ALISA VELAJ
(Pėrditėsim i biografisė)
Alisa Velaj u lind mė 1982, nė Vlorė. Ka kryer studimet nė Fakultetin Histori-Filologji pėr Gjuhė-Letėrsi. Mė 2008 ka mbrojtur Master pranė departamentit tė Letėrsisė me temėn: “Katarsisi nė prozėn Kuteliane”
Ka botuar librat poetike: Themelet e erės", Tiranė 2007 dhe "Drejt ajrit", Tiranė 2009. Ka botuar poezi nė gazeta e revista letrare si: “Fjala”, “Poeteka”, Albania, etj. Eshtė pedagoge nė universitetin “Aleksander Moisiu” tė qytetit tė Durrėsit..
Agron TUFA
Parathėnie e librit Themelet e erės
Apoteoza e lėvizshmėrisė
Ndoshta gjithė trajektorja qė lė njė frymor mes kėsaj bote, me dėshirat, pikėllimet, shpresat dhe ravgimet shpirtėrore na paraqitet nė trajtėn e ornamenteve, lajleve, arabeskave apo shenjavepiktografike, tė cilat e ruajnė mistikėn e deshifrimit larg kuptimėsisė sė mendimit tė arsyeshėm. Dhe lavdi Zotit qė larmia e kėsaj bote njeh njė dimension tjetėr pėrveē diellit, atė tė dritės sė hėnės. Kėtė trasfigurim tė botės – apoteozė tė lėvizshmėrisė - nė shfaqjen e saj tė shumllojtė, ėshtė nė gjendje ta bėjė poeti, si instrumenti mė i ndjeshėm i gjuhės dhe si vazhdim i pėrjetėsimit mimetik, tė parė papėrsėritshėm nga njė subjekt i papėrsėritshėm.
Apoteoza e njohur e Platonit mbi shumllojshmėritė e shfaqjeve dhe dukurive se “nė gjithė botėn nuk mund tė gjesh dy gjethe njė-soj”,do tė kishte vlerė identike edhe pėr sytė qė i kundrojnė kėto shfaqje dhe, mė sė pari, pėr soditjen e kulluar poetike. Prandaj dhe origjinaliteti i njė poeti qė synon kthimin e jehonės sė gjėrave - nė gjuhė, qėndron, nė thelb, nė “pastrimin e shikimit tė tij”, qė rrezja e pikėshikimit tė tij tė mos jetė e papastėr, e huaj. Sa mė e pastruar dhe individuale tė jetė soditja, aq mė i shėndetshėm dhe konceptual do tė jetė ligjėrimi. Duke lexuar poezitė e kėtij vėllimi tė parė poetik tė Alisa Velajt, kam pėrshtypjen e fortė se ka ndodhur njė pikėtakim fatlum i kėtyre dy komponentėve vendimtarė, pėr tė krijuar njė formacion tė qėndrueshėm nė ligjėrimin origjinal tė poezisė. Prirja pėr tė patur njė pikėsoditje autentike nė marrėdhėnien me botėn e sendeve dhe dukurive, ka sjellė si rezultat njė strukturė konceptuale dhe meditative nė njėsinė e poezisė sė saj, duke ruajtur njė ekuilibėr “spartan” nė procedimet me tropet dhe stolitė e tjera retorike tė prozodisė. Pėrbėrėsit e kėsaj poetike qė na paraqitet e organizuar nė tre nėndarje kompozicionale – lirikat meditative, lirikat intime dhe lirikat e pejsazhit – janė dy llojesh: detaji pamor dhe distanca meditative. Atmosfera e krijuar nga pėrplasja e detajit me meditimin krijon figurshmėrinė dhe shkallėn e ngjeshur semantike tė tablosė, e cila, duhet thėnė se krijon njė perspektivė tė brendshme, tė maskuar si me retiēencė:
E unė si hėna...
zbardhur prej mendimeve
qėndroj pezull nė hapėsirat e dritė-hijes sate
pa mundur tė pushtoj asnjėrėn kullė
Vetė ligjėrimi i kursyer pėrcakton edhe tipologjinė e metaforės dhe metaforikės askete, pėr t’ia lėnė tė lirė recepientit pėrjetimin. Gjithēka qė ofron poetja ėshtė njė ashtnor i kushtėzuar vargjesh, ndėrmjet tė cilėve pulson njė shtjellė e harlisur mendimesh hipotetike. Sepse gjurmėt e soditjes sė instrumentarit tė saj ofrojnėvizatime efemere, ornamente e arabeska tė ikshme si shkrimet mbi xhamin e avullt nga hukama.
Vetė titulli i vėllimit “Themelet e erės” na orienton se kuptimet dhe figurshmėria janė gjithnjė nė evolucion tė pasosur shpėrrndėrrimesh dhe se tufat e emocioneve mund tė shpėrngulen si popujt endacakė, aty ku plas sensacioni i marrėdhėnieve me dukuritė dhe shfaqjen e ekzistencave. Nė kėtė libėr tė parė, lexuesi i vėmendshėm i poezisė e ka tė lehtė tė dallojė sė paku njė gjė: pėrkushtimin pėr tė krijuar konstrukte konceptuale tė ligjėrimit poetik, njė pjekuri e pazakontė kjo pėr librat e parė. Poezitė mjaftohen me ngėrthimin miniaturesk tė objektit, me pak vargje, sa pėr tė skicuar paksa profilin e maskuar brenda dhe ndėrmjet rreshtash. Ky shfrytėzim i efekteve tė intonacionit nuk ėshtė dominues nė traditėn e poezisė shqipe, me pėrjashtim tė Martin Camajt, i vetmi, me qė ra fjala, i pranishėm, mė tepėr si erė respekti nė poezinė e Alisa Velajt. Ndoshta fryma mbrojtėse e Camajt, prirja pėr kah ai gen i lirikės sė freskėt shqiptare, tregon se anija e Velajt ėshtė lėshuar me erė tė mbarė nga kalthėron uji i ri i detit...
Ta shkruash poezinė edhe nė verbėri
Nga Arian Leka
Dhe kėshtu pra, duke pranuar se Poeti ėshtė krijesa qė, nga tė gjitha funksionet qė i mvishen gjuhės, zgjedh pėrdorimin e saj veēse pėr qėllime estetike, gjej rastin tė shkruaj shkurt pėr Alisa Velaj dhe librin e vet tė parė me poezi , “Themelet e Erės” (Ideart, 2007).
Po ndalem menjėherė tek gjuha poetike, tek ky element apo mė drejt, tek ky instrument me tė cilin thurim pėr vete dhe tė tjerė petkun e pėrfytyrimeve dhe tė botės sonė pėrsiatėse, pasi kjo ėshtė substanca lehtėsisht e dallueshme me tė cilat kjo autore mpiks marrėdhėnien me veten dhe botėn reale apo botėn e krijuar prej asaj qė mund t’i shpikė edhe shiun edhe tingujt si vetėdije e shkruar mbi qelq.
Them mpiks, pasi kėto poezi, mė tepėr sesa lėndė, materie tingullore apo forma grafike, janė lirika tė pastra, thurima imcake dhe gjendje poetike qė mėtojnė tė rivendosin njė lidhje me mė tė rrezikshmen dhe mė tė rrezikuarėn: asaj ēka trashėguam nga “klasiko-romantizmi” ynė poetik dhe gjendjes tjetėr, kryekėput tė ndryshuar tė natyrės sė ligjėrimit nė poezinė e re shqipe, apo klasikes sė gjallė siē edhe ka filluar tė thuhet sė fundi. Zakonisht kėto sprova e sfida nuk vijnė qė nė librin e parė, sidomos nė rastet kur poeti gėzon e rreket tė nxjerrė nė dritė sikur dhe ndonjėrin prej atyre vezullimeve qė sheh mėnjanė dhe vetėm. Por Alisa Velaj ka pranuar ta bėjė kėtė duke ndarė fillimisht gjuhėn poetike si shenjė e madhe ndarjeje dhe afrimi njėkohshėm. Ndryshe nga mjaft autorė qė nė librat e tyre tė parė tė magjepsin me aftėsinė e vetvetishme tė fjalėve pėr ndenjur pranė, pėr tė sajuar rima e asonanca, Alisa Velaj zgjedh pėr ndihmėse e shoqėruese tė parė vijėn, linjėn e skicės, ngjyrat e peizazhit dhe jo ritmin e muzikėn qė tė pėlqejnė vetiu e ta bėjnė mė tė lehtė rrugėtimin. Vargjet e saj thuajse janė ta “pakatalogueshėm” nė metrikė e mjete prozodike, por edhe kėsisoj ajo arrin tė veēohet, tė pėrftojė e tė ruajė pėr veten njė formė mes kėsaj bote gjithmonė e mė tolerant ndaj pėrdroimit tė fjalės poet e qė gjithmonė e mė shumė quan poezi ēdo performancė tingujsh tė pranėvendosur e me prirje tė thekshme pėr pavarėsi kuptimore.
E kam dėgjuar shpesh mendimin se poezia ėshtė gjuhė. Thėnies kokėfortė do t’i shtoja vetėm diēka: poezia ėshtė edhe gjuhė. Pėrtej kėsaj poezia mbetet po ajo ėndėrr qė mund ta shohėsh syēelėt e nuk pėrjashtohet rasti ta shkruash edhe nė verbėri. Alisa Velaj i vesh paksa me mug e vagulli pėrfytyrimet e veta, sajon sfonde e dekor ėndrre, gjendje opake gjithmonė qepur e prerė prej fjale ku jo ēdo gjė shquhet mirė. Janė shėmbėlltyra qė na ofrohen si simetri tė rrejshme me gjethe qė mbeten gjedhe, me pemė qė duan tė jenė veē pemė, ndėrkohė qė diku larg farfurijnė rrėnjė e themele ere, mbase tė re letrare tė atyre qė vijnė.
Titulli i librit ėshtė njė pėrjashtim i thekur, krijuar po prej tė njėjtės autore qė ka zgjedhur dhe pėrcaktuar se si dhe pėr kė i shkruan poezitė e saj, sė njėjtės autore ka zgjedhur mjetet vokale e shkrimore, qė pėrdor mirė aftėsitė e anzave tė shqipes duke qenė gjithėpoaq asketike nė mjete, njė autoreje qė ka pėrcaktuar shkollėn dhe mjeshtrit e denjė pėr nderim qė nė librin e vet tė parė, sidomos tani kur askush nuk merr mundimin ta dėgjojė edhe njė herė prej fillimit rrėfenjėn se si njė vajzė, njė ditė nisi tė shkruajė dhe ia doli tė shkruajė njė libėr tė mirė me poezi dhe aq.
Alisa Velaj - foto
http://img171.imageshack.us/img171/7663/foto2alisa.png
Krijoni Kontakt