TREGIMI I MYRTAJ TINGĖLLIMA BASHKĖKOHORE SHQIP EDHE NĖ GJUHĖN E HUAJ
Nga Fatmir Terziu
Roehampton University
Media, Cultural Studies & Politics
Nė vend tė hyrjes
Nė njė betejė tė njė lufte pėrshtatjeje me strukturat e reja qė skanė qenė mė parė tė shfaqura, njėrėzit gjithashtu pėrpėliten tė fitojnė betejėn e stisur natyrshėm midis imazheve dhe eksperiencave tė vjetra dhe tė fitojnė e krijojnė imazhe tė reja: tė realizojnė atė qė sot ėshtė e mundur, tė shikojnė dhe tregojnė atė qė sot po bėhet e ndjeshme dhe gati-gati e tipit tė kompletuar. Kėshtu thotė Bertolt Brecht, teksa shton se kėshtu ata nė njė model tė madh tregojnė tė renė e Re, qė ėshtė vėshtirė tė imagjinohet, po qė pa pyetur funksionon. Tani qėkur kėto modele janė gati nė skenė dhe pėrfaqėsohen edhe nga letrat shqip, dhe njėrėzit qė i lėvrojnė ato, natyrshėm ka edhe tendenca bashkėkohore. Duke iu referuar Brechtit, kėto modele janė gati tė krijuara dhe mbira mbi tė vjetrėn, dhe janė nė lulėzim prej eksistencės sė saj, dhe koha bėn tė vetėn kur e vjetra shfaqet fals, por ata jo, kėshtu qė ato e kanė sfiduar atė. Ata bėhen vetėm njė udhė e re. Nė kėtė udhė ėshtė edhe proza shqiptare, pėrfaqėsuar me tregimin e shkurtėr.
Proza qė dominohet nga dėshira. Imazhe tė dėshirės. Figura shprese. Mbjedhje dhe korrje utopike. Dhe natyrshėm ajo qė mbetet: tė shkruarit utopikė nė shfaqjet e tij tė shumta ėshtė kompleks dhe kontradiktor. Ai ėshtė, nė njė udhė, qė rrethrotullohet nga nevoja tė paplotėsuara dhe kėrkon klasėn specifike, grupimin, dhe individualitetin nė unitetin e tij tė kontekstit historik. Por si do ta gjej ai atė nė njė kohė qė limiti i tregimit qė flet me njė gjuhė, sado e bukur dhe e dėshiruar tė jetė ajo, pėrbėn limit? Pra duhet pen-pėrkthyesi dhe rrugėtimi nė kėtė rrugė qė duhet lėvruar sa mė shpejt, me qėllim qė edhe tregimi shqiptar, ashtu sic ėshtė tė flasė shqip edhe nė gjuhė tė huaj. Dikush e ka nisur kėtė dhe dikush jo. Koha e kėrkon atė sot, me shume se kur sot nė tregun e letrave
* * *
Nuk e di pse mė erdhėn ndėr mend disa emra kur nisa tė shkruaj pėr shkrimtarin shqiptar Faruk Myrtaj. Janė dhjetra qė mė qarkulluan ndėr mendje: Nasi Lera, Naun Prifti, Betim Muēo, Zija Ēela, Teodor Laēo, Kiēo Blushi, Lazer Stani, Halil Jaēellari, Roland Gjozaj, Nase Jani, Teodor Keko, Ilirian Zhupa, Ramiz Gjini, Agron Tufa, Prec Zogaj, Gezim Hajdari e mjaft tė tjerė. Nuk e di vėrtet pse mė pas u ndala tek Sytė e Dashurisė sė Nasi Lerės, Nė Bregenc Nuk Shkohet pėr tė Vdekur tė Lazėr Stanit dhe Nesėr ėshtė e Diel tė Halil Jaēellarit. Diku ndoshta nuhata mes larmisė leksikore njė nuancė disi pikėlidhjeje qė mė transportoi mendimin gjetkė, pikėrisht aty ku njė bisedė me njė kolegen time tė Universitetit tė Roehamptonit nė Londėr mė bėri tė thelloj kėrkimet dhe tė nis tė shkruaj pėr kėtė temė qė prej kohėsh nė fakt mė pati intriguar. Kėshtu duke kėrkuar dhe vazhduar kėrkimet e mia gjeta tregimet e pėrkthyera nė gjuhėn tjeter tė Faruk Myrtajt nga Arben Kallamata ne anglisht dhe nga Luan Canaj ne gjuhėn franceze, qė menjėherė mė tingėlluan ndryshe dhe gati-gati mė bėnė ti rilexoj e pse ta fsheh ti rilexoj gati dy-tre herė. Dhe tė them natyrshėm ky rilexim nuk ka tė bėjė aspak me sfidat e dygjuhėsisė qė Ardian Vehbiu e shpreh nė intervistėn e Endrit Trebickės, edhe pse ato si tė tilla tė pamohueshme vetė Vehbiu i quan tė pėrballueshme. Ajo qė mė pas unė kuptova ishte nė fakt njė problem tjetėr: Tregimet e Faruk Myrtajt flisnin shumė bukur shqip edhe nė Gjuhėn Angleze. Dhe pikėrisht kėtu unė u ndala dhe i afrova koleges simė njė tufė nga vėllimi me tregime i Faruk Myrtajt Hijet e Virgjėreshave. Njė prej tregimeve pėrkthyer nga Kallamata Dritarja e Fundit (The Last Window) kishte mbėrthyer mė sė shumti kolegen time Maxine Newlands, qė ėshtė edhe Lektore nė School of Social Sciences, Media and Cultural Studies nė University of East London. Ajo qė nė fakt biseda miqėsore me tė mė ngacmoi ishte pikėrisht kjo punė e mirė e pėrkthimit, pėr tė sjellur nė anglisht ato vlera ende tė fshehura tė tregimit shqip. Ato natyrshėm janė shumė dhe kanė vlera tė papėrsėritshme. Pėr rastin konkret tregimi i piketuar i Myrtajt shėrbeu si njė model vlerėsimi dhe rimburėsimi pėr kėtė mungesė tė madhe nė tregun e tregimit. Natyrshėm ky ishte problemi, mė tha Newlands, por ajo qė mė bėri tė pėlqej tregimet e Myrtajt ishte diēka ndryshe, mėnyra e renditjes sė frymėzimit, njė frymėzim tipik tregues dhe tėrheqės. Duke pikasur kėtė vlerėsim dhe duke u mbushur me krenari pėr tregimtarin shqiptar, vendosa tė shoh mė tej krijimtarinė e tij qė tashmė kishte filluar tė tėrhiqte sadopak edhe lexuesit nė gjuhėn angleze, siē e tregonte edhe fakti i tregimeve tė pėrkthyera nga autorė tė ndryshėm e tė sjella pėr lexuesin e gjuhės sė huaj nė mėnyrė tė pėrsosur. Tė pėrkthesh tregimet e tjetrit natyrshėm do tė thotė se ato kanė ngjallur interes.
Interesi pėr to ka qenė qė nė botimin e parė tė tij nė poezi Dielli i nėntokės (The sun of the underground) (1985) tė cilin e botoi nė Tiranė dhe ishte thuajse njė frymėzim qė krehu imagjinatėn e tij tė trazuar tė punės nė nėntokėn e Selenicės. Pastaj botimi tjetėr nė poezi Rroba e fjalėve gjithnjė ngushtė mė rri (The cloth of ėords always is tight on me) (1991), qė e bėri tė linte gati pėrgjithmonė kėtė zhanėr dhe tė niste rrugėn e tij ku spikat mė tepėr. Ai nisi me Njėrėz qė unė kam njohur (1987), Marrėveshje pėr tė jetuar (Deal for life) (1989), Nudo Zyrtare (1996), Njerėzit janė tepėr (The People are unnecessary) (2000), Njerėzit janė tepėr (The People are unnecessary) 2000, Shkup, Macedonia, Luftėtarėt vriten nė paqe (Warriors get killed in peace) 2003, Pristina, Kosove, Nudo Zyrtare", (ripublished-ribotuar), 2006, Shkup, Macedonia, Hijet e Virgjereshave", (The Virgins Shadows), 2006, Tirana, Albania. Novela Qyteti i Ministrave (The City of Ministers) (1998) e shkruara nga Faruk myrtaj padyshim mė pas krijoi edhe brumin e tij tė veēantė qė kishte nisur tė vlonte me vėllimin Nudo Zyrtare.
1.
Dikur rinor dhe i dashuruar pas poezisė, por vetėm pėr pak kohė, vetėm pėr pak dashuri nė nivelin poetik, nėse do tė rezervonim njė titull qė nė fillim pėr njeriun e letrave shqipe, Faruk Myrtaj. Ndėrsa unė shpreha dėshirėn tė shkruaj diēka pėr prozėn e tij, ai me kėnaqėsi mė afroi njė filozofi sinqeriteti:
Nuk di nėse njihemi, nėse jemi takuar, por kjo nuk ka pikėn e rėndėsisė! Shqiptarėt njihen mė shumė me njėri tjetrin kur ikin prej Shqipėrisė sė vogėl, teksa duhej tė ndodhte e kundėrta! Por kjo mundėsi duket se ka ardhur edhe prej faktit qė Bota Internetike nuk ėshtė mė e madhe se Shqipėria Reale!
Dhe unė gėrmoj nė bagazhin e tij tashmė tė shtuar edhe nė disa gjuhė tė tjera ku vepra e tij ėshtė pėrkthyer dhe lexohet kėndshėm, njėlloj si nė shqip.
2.
Ajo qė tingėllon tamam moderne nė prozėn e shkruar nga njė shkrimtar shqiptar ėshtė dhe veēohet tek Nudo Zyrtare. Aty e shprehura dhe fjala ngjajnė si njė plotėsim i njėra tjetrės, aspak tekanjoze mė njėra-tjetrėn dhe tepėr tipike, tepėr Farukiane. Kėtė e pranon vetė autori: Po, ėshtė e vėrtetė, Nudo Zyrtare ka qenė dukja ime e parė serioze. Jo se ndjehem i pakėnaqur me tregimet e mia tė periudhės sė minierės, jo. Dhe kėtu ndoshta fjala pakėnaqėsi lidhet edhe me pikėlidhjet e vjetra, ajo natyrshėm ruan lidhjen model shkrimtar-lexues dhe ndjehet krenare edhe pse sinqeritetiti i Myrtajt shpjegon:
Ka lexues dhe shkrimtarė qė mė mbajnė prej atyre mbresave. Pėr mua ka qenė pėrcaktuese periudha 5 vjeēare e punės nėntokė, nė Selenicė tė Vlorės. Nė njė kuptim, u jam falenderues njollave nė biografi, qė m'i pėrdorėn pėr tė mos mė lejuar tė ndiqja shkollėn e lartė. Thuajse u mbylla nė shtėpi-punė, dhe nisa tė mendoja pėr botėn pa mua. Edhe pse dija pak pėr tė, mė pak akoma pėr letrat e mėdha dhe shkrimtarėt, por them se mos-dija ėshtė shkak parėsor qė na bėn tė kėrkojmė.
3.
Autori komplex i letrave shqipe ndjehet modest, por edhe pse i tillė ai zbulon vlerat e rrėmbimeve dhe frymėzimeve poetike: Vjershat qė shkruaja asokohe natyrisht mė dukeshin tė bukura, librin e parė e botova me to, por shpejt duhet tė pranoja se poeti ishte provizor tek unė: ishte shfaqur vetėm sa pėr tė mė joshur. Tek tjetėrkush do pėrfundoja! Nė tė vėrtetė proza nuk e pėrjashton poezinė tek kurmi i saj: njėlloj si gratė e mira qė nuk na i marrin pėr tė keq kur, me to nė krah, syri na rrėmbehet tek ndonjė femėr e bukur qė ėshtė fati i dikujt tjetėr!
Dhe pikėrisht aty ku ndėrton themelet jeta nis dhe kastracioni njėrėzor, nis avazi i mallkimit. Njė dritare
Njė shtėpi
Njė vatėr qė i mungon kryeburrit, tė zotit tė shtėpisė. Dhe kėtu sintaksa godet dyfish. Godet me figurėn letrare tė huazuar nga fqinja e saj letėrsi dhe rigodet me fshesėn ironike tejet tė goditur popullore. Natyrshėm ajo mirėpritet teksa pena dhe ideja e Farukut sjedh me domėthėnie njė bagazh tė lehtė pėr tu kuptuar: Koha e shkurtėr e qėndrimit nė njė nga vendbanimet e pėrkohshme, ndėrpritej bashkė me njohjet e reja qė kurrė nuk arrinin tė bėheshin tė vjetra. Mė sė fundi, ngaqė ishte verė, ishim vendosur nė njė qėndėr zjarri tė madhe, njė nga ata bunkerėt e artilerisė sė rėndė, qė pushteti i kaluar besonte se do ta pėrdorte nė rast sulmi tė njėkohshėm tė dy superfuqive.
Mė kujtohet mirė dita kur e braktisėm bunkerin. Ikėm prej andej si prej njė lufte, pėr tė mos u kthyer mė kurrė atje, nėse nuk quhen kthim kujtimet pėr tė. Nėna kishte ardhur pėr tė na marrė, mua, vėllanė tjetėr dhe motrėn, mė e madhja mes nesh, qė ishim nė shkollė. Atje jashtė, nė rrugė, priste babai. Na pėrqafoi tė dyve, pėrqafoi edhe mamanė dhe pastaj pėrsėri ne tė dyve. Motra e madhe nuk ia ndante sytė. Mos kishte kthyer ndonjė gotė babai?! I pashė me lotė sytė e babait. Vėshtrova nga mamaja. Kuptova se kishte ndodhur diēka e mirė, gjersa ajo nuk i fshehu lotėt prej nesh.
I kanė dhuruar njė shtėpi..., na tha mamaja me zė tė ulėt
Dhe ndėrsa Dritarja e Fundit hapet ashtu metaforike, ashtu fuqishėm artistikisht ajo zbret dhe plotėson dėshirat e lexuesit qė pėrhumbet nė kėtė mrekulli letrare. Thuajse me njė gjuhė tė ngjashme dhe tepėr tėrheqėse pikėtakohet edhe tregimi:Autobuzi i datės 1. Autori seleksionon mėnyrėn komunikuese letrare dhe paraqet njė pesazh qė gati tė mbėrthen qė nė hyrje: Ditėn e parė tė ēdo muaji, Sherafi i gjatė, me supet paksa tė rėna, gjithnjė i veshur me sqimė dhe buzėgaz, duket tek sheshi nė qendėr. Ėshtė e vetmja ditė e muajit me autobuz tė ardhur nga kryeqyteti. Kėsaj dite S ėshtė qytet-thi mė i ēuditshėm nė botė. E vetmja ditė ndryshe e tij. Ditėve tė tjera ai harrohet pas halleve tė veta tė vogla dhe llafeve pėr botėn e madhe.
Klubi ku dehen minatorėt, skuadra e futbollit tė kategorisė sė tretė, hoteli ku thuajse sbujt askush, kinemaja ku filmat lajmėrohen gjithnjė si tė rinj pėr shkak tė ndryshimit tė titujve, muzeu ku drejtori qė ėshtė edhe ciceron pėrsėrit tėrė entusiazmė se e ardhmja nis tek e shkuara, gjithēka shoqėrohet nga mbiemėrori Minatori. Njerėzit ushqehen nga miniera, aty punojnė tėrė burrat, deri sa dalin nė pension ose deri ditėn kur pėsojnė ndonjė aksident nėn tokė. Nė hyrje dhe nė qendėr tė qytetthit ėshtė vendosur i njėjti bust, Busti i Minatorit, dhe ... edhe VC-ja publike quhet VC Minatori
Por gjuha seleksionuese e Myrtajt i pėrshtatet edhe kohės, pikėrisht tamam ashtu si edhe karakteret e tij tė gjinisė femėrore pėrshtaten. Pikėrisht si Bermuda manaxhon bukurinė e saj. Kėtu ajo qė natyrshėm tė bėn tė pėrhumbesh, nuk ėshtė thjesht bota femėrore e karaktereve, por figura e pėrsosur qė i paraqet ato nėn modelin Farukian tė prozėrimit shqip. Aty natyrshėm rrjedha e lojės prozatorike kalon nė rregulla tė detajuara: Secila prej femrave tė tjera nė kėtė qytet do ta dėshironte kėtė gjė, por asnjera nuk guxoi.
Mbase pikėrisht kjo pafuqi, kujdesi ynė pėr tė mos rrezikuar, bindja e shfaqur si urtėsi dhe mirėsjellje nga ana jonė, e pati shtyrė Gridėn drejt atij veprimi tė guximshėm, qė fillimisht mund tė dukej si gjest kryeneē. Nė tė vėrtetė, shkurtimi me dy tri gishtrinj i fustanit, po tė krahasohet me minifundet e sotme, me fundet deri nė ije tė ēarė, me zbulimin e kėrthizės sė barkut, pėr tė mos kujtuar pastaj pothuaj-nudot, ishte njė ndryshim fare i vogėl, njė gjest aq i papėrfillshėm sa, tani, pas disa vitesh nga ajo mbrėmje, tingėllon si diēka pėr tė qeshur. Tashmė, jo vetėm bukuria natyrore qė nuk ka pse fshihet mė por, me njėqind mėnyra, me njėmijė mjete, ēnuk bėhet qė tė ajo tė shfaqet edhe atje ku sėshtė.
4.
Dhe kur kalon pėrsėri aty ku ti ke pikasur pikėn e dobėt edhe autori e ndjen arritjen e tij padyshim Nudo Zyrtare ėshtė tjetra pėr tu shprehur. Autori shprehet: Nudo Zyrtare ėshtė libri i shkruar shumė shpejt. Ishin bėrė disa vite duke rėnduar pas jetės, gazetave ku kam punuar, njė jetė tė tjetėrt nė Tiranėn e lehtėsuar nga hija direkte e izolimit, dhe shėnimet qė mbaja po ma merrnin frymėn. Punoja nė Ministrinė e Kulturės, qė pjesė e shtetit ishte, por jeta qė kisha bėrė nuk mė linte ta doja as edhe kėtė variant shteti. Miku yt dhe imi, Lazėr Stani, deri edhe sė fundi ka pėrsėritur se "FM ėshtė armiku i Shtetit"! Nė njė kuptim po, gjersa shteti ende nuk ėshtė bėrė Shtet, guvernator, qeverisės. Realisht unė nuk ndjehem dot mirė me qeveritė, jo vetėm nė Tiranė, por me ato nė Tiranė ca mė shumė! Kėshtu natyrshėm ėshtė proza e Myrtajt qė ndjehet mirė, ėshtė Nudo Zyrtare, se tek e fundit cėshtė jotja mbetet jotja nė ekonominė e Lekut, e pse jo edhe tė ekonomisė sė Letrės pėr shkrimtarin
, poetin, artistin.
5.
Pra natyrshėm fjala rikthehet e pasur te Nudo Zyrtare, aty ku autori thotė hapur: Nudo nuk doli keq, fitoi edhe ēmimin si libri mė i mirė i vitit (atėherė nuk kishin dalė nė qarkullim pendat e arta!). Vitin e kaluar, teksa gugloja emrin tim pėr tė rejat e fundit nė internet, vura se ribotimin e tij nė Shkup! Pėr tė mirė ishte nisur, i dėrgova falenderimet,ishte shenjė pozitive pėr autorin, por a nuk duhej tė mė njoftonte botuesi Halil Zendeli? Bėra sikur u zemėrova me tė, por realisht urova qė tė mė ndodhte kjo edhe me librat e tjerė!
6.
Gjithėsesi njeriu i letrave e thotė hapur ndjesinė e tij, e shpreh qartė dhe kuptueshėm. Planet kanė ikur dhe veprat kanė mbėrritur: vjet, me njė parathėnie tė tė pandreqshmit Stani, botova Hijet e Virgjėreshave, tek Arbėria e Abaz Veizit. Njė botues, njė shkrimtar i veēantė por ende i panjohur, pėr mua njė mik e dashamirės qė, nė njė shkrim esse tė gjatė, ėshtė shprehur aq superlativ pėr mua sa nuk do tė mė mjaftoj jeta pėr ta justifikuar! Dhe ne bashkohemi me esenė e Veizit, tė palexuar deri mė tash, pėr tė thėnė ndoshta atė qė ne ndiem pėr veprėn e Faruk Myrtajt, tregimin e tij tingėllues bukur shqip edhe nė gjuhė tė tjera
PJESA E DYTE
Duke vazhduar intervisten pa pyetje...
7.
Fatmir, Me pelqen idea per ta zhvilluar intervisten si nje bisede, ku pak rendesi ka kush pyet dhe kush pergjigjet. Dhe, ne fund te fundit, nuk flasim per gjera thjesht private per te cilat duhet respektuar privacia! Ju permendni disa emra krijuesish shqiptar, pergjithesisht te njohur. Me lejo qe te them se midis tyre eshte edhe ndonjeri pak i permendur nga shtypi, ndonjeri qe ka kohe qe nuk shkruan me, apo ndokush qe mungon fare. Nuk eshte fjala thjesht per listen tende, apo per nje liste qe do ofroja une e keshtu me radhe, por per fenomenin e "berjes publik". Duke mos ditur kohen qe ju keni lene auditorin shqiptar, do te nxitoja te shtoja emra te tjere krijuesish, relativisht te rinj (por jo edhe aq te rinj ne moshen letrare). Madje, nese do te me lejonte largesia e njohjes, jane disa shkrimtare tashme ne Tirane, per te cilet do sakrifikoja tjetersimin e cdo liste hierarkesh! Eshte fat te arrish te perkthehesh, por Fat i Pare, ai i verteti eshte te jesh, te jesh shkrimtar dhe te konsiderohesh ne gjuhen tende. A e dime ne se ndokush, ben emer si krijues jashte shtetit (Gezim Hajdari ne Itali, me jehone njohje te pazakonshme deri edhe tek poete greke, sipas Dionis Qirixidhit), por shtypi letrar i Tiranes hesht?
8.
Letersia europiane ka dallimet e saj nga ajo e North-America-s, dhe letersia ballkanike dic me ndryshe. Lexuesit e ketushem jane po aq te cuditshem sa edhe shkrimtaret e tyre! Duken paksa te ftohte rrijne shume vetem dhe mbase nga kjo parapelqejne te lexojen memuare se tregime, me shume poezi qe tregime, dhe me shume romane se tregime! mendoj se mungesen e jetes se vet kerkojne ta plotesojne me jete te personazheve. Tregimi nuk ta zgjat shume, tregimi te ben te mendosh. Keta ketu qark meje kerkojne te harrohen!
(Kam frike se po e pelqej edhe une nga pak kete menyre jetese!)
Jane pak emra shkrimtaresh te realizmit ideologjik shqiptar qe vazhdojne te botojne sot, por le te themi se te gjitha letersive u mungon dicka. Sepse ideologjite jane te pranishme kudo, edhe pse jo ne trajten makabre te kushtezimit te ekzistences, si ajo e periudhes se komunizmit te mbyllur ne Shqiperine tone. Ajo qe ia ka shkurtuar jeten letersise shqip te asaj kohe eshte jo aq prania e enver hoxhes si personazh apo socializmit si parrulle, as ngjashmeria ne tematike e veprave te tij me romanet me te shperblyer te dites; letersia e asaj kohe pa liri ishte pashmangshmerisht e privuar prej individit, prej individit te lire, ajo kishte shmangur Njeriun si qenie ekzistenciale. Letersia e nje dite perendimore shtyhet ne ekstremin tjeter: e sheh njeriun kryesisht si qenie ekzistenciale! Madje, tek letersia e tregut ketu, lulezon skema e kundert e realizmit socialist, por me ngjyrim tjeter: atje njeriu nuk e zinte dot ne goje fjalen dashuri si te tille, kendej dashuria eshte loje me trupin, kryesisht te femres; atehere kishte vetem personazhe pozitiv, kendej ka vetem personazhe me probleme sociale apo fizike, droge apo krimi.
* * *
Dhe natyrshėm teksa biseda kalon nė shtratin e vet tematika e njė shkrimi, sado qė synon tė bėj lojėn e njė thesi magjik, prapė se prapė mbetet e hapur, se thesi aq nxen. Ajo qė ndodh nė kėsi rrastesh ėshtė mirėkuptimi figurativ i problemit nė lėminė e vet tė trajtuar. Dhe gjersa problemi ėshtė i lindur nga krijues dhe i ndėrtuar pėr krijuesit, padyshim ka njė qėllim; atė tė shtrėngimit tė duarve pas njė ringu tejet dashamirės dhe miqėsor. Po a ka ring miqėsor?! Nė letėrsi ai duhet prodhuar, ai duhet mirėgjetur, se kėshtu largohen xhelozitė, nėse janė, se kėshtu fillon tė fryjė era e sė mirės, era mbresėlėnėse pėr brezat e ardhshėm tė krijimtarisė.
* * * * *
Krijoni Kontakt