Figura qėndrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim, si poet i madh i kombit, ėshtė Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr.. Studimet e mesme i kreu nė Janinė, nė gjimnazin e njohur "Zosimea". Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė mė tė shėndetshme. Mė 1881 Naimi u vendos pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė. Gjithė forcat dhe talentin ia kushtoi ēėshtjes kombėtare, punoi pėr ngritjen e shkollės shqipe dhe hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė sonė, pėr botim edhe tė shumė veprave tė autorėve tė tjerė. Krijimtaria e gjerė letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap njė periudhė tė shkurtėr prej 13 vjetėsh (1886-1899). Vetėm nė vitin 1886 ai botoi veprat "Bagėti e Bujqėsia", "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "Histori e pėrgjithshme" dhe poemėn greqisht "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve", "E kėndimit ēunavet kėndonjėtoreja". Mė 1885 botoi pėrmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ėndėrrimet) mė 1888 botoi "Dituritė", mė 1890 "Lulet e verės", mė 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", mė 1898 "Historia e Skėnderbeut" dhe "Qerbelanė" dhe mė 1889 "Historia e Shqipėrisė". Sėmundja dhe lodhja e madhe ia keqėsuan shėndetin poetit, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900, nė moshėn 54-vjeēare, i zhuritur nga malli pėr atdheun dhe me brengėn qė s'e pa dot tė lirė. Vdekja e poetit qe njė zi e vėrtetė kombėtare. Shqiptarėt kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostullin e shqiptarizmės, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerėsimin pėr Naimin e shprehu bukur elegjia e Ēajupit, qė niste kėshtu: Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipėri,
mendjelarti, zemėrtrimi,
vjershėtori si ai.
FALJA
Zot i math e i vėrtetė
Qė kreve ē'shohėm nė jetė,
Edhe tė tjerė qė janė
Pa funt pa krye pa anė,
Edhe kudo je ti vetė,
Syri yn tekdo shikon,
Qė nga lint e gjer tek perėndon,
Mė ēdo vėnt tė sheh fuqinė,
Urtėsin' e madhėrinė,
Falna gjithė mirėsitė,
Epna dituri e dritė,
Tregona udhėn' e mirė,
Mos na lerė n'errėsirė,
Dhurona gjithė tė mirat,
Mėrgona nga tė pėshtirat.
Zot! falna vėllazėrinė,
Dashurin' e miqėsinė,
Epna dėshirė tė msojmė,
E tė mirat tė punojmė,
Bėna tė but' e tė qetė,
E tė urt' e tė vėrtetė,
Jetėnė ta trashėgojmė.
FJALĖT E QIRIRIT
Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė t'ua bėnj ditė.
Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė njihni.
Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj dot.
Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.
Kur mė shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam nė dritėt tė vėrtetė,
Unė jam nė shpirtit tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Nė shpirt kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,
Bashkė me gėzimt tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e urtėsinė,
Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.
O zėmėra fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.
Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.
Gjithė tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.
Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e ndryshuar,
Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.
Edhe ndėr qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė
Bėnem qėngj e kec i pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?
PELLAZGĖT SHQIPTARĖT
Ishte njė ditė
Qė pellasgjitė
Posi njė dritė
Mbuluan dhenė
Duall ng' Asia
Si mizėria
Dhe me ania
E hodhė denė.
Pas pakė herė,
Duke pėrzjerė
Ca me tė tjerė,
Bėnė elinėt,
Dhe duke ndarė
Syresh njė farė,
Si ka tė ngjarė,
Bėri llatinėt.
Edhe tė tjerėt
E mė tė ndjerėt,
Tė papėrzjerėt,
Pellasgjinj mbenė
Maqedhoninjtė
E ilirinjtė
E mollosinjtė,
Gjith' ata qenė.
Dhe ata janė
Prindėrtė tanė,
Pastaj na thanė
Na shqipėtarė
Mundim tė themi
Ne ata jemi,
Atė gjak kemi,
Si dhe shtyparė.
Thot' Herodoti,
Nė Tomor zoti
Shtėpi qėmoti
Kishte Dhodhonė
Eshtė m'e vjetėr
Ngaha ēdo tjetėr,
Shumė mė tepėr,
Kjo gjuha jonė.
Ne kurdoherė
Burra tė ndjerė
Edhe tė vlerė
Jemi treguar;
Me grekėrinė
Dhe me Persinė,
Me gjith' Asinė
Kemi lėftuar.
Me Lekėn vamė,
Muntmė Daranė,
Datėn i dhamė
Gjithė Asisė
Burr' u dėftyem,
Tė gjith' i thyem,
Pėrmbys e kthyem
Fron' e Persisė.
Tė tėrė dhenė,
Den' e sterenė,
Sa kombe qenė
Nė kėmb i vumė
Dhe mbretėruam
Kudo qė shkuam,
Tekdo lėftuam,
Vėndin e zumė.
Me Pirron vamė
Romės i ramė,
Llatint' i vramė
E i tmeruam;
Me Skėnderbenė
Tyrqve sa qenė
U dhamė dhenė
Dhe i dėbuam.
Kush i goditi
Posi petriti
E i cfiliti
Tyrqit, barbarėt?
Bota s'kuxonte
Qė t'u qėndronte,
Po kush lėftonte?
Ne shqipėtarėt.
Pastaj u ndruam,
Se s'kupėtuam
Dhe nuk e ēquam
Tė mirėn tėnė
Gjaknė pėr botė
E derthmė kotė,
Njeri ē'tė thotė?
Nuk ishte thėnė!
Mbajtmė Tyrqinė,
Ngjallmė Greqinė,
Ndihm' Italinė.
Po Shqipėrinė?
Pse s'u munduam?
Pėr kė lėftuam?
Neve ē'fituam?
Ē'kemi taninė?
SHKĖNDIJĖ E DIELLIT NDAJ MANUSHAQES
Manushaqe bukuroshe,
Pse s'ngre kryete pėrpjetė,
Po rri e mpit' edh' e qetė,
Pse s'zbukuroh e s'shėndoshe?
Pa shiko lulet' e tjera,
Q'u ēel' e u lulėzuan,
Shih, pa shih ē'u zbukuruan,
I ngjalli pėrsėri vera.
O lulez' e Perėndisė,
Qė tė mbolli vetė Zoti,
Zgjohu tani q'u ngroh moti,
Erdhi koh' e gjallėsisė ;
Se dheu anembanė mbleroi,
E tė vdekurit' u ngrinė,
Gjithė ē'jan' u pėrsėrinė,
Zoti nga gjum' i rėnd' i zgjoi.
Mė dėrgoi dhe tek ti Zoti,
Qė tė t'ap jetėz' e ditė,
Tė tė bije shpirt e dritė,
E tė bėhesh si qėmoti.
Prej qiellit bukurinė
Edhe nga parajsa ere
Tė kam prurė kėtė herė,
Po hape, pa hape gjinė.
Hap syt' e qesh dhe gėzohu,
Se gaz tė math tė kam prurė,
Mos mė rri si e sėmurė,
Po ēelu e zbukurohu.
Krijoni Kontakt