Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 104
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Te jetosh ne Paqe eshte qellimi me i larte i jetes

    Kush mendon se ka ndonje qellim me te larte se ky le t'a postoje ketu dhe te na e argumentoje

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Po lakoni te gjithe fjalen JETE por nuk besoj se fjala JETE ka te njejten perkufizim ne mendjen e gjithe njerezve. Per disa jeta fillon me lindjen dhe perfundon me vdekjen, per te tjere, fillon me vdekjen dhe nuk mbaron kurre. Ajo qe per shume nga ju quhet JETE per te tjere eshte thjeshte nje EGZISTENCE.

    Ajo qe ju me lart quani JETE, nuk eshte e embel pasi po te ishte e embel foshnja nuk lindte duke qare por duke qeshur. Dhe teksa rritesh e mundohesh te kuptosh jeten tende, fillon te kuptosh qe jeta te sjell gezime, por te sjell me shume hidherime, veshtiresi, dhimbje, ndarje e me rradhe. Dhe shumica e njerezve qe kane jetuar ne kete bote, i kane mbyllur syte me nje pyetje neper dhembe: Valle cfare gezova ne kete jete?

    Prandaj une mendoj qe nese nuk do te donit te ishit njeri prej tyre qe kujtohet te mendoje per jeten e tij ne castet e fundit te jetes, ju duhet te filloni te mendoni per jeten tuaj qe ne moshen e pjekurise. Te mendosh per jeten nuk duhet te jesh i zgjuar, as shkencetar apo filozof. Ne fund te fundit nuk po ben nje shpikje, po mendon per drejtimin qe do ti japesh jetes tende. Ka gjithmone disa pyetje qe gjithmone ndihmojne:

    - Ku jam ne kete moment ne jete?
    - Ne cilin destinacion do te kisha deshire te arrija?


    Pyetjet mesiperme jane pyetje qe i bejne vetem njerezit qe mendojne e meditojne per jeten e tyre. Ka shume njerez qe nuk e marin kete mundim asnjehere ne jeten e tyre. Pyetja e pare te ndihmon te shikosh veten tende ne pasqyre me te mirat dhe te keqijat, sukseset dhe deshtimet. Eshte paksa e veshtire te gjykosh vetveten prandaj eshte me mire qe te degjosh edhe mendimin e miqve e te aferme per ty.

    Pyetja e dyte eshte pyetje decisive qe nuk ka se si te mari nje pergjigje, per aq kohe sa nuk i njihni te gjitha rruget e kryqezimet e jetes. Pra, per ti dhene pergjigje pyetjes se dyte ju duhet te lexoni e kuptoni besimet dhe "kuptimet e jetes" qe kane zgjedhur njerezit e kesaj bote. Keto sherbejne si modele nga te cilet ju mund te zgjidhni. Pikerisht ne kete pike, secili nga ne njihet me nje model dhe ben nje perzgjedhje. Kjo perzgjedhje ndikohet nga shume faktore sic jane familja, shoqeria ku banon, niveli arsimor i arritur, gjaku qe rrjedh ne arteriet e secilit e me rradhe.

    A bera perzgjedhjen e duhur?

    Njeriun e lodh shume pasiguria e tij dhe gjithmone do te kete pyetje dhe dyshime si ajo e mesipermja. Valle si duhet ta kuptojme qe kemi bere perzgjedhjen e duhur, cilat jane shenjat? Kjo gjithashtu eshte shume e rendesishme pasi ka dy botekuptime krej te kunderta. Ne kete bote ka dy lloj njerezish:

    - Ata qe ndryshojne per tiu pershtatur ligjeve te Zotit (Natyres)
    - Ata qe ndryshojne ate qe e rrethon, per tiu pershtatur botekuptimeve njerezore.

    Toka, ajri, pemet dhe kafshet ndryshojne nga vendi ne vend por perseri kane te njejtin emer per te gjithe njerezit. Ata qe ndryshojne tej mase jane pikerisht njerezit, i vetmi frymor mbi toke qe nuk ka nje mision te shkruajtur qarte ne ligjet e natyres. Ajri na mbush mushkerite e na mban gjalle, dielli na fal driten dhe ngrohtesine, pemet na ushqejne me fruta, bimet ushqejne kafshet, kafshet i perdorim per pune dhe per te ushqyer njerezit, po njeriu valle cfare roli luan ne kete mes?

    Pavaresisht se cfare botekuptimi te ndryshem kane njerezit, nje obzervim i dukshem i pergjithshem mund te shprehet hapur qe njerezit jane shkaterimtaret e harmonise natyrore. Libra jane shkruajtur per te nxjerre ne pah aftesite shkaterruese te njeriut mbi Natyren. Ne jemi te pafuqishem te kuptojme gjithcka, te pafuqishem per ta pasuruar natyren, por jemi te paaritshem ne shkaterimin e saj. I them te gjitha keto, pasi egzistenca jone eshte e lidhur me natyren ne planin e pare.

    Vetem atehere kur njeriu arrin harmonine me ate qe e rrethon, ai ka bere perzgjedhjen e duhur. Ajo qe e rrethon jane njerezit dhe natyra.
    Pra gjithcka thjeshtohet tek fjala HARMONI ose PAQE me njerezit dhe natyren. Kur njerezit e kane arritur kete stad, ata i kane dhene kuptim jetes se tyre. Nuk do te thote qe te dish pergjigjen e cdo pyetje ne kete bote, por te kesh besim tek perzgjedhja qe ke bere.


    Secili nga ne ka vene nje bast me jeten e tij. Basti vihet kur secili nga ne ben nje perzgjedhje duke zgjedhur nje botekuptim, dhe perfundon me vdekje kur loja perfundon. Si cdo bast, do te kete shume qe do te humbin, dhe te tjere qe do te fitojne. Ata qe nuk u pelqen kumari dhe nuk vene baste, ata kane lindur por as qe kane jetuar ndonjehere.

    Kuptimin e jetes tuaj nuk mund ta blini nga mendjet e te tjereve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #43
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Per Baobabin!

    Nuk e di se si do ta quaje nje hartim te vertete timin, kur ato pak rreshta te mesiperme i quajte hartim!!!
    Nejse,
    Sa per kriminelet, edhe une i kam pare, por e di cfare? Gjithmone kam dashur qe cdo gje te kishte nje fill lidhes,ti gjeja nje kuptim, ta vishja me nje justifikim. Nuk eshte faji i krimineleve nese jane te tille, pastaj, une besoj ne shpirtmiresine e njeriut. Besoj ne faljen dhe pendimin. Keshtu eshte gatuar kjo bote. Do apo s'do, i pranon te gjithe, si te "miret" dhe te "keqinjte". Keto lloj ndarjesh konvencionale, arbitrare fare, nuk i duroj dot, engjell/kriminel, i mire/i keq, bukurosh/shemtaraq. A thua se jeta eshte bardhe e zi, ose vetem gri. Nejse, nuk po zgjatem me,
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  4. #44
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    U rekomandoj (pse jo , edhe keshilloj) te merrni dhe lexoni Shopenhauer dhe me pas Nice (i shkruajta shqip ) para se te ndermerni analiza te holla e te larta.

    Nuk besoj se qellimi i forumeve eshte te tregojme se sa kemi lexuar apo cfare kemi lexuar!!! Edhe Nicen, edhe Shopenhauerin, edhe Kantin, Frojdin, Sartrin, Kamyne, Beketin, etj etj, etj, madje dhe Kissingerin i kemi lexuar!!! Si une ashtu dhe ju. Por ajo qe mbetet pas nje leximi eshte kultura dhe shenjat ngerthyese qe ato lene tek ne. Psh, thjesht kjo menyre komunikimi qe ne kemi arritur tregon per nje kulture specifike te mbrujtur me kalimin e kohes. Pastaj, ka dhe vende te tjera ku te duhet te ndermarresh analiza te holla dhe te larta. Pse te mos i leme gjerat ne kuadrin e nje bashkebisedimi te frytshem, ku secili nga ne te perfitoje dhe te perballet me perqasjet e tjetrit? Quhet "MARR-DHENIE" dhe fjala shqipe eshte me e goditura: te marresh dhe te japesh. Dhe them se ia vlen.
    +++++++++
    Ju lutem te mos e ngaterroni "amatorizmin" me nje diskutim te nje niveli te ulet.
    +++++++++++
    Ok!!!
    ++++++
    Por ne se do merreshim profesionalisht me kete teme do te na duhej ti referoheshim qe nga librave te gjenezes, testamenteve te vjetra e librave fetare deri tek analizat e ftohta te Shopenhauerit, Nices e Kantit te madh (mbase vazhdojme edhe me jashtokesoret :allien).
    ++++++++++
    Qe kur jashtetokesoret kane filluar te botojne libra?! Ne fakt duhet te jene shume interesante (hahahhahah)
    Nejse
    +++++++++++
    me respekt puhiza
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  5. #45
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355

    Mesues i nderuar!

    *******

    Per te perfunduar Faustin, Getes iu desh ti rikthehej vepres se tij me shume se 50 here, dmth, gjate gjithe jetes se tij. Dhe ne keto ecejake, gjithmone sillte risi, asnjehere nuk u kenaq me vepren e tij. Derisa nje dite, nderroi jete, dhe e pa vepren e tij te perfunduar. Dhe ndoshta qellimin e jetes te realizuar.....

    Sizifi, pasi u denua nga perendite per kryenecesine e tij, iu desh te jetonte perjetesisht duke rrokullisur dhe ngjitur nje gur apo shkemb. Me te veshtire ai kishte zbritjen, sepse gjate saj mendonte stermundimet qe do i sillte ngjitja. E rende ishte pesha e mendimeve, me e rende se ajo e mundimeve.

    Narcisi bukurosh, u dashurua me imazhin e vetes se tij dhe ne pellgun me uje u shnderrua ne nje lule te mrekullueshme.

    Baudelaire ( e shume te tjere si ai), shkroi poezite me te trishta, e cfare nuk shkroi, per gjithcka, vetem e vetem qe te gjente kuptimin e jetes. Nje dite te bukur, ai u lodh se kerkuari , u lodh se kerkuari ate gje qe do te mund ti mbushte boshllekun e ekzistences se tij, dhe vrau veten, me shpresen se vdekja do te ishte shpetimi i vetem.

    Kamy, hoqi dore nga te shpresuarit me nje qellim te vetem: te jetonte, ne mes te ekzistencializmit te tij. Per cfare ia vlen shpresa?! "Te shpresosh do te thote te vdesesh Kam filluar te jetoj, qekur kam hequr dore nga te shpresuarit." Keshtu tha, dhe vdiq.

    ****************************

    Ne, ose une, nuk jemi ketu per te dhene kuptimin apo qellimin e jetes ne pergjithesi. Dhe, nuk besoj se varet shume nga une bukuria apo shemtia e jetes time. Persa kohe qe une jam pjese perberese e ketij sistemi te fuqishem rrethanor ne te cilin e gjej veten, persa kohe me ngelen ende shume gjera per te zbuluar, shume fjale per te thene, shume mendime per te degjuar, shume gure per te rrokullisur, shume pasqyra per tu vetedashuruar, shume art dhe pune per tu realizuar, une, do te jem ne kerkim, te nje te vertete absolute, te nje te vertete te lakuriqte dhe te qeshur.

    Nejse,

    [Jeta jone ka nje kuptim,e ne fakt mund te behet shume e bukur po te dime si t'ja gjejme.Ne te njejten kohe nuk kemi pse ta lodhim koken me fantazira filozofike sepse ato nuk kane me shume vlere se disa fije bari te thate ne ane te rruges. [/B][/QUOTE]
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    puhize!

    Nga menyra se si shkruan te le pershtypjen se e ndjen veten te shtypur nga rrethanat e tua personale.
    Sigurisht, une nuk mund te gjykoj ne lidhje me kete sepse nuk kam ne dore asnje prove, por per dicka jam i sigurte; ne shkrimet e tua ka shume mendim dhe fantazi, nje dhurate qe nuk e posedon gjithkush. Ceshtja eshte , a do ta drejtosh gjithe ate fuqi mendore ne drejtimin e duhur?

    Jam shume dakord me ty kur thua qe ketu ne forum nuk duhet te vihemi ne gare per ti treguar njeri-tjetrit se sa shume libra kemi lexuar.
    Mendoj se do te ishte shume gabim te mblidhemi ne forum per te treguar se sa te edukuar jemi.Ne kete menyre diskutimi degjenerohet ne nje lufte nervash per te treguar qe jemi ''profesionale'' dhe jo amatore.

    Ketu gjithkush duhet te shprehe mendimin e tij(saj) origjinal, sepse ne fund te fundit po diskutohet per qellimin e jetes sone.

  7. #47
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Ej mesues,

    Pse nuk pranon te behesh nxenes njehere? Me degjo me vemendje, me gjuhen e shpirtit jo me arsyen e ftohte. Nuk kam ndemend te flas per veten time, as per jeten time, sepse pak a shume eshte jete si gjithe te tjerat, kuptohet, paraqet origjinalitetin e vet por ne thelb ngelet njerezore dhe e perditshme.
    Por une nuk dua te te flas as per te perditshmen as per te vecanten qe e shohin te gjithe. Dua te te tregoj per ca ndjesi qe rrallekush i perjeton dhe i zbulon.

    Dje ishte e marte dhe ne Tirane bente shume vape. Pas nje dite te lodhshme, ashtu si ditet e tjera te punes, do na bente shume mire nje cike pushim dhe ctendosje. Per kete, ilac ne kemi Durresin. Keshtu, pa e bere te gjate, i hipem makines dhe te tre u nisem ne Durres, prane detit. Ishim si te pergjumur ashtu si dhe koha, nje kohe e ngrysuar, pa diell, por me shume drite, nje drite e fuqishme qe kishte zaptuar gjithe horizontin madje te bllokonte gjithe pamjen me buhitjen e vet. Bledi i jepte makines dhe fillonte te na shante miqesisht se nuk po nxirrnim asnje fjale. E per cfare te flisnim? Sesi shefat na kishin care koken tere diten, se cfare bukurish kishim pare te puna, apo te tregonim per zenkat e zakonshme me koleget e punes? Asnjera nga keto nuk ia vlente. Laura, veshtronte si e perhumbur dhe mendjen kushedi ku e kishte, ndoshta tek nje enderr qe kishte pare mbreme, ose tek nje fshatar qe e shihte ne stermundimet e tij per buken e gojes. Dukej e bukur Laura, shume e bukur. Edhe une. Teksa ecnim zhurma e muzikes na shoqeronte dhe nuk na shkepuste teresisht nga vetja jone. Ca fjale te cirrura te kenduara nen ritmin e nje kenge te njohur dhe ca te qeshura me te madhe pastaj. Nje zile celulari, nje genjeshter, dhe ca te pickuara.
    Nuk e di pse, por dje doja te shkoja ne nje vend qe nuk kisha qene kurre me pare, doja te zbuloja dicka te re, qete ishte ndryshe nga te zakonshmet. Dhe ashtu ndodhi. Ne nje zone te mbuluar teresisht nga pishat, fshihej nje plazh i virgjer, ku kemba e njeriut kishte shkelur shume rralle. Ne breg te detit preheshin rrenojat e nje klubi ku per ironi, ne nje cope derrase ishte shkruar " village club". Kembe njeriu nuk dukej, vetem dy pleq me tutje se c'bisedonin me njeri tjetrin. I lirova kembet nga sandalet te cilat i mora ne dore dhe ne doren tjeter mora paketen bashke me shkrepesen. Fillova te shtyp kokrrizat e reres me shputen e kembes dhe syte e mi u ngulen tek ti per te mos u shkulur me qe aty. Aty pashe dhe u lumturova. Kurre me pare nuk kisha pare nje det aq te qete, aq te brishte, aq elegant dhe fisnik ne te njejten kohe. Tallazet e valeve te tij ishin shkrire ne nje buzeqeshje tunduese te shtatit te tij. Mu duk aq e eger deshira per tu zhytur ne thellesite e tij, por nuk e di se c'ndjeva kur kembet e mia u lagen nga prekjet ledhatare te valezimit te tij. Ndeza nje cigare dhe desha ta mbush gjithe detin me frymen time. Desha per nje cast ti jap jete. Sesi me dukej ashtu, i shtrire ne madheshtine e tij, me mungonin ato valet e tij te furishme dhe ikja ime me vrap per ne breg, me mungonin sterkalat e tij te furishme dhe ajo zhurma aq karakteristike. Nuk kisha c'te beja. Ne cast u ndieva si ai. U futa ne zemren e tij dhe po notoja. Me kapi nje ndjesi apatie, u shtanga dhe une. Ngriva e tera. Isha aty, e vetme ne mes te miqve te mi. E kaluara kishte marre arratine, e ardhmja e kishte humbur kuptimin, e tashmja me rreshkiste nga duart, ishte si nje kohe pa kohe, si kohe e vjedhur, po shume e dashur, ah sa e dashur.
    Per nje cast as vetedijen nuk mund te them se po e ruaja, i kisha harruar te gjitha, isha njesuar me ate natyre te mrekullueshme, po jepesha e tera dhe asgje s'po ruaja per vete. Fundja, aty mu duk se ne cdo gje qe me kapte syri ishte dhe nje pjese e vetes time e misheruar ne to. Nuk e mblidhja dot gjithe sendertimin e atyre coperave, pastaj, nuk me dukeshin dhe aq keq ashtu sic ishin shperndare, si mozaike shumengjyres.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  8. #48
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    [ vazhdon.......]
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    puhize mbi vale!

    bukur, bukur, bukur.............................

    Une nuk jam mesues, ndersa pranoj se do te jem nxenes gjithe jeten time.

    Po te flas nga pozitat e nje skllavi nen vargonj.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Ari

    Shkrimet e Puhizes mi kujtojne hartimet e shkolles se mesme.

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. Qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 07:17
  3. Qėllimi i jetės?
    Nga iliria e para nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 05:36
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. QELLIMI final i jetes.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 00:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •