Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Adrian Saliaj

    ADRIAN SALIAJ


    Adrian Saliaj u lind mė 1964, nė qytetin e Vlorės. Lėvron qė herėt poezinė, prozėn dhe sprovėn e mendimit estetik, duke spikatur e tėrhequr vėmendjen e krijuesve vlonjatė. Pėr njė kohė tė shkurtėr emigroi nė Austri. Eshtė pjesėmarrės nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Poezisė "POETEKA".
    Ka botuar:
    "Fjalėt qė bota harroi", poezi, botimet "Ideart", Tiranė 2007.
    "Njė tjetėr Harmoni", poezi, botimet "Ideart", Tiranė 2010.


    DHE S’DI

    Ia nisi kėngės gjethja
    Pikon e loton shpresa
    ti hesht nė fund tė paqes
    e s’di nga rrodhi vjeshta
    e s’di nga rrodhi dimri
    e s’di nga rrodhi jeta.

    Pikon e loton gjethja
    ti hesht nė fund tė paqes
    ia nisi kėngės shpresa
    nė ngjyrė tė manushaqes
    e s’di nga rrodhi vera
    e s’di nga rrodhi vjeshta
    ti hesht nė fund tė paqes
    e s’di nga rrodhi jeta.

    KA PER TE ARDHUR…

    I vetėm
    nė ēeljen e verdhė tė mimozės
    dhe shelgu qė qėndis
    qefinin tim nė heshtje
    gishtat e yjeve
    si hala pishash
    zbresin nė shpirt
    nga jorgani i shtrirė i qiellit.

    Ka pėr tė ardhur njė kurorė
    kushedi me ē’erėmime lulesh
    mbi qefinin e shelgut tim.
    Si mornicė ti shpirt
    do rrėshqasėsh yjshėm
    nė tė tjera buzė
    nė tjetėr qetėsi.

    ***

    Me kaēola loz
    nė shkallėt e Olimpit
    pullat shkėmbej
    nė tregun e zi.
    Dy napolon
    njė Skėnderbe
    Njė Zeus
    shtrenjtė!
    Njė grusht me flori
    Nė djall betejat
    e ndyra tė pista.
    Nė botėn vullkanore
    qė lėngon me protestat.
    Ėshtė vapė!
    Akropujsh ngjiten turistėt
    deti mė zhvishet
    tė bėj pak not.

    NENES TIME

    Ēdo ditė mė shumė pakėsohesh nėnė, ēdo ditė
    mė tepėr fikesh.
    Pėrse kėrkon tė ikėsh nėnė, pėrse
    kėrkon tė ikėsh?!
    Ēdo ditė mė keq gjellėt e shijshme, ēdo ditė
    harron e thinjesh
    pėr ku kėrkon tė ikėsh nėnė, pėr ku
    kėrkon tė ikėsh?!
    Ēdo natė mė pak gjumė o nėnė, ēdo natė
    tė shfaqen hije
    pėrse kėrkon tė ikėsh nėnė, pėrse
    kėrkon tė ikėsh.
    Ēdo natė mėrmėrit nė dhėmbė, ēdo natė
    mua mė fshihesh.
    Po mos kėrko tė ikėsh nėnė, po
    mos kėrko tė ikėsh.

    AH TI

    Pa kur sėrish them lamtumirė,
    pa kur sėrish sytė shkas mbi xham,
    edhe vėshtroj nė hapėsirė
    ca hije qė me ty mė ngjajnė.

    E kur sėrish ...
    E kur sėrish ...
    ē’ish jeta vallė
    torb’ e lypsarit
    qė portė mė portė thėrrime mbledh.

    A mosvėrshim e vetėtimės
    qiell e tokė mespėrmes?
    C’ish jeta vallė?
    Ah, ti sorkadhes e livadhit
    Ah, ti ujvarė magji e kroit,
    mė le mbėshtetur nė dritare
    e mallin zgjon e jetėn zgjoi.

    TE TRE

    Rrėshqet i pikėlluar oktapodi
    ia hodhi kėmbėt hėnės
    duke lėpirė
    si tė ishte kandilėz deti.

    Po tretem,
    edhe pak
    edhe pak...
    Nė kėtė muzg luspor
    me drita tė zbehta,
    tė befta
    tė tre hamė vetveten.

    MOS U TRISHT!

    Mos i dridh qerpikėt
    nė rrezet e fundit tė diellit tretur.
    Mos u trisht duke psherėtitur.
    E thua: ē’mė mbeti?!

    Mbetet hėna, qielli sipėr reve,
    mbetet freskia, kaltėrimi i detit,
    mbeten ullinjtė, qiparisat
    dhe kėnga e zogut mes tyre,
    mbeten ditė tė reja qė ende s’kanė nisur
    dhe shpresat fluturuese, tė bardha,
    pulėbardha kėlthitėse.

    A e ndjen?
    Nga gjithēkaja ka mbetur ende shumė:
    mbetem unė.

    MIQTE E MI

    Dėborės qė bie
    s’ia gjej dot emrin.
    Vrapimit tė pėrrenjve
    s’ua njoh drejtimin.
    Orėt ndėrroj me zhurmat
    e ēmendura tė trenave.
    Me zverdhjen e gjetheve
    ndėrroj ditėt.
    Ne u lindėm
    kufi ti vėmė
    fatit, pafajsisė.
    Duart e mpira
    zgjatur dėshiruar
    drejt jetės
    prekėn vdekjen.
    Mbetėn tė ngrira
    tė mpira
    ndotur prej vetmisė
    u tretėn.

    Ah!
    Po vetėm atėherė
    do t’ma kuptoni zemrėn.
    Kur veshėt e lodhur
    tė kėrkojnė mes zėrave
    qė u gjen me hamendje
    kuptimin.
    Vetėm njė tingull!
    Atėherė
    do vraponi drejt meje.
    Kur sytė qė humbin funksionin
    nė muret e trishtuara
    tė ngecin
    mes egėrsisė sė dimrit.
    Koha e zėnė dhjetra herė
    nė befasinė e vdekjes
    tė pėrkulet pėrpara atdheut
    kujtimesh
    dhe peshėn e mallit
    detyrės
    me dhimbjen
    e fikjes.

    Austri 1993

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė: "Gazeta e Athinės")



    Adrian Saliaj - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 06-09-2012 mė 05:59

  2. #2
    Pėr librin poetik: "Fjalėt qė bota harroi", tė poetit Adrian Saliaj.
    nga Arian Leka


    Ky libėr ėshtė pėrmbledhje e krijimtarisė sė njė poeti qė ka shkruar herėt, por qė gjithmonė ka pritur, i ka dhėnė fjalės kohėn e duhur pėr t'u mpiksur, ka lejuar qė njė krijimtari jo e pakėt tė presė gjatė para se tė shfaqet, duke ruajtur me intuitė atė qė ėshtė unike nga shumėfishimi i saj, pėr tė veēuar atė qė kėnaq krijuesin nga ajo qė kėnaq lexuesin, sikur tė zotėronte atė dijeni tėpėr tė rralluar sot qė e ka gjetur folenė tek njė varg po i veti: "nuk janė mė frymėt qė na mbanin ngrohtė..."
    Adrian Saliaj ofron njė poetikė tė brishtė, krijuar nga e njėjta materie me tė cilėn Dedali krijoi krahė pėr fluturimin, fjalė qė levizin mes tė fshehtave, shpėrfilljes dhe njė ironie herė-herė aq tė qashtėr sa na bėn tė besojmė sėrish edhe tek gjėrat qė na zvetėnohen pėrditė para syve, tė cilat nuk mundemi t'i ruajmė dhe as t'i shpėtojmė dot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 06-09-2012 mė 06:16

  3. #3
    Pėr librin poetik: "Njė tjetėr harmoni", tė poetit Adrian Saliaj.
    nga Arian Leka


    Edhe nė kėtė rikthim me librin e dytė me poezi, Adrian Saliaj, na ofron sėrisht tė njėjtėn materie pėr krijim;
    "njė poetikė tė brishtė, krijuar nga e njėjta materie me tė cilėn Dedali krijoi krahė pėr fluturimin, fjalė qė levizin mes tė fshehtave, shpėrfilljes dhe njė ironie herė-herė aq tė qashtėr sa na bėn tė besojmė sėrish edhe tek gjėrat qė na zvetėnohen pėrditė para syve, tė cilat nuk mundemi t'i ruajmė dhe as t'i shpėtojmė dot", por qė nė bėn tė mendojmė pėr njė ngulmim tė qėllimshėm e tė themi se ruajtja e sė njėjtės cilėsi poetike ėshtė dhe mbetet me po aq vlerė sa edhe krijimi pėrsėpari i njė bote tė re thurur me fjalė prej vetes mė tė thellė dhe prej asaj ēka tė tjerėt lėnė si gjurmė tek ne.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •