Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Jam kurioz te di se si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabime. Ndiqni ndonje strategji te vecante dhe a keni arritur te kini sukses? Si ka ndryshuar kjo strategji me moshen e femijes? Po gjinia e femijes si ndikon ne menyren dhe masen e disiplinimit?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-01-2013 mė 16:33

  2. #2
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    he mo Albo tu rrit djalka?

    si baba shembullor qe jam strategjia ime eshte :dashuri dhe disipline.

    kur bejne gabime hiqi gjerat qe kane me per zemer.psh simbas moshes.; tv,plastation, makina.

    me e keqja arrest shtepie.nje keshille bertiti por mos ngre dore.

  3. #3
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Duhet ti flasesh, shpjegosh sa here nuk degjon . Se mos degjimi con ne gabime. Gabimet kane konsekuenca pastaj. Kaq dhe funksionon. Gocat Jane me easy . Kurse cunat Jane hyper. Kane shume energji. Une deri tani sme eshte dhene rasti te denoj cunin. Ska bere ndonje prapesi, degjon kur I them me te 3ten here.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 03-01-2013 mė 17:06
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shkenca
    Anėtarėsuar
    29-09-2012
    Postime
    1,424

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Separi duhet te fitojme durimin, e mos humbim kontrollin per nje gabim qe ben femija e direkt ne dajak, sepse ne shqiptaret shpesh e kemi zakon, si nena ashtu dhe babai perdorin dhunen, e nenat si me te dobeta qe jan fillojne e qajne me pas bashke me femijen...Kjo eshte gabim!
    Nese deshironi te kuroni gabimin e femijes, vec me dhune nuk do arrihet te kemi nje femije te lumtur dhe te edukuar sic duhet...
    Mendoj qe butesia, dashuria dhe perkujdesja prinderore jane faktoret kryesore qe ndikojne ne edukimin e nje femije...femijet nuk kan ate kapacitet mendor qe te dijne se cfare eshte gabim dhe cfare eshte e drejte, prandaj, edhe nese kan thyer apo prish dicka, te mundohemi te sqarojme se kjo ishte gabim e nese perseritet mos ndeshkohet femija me dhune, por duke i hequr te drejten e lozjes me ndonje loje qe ai e preferon ( e cekur kjo dhe nga drague), sikurse edhe kur t ebeje dicka qe na pelqen, le te levdrohet femija (nje loje me fjale), keshtu qe ai meson se cfare eshte e drejte dhe cfare gabim
    Femijet mesojne nga praktika jone, ne jemi model per to dhe me vone ato kopje e jona...sillemi vrazhde me te, do te sillen vrazhde edhe ato ne te ardhmen...dhuna sjelle dhune, dashuria vetem dashuri...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shkenca : 03-01-2013 mė 17:21
    ೋღ♥ღೋ ══════════C6H12O6═════════ೋღ♥ღೋ

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    E veshtire eshte te japesh receta te gatshme. Cfare fuksionon me nje femije nuk ben efekt te tjetri. Ca femije jane vertet te veshtire, ndersa te tjere qe mjafton nje fjale dhe binden. Sic e tha dhe drague, mos ngri dore ndaj femijes. Ka dhe qe e kerkojne ndonje pellembe xhanem ne te prapme. Mos bertit, se e bertituea nuk tregon autoritet, por vecse i meson dhe femijet te sillen ne menyre te tille. Mumdohu sa me qete ti vesh ne dukje gabimin, dhe me e rendesishmja te dy si burri e gruaja te bien ne nje mendje ne lidhje me gjykimin dhe ndeshkimin e gabimit. Kur ben gabim te perseritur i heq nje loder, TV, DS, comp.( keto i limitoj une femijeve te mi) apo aktivitet qe preferon me shume. P.sh nese e keni lene te shkoni ne park i thua qe nuk do veni per shkak te sjelljes se tij jo te mire. Do vemi kur te kesh korrigjuar sjelljen. Mos e ndrysho mendjen. Qendro i patundur ne ndeshkimin e vendosur, dhe mbaj te njejtin qendrim sa here kur femija e perserit gabimin dite tjeter. Me eshte dashur disa here te ndryshoj plane aktivitetesh me femijet per shkak te sjelljes jo te mire te tyre ne situata te ndryshme. Perdor time out. E le vetem ne dhome te reflektoj rreth gabimit qe beri. Ose ve nje karrige ne nje qoshe te dhomes per time out, kur e di qe femija nuk rri dot vetem ne nje dhome. Te mite ulerijne dhe sot po ti lesh vetem sikur dhe ne dhomen e tyre. Gjithashtu kur shikon qe e kane kuptuar gabimin verja ne dukje femijes, me lavderime, apo dicka me shume. Mos je shume i ashper me femijen. Mos e shiko cdo veprim te tijin me syrin kritik. Keshilla duhet te jepet qetesisht, jo me tone te ngritur, ndryshe femija as nuk do perqendrohet te fjalet, por toni i zerit. Mos harroni qe femija kopjon sjelljet tona, dhe nuk mund te presesh sjellje shembullore nga femija nese ti vet nuk demostron nje sjellje te tille ne familje. Femija kupton ate qe shikon. Kaq mu kujtuan tani.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    si te jete vafti. . ka raste edhe spanoj . qellonj te me humbas durimi.
    denimet jane ose mbyllu ne dhome ose hiqi ipad.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Albo vetem dy sugjerime do te te jap.(ti quash keshilla do duket cmenduri)
    Se pari mundohu te mos mesosh femijet me denim te ashper kur gabojne se do kete efekt te kundert,gjithashtu ''shperblimi'' per sjellje te mire mund te jete problematik sepse do fillojne te ushqejne ndjenjen e interesit dhe per femijet e vegjel nuk ben mire.
    Se dyti sado qe mund te duket e paimagjinueshme dhe e dhimbshme, gjysherit dhe gjyshet i ''shkaterojne'' femijet e vegjel.Mire do te ishte qe dhe ata te ndiqnin rregullat dhe menyrat e edukimit qe ndjek prindi.
    (e di qe do me kritikojne per keto qe kam shkruar )
    MOS I NDY TEMAT no name

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Te gjysherit ke shume te drejte freeopen. Gjysherit me dhemshurine e tyre per niperit/mbesat nderhyjne vend e pavend, dhe nuk te lejojne te mbash nje qendrim tendin ne lidhje me nje sjellje. E kam provuar vet, dhe them qe djali me ka dhene me shume probleme se cupa vetem ngaqe eshte perkedhelur tej mase nga prinderit e burrit. Kurre mos i lejo te nderhyjne me teper sec i takojne!
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Citim Postuar mė parė nga Prudence Lexo Postimin
    si te jete vafti. . ka raste edhe spanoj . qellonj te me humbas durimi.
    denimet jane ose mbyllu ne dhome ose hiqi ipad.
    o zot o zot qfar denimi i tmerrshem lol
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Ku ka denim sot me keta femije qe po rriten ne mungese te asgjeje??
    Se si disiplinohen kur kane gabime!
    Kur tha dikushi se di a ka nje recete ekzakte varet edhe nga rrethanat por,,,,,,,
    Nje veprim qe konsiderohet gabim duke e ndalur.edhe duke ia perseritur disa here qe kjo s'ben te ndodhe,edhe teksa i flet serioziteti aty,bashke me bindjen qe ta vereje me se miri,edhe shikimet te perballen balle per balle duke fol qete.

    Ndoshta varet e nga karakteri i femijes,por besoj qe arrin me se miri ta kuptoje!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •