Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Ledia Dushi

  1. #1

    Ledia Dushi

    LEDIA DUSHI


    Ledia Dushi u lind mė 1978 nė Shkodėr. Ka studiuar pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe. Ka punuar si gazetare. Shkruan kryesisht nė dialektin e Shkodrės. Ka botuar vėllimet: “Ave Maria bahet lot”, Tiranė 1997 (ēmimi kombėtar pėr poezinė, “Pena e Argjendtė”, 1998); “Mbledhje dimnash”, Shkodėr 1999; “Askush nuk vdes pėr mue”, Tetovė 2003 dhe “Me mujtė me fjetė me kthimin e shpendve”, Ideart 2010. Njė vėllim i saj ėshtė botuar nė italisht, “Tempo di pioggia”, 2000.


    SHTRATI I LULEVE


    Asgja s`flen n`shtrat
    pėrveē luleve...
    Muzika e ujit
    qė derdhet
    mbi gurėt e rrethinės
    shtrihet pėrshpirtshėm
    ndėr ēarēafėt e shtratit...
    Pa e ditun
    vizatoj jokuptueshėm
    zhurmėn e dhimbjes...
    Shtrati i luleve
    zgjohet tmerrshėm
    kur kujton
    se krejt afėr tij
    ndodh zhvendosja.


    TALLJA E DITES


    Stinėt
    m`shkojnė djersė n`trup,
    pemėt
    kanė thithė
    tamblin e borės,
    kokrrave t`mollės
    i plaset shpirti,
    malli kthehet n`fjoka.
    Pishat dremisin
    me lodhjen e njomun
    n`pėrrue.
    N`nji re
    prifti luen urtshėm
    me kokrrat e diellit
    kur njerėz me shkretina n`krye
    vdesin etjet.
    Nji lamsh lule mjalti
    m`rrin n`ndijim…
    Pėrherė
    pritueshėm
    shkoj n`burg hujsh,
    prej fytit
    me rraj
    lėshohen n`mue.
    Nji frymė pllumba
    ma marrin krejt Unin,
    kur e pijn ujin,
    ngėrdheshen
    me lirinė n`tru,
    me mue qeshin.


    BUTI I KINGJIT


    Kur ndiej gjethet
    qė lėmohen,
    turrem vrap malit
    tue kėrkue kingjin,
    rrathėt e lodhjes
    rrėzohen pėrtokė…
    Prej gjoksit
    m`zbėrthehet nji dhelpėn,
    kthehet “n`dashni”;
    un`, vijė uji n`bar,
    bilbilat m`zgjaten shpinės...
    Ēka m`kjante n`krye
    me dhelpnėn m`iku...
    Butin e kingjit
    ndjeva n`qafė
    tue lėshue
    fytyra fmijėsh,
    jargė
    prej blegėrimash
    qė s`thuhen…
    …gjumi
    m`doli
    prej goje…


    KUR KENDON FRESKU N`VERE


    Kur kėndon fresku n`verė,
    mushti lėshon mangėt
    tue shembė
    pulsat e “dashunive”;
    dhelpnat
    natėn
    hasen n`mue,
    kjajnė pėr trupin,
    se i dhemb...
    Virgjėnat
    ngjiten malit,
    vjeshta i frymon
    n`pyllin e thamė t`kronit
    tue i gdhendė nervin
    shpirtnave n`tru,
    der` kurmandrrat
    t`shkojn me erėn.


    FEMNA S`ASHTE NJERI


    Nata
    del
    prej avujsh t`pėrroit,
    si lodhja e vajzės
    t`derdhun andrrash...
    Shiu frymon
    ndėr pemė,
    engjėjt lėshohen
    fruta
    n`parrizat
    e trupit tim...
    Gurėzit
    janė qetimet
    qė rrėshqasin me verėn
    prej bishtit t`trunit...
    Se dielli
    u zhbaka
    n`tavane t`zambakėt...
    lulediella t`zij
    dillojn
    pėrmbas shiut.


    T`KORRUNAT E NATES


    Dhelpna n`andrrėn time
    vdekun shkund
    qershitė e jehit t`zogut
    pėrreth gjijve...
    T`korrunat e natės,
    lėkura e fundit e mbramjes,
    kur pėshtjell me rrathė
    hanėn.
    Terri ashtė n`lulėzim…
    N`krye m`kulmohet ikja
    me nji shtazė n`bark.


    TALLJE


    Bishti nė t`ikun tė ditės
    shkundi manin e natės.
    Kokrrat u ēmenden ambėl
    tue shkėndijue
    n`stuhitė e borės t`zhveshuna
    t`trupit tim.
    Rreze luleshtrydhesh t`krisuna
    m`i njomin djegshėm buzėt...
    Shija e manit
    m`dridhet n`fyt
    tue ma trembė
    lumturimin pa fund
    kur pulbardhė
    si zhurmim i gishtave
    derdhet ndėr bretke...
    Bretkat
    flutrojn n`ajrin tim...
    terri i langėt i pellgut
    m`fshan n`trup
    kur guakjet
    kruhen pėr yll
    tue shtye me teh t`zanit
    tingukkin e tyne.


    PRANVERE


    N`burim e mbyta dorėn...
    ndjeva ballin e borės
    kur u rrėzue
    malit.
    I ftohti
    u vjedh ndėr rraj;
    vjolat
    m`u rritėn para syve,
    kur zogjtė
    i shtrėnguen prej belit.
    Gishtat e mi: damarėt e rrjedhės,
    gjaku: gjethja-lundėr e bletės;
    guralecat me fytyrė t`lame:
    firoma pranvere
    n`mushkėni time.
    Livadhet
    me hijen e engjėjve
    lėkunden ēmendun,
    si boēja e vajzės t`shtrime...
    Fyelltari
    ashtė tretė n`ujė
    bashkė me frymėn;
    fyelli
    ashtė fyti i dlirėt
    i laureshės.
    Tingujt,
    langshėm blirojn
    prej hopave t`pranverės,
    kur plas synin
    nėpėr fletė.
    Tue ēilė buzėt
    Trungu
    qeshun lėshon flutra.


    KOHE PER SHI


    Nji re
    mbyti kryet n`pyll…
    Orlat
    fshinin lotin
    me pupėl t`gjaktė,
    thershin me skjep
    inatin
    n`tamthat e natės…
    Kodrat e zverdhuna
    kanė lind n`bel t`fushės
    janė
    gjijt e kėputun
    t`vjeshtės…
    Ashtė kohė pėr shi,
    n`ylberin e t`ftohtit
    ngjyrat
    janė fmijėt
    qė i ngėrdheshen
    plagėve t`rrejshme
    t`qiellit…
    N`stinė
    dielli
    ka me e pa
    n`bėrthamė t`dashnisė
    token.
    N`fund
    lule-zemra
    ka me u grimcue
    n`thepa t`ditės sė pare
    tue lėshue
    borėn ndėr ne.


    ISHTE DREQI


    Mbi krye
    m`shkundet natė.
    Dimni flen n`mue
    tue m`rrejt pėrherė
    me rreze
    pa tė nxehtė.
    Ndėr vorre
    jam tue kėdue
    me shishe qė derdhin ranė
    thithi lule-shpirtin
    me buzė, me gjuhė, me dhambė…
    Flokėve e gjoksit
    m`shkrihet rrjedhshėm
    tmerri i shpėrnguljes
    sė hanės;
    trupi
    m`u kėput prej dheut
    mė ra nė qiell.
    Ia ndjeva
    dorėn e bukur
    me gishta t`akreptė…
    Ishte Dreqi
    Qė m`puthi dhambshėm n`vesh
    tue m`gėrdhisht n`shpirt
    emnin e vet
    me pėlhurėn e kuqe
    t`dashnisė n`trup.


    PA TITULL


    Nėn qiell
    yjet shndrisin t`kafun
    si nishanat e ndejun
    n`shpinė t`natės…
    Pranvera
    ashtė futė
    n`kacadrenin e mbuluem
    prej t`ardhmes t`ftohtit…
    Burri qė erdhi mbramė
    i vorrosi bilbilat;
    korbat
    u futėn n`gjoks t`pemės,
    t`frym
    prej tamblit t`rrajve.
    Lepuri I klithi zjarmit;
    tash qetėsia
    ashtė ba gacė
    n`gojė teme…
    Ti burrė
    mos i the gjujt
    para parzmit t`dhelpnes…
    Andrra shkundetsi duhan
    i nisun
    kaherė.


    VORREZA IME


    Vorreza ime
    kurmohet
    n`thembra t`ujit,
    gėrdhishtun prej vilesh
    n`ballin e rrjepun
    t`Tetorit…
    Dimnat
    n`dashni drunit
    ma gdhendin
    gjarpnin e synit…
    Bora
    ka mbushė tiparet;
    zogu ulet ēilabuzė
    tue frymue
    n`nji dammar
    qė i ikė
    letargjisė sė pėrrito.

  2. #2

    Ledia Dushi - foto

    Ledia Dushi - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •