ADRIAN SALIAJ
Adrian Saliaj u lind mė 1964, nė qytetin e Vlorės. Lėvron qė herėt poezinė, prozėn dhe sprovėn e mendimit estetik, duke spikatur e tėrhequr vėmendjen e krijuesve vlonjatė. Pėr njė kohė tė shkurtėr emigroi nė Austri. Eshtė pjesėmarrės nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Poezisė "POETEKA".
Ka botuar:
"Fjalėt qė bota harroi", poezi, botimet "Ideart", Tiranė 2007.
"Njė tjetėr Harmoni", poezi, botimet "Ideart", Tiranė 2010.
DHE S’DI
Ia nisi kėngės gjethja
Pikon e loton shpresa
ti hesht nė fund tė paqes
e s’di nga rrodhi vjeshta
e s’di nga rrodhi dimri
e s’di nga rrodhi jeta.
Pikon e loton gjethja
ti hesht nė fund tė paqes
ia nisi kėngės shpresa
nė ngjyrė tė manushaqes
e s’di nga rrodhi vera
e s’di nga rrodhi vjeshta
ti hesht nė fund tė paqes
e s’di nga rrodhi jeta.
KA PER TE ARDHUR…
I vetėm
nė ēeljen e verdhė tė mimozės
dhe shelgu qė qėndis
qefinin tim nė heshtje
gishtat e yjeve
si hala pishash
zbresin nė shpirt
nga jorgani i shtrirė i qiellit.
Ka pėr tė ardhur njė kurorė
kushedi me ē’erėmime lulesh
mbi qefinin e shelgut tim.
Si mornicė ti shpirt
do rrėshqasėsh yjshėm
nė tė tjera buzė
nė tjetėr qetėsi.
***
Me kaēola loz
nė shkallėt e Olimpit
pullat shkėmbej
nė tregun e zi.
Dy napolon
njė Skėnderbe
Njė Zeus
shtrenjtė!
Njė grusht me flori
Nė djall betejat
e ndyra tė pista.
Nė botėn vullkanore
qė lėngon me protestat.
Ėshtė vapė!
Akropujsh ngjiten turistėt
deti mė zhvishet
tė bėj pak not.
NENES TIME
Ēdo ditė mė shumė pakėsohesh nėnė, ēdo ditė
mė tepėr fikesh.
Pėrse kėrkon tė ikėsh nėnė, pėrse
kėrkon tė ikėsh?!
Ēdo ditė mė keq gjellėt e shijshme, ēdo ditė
harron e thinjesh
pėr ku kėrkon tė ikėsh nėnė, pėr ku
kėrkon tė ikėsh?!
Ēdo natė mė pak gjumė o nėnė, ēdo natė
tė shfaqen hije
pėrse kėrkon tė ikėsh nėnė, pėrse
kėrkon tė ikėsh.
Ēdo natė mėrmėrit nė dhėmbė, ēdo natė
mua mė fshihesh.
Po mos kėrko tė ikėsh nėnė, po
mos kėrko tė ikėsh.
AH TI
Pa kur sėrish them lamtumirė,
pa kur sėrish sytė shkas mbi xham,
edhe vėshtroj nė hapėsirė
ca hije qė me ty mė ngjajnė.
E kur sėrish ...
E kur sėrish ...
ē’ish jeta vallė
torb’ e lypsarit
qė portė mė portė thėrrime mbledh.
A mosvėrshim e vetėtimės
qiell e tokė mespėrmes?
C’ish jeta vallė?
Ah, ti sorkadhes e livadhit
Ah, ti ujvarė magji e kroit,
mė le mbėshtetur nė dritare
e mallin zgjon e jetėn zgjoi.
TE TRE
Rrėshqet i pikėlluar oktapodi
ia hodhi kėmbėt hėnės
duke lėpirė
si tė ishte kandilėz deti.
Po tretem,
edhe pak
edhe pak...
Nė kėtė muzg luspor
me drita tė zbehta,
tė befta
tė tre hamė vetveten.
MOS U TRISHT!
Mos i dridh qerpikėt
nė rrezet e fundit tė diellit tretur.
Mos u trisht duke psherėtitur.
E thua: ē’mė mbeti?!
Mbetet hėna, qielli sipėr reve,
mbetet freskia, kaltėrimi i detit,
mbeten ullinjtė, qiparisat
dhe kėnga e zogut mes tyre,
mbeten ditė tė reja qė ende s’kanė nisur
dhe shpresat fluturuese, tė bardha,
pulėbardha kėlthitėse.
A e ndjen?
Nga gjithēkaja ka mbetur ende shumė:
mbetem unė.
MIQTE E MI
Dėborės qė bie
s’ia gjej dot emrin.
Vrapimit tė pėrrenjve
s’ua njoh drejtimin.
Orėt ndėrroj me zhurmat
e ēmendura tė trenave.
Me zverdhjen e gjetheve
ndėrroj ditėt.
Ne u lindėm
kufi ti vėmė
fatit, pafajsisė.
Duart e mpira
zgjatur dėshiruar
drejt jetės
prekėn vdekjen.
Mbetėn tė ngrira
tė mpira
ndotur prej vetmisė
u tretėn.
Ah!
Po vetėm atėherė
do t’ma kuptoni zemrėn.
Kur veshėt e lodhur
tė kėrkojnė mes zėrave
qė u gjen me hamendje
kuptimin.
Vetėm njė tingull!
Atėherė
do vraponi drejt meje.
Kur sytė qė humbin funksionin
nė muret e trishtuara
tė ngecin
mes egėrsisė sė dimrit.
Koha e zėnė dhjetra herė
nė befasinė e vdekjes
tė pėrkulet pėrpara atdheut
kujtimesh
dhe peshėn e mallit
detyrės
me dhimbjen
e fikjes.
Austri 1993
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė: "Gazeta e Athinės")
Adrian Saliaj - foto
Krijoni Kontakt