Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466

    Mbrojta e Novi Pazarit dhe standardet e patriotizmit

    Nexhmedin Spahiu


    Derisa jam futur nė klasė tė parė tė shkollės fillore, kam ditur vetėm pėr njė luftė: luftėn e Koleshinit. Nė shkollė na dėrgonin nė kinema dhe aty shihnim filma partizanė me gjermanė. Aty na mėsonin se partizanėt ishin tė mirė dhe gjermanėt e kėqij. Sapo vija nė shtėpi gjyshi mė thoshte tė kundėrtėn. Ai mė thoshte se gjermanėt na ēliruan, por partizanėt ishin kėlyshėt e serbėve dhe na robėruan pėrsėri.
    Nė shkollė mėsonim vjersha pėr lirinė e fituar me gjak, kurse gjyshi mė thoshte se nuk ditėm ta ruajmė lirinė qė na sollėn gjermanėt, se ishim tė pashkollė, tė paorganizuar dhe kur gjermani e humbi luftėn, ne s’patėm fuqi ta ruajmė lirinė.

    Kur e pyesja se mė kė ke luftuar nė Koleshin, thoshte se ka luftuar me serbėt. I thosha: d.m.th. ke qenė partizan se partizanėt kanė luftuar me ēetnikėt?! “Ēfarė partizani more, partizanėt kanė qenė mė tė zi se ēetnikėt”. Po ēetnikėt kanė qenė bashkėpunėtorė tė gjermanėve, ti paske luftuar kundėr tyre?! “Oh, jo babo, gjermanėt na kanė ēliruar, ēetnikėt i mundėm, po partizanėt na mundėn”. Ti paske qenė ballist – i thosha. “Jo, nuk kam qenė ballist, kam luftuar mos me i lanė serbėt me hy n’Novi Pazar. Novi Pazari ka qenė Kosovė, po tani e kanė ba Serbi”, mė thoshte gjyshi. A ke vra ndonjė serb e pyesja? “Nuk e di”, thoshte, “ku e kam ditė se a po e rrokė plumbi apo jo, edhe gjuaja rrallė se i kurseja plumbat se i blinim me pare, e nuk kisha shumė pare”.

    Ky ishte tregimi i gjyshit, dhe duke pėrvijuar klasave mė tė larta nė shkollė prisja me padurim se kur do tė mėsojmė pėr Luftėn e Koleshinit, aty ku ishte plagosur gjyshi im. Ai fliste se kishin qenė me mijėra luftėtarė, ndėrsa ne nė shkollė mėsonim pėr beteja shumė mė tė vogla, dhe shihnim filma me heronjtė partizanė me numėr shumė mė te vogėl po askund dhe kurrė pėr Luftėn e Koleshinit.

    Mbarova dhe fakultetin dhe Lufta e Koleshinit nuk u pėrmend kund. As sipas versionit tė gjyshit tim, e as sipas asnjė lloj versioni.

    Do t’mė duheshin studime tė pavarura e tė thelluara pėr tė kuptuar qė Lufta e Koleshinit ka qenė lufta mė e ndritshme nė gjithė historinė e shqiptarėve.

    Ēfarė ishte Lufta e Koleshinit?

    Pas 11 ditėve tė sulmit tė kombinuar gjerman, italian, hungarez e bullgar tė 6 prillit 1941, ndaj Jugosllavisė, Beogradi nėnshkroi kapitullimin. Me kėtė akt u krijua shteti i pavarur kroat qė pėrfshinte Kroacinė e sotme, Bosnje e Hercegovinėn, si dhe pjesė tė vogla tė Malit tė Zi, Vojvodinės dhe Sllovenisė sė sotme. Pjesa mė e madhe Sllovenisė iu aneksua Gjermanisė e pjesėrisht edhe Hungarisė. Hungaria aneksoi Vojvodinėn, kurse Bullgaria pjesėn mė tė madhe tė Maqedonisė, si dhe njė pjesė tė vogėl tė Serbisė sė sotme dhe tė Kosovės sė sotme. Shqipėria mori pjesėn mė tė madhe tė Kosovės, disa nga viset shqiptare nė Mal tė Zi dhe Maqedoninė perėndimore. Pjesa qė mbeti u quajt shteti i Serbisė nėn protektoratin gjerman.

    Meqė Shqipėria ishte nėn kurorėn e mbretit Italian, Hitleri, pėr makinerinė e tij luftarake, deshi ta ketė nėn kontroll Trepēėn qė ishte miniera mė e madhe nė Evropė pėr plumb dhe zink. Kėshtu, Mitrovica, Vushtrria, Podujeva e Novi Pazari, nė vend se tė bėhen pjesė e Shqipėrisė, u bėnė krahinė autonome nė kuadėr tė Serbisė sė kontrolluar nga gjermanėt.

    Serbėt deshėn ta shfrytėzojnė rastin pėr ta spastruar etnikisht kėtė territor. Filluan masakrėn nė Bihor e vendbanime tjera tė Sanxhakut tė Novi Pazarit, duke avancuar nė drejtim tė Mitrovicės. Por, kryebashkiaku i Novi Pazarit, Aqif Blyta (1887-1945), ai qė dy vite mė vonė do t’ishte delegat nė Lidhjen e Dytė tė Prizrenit (1943) dhe deputet nė Tiranė, organizoi mbrojtjen brilante. Angazhoi vullnetarė nga mbarė Sanxhaku i Novi Pazarit dhe thirri nė ndihmė shqiptarėt nga Drenica, Shala, Rugova e nga shumė vise tjera anė e kėnd Shqipėrisė sė atėhershme. Ndėr ata qė iu pėrgjigjėn kėsaj klithme ishte edhe Shaban Polluzha (1871-1945) me rreth 3200 luftėtarė. Xhafer Deva (1904-1978), Iliaz Spahiu (Mulla Iljaz Broja) (1892-1946), Miftar Bajraktari i Llaushės etj. ishin truri i kėsaj fushate.

    Ja ēfarė diskutonte dy vite mė vonė nė Kuvendin e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, Sali Rama, njėri nga bajraktarėt e Rugovės: “Dua t’i lutem Qeverisė s’onė nė Tiranė qė tė mundohet me na i shpėtue qato tokė krejt shqyptare qė janė andej ē’prej Mitrovicet, nė Pazar e nė Senicė. Ato janė toka t’ona pse atje populli asht shqyptar, me zemėr e me adete, si na kėsaj ane. Unė i njof njato vende, pse kam kanė me luftue, bashkė me shok‘t e mij, kundra shkjevet, qė dojshin me hie atje me vra e me therė njerėzit, veē se janė e duen me metė shqyptarė sikur na kėndejna“.

    Betejat kryesore u zhvilluan nė Koleshin, rrjedhėn e lumit Ibėr, qė nga Rozhaja nė Mal tė Zi, Zubin Potoku nė Kosovė, e deri nė Rashkė nė Serbi. Shqiptarėt fituan duke i zmbrapsur serbėt nė disa pėrpjekje pėr t’u futur nė Novi Pazar.

    Kjo ishte Lufta e Koleshinit qė as sot e kėsaj dite nuk mėsohet nė shkollat tona. Por, pėrse ėshtė e rėndėsishme kjo luftė?

    Nėse zhvishen nga rrenat e stėr-zmadhimet ngjarjet tjera nga historia e komunistėve, kjo ishte lufta me mė sė shumti luftėtarė pas kryengritjes sė Hasan Prishtinės sė vitit 1912 (30,000 luftėtarė).
    Por, nuk janė vetėm numrat qė e tregojnė dimensionin e njė lufte. Janė motivet nė radhė tė parė. Motivi i gjithė kėtyre luftėtarėve vullnetarė ishte tė shpėtonin popullsinė e pafajshme tė Sanxhakut tė Novi Pazarit nga gjenocidi. Pjesa mė e madhe e kėtyre luftėtarėve nė atė kohė jetonte nė njė shtet tjetėr (Drenica e Rugova ishin nė Shqipėri, ndėrsa Mitrovica, Shala e Novi Pazari nė Serbi). Ata nuk bėnė sehir duke thėnė se sa gjynah si po vrasin serbėt gra e fėmijė nė Sanxhakun e Novi Pazarit, po rrokėn armėt dhe harxhuan plumbat qe i blinin me para. Nuk kishte qeveri apo agjenturė qė qėndronte pas tyre. Ishte thjeshtė organizim dhe sakrificė e ndėrgjegjes. Ishte solidarizim me tjetrin, me tė pafajshmin. Ky ėshtė kulmi i ndėrgjegjes sė njė populli.

    Mė 1993, nė klubin “Faik Konica” nė Londėr, pata ftuar njė mik anglez qė tė pėrcillnim sė bashku njė koncert dhe, kur po i pėrktheja tekstin e kėngės sė Ahmet Delisė (18??-1913) qė po kėndonin rapsodėt, anglezi mė pyeti ēfarė patriotizmi na qenkėsh ky kur kushtrimi pėr tė luftuar ėshtė dhėnė tek kur serbėt janė futur nė Prekaz!? Pse nuk kanė shkuar ta mbrojnė kufirin po kanė pritė qė serbėt tė futėn nė katund? I shpjegova qė standardet e patriotizmit anglez janė tė pakrahasueshme me standardet tona, sepse ne jemi njė popull i vogėl e Anglia ka sunduar botėn.

    Por, tė kthehemi te Lufta e Koleshinit. Standardi patriotik e njerėzor i kėsaj lufte ėshtė pakrahasueshėm mė i larti nga tė gjitha luftėrat nė historinė shqiptare. Aty nuk u mbrojt vetėm kufiri shtetėror, por edhe mė tepėr, u kaluan kufijtė shtetėror pėr t’u mbrojtur kufijtė etnikė. Do tė thoni se edhe nė Luftėn e Kosovės (1998-1999), edhe nė atė tė Luginės sė Preshevės, e tė Maqedonisė qė ndodhėn nė vijim, pati luftėtarė qė kaluan kufijtė respektivė shtetėror. Po, por jo nė numėr kaq serioz si nė rastin e Luftės sė Koleshinit. Prandaj, Lufta e Koleshinit paraqet standardin mė tė lartė tė patriotizmit nė historinė shqiptare.

    Lokalitetet ku janė zhvilluar fushėbetejat e Luftės sė Koleshinit (1941) ndodhėn pjesėn mė tė madhe jashtė, por njė pjesė edhe brenda kufirit tė sotėm tė Republikės sė Kosovės. Ato vende, qoftė edhe ato brenda kufirit, autoritetet e Republikės sė Kosovės edhe katėr vjet e ca pas shpalljes sė Pavarėsisė, mund t’i shohin vetėm nga helikopterėt e KFOR-it, por kėmba e tyre nuk e ka guximin t’i shkelė.

    Fakti se autoritetet e Kosovės nuk guxojnė tė shkojnė atje tė bėjnė ndonjė pėrmendore apo akademi pėrkujtimore, nuk do tė thotė qė nxėnėsit e studentėt tanė nė Kosovė e Shqipėri tė mos mėsojnė pėr kėtė luftė si standardin mė tė lartė tė patriotizmit nė historinė tonė.
    (telegrafi.com)
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanė
    Postime
    1,813
    Bukur, me pelqen ky shkrim, por ne shqipetaret harrojme shpejt. edhe Podgorica ka qene shqipetare

  3. #3
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Ky nexhi ja fut kot,ky me qellim e "harron" rolin e nacisteve ne luften e kollashinit,gjermanet i armatosen serbet,shqiptaret dhe boshnjaket qe keta ta vrasin njeri tjetrin e gjeramet te ken qetesi ne mitrovice.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-09-2012
    Postime
    8
    Citim Postuar mė parė nga prishtina75 Lexo Postimin
    Interesant kjo video , e gjate por ja vleka te shiqohet .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •