Arben Dedja u lind nė Tiranė, mė 1964. Ėshtė diplomuar pėr mjekėsi dhe kirurgji (1988). Qė nga viti 1999 jeton nė Itali dhe punoi si ndihmės hulumtuese nė Universitetin e Padovės. Pėrveē artikujve shkencore, Dedja po ashtu mbart njė aktivitet tė gjerė letrar. Nė vitin 2004 ishte fitues ad-aequo i: "Ēmimit Ndėrkombėtar pėr poezinė dhe pėrkthimin, Fondazione Cassa di Risparmio di Ascoli Piceno" nė pėrkthim shqiptar me poezi tė zgjedhura nga Attilio Bertolucci.
DHOMĖ GJUMI
Njė ēorape rri varur te doreza e derės
njė palė breēka mbi komo.
Rroj nė kėtė pezullģ veshur/zhveshur tė gruas sime.
Jashtė
pėrjashto shalėt ulėritėse
gjithēka ėshtė kyēur gjer nė kopsėn e fundit.
PREZANTIMI
Ah po, mė kujtohen shqiptarėt
mbėrritėn me turma nga kufiri verior
ēu shtuan atė vit kukuvajkat nė rrethina.
E unė dhashė e dhashė e dhashė e dhashė
e ndėrrova me kėtė rast Garderobėn e djeshme
u ēa katėrsh im shoq pėr Tė Linjta tė reja.
Pastaj kurdėt ia behėn tė qeshur si pranvera
me kėmbėt e drunjta tė kalbura nga dallgėt
pastaj ruandezėt qė rrugėn ngatėrruan.
E unė dhashė e dhashė e dhashė e dhashė
mu desh prapė ti falja Tė Linjtat e Firmosura
i kish ikur ca moda Dantellave tė Breēkave.
Pastaj brofėn moldavėt me trape fatalė
pastaj irakenėt duke ecur mbi avra
burundasit me guna tė ējerra nga ujqit.
Prapė unė dhashė e dhashė e dhashė e dhashė
kishin gratė afgane gjithė Gjimbajtėset e mia
njė lypėse boshnjake shtatė palė Breēka kish mbathur.
Pastaj erdhėn ēingalezėt me gaca ndėr xhepa
pastaj kosovarėt po sezoni skish nisur
i Pasarelave nė Nju Jork-Paris-Milano.
Prapė unė u dhashė e u dhashė e u dhashė
ndonėse mė hynė nė shtėpi Garderobėn tė vidhnin
qė, pėr fat, ishte bosh nga dhuresa e fundit
kėtu Zonja e ndėrpreu rrėfimin se,
ndėrkaq, i prezantuan njė islandez.
ELEGJI MIZORE PĖR BABANĖ
1.
E lava babanė e vdekur
njė mėngjes marsi me cikmat
e dimrit ende nėpėr kėmbė
dhe pikėrisht nga kėmbėt ia fillova
ujė e sapun gjersa mori
era myshk e pastaj rrėzė kofshėve
sa ia fshika herdhet me kėtė rast
parė pėr herė tė parė
i vesha kėmishė e kostum
mė tė mirin duke ia mbajtur
herek kokėn mos ngjeshej pėr gjoksi
bukur e shtriva tė paorė tė paunaza
i kreha pastaj thinjat e rrova
nė tė thatė zor e pata me kėpucėt
e reja tre-bishta-lugėsh-shkulur dhe
nė fund kravatė i vura pasi bėra
mė parė nyjen nė qafėn
time.
2.
Ati im kur ti vdiqe
tė mbajtėm njėzetekatėr orė
pa varrosur tė tė bėnim nderet
e fundit njė pėrgjim tė gjatė
por ndėrkaq dimri po e linte
tokėn ndaj e fikėm ngrohjen
nė mesnatė ashtu te njeri-tjetri
kruspulluar tek dikush spėrkaste
me parfum dhomėn korridorin
kuzhinėn dhomėn tjetėr gjithė botėn...
3.
I ndjeri ati im kur ti vdiqe
ishte sipėrmarrje e vėshtirė
tė tė zbrisnim shkallėve tė pallatit
me punė vullnetare tė kohės
sė enverit njė kusho
i shtatė kacavarur te telat
e dritares sė komshiut u mor
me drejtimin e operacionit marangozi
i katit tė pestė i stėrmati
me metėr kėndet e kalvarit
dikush dėshmor vuri shpinėn
poshtė qivurit por prapė
e thyem qė e thyem llampėn
e shkallėve skėrfitėm
suvanė teksa brenda ti lėvizje
thes me arra ngjisheshe pas kokės
qė sipas zakonit
duhet tė dilte pėrpara.
Krijoni Kontakt