Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 104
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e erin73
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Roma(Italia)
    Postime
    30
    Nuk egzistojne veprime dhe mendime te barabarta ndaj individeve,ndaj edhe qellimet e tyre ne jete jane te ndryshme.Te gjithe ata qe nuk besojne ne Zot apo ne nje krijues, nuk do te thote qe qellimet e tyre jane me pa vlere apo e "verteta" qe ata kerkojne me pak e "vertete".
    Ne boten ku jetojme eshte e nevojshme qe diēka te konsiderohet e vertete, pa i dhene shume rendesi faktit nese kjo eshte apo jo e vertete.
    Une mendoj se nuk ekziston nje e "vertete" absolute(deri tani),ndaj ēdo njeri nga ne ka si qellim kerkimin e asaj te "vertete" qe ne na duket e tille ose mendojme qe do jete e tille.

    Ne fund te fundit ē'eshte e verteta?Nje lloj gabimi pa te cilin nje kategori njerezish nuk jetojne dot.(Nietzsche)
    Fitorja e ēdo ideali moral,ėshtė arritur me tė njėjtat mjete "imorale",me tė cilat arrihet ēdo fitore:forcė,gėnjeshtėr,shpifje,padrejtėsi.....(NI ETZSCHE)

  2. #32
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Ashtu sic te shkruaja me pare kisha thene se njeriu ka ne jeten e tij qellime te caktuara,dhe nuk besoj qe ka njeri,mos te ket qellime ne jeten e tij,dikush te vogla dikush te medha ,dhe besoj dhe ne varsi te moshes.
    Nqs mendon se ka nje vdekje te bukur per njeriun,mendimi juaj,pervete kam mendim krejt te ndryshem,ate qe une theksova ishte se,kush eshte qellimi i jetes sone qe erdhem ketu qe nje dite te vdesim?nuk i keni bere ndonjeher kete pyetje vetes.
    Dhe kur solla rastin e Ajshtajnit thjesht e solla se njeriu,me te shumten ka perdorur 5%te trurit gje qe do te thote se ka mundesi me te medhaja.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  3. #33
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Une jam e pafuqishme per te gjetur nje qellim te vetem per jeten.Sepse ne kete bote kam ardhur pa me pyetur, thjesht jam ketu, dhe ende nuk e di pse jam. Mua me mundon te qenit keshtu sic jam, dhe jo te gjej qellime. Te jetoj, jeten, me veten dhe me te tjeret,
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Ari

    Perderisa jemi te vegjel, carefree, dhe pa obligime, ne nuk mendojme per qellimin tone ne kete bote. Mirepo, pas moshes se pubertetit, ndoshta edhe me heret, njerezit filojne te mendojne ne menyre abstrakte. Eshte ne kete kohe te jetes, qe njerezit fillojne ta pyesin veten, "Pse ne duhet te vdesim." Nga kjo pyetje rrjedhe pyetja tjeter,"C'fare eshte qellimi i jetes."
    Ne, si qenie njerezore, jemi shume sipiritual. Pa marre parasysh se a besojme apo nuk besojme ne Absolute Reality( Vertete absolute) do te vjen koha qe nje dite te ballafaqohemi me kete pyetje. Egzistojne disa menyra qe mund te nevojiten si udherrefyes per kuptimin e kesaj pyetje. Njera prej tyre, natyrisht, eshte religjioni. Te gjitha religjionet monotheiste por edhe polythesite jane munduar ti pergjigjen kesaj pyetje. Budismi, per shembull. BUdda ka qene gjithmone i interesuar se si ti eliminoje vuajtjet ne bote. Pas nje kohe te gjate meditimi, i'a arrite qellimit. Per Budden menyra me e mire per te eliminuar vujajten eshte eliminimi i Lakmise(Desires).
    C'ka ne qofte se nuk i perkasim ndonje religjioni. Atehere kete mund ta shpjegojme duke analizuar shkallet e pjekurise psikologjike te shpjeguara nga Erikson. Shkalla e fundit eshte ajo te cilen ai e quan" Integrity vs Despair." Ne kete shkalle te pjekurise, kur personi i moshuar shikon jeten e tij ose saj, ai ose ajo nuk ka pendime lidhur me jeten qe ka jetuar. Thjeshte, keta njerez e pranojne faktin se koha e tyre eshte duke mbaruar, dhe e presin kete kohe me besnikeri.

    Every mAn Dies. No one Truly Lives the Life of the Intimidator.

    KB Prishtina...Plisat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ari-Intimidator : 06-08-2002 mė 08:58

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    per puhizen........

    Eshte gje fisnike te pranosh hapur se je e pafuqishme te gjesh nje qellim te vertete ne jete.Shumica e njerezve nuk u pelqen te pohojne se nuk kane nje qellim ne jetet e tyre.

    Eshte gjithashtu e vertete se shume njerez vuajne ne kete bote , ne fakt aq shume sa nuk kane force per te menduar se si duhet te ishte jeta e tyre ne nje bote tjeter ku nuk do te ekzistonte vdekja dhe mundimet shpirterore ose fizike.

    Ne te gjithe kemi ardhur ne kete bote pa e ditur qe me pare se do te vinim . Gjithashtu nuk kemi sjelle asgje dhe asgje nuk do te marrim kur te vdesim.
    Por ketu kemi lene pa thene dicka te rendesishme; Ne jemi ketu per nje arsye , per te jetuar, pavaresisht se per disa kjo jete eshte e lehte dhe per shume te tjere eshte e veshtire.
    E pare me syrin e zakonshem , ne nuk jemi gje tjeter vecse vizitore te perkohshem ne nje toke qe nuk na perket sepse nuk e kemi krijuar dhe te drejten per ta gezuar e kemi marre nga nje force superiore.

    Kjo force e madhe qe ka krijuar gjithcka nuk na e dha jeten qe te na e marre prape sepse ne fakt AI nuk gezon kur ne vdesim, perkundrazi deshiron qe ne te jemi te afte per te fituar te drejten per te jetuar pergjithmone.

    Eshte pikerisht ketu momenti kur fillojme te mendojme se jeta jone po fillon te marre kuptim sepse jemi te sigurte se gjthcka qe ndertojme nuk do t'ja japim vdekjes por do te jete e jona pergjithmone.

    Dikush mund te thoje ; a je i sigurte per keto qe po thua? a ka vertete prova qe Zoti ekziston dhe ne rast se ne jemi krijesat e tij a ka mundesi qe ne te jetojme pergjithmone?.

    Pergjigja eshte PO, dhe bindja per kete vjen gradualisht kur studjon fjalen e perendise , biblen, e pikerisht aty fillon te kuptosh qellimin e jetes, duke marre force te madhe shpirterore, nje force qe i mungon shumices se njerezve ne boten e sotme.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Spiritualiteti!!

    Si qenie me superiore ne kete bote, njerezite jane pagezuar me nje perparesi te cilen shumica e kafsheve tjera nuk e posedojne. Ketu e kam fjalen per racionalitetin. Ne gjithmone jemi ne kerkim te pergjigjeve. Nuk pajtohemi me medioker. Gjithmon mundohemi te racionalizojme cdo gje qe na mundon ne jete. PSe ka vuajtje ne kete bote? A thua Charles Darwin e ka pas te drejte kur ka shkruar per "Survival of teh Fittest." A eshte faji i ketyre personave qe rezulton ne vuajtjen e tyre? Apo eshte faji te tjeter kush apo tjeter cka?
    Keta njerez jane sikur une dhe ti. Edhe keta jane te ballafaquar me problemet e njejta sikur ne. Edhe keta medojne per qellimin e tyre ne jete. Ndoshat jo ne ate mase sikur se ne, por megjithate mendojne. Ne qofte se e keni lexuar "Gilgamesh", nje nga mesazhet qe une kam nxerre eshte menyra se si Summerianet jane munduar ti shpjegojne vuajtjet e tyre. Mbreti dhe heori i tyre, Gilgamesh, nuk arrite ta mund vdekjen. PO ne qofte se ky njeri me fuqi super-natyrale nuk arrite qellimin qe ta mund vdekjen, atehere ne, si njerez te thejshte, nuk do te kemi as shanse te vogel te bejme te njejten.
    Ne jemi ne levizje te vazhdueshme. Gjithmone jemi ne nje faze te mundimeve. Nje shembull qe kam marre nga nje liber i shkruar nag Autori Leonard Biallas, libri i cili titullohet, " Myths: Gods, Heroes and Saviors," eshte se njerezit, si e quan ai, "are in constant struggle: we go through a process that I(Biallas) call, the 'process of dying and rising'" Per shembull, a college student. Koha ne fakultet eshte koha qe a i e quan, "struggle." Ne kete faze, ne transformohemi per te mire. Behemi me te pjekur. E shikojme jeten nga tjera dritare. Pasi ta perfundojme collegin, jemi ne fazen te silen ai e quan, "the rising of oneself." Ne kete faze ne mburremi me ate qe kemi arritur, ,irepo para se te kenaqemi me shume, ne prape do te ballafaqohemi me nje struggle tjeter. Kjo struggle eshte kerkimi i punes. Nje shembull tjeter eshte ushtari. Para se te behet ushtar, personi duhet te shkoj ne boot camp. Pas perfundimit te boot-cmapit, ai behet ushtar. DMTH, ai eshte i transformuar. krepo, pas ketij transformimi, personi duhet te sherbej me tutje.

    Pra menyra me e mire qe te kuptojme vete-veten eshte qe te mesojme nga experiencat tona.

    Pasi qe ne jemi ne kerkim konstant per balance ne jete, nje menyre tjeter per arritjen e ketij qellimi, duke u bazuar nga Leonard Biallas, eshte mesimi i mitheve. Leonard Biallas thote se ne i perdorim keto mith si "archetypes," qe na ndihmojne dhe na japin fuqi te jetojme nje jete me te lumtur. Me fjalen archetypes, ai e ka kuptimin se duke mesuar se si heronjet e mitheve kane vepruar ne momente te veshtira, ne do te kemi mundesi ta bejme te njejten gje. Per heronjet mashkuj, Biallas thote se udhetimi i tyre ne jete eshte fizikal. Ata duhet ti perballojne shume mumdime fizikale. Ndersa, udhetimi i heroinave eshte spiritual. Mirepo te dy na japin shembuj se si te veprojme ne situata te veshtira.

    Ne mendimin tim, pyetjen e pare qe ne e bejme kur fllojme te mendojme n e menyre abstarkte eshte, "Kush jam Une? " Kjo eshte kohe e krizes spirituale. Kjo eshte koha qe ne mundohemi te mesojme veten, ne menyre qe te shprehemi me meire ne rrethin e shokeve ose personave qe i njohim. A ka pergjigje konkrete lidhur me kete pyetje? Une them se jo. Ne ndryshojme me kohen. Cka eshte e drejte Sot, mund te jete e padrejte 10 vjet me vone. ME se miri eshte qe te mesojme nga gabimet dhe nga experienca.

    Kaq per Sot.

    Ne qofte se keni deshire te dini dicka me shume lidhur me librin e siper-permendur, tregoni dhe une do t'ju jap me shume informata.



    Every Man Dies. No ONe Truly Lives the Life of the Intimidator.

    KB Prishtina...PLISAT

  7. #37
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Per Mesuesin,

    Filozofia me e mire per tu perballur me sfidat e vazhdueshme te ekzistences se secilit nga ne mbruhet dhe zhvillohet tek ajo qe ne mesojme nga vete jeta jone.

    Te jetosh jeten do te thote te mos te te ngelet shume kohe per te bere pyetje, por te ngutesh per te marre vetem pergjigje pasi presupozohet se bashke me ty kane lindur natyrshem edhe pyetjet.

    Keshtu, jeta e gjithsecilit nga ne nuk mund assesi te kufizohet ne qellime, veprime, ideale, interesa te caktuara. Une, nuk kam turp ta pohoj se as qe ka shkuar ndonjeher ndermend t' ia bej pyetjen vetes se perse jetoj e jo me te gjej nje qellim te caktuar per jeten time.

    Vete fillesa dhe ardhja ime ne kete bote eshte nje mister me vete. Une nuk di gje. Nuk kam pare gje. Nuk mbaj mend gje. Nuk kam qene e vetedijshme per asgje qe lidhet me ardhjen time ne jete.

    Ne shume raste e ndiej veten pjese ose hallke te nje zinxhiri te pandalshem nga i cili edhe po te dua te shkeputem, nuk kam force. Te shkeputem nga ky zinxhir, edhe e kam provuar, por gjate ketyre rropatjeve, aty kam pare se cdo gje eshte ne vendin e vet dhe cdo gje eshte llogaritur aq sakte sa keto vend-arrati te shpikura nga une, perfundojne ne hone te thepisura te asgjese dhe shnderrohen ne inekzistente.

    Une nuk kam ardhur ne jete, por me kane sjelle. Nuk eshte problem justifikimi apo transferimi te asaj qe quhet "mea culpa". Se kush apo cili me solli nuk e di. Mund te kuptoj vetem qe eshte dicka qe del jashte meje. Dicka qe me tejkalon dhe me le gojehapur. Dicka qe me mahnit dhe me therret dhe me mban prane dhe nuk me le te kerkoj dita te moskurrit apo vende te askundit. Nuk ka shpetim ose vije te mesme. Keshtu ndodhi. Dhe une duhet. C'rendesi ka.

    Ne keto perqasje per te kuptuar, une nuk humbas neper labirinthet e pyetje-pergjigjeve. Eshte shpirti dhe mendja ime qe ne unison te perbashket kercejne vallen e jetes dhe te vdekjes. Eshte nje mal i larte dhe nje diell i forte, dhe ka dhe re dhe shume lisa dhe burime dhe fryn ere. Aty jam une. Serish e etur dhe e panginjur. Persa kohe me sheh syri, persa kohe me punon mendja, persa kohe me rreh zemra, une jetoj, dhe jo vetem kaq, une e besoj qe jetoj, dhe qe "kjo jete teper e shkurter per te qene e shkurter" duhet domosdo te kete nje vazhdimesi.

    Jam teper e vetedijshme per te mos qene e bindur se ka dicka pertej nesh, pertej kesaj qe ne kemi aftesi te shohim. Pertej duhet te kete serish jete.
    Ok(...vazhdon)
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    puhize filozofike!

    E lexova dy here mesazhin tend sepse nuk munda ti bie ne te qysh ne here te pare.
    Pas heres se dyte dola ne perfundimin qe ajo qe lexova ishte me teper nje proze poetike sesa mendim rracional.
    Por ti do te thuash ;cfare eshte nje mendim rracional dhe me siguri do te fillosh te ''arsyetosh'' duke u futur neper labirintet e filozofise.

    Eshte shume e lehte te biesh ne gracken e mendimit filozofik. Nje filozof shihet si nje njeri me mendje te holle dhe menyra se si arsyeton te le pershtypjen se di me shume pergjigje se njerezit e zakonshem.

    Ne fakt nuk eshte shume e veshtire te fshihesh prapa pohimeve dhe kundra pohimeve dhe sofizmave qe ka krijuar mendja njerezore gjate koherave.

    Kur dikush posedon pak talent dhe fantazi natyrore dhe duke e bashkangjitur kete me teori dhe perkufizime te huazuara nga librat , ky njeri ka shume te ngjare te hyje ne lufte me vetveten duke u zhytur ne nje konfuzion te panevojshem .

    Duhet pranuar se nganjehere konfuzioni qe kemi na duket i embel dhe i pranueshem.Keshtu ne vend te perpiqemi per tu qartesuar ne ''rebelojme'' kunder arsyes pa e ditur se ne kete menyre po i japim nje ndeshkim vete jetes sone.

    Jeta jone ka nje kuptim,e ne fakt mund te behet shume e bukur po te dime si t'ja gjejme.Ne te njejten kohe nuk kemi pse ta lodhim koken me fantazira filozofike sepse ato nuk kane me shume vlere se disa fije bari te thate ne ane te rruges.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Po kriminelet ku jane?

    Pasi lexova me nje fryme hartimin e puhizes me lindi vetvetiu pyetja

    Po kriminelet ku jane?

  10. #40
    Mendoj se shumica e mendimeve te dhena ketu kane vlera te dukshme, por, i gjithe ky diskutim do te behej fare i pavlere nese diskutantet nuk do te ndergjegjesoheshin ne menyren maksimale ne lidhje me to. Pra, qe ne asnje menyre keto nuk jane perfundime!

    Te njohesh ambjentin apo fenomene te tjera qe ndodhin perreth njeriut do te thote te njohesh njeriun si qenie piksepari. Po a eshte e mundur te njihet njeriu totalisht, ne te gjitha ngjyrat, format, gjendiet agregate e dimensionet e tij? Si mund te zbuloje veten njeriu kur ne dispozicion ve vetem nje perqindje qesharake te inteligjences e potenciait te tij? Njeriu eshte vetstudiuar qe ne koherat e lashta e deri sot, ne te gjitha planet e mundshme :shpirterore, e materiale pa arritur konkluzione perfundimtare.
    Dihet qe jo vetem Jeta, por edhe gjithcka tjeter qe njeriu analizon (Qellimi i Jetes ne rastin tuaj), e analizon ne lidhje me veten e vet. Pra njeriu, kur analizon dicka, perdor veten si bosht dhe gjithcka rrotullohet rreth tij.
    Perfytyroni nje qenie qe perdor 3% te kapacitetit mendor dhe me kryesorja, eshte jashtezakonisht e varur dhe e ndikuar shpirterisht, menderisht si dhe materialisht nga perfundimet qe mund te arrije. Eshte absurde pra qe te pretendohet nje pergjigje finale.

    Po me kujtoni nje shprehje qe ka perdorur Kadareja diku Kur afrohesh fare ngjitur ekranit nuk merr vesh se c'po transmetohet ne TV ne at emoment.
    Eshte gati e pamundur te dalesh nga vetvetja per te studiuar vetveten.
    Mendoj se kjo ka qene edhe ideja e hedhur nga Buda, te cilin e keni permendur ketu. Por mendoj se eshte e gabuar t'i referohemi Budizmit, pasi ai ka pesuar mutacione rrenjesore duke iu larguar jashtezakonisht gjenezes se tij.
    Vetem dikush qe njeh degezimet e Budizmit, mund ti referohet atij, mund.
    Pra, edhe njehere: Diskutimet e ketushme kane vlerat e tyre respektive, por vetem nese diskutantet jane 100% te ndergjegjshem se po kembejne mendime te cilat padyshim vetevolojne duke u ndeshur me njeri-tjetrin. Eshte e pamundur te gjendet fundi i "qypit" ne planin te cilin e parashtron pyetja kryesore e kesaj teme.

    U rekomandoj (pse jo , edhe keshilloj) te merrni dhe lexoni Shopenhauer dhe me pas Nice (i shkruajta shqip ) para se te ndermerni analiza te holla e te larta.
    Megjithse kjo mendoj se nuk i shkon per shtat nje diskutimi ne nje forum ne internet (duke marre parasysh shume parametra).
    Ekrani e kibernetika, sado te evolojne nuk kane per ta zevendesuar dot kurre LETREN.
    Te vazhdohet debati apo shkembimi i mendimeve (quajeni si te doni), ne planin amator (kjo mendoj se i shkon me shume per shtat situates) nuk eshte padobishme. Ju lutem te mos e ngaterroni "amatorizmin" me nje diskutim te nje niveli te ulet. Por ne se do merreshim profesionalisht me kete teme do te na duhej ti referoheshim qe nga librave te gjenezes, testamenteve te vjetra e librave fetare deri tek analizat e ftohta te Shopenhauerit, Nices e Kantit te madh (mbase vazhdojme edhe me jashtokesoret :allien).

    p.s.
    Sidoqofte, ky diskutim po me pelqen por nuk zgjatem dot me shume se dita nxjerr nje sere episdoesh te paparashikuara (pres njerez nga momenti ne moment).

    Te fala gjithe mendimtareve te forumit nga Sokol milingona.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 02-07-2002 mė 18:18
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. Qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 07:17
  3. Qėllimi i jetės?
    Nga iliria e para nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 05:36
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. QELLIMI final i jetes.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 00:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •