    Ah, prap er’ e vjeshtės m’i zgjoi kujtimet
    me kėngėn e vjetėr cigane pėr gratė…
    Nė vitet e brishtė mė ēojnė mendimet
    (si vesė mėngjesi m’u tretėn gėzimet…)
    dhe thinjat m`u shtuan ēdo natė!…

    Se si janė ca gra se si janė!
    gjithnjė mė mundon ky mendim….
    Po pse, o ciganė, a gjetshi belanė.
    me kėngė me kuaj ēuditni dynjanė
    dhe vjeshtės kėndoni me mall e trishtim
    Se si janė ca gra se si janė?!…

    Shtator 1970

    2.

    KUJTIMI YT mė hodhi kėtė natė
    nė thellėsinė e brengave pa fund…
    (Ah, ėndėrr’ e kaltėr u kėput nė mes!…)
    Dhe nis mendimi rrugėn mė tė gjatė,
    por shteg’n e blertė nuk e gjen gjėkund,
    ndaj VEZULLON ēdo mbrėmje…
    ēdo mėngjes!…

    Pranverė 1972

    3.

    Kjo zemėr hidhet si njė zog i vrarė
    si det me dallgė shpirti me ballada
    Mė djeg kjo flak` e dashuris’ sė parė
    Dhe dritė hedh tani mbi tri dekada.

    Pranverė 1972

    4.

    Qyshkur rėnkon e hesht ti zemr’ e mjerė.
    Qyshkur, ti shpirt plot derte s’je i qetė!
    Veē . . . nw s’ju ēeli edhe kjo pranverė
    . . . Pėr jetė jini tharė. . . ah, pėr jetė!

    Janar 1971

    5.

    O ėmbėlsi e viteve rinore…
    o pika lot, o drithma mallėngjimi
    Pse ma tronditni botėn shpirtėrore
    me brenga, mall e zbrazėti dyshimi?...

    Nė cilėn zemėr hytė si pranverė
    dhe nuk i sollėt zemrės lumturi?
    Por kur derdh vjeshta fletėt nėpėr erė
    pranverė na do zemra pėrsėri!…

    Dhe sa mė shumė do shkojnė vjetėt
    Zėmrat s’do ndjejnė qetėsi gjėkund`…
    Lirika plot do lėnė pas poetėt…
    Pėr mallin, helmin, gazin e pafund!

    O ėmbėlsi e viteve rinore,
    nė cilėn zemėr hyre nė fillim?
    Si erdhe ti prej viseve qiellore
    Si brengė, gaz apo si ngushėllim?. . .

    Pranverė 1972

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, shkurt 2009)



    Genc Leka - foto (nr 1)

    Genc Leka dhe Vilson Blloshmi - foto (nr 2) (skulpturė, memorial)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •