Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Sazan Goliku

  1. #1

    Sazan Goliku

    SAZAN GOLIKU
    (tregim)




    UJI I RRAHUR OSE AKSIONI ZERO



    Bursa e qytetit atė mesdite korriku tė tejnxehur tė kujtonte foletė e grenzave nė prag tė shpalljes sė luftės. 924CP663G, 013AD109R, 978LD125V... - pėrplaseshin nė ajrin qė nuk arrinte tė freskohej nga ventilatorėt gjigant mbi kryet e bursistėve e tė lloj-lloj biznesmenėsh.
    -Kėlysh kurve! M’u zhduk nga sytė! Mos m’u afro se do tė tė vras! – u ēorr nė celular nė veshin e Danit zėri i shefit tė tij, Markut.
    -Nė tė sat ėme vafsh! Tė dhjefsha nė rrogėn tėnde! – shpėrtheu Dani duke pėrfytyruar turinjtė e ēmeritur tė shefit.
    Agjenti Dan doli nga salla e bursės sa i befasuar aq dhe i pezmatuar; i hipi “Tigrit” dyvendėsh, ndėrsa duart shtrėnguan fort me nervozizėm timonin, i dha mbrapsh makinės, pėr tė dalė nga rreshti i makinave, por ēiku parakolpin e njė “Benzi”. –Dreqi e mori – shfryu, rrotulloi timonin, rrotat vėrshėllyen, cijatėn dhe “Tigri” u hodh nė autostradėn 15. Njė therje e mprehtė e stomaku, qė e provonte sa herė i kėrcenin nervat, e bėri t’i kėrcasin dhėmbėt.
    E shoqja iu shfaq nė celular me fytyrė tė thartur.
    -Ke harruar tė sjellėsh piper tė kuq tė markės...
    -Kam harruar dhe veten.
    -Pse? –Fytyra e gruas u ėmbėlsua.
    -Ai qeni buldog mė pushoi...
    -Punė e madhe...
    Fytyra e gruas nisi tė rridhte dashuri.
    -Po pse pikėrisht sot? Pėr tė na prishur kėtė fundjavė? Varja...
    -Gjithmonė do tė gjendet njė shkak me tė heqė qafe.
    -Fajin e ke vetė qė s’ia ngrefe tė shoqen, atė piperin e zi.
    -Broēkulla! Ke pirė me mėngjes?! Unė kam vetėm ty dhe veten. Ende s’e ke marrė vesh qė jam qeni yt besnik?!
    Fytyra e saj u zymtua.
    -Je kalama i pandreqshėm.
    “Tigri” po rrėshqiste si nė gjalpė me 100 km nė orė dhe syri i majtė i Danit kapi vijėn e kaltėreme tė detit dhe rėrėn e bardhė tė Plazhit tė Derrave tė Zinj. “Kėtu e ka vilėn shefi, do t’ia them dy fjalė“ tha me vete, por nuk mendoi se ē’fjalė do t’i thoshte, vetėm frenoi para njė tabele, rrotulloi timonin dhe u fut nė rrugicėn e plazhit.
    Trokiti nė derėn e jashtme tė vilės. Koka po i ziente. Asnjė pėrgjigje. Uli dorezėn dhe hyri duke rrotulluar sytė. “S’paska njeri” –psherėtiu, kur nga njė derė gjysmė e hapur pėrballė dėgjoi: -Kush je?
    Ai u afrua dhe pa shtrirė nė vaskė tė mbuluar nga shkuma, Dianėn, gruan e shefit.
    -Jam unė, Dani, -foli gati i hutuar.
    -Mirė qė erdhe sė fundi, -foli Diana pa e kthyer kokėn.
    -Dua tė takoj Markun...
    -Pse je dhe gej?
    -E ke gabim e dashur. Kam njė punė tė vogėl me tė.
    -Eja mbaro kėtu punėn e madhe me mua, pastaj ka kohė pėr Markun, -tha me shpoti pėrkėdhelėse Diana dhe u ēua vrullshėm mė kėmbė.
    “Bukuri e ēmendur”, vetėm kaq mundi tė shkrepėtijė nė tru tė Danit, ndėrsa shkuma dhe uji nisėn tė rridhnin verbueshėm mbi lakuriqėsinė e saj.
    -Ende nuk je zhveshur?
    Ėmbėlsia e zėrit tė saj e bėri fytyrėn e Danit tė ngjashėm me tė luanit para se t’i hidhet viktimės sė radhės, po, duke hequr kėmishėn, pa e ditur dhe vetė ē’po thoshte, mezi shqiptoi: -Ja sa tė bėj njė dush...
    -Uji i vaskės sime ėshtė mė i pastėr se i banjės, -i tha ajo duke ia ngulur sytė trupit tė Danit, njė kurm i bardhė e muskulor si prej atleti maratonist.
    Melodia e celularit tė Danit nga opera “Traviata” e Verdit “Tė pimė me gota tė arta” u erdhi tė dyve si pickush nervash. Diana u turr mbi Danin, i rrėmbeu nga xhepi celularin, e mbylli dhe e pėrplasi nė tokė.
    Vetėm uji i rrahur i asaj vaske mund tė rrėfej ē’pėsoi nga beteja erotike e atij ēifti, i cili kishte ėndėrruar prej kohėsh atė bashkim tė rrufeshėm nėnujor e mbiujor.
    Pa arritur ende nė oborr, Markut i zuri syri “Tigrin” e Danit. “Paska ardhur tė mė vras” tha me vete i lemerisur. Mbylli pa zhurmė derėn e makinės sė tij, njė “Ford2020” i madh i kuqėrremtė. Shkeli me ecje lepuri njė rresht me tulipan pėrgjatė murit tė drunjtė tė shtėpisė, doli nė pjesėn e pasme. Befas nga dritarja e hapur e banjės dėgjoi klithje, rėnkime, murmurima...
    “Zot, po e mbysin!” Kėrceu po me hedhje lepuri deri te makina dhe, duke u dridhur, hapi celularin.
    -Alo, policia? Kėtu po bėhet masakėr!
    Pasi i shpjegoi ngatėrrueshėm zėrit qe erdhi nga stacioni i policisė se kush ishte dhe ku ishte, Marku mbeti si i ngrirė. I dukej sikur njė tufė minjsh i brenin nė ēast ēdo mendim qė sa i pluskonte.
    Kur Bora, e shoqja e Danit i ra numrit tė celularit tė tij dhe ai u mbyll, asaj i shkoi mendja se Dani do tė ketė shkuar te Marku pėr t’u hakmarrė. Ajo e njihte mirė gjaknxehtėsinė e tė shoqit.
    Vetura TZ e Borės frenoi me vėrshėllimė, u rrotullua nė vend, ajo doli vrullshėm nga makina dhe iu turr Markut qė qėndronte si stalaktit para makinės sė vet.
    -Ē’ka ndodhur Mark?
    Atij i kishin rėnė syzet nė majė tė hundės. Sytė miop i puliste pa ndonjė shprehje. Nuk nxori zė vetėm drejtoi dorėn e djathtė kah dera e vilės.
    Marku ishte burrė i ndershėm, me moral zyrtar tė pacenueshėm. Kolegėt e tij, si eprorėt, si vartėsit, nuk e kanė marrė vesh kurrė si e ka vėnė atė pasuri qė ka si financier. As Diana, bashkėshortja e tij, pėr tė cilėn gojėt e liga shpifin herė-herė, nuk i kishte zbuluar kurrėnjėherė zullumet e tij me femrat larg shtėpisė. Pra, ndershmėria e Markut si qytetar dhe i krishter i mirė nuk vihej nė dyshim.
    Sirenat e makinave tė policisė qė mbushėn oborrin sikur e pėrmendėn Markun. Bora vuri duart nė mes e nuk dinte ē’tė mendonte. Policėt, sipas gjithė rregullave, rrethuan vilėn. Katėr prej tyre shkelmuan me elegancė derėn e jashtme dhe me armėt automatike nė duar hyn brenda. Asnjė zhurmė. Heshtje e dyshimtė. Vetėm njė nga policėt teshtiu. Shefi i policisė, njė trupmadh me bark tė rrumbullakosur dukshėm, si e gjithė shefave tė denjė pėr detyrėn e tyre, qėndroi te dera e banjės. Shekspiri flet pėr kafshėn me dy kurrize diku te “Otelloja”, por Diana e Dani tė shtrirė brenda vaskės dukeshin si njė letėr bixhozi, po jo lart e poshtė si nuse – nuse ose derr – derr, po si nuse – derr.
    Shefi i policisė me duart nė mes po mendohej ēfarė tė thoshte sipas ligjit. Marku, qė kishte hyrė i fundit pas policėve, po i shihte “kriminelėt” pėrmes trekėndėshit qė kishte formuar krahu i djathtė i shefit. Dyllė e verdhė nė fytyrė Bora po shqyente sytė, duke parė pėrmes krahut tė majtė tė shefit.
    Diana, ashtu e shtrirė nė vaskė, ktheu kokėn, dalloi Markun mes policėve dhe i foli me njė qetėsi cinike sikur tė ishin vetėm nė dhomė: -A e di atė fjalėn proverbiale tė Hiēkokut?
    -Jo, -puliti sytė Marku, duke harruar pėr njė ēast situatėn ku ndodhej, –por kam parė filmat e tij.
    -Filmat i ke parė pėr vete, kurse kėto fjalė, -vazhdoi Diana, -i ka thėnė pėr ne. –Dhe ngriti zėrin sikur po recitonte poezi me ritėm: -“Ekziston vetėm njė zgjidhje pėr martesėn pa dashuri, kjo ėshtė dashuria pa martesė”. Dhe unė, mor zotni, kam bėrė zgjidhjen time.
    Bora shkoi dhe u var pas supit tė Markut, e shtrėngoi fort sikur donte ta mbronte nga shigjetat e fjalėve tė Dianės. Pasi mori frymė thellė dhe i hodhi dorėn rreth belit Borės, Markut i erdhi zėri i plotė, ngriti syzet e arta me gishtin tregues dhe tha me ton teatror: -Secili nė rrugėn e fatit tė vet!
    Policėt kishin mbetur stop-kamera, vetėm sytė i hidhnin te njėri-tjetrin. Gati t’u shpėrthente njė qeshje e papėrmbajtur.
    Njė gju i Dianės doli mbi ujin e shkumėzuar. Sytė e Danit shtangėn mbi tė se pandehu se ajo do tė nxirrte shalėt jashtė. Porse Diana e shtriu kėmbėn dhe, duke e parė me bishtin e syrit shefin e policisė i tha me njė zė pėrkėdhelės: -Dani ėshtė vizitori im. Atė e thirra unė...
    -Po burri juaj... -e ndėrpreu ai.
    -Ju lutem, mė lini tė qetė nė shtėpinė time, ndryshe do t’ju akuzoj pėr dhunim banese dhe... Im shoq, po tė ketė ankesė, le ta dėrgojė nė gjyq.
    Bora doli pėrpara shefit tė policisė me duart nė mes.
    -Dan, -iu drejtua tė shoqit me zė tė lartė sarkastik, -po e festoke bukur pėrzėnien nga puna!
    Diana ia pėrmblodhi aty pėr aty po me atė zė: -Jo moj zonjė e llastuar, Dani po feston emėrimin si kryeadministrator nė firmėn time “Ndėrtime tė Lira”!
    Dani ktheu kokėn nga muri sikur po ndiqte fluturimin e njė mize.
    Bora u gėlltit sikur kapėrdiu njė llomkė qulli tė nxehtė dhe gjaku i vėrshoi nė fytyrė sa e bėri tė dukej si spec i kuq djegės. Kapi me forcė Markun pėr krahu dhe doli si e ndėrkryer nga vila.
    Tashmė Dani e kishte harruar dhimbjen e stomakut.
    Shefi i policisė u shkreh; hapi krahėt, krijoi nė fytyrė njė si buzėqeshje domethėnėse dhe, kundėr dėshirės sė tij, foli si nė teatėr:
    -Perdja ra si komedi.

  2. #2

    Sazan Goliku



    Sazan Goliku - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •