Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1

Tema: Azem Troqe

  1. #1

    Azem Troqe

    AZEM TROQE


    Azem Troqe u lind mė 1966 nė qytetin e Vlorės. Ka ndjekur studimet e larta nė Fakultetin Gjuhė-Letėrsi nė Elbasan. Ka botuar poezi nė shtypin periodik si: “Zėri i rinisė”, “Nėntori”, etj.
    Poezia e tij shpreh shpirtin e tij tė shqetėsuar poetik, timid dhe tė ndjeshėm, karakteristikė kjo edhe e natyrės sė tij njerėzore.


    MENGJES

    Vizatoi njė derė,
    hyri brenda.
    Mira dhe Jori
    pinin ēaj.
    Njė pellush
    hante qafėn,
    kaēurrelat vrisnin
    karficėn.
    Ajri mbante
    erė tė mirė.
    Kot e shava, tha,
    kėtė mėngjes.
    Dielli nė kopsht
    hante fruta
    tė kuqėrremta.

    HENA NE DRITARE

    Hėna futi kokėn nė dritare,
    futi dorėn nė shtrat, preku njė trup
    tė lakuriqtė. Nė tė vėrtetė ishin dy trupa
    tė lakuriqtė. Preku bukuri mashkullore.
    Gjėra tė tjera mė tė bukura
    nuk i pa dot, nuk i preku.

    PASDITE NE FSHAT

    Lėkundjet e kumbullės larguan tė fundmin
    harabel tė ditės. Lehja e qenit
    shoqėron kthimin e bagėtive. Rruga
    pa hapa. Sė largu vjen e qara e pyllit.
    Hija e rėndė e njė reje paralajmėron shiun.
    Vajza nė dritare psherėtin: -tė gjithė
    e ditkan dhimbjen time?

    KUSHTUAR A. H.

    Po vuan poeti,
    zemėrndarė nė thela
    nga thikė e dashurisė.

    Eklips total diellor,
    mbi fytyrėn e tij fytyra e saj
    ėshtė ngulur.

    Mbaruan ditėt e mėndafshta,
    stilolapsi fle nė xhep.

    Gjithė ky burrė i madh
    u fut
    nė njė gotė verė.

    Duke u lutur ēdo natė
    bukurosheve tė frikshme
    mos tė trishtojnė
    stilolapsin e tij tė zjarrtė.

    NE VARRIM

    I vdekuri buzė gropės sė varrit.
    Pėrreth pėrcjellėsit. Qiparisat nė heshtje.
    Dikush flet pėr virtytet
    e tė ndjerit, pėr ndershmėrinė, pėr meritat.
    Nga mallėngjimi i dridhet buza,
    nga goja i derdhen tinguj gjysmakė.
    Njerėzit nėnqeshin. E zbresin tė vdekurin nė tokė
    dhe ndėrsa i hedhin baltė, kujtohen, edhe ai
    ishte dikur njė gjysmėmemec i lezetshėm,
    pėrsėriste fjalėt si rrotė e ndryshkur,
    kujtojnė shakatė qė bėnin, fillojnė tė gajasen.
    Gjithė duke qeshur, i vėnė pėrsipėr ca lule
    dhe largohen duke thėnė: “Sa keq qė na le, miku ynė!
    kishim nevojė pėr ty”.

    I vdekuri nė varr isha unė.

    PERQAFIMI

    Seē kishte njė lodhje tė bukur.
    Nga nėna e saj e sėmurė a ndofta
    e pamėsuar ish me bardhėsinė e pandalshme
    tė mureve, ēarēafėve, doktorėve.
    Mė ftoi pėr kafe nė bar.
    Flokėt i kish si nata, sytė si deti, buzėqeshjen,
    si dhe emrin, i kish prej lulemimoze.
    Kur u ndamė, mė vodhi njė pėrqafim.
    Mbrėmja qeshi, miratoi. Nuk u pamė mė.
    S’e kėrkova.

    Ruaj pėrqafimin,
    mbėrthyer nė shpirt
    si gur tė ēmuar.

    ENXHI LUAN NE PIANO

    Enxhi luan nė piano.
    gishtat e saj janė yje
    mbi vesėn e mbrėmjes,
    muzika e saj kėngė bajameje
    nė fillimmarsin e pranverės.
    Po ajo nuk e di.

    E vogėl bota,
    futet e tėra nė dhomėn
    ku Enxhi luan nė piano,
    hidhen e pėrhidhen karriget
    nėn ritmin e pambarimtė,
    zogj tė kaltėr ēukisin
    ditėn e djeshme,
    qė akoma pat mbetur
    shtriqur mbi divanet,
    muret pėrloten,
    bėjnė “shėt” me fashat e dritės,

    sepse Enxhi luan nė piano.

    VDEKJA

    Baba, kush ėshtė ajo zonjė e bardhė
    atje tej, qė na pėrshėndet
    me dorėn e bardhė e me fjalė
    gėzimi?!

    Kopshtarja e kopshtijeve tona.
    E pėrhershmja. Shėtit nga lulja
    nė lule, nga pema nė pemė,
    prashit dheun, krasit degėt,
    nuk lodhet, tėharr barėrat,
    mbledh gjethet, nuhat lulet,
    duke thithur hundėt. Kėndon:
    “jetė, o jetė e shtrenjtė”!

    Herė-herė kėput
    njė trėndafil
    a njė zambak.

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė: "Gazeta e Athinės")

    Azem Troqe - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •