Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Siri Sulejmani

    SIRI SULEJMANI


    Siri Sulejmani u lind nė fshatin Tragjas tė Vlorės mė 25 Mars, 1937. Pas mbarimit tė njė shkolle teknike punoi Buldozerist. Nipi i avokatit tė famshėm Skėnder Muēo, antikomunist, bashkėkohės dhe shok i Isuf Luzajt. Mė 1971 botoi vėllimin e parė me tregime, “Gjėmimet e para”, pastaj vijuan: “Nė rrjedhėn e jetės”, “Njeriu i njohur nė udhė”, “Udhėve nga kemi ardhur”, “Zemra e shokut” dhe nė vitin 1981 u botua vėllimi “Njė ndodhi nė kafen Kursal”, pas tė cilit iu mbyll porta e shtėpisė botuese. Ka botuar nėpėr organet e shtypit deri mė sot rreth 200 shkrime tė gjinive tė ndryshme Nė vitin 1996 botoi novelėn “Gjaku rėnkon”, nė 2003-shin vėllimin me tregime dhe novela “Udhėtim nė botėn e imponuar”, kurse nė vitin 2006 librin me disa gjini “Dėshmitari i qiellit”.
    Duke lexuar kohėt e fundit shkrime dhe tregime tė shumta tė autorit nė mendje mė shkruhej ideja se fjala e tij filozofike herėt a vonė do t’i ngjitet majave tė munguara tė letėrsisė shqipe. Shkrime e tregime si “Ankthi i sė vėrtetės sė hidhur”, “Pėr njė gotė ujė”, “E fshehta e njė krimi”, “Tundimi i Djallit” e mjaft tė tjera janė thesare tė kulturės sonė dhe krijimtarisė sė mirėfilltė letrare. Autori me kėto shkrime dhe me kėtė stil dėshmon se ėshtė njė kapės filozofik i gjėrave qė prodhojnė mesazh pėr kohėrat.

    Nga Fatmir Terziu





    TUNDIMI I DJALLIT





    Ai ishte shtrirė nė njė divan pėrbri dritares dhe po shfletonte gazetėn e ditės. Ndėrkohė e bija tetėmbėdhjetėvjeēare u ngjit nė parvazin e dritares dhe po pastronte xhamat. Krejt instinktivisht atij i shkuan sytė poshtė fustanit tė saj, gjatė kofshėve tė bukura e deri te mbathjet rozė. E largoi shikimin me nervozizėm, por pėr habinė e tij nė ēast ndjeu reagimin e menjėhershėm tė organit seksual. Kjo gjė e tronditi dhe nė ēast u ngrit dhe kaloi nxituar nė kuzhinė ku e shoqja po merrej me pėrgatitjen e darkės. E rrėmbeu pėr krahu gruan dhe e kaloi nė dhomėn e punės sė tij. Ndėrsa ajo po e shikonte e habitur, ai hapi sirtarin e njė komodine, nxori qė aty pistoletėn dhe pasi ia mbėshteti tytėn nė ballė i tha me kėrcėnim dhe njė pamje tė frikshme:
    -Mė thuaj se me kė e ke vajzėn, pėrndryshe tė hodha trutė nė erė.
    E shoqja tepėr e trembur nga e papritura, u orvat t’i kapte dorėn duke i thėnė:
    -Ēfarė ke burrė, ē’po mė thua, ē’bėn me kėtė pistoletė, je nė vete apo jo?
    Por ai i mbėshteti tytėn e pistoletės nė ballė duke iu hakėrryer me tėrbim:
    -Mė thuaj nė ēast se me kė e ke zėnė vajzėn, pėrndryshe e tėrhoqa kėmbėzėn e tė lashė tė vdekur nė vend. Fol po tė them e mos ma bėj fjalėn dy.
    Gruaja e ndjeu se e priste vdekja, nė ndėrgjegje i lindi rrufeshėm ideja se i shoqi diēka kishte zbuluar nga tradhtia e saj dhe iu lut e tronditur tė largonte pistoletėn pėr t’iu rrėfyer, por mė parė iu lut qė ai t’i tregonte se pėrse e kishte atė dyshim tė papritur kur nė mes tyre asnjėherė nuk ishte shfaqur stresi i xhelozisė.
    I shoqi i tregoi se ēfarė i kishte ndodhur me tė bijėn, duke i shprehur habinė se si ai tė reagonte seksualisht pas pamjes sė trupit tė sė bijės. E shoqja, e shtangur, e zbehtė, e trembur i tha:
    -Kėtu nuk ka gjė pėr t’u ēuditur, i dashur, mashkulli mund tė reagojė edhe jashtė ndėrgjegjes sė tij, pėrse tė tronditesh kaq shumė, pse tė arrish deri kėtu?!
    Por i shoqi duke i shtrėnguar krahun deri nė dhembje, i tha me tė njėjtin inat e kėmbėngulje:
    -Jo. Kurrė nuk mund tė reagojė nė mėnyrė tė tillė babai pėr vajzėn e tij. Reagimi seksual ėshtė i varur nga sistemi nervor, duhet pikėrisht frymėzimi i trurit qė tė reagojė organizmi. E nėse vajza ėshtė gjaku im, ėshtė geni im, pra substanca ime, nuk ka si tė reagojė organizmi kur ky reagim nuk mund tė ekzistoj nė sistemin nervor pėr pjellėn time. Kanali i kėtij reagimi ėshtė origjinalisht i paqenė nė vetėdijen e njeriut. E nėse do ta pranojmė normale kėtė sipas teje, familjes i ka ardhur fundi. Prandaj tregomė se vajza nuk ėshtė geni im, mė thuaj me kė e ke nėse do tė jetosh, nė tė kundėrt e tėrhoqa gishtin, - i tha ai duke ia zbritur armėn nė zemėr. Kėmbėngulja e tij pa asnjė shenjė zbutjeje e detyroi gruan t’i tregonte tė vėrtetėn:
    Ē’kishte ndodhur nė jetėn e saj?
    Nėntėmbėdhjetė vjet mė parė, pas dy vjet martese, i shoqi, bashkė me njė mikun e tij, kishte ndėrmarrė njė udhėtim jashtė vendit pėr punė tregtie. Ishte nisur pėr njė javė, por qėndrimi i tij kishte vazhduar plot njė muaj. E shoqja e shuante mallin me telegrame ku ai i premtonte kthimin sa mė parė, por ja qė punėt nuk po mbaronin. Njė ditė teksa ajo po kthehej nė shtėpi, i doli pėrpara njė burrė elegant ish - shok i fėmijėrisė i cili i kėrkoi miqėsinė e saj intime. Ajo e kundėrshtoi duke ia prerė ēdo shpresė, por, pėr ēudi ai nuk iu nda. Njė tjetėr ditė i preu rrugėn dhe i tha i pėrgjėruar:
    -Mė beso, mė ėshtė ngulitur nė tru dėshira pėr tė tė patur nė krahėt e mi qoftė edhe njė ēast, tė lutem, mė jep njė orė nga jeta jote, nė kujtim tė dashurisė fėmijnore qė kemi patur. E ndiej se ndoshta bėj gabim nga qė ti je e martuar, por mė ėshtė fiksuar dėshira pėr tė tė patur nė krahėt e mi, edhe ta di sikur pėr kėtė tė humbas jetėn. Pėrsėri ajo e kundėrshtoi:
    -Tė lutem, mė lėr tė qetė, mos mė prish jetėn, unė - nisi ajo t’i fliste e tronditur, por ai e ndėrpreu:
    -Mos u tremb, moj shpirt, do jemi unė, ti dhe qielli, kurrė nuk do tė ndodhė ta marrė vesh njeri kėtė miqėsi deri nė vdekje. Me kujtimin tėnd do eci nė jetė. Do ta ruaj atė si ēastin mė tė bukur tė saj.
    Nė ēast ai i mori dorėn dhe nisi t’ia puthte me dashuri si i marrė. Megjithė kėtė kėmbėngulje tronditėse, ajo u tėrhoq dhe u largua prej tij, por pa i lėnė atij hijen e urrejtjes. Kėshtu qė pas dy a tri ditėsh, ai i shkoi nė shtėpi, i sigurt qė ajo ishte vetėm. Kėtė herė zonja iu nėnshtrua kėmbėnguljes dhe ra nė krahėt e tij pėr njė natė tė tėrė duke realizuar kėshtu tradhtinė e parė ndaj tė shoqit…
    Pesė ditė pas kthimit tė tė shoqit ajo kuptoi se kishte ngelur shtatzėnė nė kontaktin me burrin e huaj. Kjo gjė e tmerroi dhe vendosi tė bėnte dashuri kėmbėngulėse e plot pasion me tė shoqin, pėr t’i thėnė mė pas se kishte ngelur shtatzėnė. Pas njė viti lindi vajza tek e cila me kalimin e muajve dhe tė viteve i ati nuk vinte re ndonjė ngjashmėri nė sojin e tij. “Epo punėt e ngjashmėrisė janė pėrgjithėsisht tė shpėrndara nga prindėrit, te xhaxhallarėt, madje edhe te dajat”, mendonte i ati dhe kėshtu vitet kaluan deri sa e bija erdhi nė atė moshė pėr ta joshur. Nė tė vėrtetė,vajza ishte bėrė gėzimi i tyre. Ajo ishte e bukur, e dashur dhe e zgjuar.
    Pas tregimit tė sė shoqes tejet tė tronditur, ai e ndjeu veten tepėr ngushtė, aq mė tepėr kur ajo i kujtoi faktin qė ai i kishte premtuar se do tė qėndronte jashtė vendit vetėm njė javė, por... Ashtu me pistoletėn nė duar i tha tė shoqes:
    -Si do ta ndajmė kėtė punė, grua, a mund ta duroj unė faktin qė po rrit njė vajzė qė nuk ėshtė imja, qė ka ardhur nė jetė nga njė prind tjetėr, a mund ta shikojmė tani e tutje njėri - tjetrin nė sy dhe tė jemi tė qetė?
    Ajo mbuloi fytyrėn me duar dhe nisi tė ngashėrehej, por ai vazhdoi me tė tijėn:
    -Lėre tė qarėt, kėtė gjė nuk mund ta mbulojnė lotėt. A e mendon se unė nuk mund tė jem i qetė nė shtrat me ty kur tė mė shfaqet ai tjetri qė ka lėnė gjurmėt nė trupin tėnd, a e kupton se pėrpara ēfarė dileme mė ke vėnė?
    Ajo iu pėrgjigj ashtu duke qarė:
    -Bėj si tė duash, mendoi tė gjitha dhe vepro. Ai ēast qe fatkeqėsia ime, por tė lutem kėtė gjė nuk duhet ta mėsojė njeri tjetėr, nuk duhet ta mėsojė vajza, pėrndryshe merrma jetėn.
    -Hėm… nuk ka aq rėndėsi njohja e kėsaj historie me tė tjerėt, sesa ka fakti qė unė nuk mund ta pėrtyp dot kėtė gjė pėr tė vazhduar jetėn i qetė, - i tha ai dhe u ngrit e doli nga shtėpia duke e lėnė atė nėn peshėn e mundimshme tė njė faji qė nuk mund tė ndreqej…
    Nė mes tyre ra perdja e akullt e pabesisė. Kėtė gjė e vuri re vajza e tyre, por natyrisht qe nuk mundi te mėsonte asgjė. Ne mbrėmje ai nuk shkoi nė shtratin bashkėshortor. U shtri nė krevatin portativ qė mbante nė dhomėn e punės dhe humbi nė mendime lodhėse. E kishte tejet tė vėshtirė ta anashkalonte faktin qė e shoqja e ardhur nė jetėn e tij ashtu si e kishte lindur e ėma, paskėsh bėrė dashuri me njė tjetėr. Njėkohėsisht e ndiente thellė nė shpirt se dashuria pėr tė nuk ishte shuar. Ata ishin martuar me dashuri dhe koha pranė njėri - tjetrit ishte e mbushur me kujtime tė bukura. Ai e donte pėr bukurinė e veēante, pėr menēurinė, donte pėrkėdheljet e saj dehėse.
    “Po si ka mundėsi, si ka ndodhur tė thyhet pas njė muaji tė mungesės sime, ēfarė djalli ia ka futur nė shpirt tradhtinė?”
    Vriste ai mendjen dhe nuk po i shfaqej njė shteg daljeje nga ajo gjendje. I shkoi nė mendje krimi dhe ndjeu se nuk mund ta bėnte. Ai ishte njeri me kulturė, ishte i vetėdijshėm pėr hapėsirėn nė mes jetės dhe vdekjes, nė mes marrėzisė dhe arsyetimit, por ēekani i tradhtisė tė sė shoqes e godiste dhimbshėm nė shpirt. Kishte kaluar mesi i natės kur nė dhomė, nė vetėdijen e tij, i erdhi papritur njė zė i largėt”
    “Pse e bėni kaq tragjike, zotėri, pse e keni kaq tė vėshtirė t’ia falni gruas suaj dobėsinė e njė ēasti, qė nga rrethanat mund t’i ndodhe kujtdo?!!!… A nuk ishte edhe pėr ju dobėsi qė mė thirrėt nė dhomėn e hotelit nė Romė, a nuk ishte edhe ajo njė tradhti. Gruaja juaj nuk ka bėrė asgjė mė tepėr se ē’bėtė ju me mua gjatė dy orėsh dashuri. A ju kujtohet ēasti qė pasi shuat pasionin, i shtrirė pranė meje, e kujtuat me pendim gruan tuaj qė iu priste? Kjo ėshtė jeta, i dashur mik, kėshtu janė njerėzit…”
    Kėto fjalė e tronditėn, e zunė, si i thonė fjalės, si lepurin nė ēark. Ishin fjalėt e kamerieres sė bukur qė i shėrbeu gjatė njė muaji nė restorantin e hotelit nė Romė. Ai, i ndezur edhe nga vera e ėmbėl italiane, e kishte ftuar kamerieren e bukur nė dhomėn e tij.
    Edhe nė anėn tjetėr tė murit, tė sė shoqes i dukej sikur ajo natė nuk do tė mbaronte kurrė. Gjumi i ishte zhdukur dhe ajo vėrtitej nė krevat sikur ta kishin mbėrthyer dhimbje nė gjithė trupin. As qė mund ta merrte me mend se ē’do tė ndodhte nė mes tyre, ē’ngjarje do tė sillte e nesėrmja. Ndrydhja e pendimit ia shtrėngonte shpirtin deri nė dhembje. Pėr herė tė parė provoi nė shpirt dėshirėn e vetėmohimit. Tė nesėrmen ai doli herėt pėr nė punė dhe u kthye shumė vonė, gjysmė i dehur. Pėr tė mos i rėnė nė sy vajzės, u tha se kishte ngrėnė darkė jashtė dhe kaloi nė vetmi nė dhomėn e punės. Vajza e tyre e kishte ndier menjėherė se diēka kishte ndodhur nė mes tė prindėrve, por pyetjet e saj merrnin pėrgjigjen e zakonshme nga e ėma “Epo njerėz jemi, ēėshtje punėsh, do kalojnė” Mirėpo ditėt kalonin ankthi i banoreve e kishte mbushur shtėpinė me hije. Vajzėn e mundonte kureshtja e pashuar. Gjatė tetėmbėdhjetė viteve nuk i kishte parė asnjė herė prindėrit tė pushtuar nga mėria ndaj njėri tjetrit. E ėma ngrihej ēdo ditė e mė e zbehtė nga shtrati, nga pagjumėsia, poshtė syve tė bukur u shfaqėn qeskat shenjė kjo e njerėzve tė sėmurė. I shoqi u vidhej kontakteve dhe veēanėrisht shikimeve tė sė bijės.. Pra mbi shtėpinė e gėzuar deri atėherė kishte rėnė njė hall i madh. Pa u mbushur ditėt e njė jave, gruaja nuk e duroi dot mė tej vetminė dhe ndrydhjen e sė panjohurės. Nė orėn njė tė natės u ngrit dhe kaloi nė dhomėn e tij tė punės e cila ndriēohej nga drita e abazhurit mbi komodinėn pranė kokės sė krevatit. Ajo e mbylli derėn dhe u mbėshtet pas saj me duart prapa shpinės. Ai e la mėnjan njė libėr tė cilin e kishte shfletuar pa u pėrqėndruar dhe hodhi shikimin mbi trupin e saj tė derdhur e tė mbuluar nga kėmisha e kaltert gati transparente e cila atij i pėlqente aq shumė. Pasi e kundroi njė copė herė i heshtur i tha:
    -Nuk tė rrihet vetėm? – Ajo e ardhur me mendje tė mbledhur i tha:
    -Tė lutem, jepi zgjidhje kėsaj gjendjeje, kėshtu ėshtė e tmerrshme… nuk e duroj dot ankthin, pyetjet kėmbėngulėse tė vajzės mė janė bėrė tė pa pėrballueshme. Mė thuaj ē’tė bėj, unė jam gati tė pi kokrrėn e helmit nė praninė tende, pa tė vėnė ty para asnjė rreziku, por duhet tė mė premtosh se vajza kurrė nuk do ta mėsojė tė vėrtetėn e grindjes tonė, dhe ti duhet ta dish se faji im kurrė nuk ka qenė i vetėdijshėm dhe i paramenduar. Ai ēast qe tundimi i djallit.
    “Largoje kujtimin e hidhur, falja dobėsinė e njė ēasti gruas qė tė do shumė, ose pyete se ē’do tė mendonte ajo pėr dobėsinė tėnde nė krahėt e mia nė hotel nė Romė?” E goditi burrin nė shpirt zėri i largėt i kamerieres sė bukur italiane. Iu duk sikur dikush e mbėrtheu pėr fyti dhe nga thellėsia e qenies sė tij i doli instiktivisht urdhri “hajde de, ti je goxha burrė, bėja edhe vetes gjyqin.” Ashtu i pėrhumbur lėvizi dorėn drejt saj. Ajo i shkoi pranė, u pėrkul mbi shtrat pranė tij, mbuloi fytyrėn me duar dhe u drodh nė ngashėrima. Ai ia ngriti fytyrėn dhe i tha:
    -Mblidhe veten dhe pėrpiqu tė arsyetosh e jo tė qash, mbase Zoti na mėson tė pėrballim kėtė gjendje. - Ajo i ngriti sytė nė sytė e tij dhe i tha:
    -Mė fal tė lutem, e mė beso qė nuk ka qenė kurrė dėshira ime tradhtia… ėshtė e tmerrshme ta shkatėrrojmė kėtė jetė qė e kemi ndėrtuar kaq tė bukur. Mė duket sikur nga ēasti nė ēast do ēmendem. -Ai u ngrit nga krevati. E kapi tė shoqen nga krahu dhe sėbashku kaluan nė dhomėn e tyre tė gjumit. U shtrinė bri njėri tjetrit dhe i mbuloi heshtja. Pas njė copė here ai i tha me shikimin e mbėrthyer nė tavanin e dhomės:
    -Duhet tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė vajzėn ta shpiem me njė bursė studimi jashtė vendit. Faktin qė nėpėr shtėpi do vėrtitet njė femėr qė nuk ėshtė vajza ime, nuk do mė lerė tė qetė pėr asnjė ēast, nuk do ta duroj dot ndrydhjen e kujtimit tė hidhur.
    -Si ta mendosh vetė, ja, edhe dy muaj ajo mbaron gjimnazin, le tė shkojė pėr studime. Nė mos mundesh pėr jashtė le ta ēojmė nė njė qytet tjetėr, tė jetojė nė konvikt. I tha ajo me zė tė mekur si tė fliste me vete. Pas fjalėve tė saj nė dhomė dėgjohej vetėm tiktaku i lehtė i orės elektronike nė murin pėrballė tyre. Ai hodhi dorėn mbi ballė i ndrydhur nė mendime. Mė kot u orvat ajo t’i afrohej me kujdes si pėr ta kujtuar se ishte aty pranė tij, por hija e sė keqes qė atij ia kishte mbėshtjellė prej ditėsh shpirtin nuk e la t’ia jepte sė shoqes atė natė dashurinė…

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, gusht 2009)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Pershendetje Andi,

    Kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Siri. Te flasesh me te eshte njesoj sikur te jesh prane google. Shkrimtar me personalitet te jashtezakonshem qe fatkeqsisht nuk eshte vlersuar sa duhet nga shtypi.

  3. #3

    Siri Sulejmani

    Siri Sulejmani - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •