Drita pėrndrit dritėn
Atje ku shkrepat e malit prekin qiellin me dorė
Duke lėnė gjurmėn e heshtjes sė pėrjetshme.
E gjelbėr dhe e pandėrprerė ja tek ngjitet jehona
E lugjeve tė kristaltė dhe muzika e ujėrave
Qė pikturojnė nė ajrin e shtangur tė agut
Pamjen e pritme tė ditės.
Drita lind nga uji.
Nga uji i drurėve qė humb nė rėrėn e virgjėr
Dhe uji i lumenjve tė lodhur sė kėrkuari detin.
Kėshillat e urta tė rrėnjėve dhe gurit mė mėsuan
Si tu hap shtratin lumenjve dhe tė bėj brima nė rėrė,
Brima tė thella gjersa gjeta
Rrėnoja qytetėrimesh antike, rrėnoja drite
Dhe kujtime gjeta e varre ku mermeri
Lėshon prej syve njė vezullim verbues.
Unė ecja dhe pas vetes tėrhiqja kohėn
Si njė mendim tė hershėm qė tė ndjek gjithė jetėn,
A si njė imazh mjegullor nga fėmijėria
Qė ngjan me kaun plak qė tėrheq parmendėn
Nėpėr njė tokė tė shterėt.
Por duke ecur gjer nė fund tė rrugės
Gjer nė fund tė vetvetes,
Duke kėrkuar burime tė rėrė e shkretėtirės,
Arrita tė kap njė fije tė hollė drite,
Qė e mbajta fort dhe e ruajta si tė vetmin thesar
Dhe krijova me tė duke e mbjellė nė tokė:
Njė lumė, njė pemė dhe njė poemė.
Ty tkjofsha falė, o dritė, ama e mbrodhsimit! [2]
II
Zgjohesha me njė dhimbje drite nė sy,
Duke prekur me gishtrinj trupa tė panjohur,
Duke gjetur aty
Hapėsira rrėnjėsh, ekuinokse dhe pėrshkoja
Rrathėt e heshtjes si rrathėt e ferrit
Apo tė qiellit.
Koha e luleve mė dhuroi
Pjalmin e verdhė qė ngjitej te dielli,
Hosinė e nektarit
Ku rridhnin ujėrat e Letes,
Dhe krahėt e shkrirė tė Ikarit
Si flatra kujtese.
Prekja vezullimin qė velonte argjilėn e tokės,
Zbrazėtinė e mbrujtur me brumin e dritės,
Lexoja profecitė e gjithė muzgjeve tė botės
Dhe vdisja nė flijimin e dritės,
Duke gjurmuar shpresėn e rrezes sė fundme,
Si ai qė kėrkon te kalimtari i natės
Njeriun e njohur.
III
Ėshtė ky ankthi i dritės
Qė tė pėrmbyt ndėrsa ti
Mendon, njė ditė shiu qė ska fund,
Se tragjedia lindi nga seksi tragjik,
Se bota ėshtė njė lėmsh lajmesh,
Se gjithė kjo hapėsirė yjesh tė ndritshėm
Tretet, njė ēast, brenda riteve tė diellit,
Se vėshtrimet e shtresuara janė imazhe
Qė koha morfologjike i pėrhap
Nė lojėn e pėrfytyrimit metafizik.
Nėpėr dritėn e ideve tė hajthme :
Rrjedhje ajri, rrjedhje tingujsh, vorbull
Mjegullnajash rreth enigmave mitike,
Vargje tė gjatė rrėfimesh tė mumjeve prej dylli,
Hipotezash nė bibliotekat e djegura
Sa herė zbulohet njė e vėrtetė
Zhduket njė thelb
Dhe mbetet veē fjala labirint i kujtesės.
Me fjalėn thellon
Abysin e mendimit.
Duke shkruar i shton diēka
Kotėsisė sė krijimit.
Duke shkruar ske thėnė asgjė,
Veēse i rikthen dritės
Ca profeci tė vjetra,
Mesazhe tė errėt psherėtimash dhe shenjash,
Ėndrra pa kohė, largėsi dhe heshtje.
Alket Ēani - foto
Krijoni Kontakt