FARUK MYRTAJ I FTUAR TE GAZETA E ATHINĖS
Faruk Myrtaj ėshtė njeri prej shkrimtarėve tė sotėm shqiptarė qė veēohet pėr frymėn e re qė solli, sidomos nė prozėn e viteve pas nėntėdhdhjetės. E kam njohur herėt, qysh kur punonte nė Selenicė, ku banonte sė bashku me prindėt. Njė djalė bjond, i drojtur, tepėr i sjellshėm. Mė priste deri sa mbaroja mėsimin nė shkollėn tetėvjeēare, ku punoja, mė tregonte ēkishte shkruar. Dukej njė djalė i talentuar, i shqetėsuar, jo vetėm nė ato qė shkruante, por edhe sepse donte tė studjonte dhe e pengonin. Shfrytėzova tė gjitha njohjet e mia tė atėhershme. Arritėm ta ēonim pėr ingineri-miniera. Faruku, i apasionuar pas letėrsisė, u gėzua qė mė nė fund u shporr pėrkohėsisht djalli qė e pengonte, por edhe u mėrzit tej mase. Mė nė fund e vendosi-shkoi pėr tu bėrė inginier miniere.
Mė pas e gjeti rrugėn e tij duke mė gėzuar edhe mua pėr faktin se nuk isha gabuar kur mendova se talente tė tillė duheshin ndihmuar. Tani Faruku jeton nė Kanada, zgjodhi edhe ai rrugėn e hidhur tė mėrgimit, por jam i bindur se pena e tij do tė sjellė nė letėrsinė shqipe vepra tė nivelit tė lartė.
Nė mesazhin e tij ti solla eshtrat, gjeneral, mė drejtohet kėshtu, pėr tė mė kujtuar gjithė ēhoqėm dikur pėr ta nisur student:
Se shpejti do te te nis edhe ndonje fotografi prej ish-bjondit qe nise
per tek Viron Kona duke mė thene: Se mos i drejtohesh me "shoku Viron",
se e para e kemi shok, dhe e dyta i ēmon krijuesit!
Dhe une, i gjori provincial, edhe sot e kesaj dite, shkova dhe pasi
trokita nje cope here (e s'po merrja pergjigje - se dera e sekretarit
ishte e veshur me pambuk a kush e di) hyra dhe iu drejtova pikerisht me
"shoku Viron..."!
Hiqmet Meēaj, shkurt 2005
Bibliografi
Poezi:
1. "Dielli i nėntokės, 1985, Tirane, Shqiperi.
2. "Rroba e fjalėve gjithnjė ngushtė mė rri", 1991, Tirane, Shqiperi.
Tregime:
1. "Njerėz qė kam njohur", 1987, Tirane, Shqiperi.
2. "Marrėveshje pėr tė jetuar", tregime-novele, 1989, Tirane, Shqiperi.
3. Nudo Zyrtare", 1996, Tirane, Shqiperi.
4. "Njerėzit janė tepėr", 2000, Shkup, Maqedoni.
5. "Luftėtarėt vriten nė paqe", 2003, Prishtine, Kosove.
Novela:
1. Qyteti i Ministrave, 1998, Tirane, Shqiperi.
Esse:
1. Pėrse druhemi nga nacionalizmi", 1995, Tirane, Shqiperi.
2. Markezė shqiptarė, 2002, Tirane, Shqiperi.
Ēmime:
Nudo Zyrtare, ka fituar Ēmimin Libri me i mire me tregime per vitin 1996, dhene nga Ministria e Kultures dhe Sporteve, ne vitin 1997.
Perkthime prej anglishtes:
Toleranca, pragu i Paqes, Betty Reardon (UNESCO).
Pushteti i G.G.Marquez, Jon Lee Anderson.
Tregime dhe novela te Zgjedhura, Ėilliam Saroyan.
Stina e Mallit, roman, Alistair MacLeod.
Harpa e barit", roman, Truman Capote.
Nė vend tė njė autobiografie:
Im-gjysh ishte lindur nga stėrgjyshja ime kur ajo ishte tek tė 60-at. I kėrkuan gjithė jetėn tė lindtte njė djalė dhe ajo, zonjė e madhe, ia arriti, pėrtej rregullave tė natyrės. Im at gjithashtu ishte djalė i vetėm, arsye e mjaftueshme kjo pėr ta martuar shpejt. Pati fat nė martesėn me nėnėn tonė: iu bė krahė nė jetė tė vėshtirė, dhe ia mbushi shtėpinė: 6 djemė dhe 2 vajza.
Jam i treti i djemve, por i katėrti i fėmijėve, pra ardhja ime nė jetė spėrbėnte dot lajm, e, megjithatė, oxhaku i pallatit ku u linda atė ditė mori flakė. Rastisi tė digjeshin blozat atje, jo gjė tjetėr, por mamaja ma kujtonte kur bėja ndonjė gjė tė mirė!
Fėmijė i urtė, i sjellshėm, i bindur, gjithė Myrtajt kanė mėsuar. I mbyllur, pa shumė shokė. Kam pasur tmerr lėndėn e fiskulturės, i mirė edhe nė shkencat, por priresha nga lėndėt sociale. Letėrsia, nga mė tė dashurat, por mbase sdo isha marrė kurrė me tė shkruara, sikur tė mos mė ishte privuar shkuarja nė universitet nė njė kohė me moshatarėt e mi. Koha politike absurde qė rėndoi jetėt e tėrė shqiptarėve, ma vonoi pėr 9 vjet nisjen pėr atje.
Pa asnjė dyshim i jam mirėnjohės vjetėve tė minierės, minatorėve. Hynin e dilnin ēdo ditė nga nėndheu, truall i tė vdekurve. Kam qenė gjithnjė i thatė, shpirt-dobėt, i ndjeshėm. Nė minierė mėsova tė shaja dhe tė mendoja; plotėsova veten e pėrhershėm: njeriun e drejtė, tė heshtur e tė dhimbshur, qė pėrpiqet tė mos bėj kurrė keq dhe pėrpiqet tė kuptoj e tė justifikojė sjelljen e ēdollojshme tė tė tjerėve. Njė fotografi e fillimvitit 1978, mes njerėzve tė nėntokės, mė ėshtė bėrė kambanė qė bje papushim: disa prej tyre u aksidentuan me vdekje qysh sa isha unė atje, tė tjerėt sėmureshin tė djelave tė pushimit ose kur gjatėn lejeve tė zakonshme; ata qė dilnin nė pension vdisnin shpejt. Nuk e donin nėntokėn, por u ishin shndėrruar jetėt funksion i saj.
Tėrė kohėn pas pune lexoja, shkruaja. Shkruaja, nuk thashė shkruaja poezi, a tregime... Tėrė jeta ėshtė sfidė. Sfidė ndaj vetes. Kjo ėshtė bėrja. Tė tjerėt do tė vėrejnė kur ti krijon arėsye pėr ta. Nė tė gjitha kohėt mė janė gjendur njerėz tė mirė, pėr tė mė ndihmuar. Mirėnjohja ndaj tyre mė ėshtė kthyer nė ves!
Nė minierė ėshtė edhe njė rregull i tillė: askush nuk duhet lėnė i vetėm nėntokė. Njeriu i gjendet njeriut, sidosi. Por jo vetėm njeriu. Natyra, e krijuar si shtėpi e tij, gjithashtu. Pėrpara se tė ndodhin shembje, nėntoka rrėzon ca thėrmija, pastaj ca copra dheu e shkėmbi, pastaj ndodhin shembjet, gjėmat nė njerėz. Duhet tė kesh ndjesi e sy pėr ti vėnė re kėto paralajmėrime. Por se mos vetėm nėntoka ėshtė e tillė...!
Libri i parė me vjersha, Dielli i Nėntokės, 1985, nuk ėshtė tjetėr veēse njė llagėm ku ndjehem ngushtė, por edhe i paralajmėruar, bashkė me ta. Qytetėrimi kurrė ska pėr ta respektuar Njeriun, pėrderisa e shtynė atė tė rrezikohet nė dhč. E ēfarė pastaj se kėtė, mė duket, e ka shkruar ideatori i komunizmit antinjerėzor, V.I.Lenini?!
Zjarri i oxhakut paskej qenė paralajmėrim pėr njė jetė tė ashpėr. Universitetin e kryeva 9 vjet pas gjimnazit. Jo pėr ēka kėrkova, letėrsi. Mė dėrguan pėr inxhinier miniere! Shkova se duhej njė shkollė e lartė, duheshin disa vite Tirane. Mė vonė do tė merrnin vlerėn e viteve pranė tiranisė sė Tiranės. Ditėn qė na dhanė diplomat, nuk provova asnjė gėzim. Ndonse edhe pėr shkrimtarėt, asokohe, thuhej se ishin inxhinierė tė shpirtrave njerėzorė!
Vėshtirėsitė sikur u lodhėn me mua, nė fund tė viteve 80. Letrat Anonime ishin zbehur bashkė me kujtimet pėr luftėn, lufta e klasave po bėhej e tepėrt, si profesioni i munxėdhėnsve nė njė tregim tė Kadaresė. Ndodhi ajo qė skisha pasur energji ta ėndėrroja: Mė ofruan punė tek gazeta Rinia.
Njė sy i vėmendshėm do tė vėrente tek faqet e kėsaj gazete atė qė thuhej se paralajmėrohej nė teatrin e operės kineze: shembėllimin e asaj qė po pėrgatitet tė ndodhte. Kadare bėri rishikimet e para, politke e letrare pikėrisht aty. Ishte fat qė u ndodha nė Tiranė nė vitin 90, kur plasi demokracia. Nė disa zona tė vendit, pėr vitin 1944 thuhej, nėn zė, se ishte viti kur hynė komunistėt. Ngaqė tė burgosurit politikė ishin ende brenda, u mbeti komunistėve ta pėruronin edhe pluralizmin. Por skishte ngč pėr hollėsira! Pjesa dėrmuese e njerėzve ndjeheshin tė lirė...Rroba e Fjalėve Gjithnjė Ngushtė Mė Rri, u botua nė kėtė kohė.
Tek unė, gjithnjė, kanė plotėsuar njeri tjetrin krijuesi me gazetarin. Nuk kam asnjė drojtje prej mungesės sė kufirit midis tyre. Kėshtu ka qenė jeta ime. Kėshtu ėshtė. Nė shtatė strehėza lėviza nė Tiranė, nė vitet 1989-1995 dhe, kudo ku shkonim, mbartnim vetėm ca libra!
Tė shkruarat janė natyra e sinqertė e krijuesit: Kurrė nuk jam shquar pėr inisiativė, pragmatizmi im ėshtė pothuaj Zero...Sikur tė mos mjaftonin kėto, mė 3 nėntor 2003 u nisa pėr mėrgim tė largėt. Ngaqė u binda se nuk i ndihmoja dot nė Atdheun tim, u ofrova fėmijėve njė Atdhe tjetėr. Sė paku, kėtu ku jemi, nė Kanada, shpresoj tė mos i pengojnė, siē u ndodhi prindėrve tė tyre...
BERMUDA-tregim-
Deri atė mbrėmje Ajo ishte njera nga ne.
Ngaqė ishte nja dy-tri gishtėrinjė mė e gjatė, apo ngaqė e shfaqnin tė veēantė kėmbėt e saj, as sot nuk betohem dot se po them tė vėrtetėn e vetėm tė vėrtetėn qė ėshtė njė, por jam gati tė dėshmoj deri nė Gjyqin e Fundit qė sishte kjo shtysa pse filluan ta pėrflisnin nė qytet.
Mbase nuk e teproj tė them nja dy fjalė pėr qytetin tone, jo thjesht si vendngjarje, por se vetėm aty mund tė ndodhin pikėrisht kėto gjėra. Aty jetėt janė si tė karaktereve teatrorė. Ngjizen, ngrihen e rrėzohen brenda asaj hapėsire, kohe dhe mjedisi tė zgjedhur nga regjisori e skenografi.
Qyteti ndodhet midis tri kodrash. Nė njerėn prej tyre ngrihet spitali dhe materniteti, nė tjetrėn kisha dhe xhamia, teksa nė tė tretėn janė vendosur burgu i qytetit dhe varrezat. Tė tri kodrat lidhen nėpėrmjet sė njėjtės rrugė, e cila kalon nė qendrėn e qytetit. Nuk mund tė dalėsh nga shtėpia jote apo tė nisesh pėr diku e tė kthehesh, pa kaluar nė qendėr.
Tė gjitha dritaret e ndėrtesave dhe zyrave pėrqark sheshit sikur pėrgjojnė qendrėn, vendin ku takohen tri rrugėt qė ngjiten dhe zbresin pėr nė tė tri kodrat. Nė tė gjitha orėt e ditės dhe tė natės shkallėt e jashtme tė atyre pak pallateve, dyqaneve, njėsive tregėtare, kėpucarisė, berberanės, orėndreqsit, bulmetores, bankės sė kursimeve, magazinės ushqimore, postė-telegraf-telefonit, dentistit, zyrės sė tė plotėfuqishmit, janė plot me njerėz. Ulen aty dhe rrijnė e vėshtrojnė gjithēka qė lėviz nėpėr qytet.
Atė mbrėmje Ajo nuk doli nė rrugė si herėt e tjera. Ishte po Ajo, po ai trup, po ato rroba. Vetėm se fustani pranveror, i shkurtuar vetėm dy-tri gishtrinj, shfaqte njerėn nga pjesėt mė tė brishta tė trupit tė femrės: gjunjėt. Secila prej nesh, femrave tė tjera nė qytet do ta dėshironim kėtė fat, por asnjera prej nesh nuk do ta merrte pėrsipėr tė vepronte si Ajo. Mbase pikėrisht ky shkak, pra qė asnjera nga ne nuk do tė mund tė guxonte tė dilte si Ajo, e pati shtyrė drejt atij veprimi tė guximshėm dhe kryenec. Nė tė vėrtetė ishte njė ndryshim fare i vogėl, aq i vogėl, sa tani, pas disa vitesh nga ajo mbrėmje, tingėllon si diēka pėr tė qeshur pėrmendja e tij.
Unė, si gjithė femrat e tjera nė qytet, e dija se ēdo tė ndodhte nė sheshin qendror pas kėsaj, siē e dinte edhe ajo vetė. Siē e dinė tėrė lundėrtarėt, madje tėrė lexuesit e librave me lundrime, rrezikimin e anijeve qė lundrojnė nė ujrat e Bermudės.
Megjithatė, Ajo kapėrceu rrugicėn e shtėpisė dhe bėri pėr nga qendra. Unė i shkova pas me tė njėjtin hap, me tė njėjtėn qetėsi e mėnyrė tė mbajtjes sė kokės pa shprehur asgjė tė veēantė, sikur skisha tė bėja fare me tė dhe me ēkishte ndryshuar Ajo nė veshjen e saj. As ajo nuk e pa tė udhės tė shfaqte ndopak vėmendje se ēnjerėz ndodheshin nė rrugicė atė orė kur po dilte ajo. Nuk di pse mė besohej se, pėr syrin e saj, unė isha shndėrruar nė njeri tė padukshėm. Mbase thjesht pėr arsyen qė pėrmenda mė sipėr: nė vendin tim, ashtu si nė vend tė saj, do tė dėshironte tė ishte secila prej femrave tė tjera tė qytetit.
Syri im gjithėsesi, ma qartėsoi konturin e trupit tė saj dhe pas kėsaj fitova qetėsinė e mjaftueshme pėr tė vėnė re se ēkishte ndryshuar nė veshjen e asaj nate. Mė erdhėn nė ndihmė edhe duart e saj qė herė pas here shkonin atje ku i ishte zbuluar gjuri. Nuk e di pėrse, donte tė bindej se e kishte bėrė vėrtetė atė ndryshim, a vuante mėdyshjen e vazhdimit apo tė kthimit? Nga mėnyra se si e hidhte hapin, ndjehej vendosmėria. Deri nė lėvizjet mė tė vogla. Me njė gėzim trishtak, u sigurova se ajo nuk do tė kthehej prapa.
Ndryshimi u vu re nga gjithė ata qė u gjendėn jashtė atė orė dhe menjėherė sapo sapo Ajo hodhi hapat e parė nė rrugicėn qė nxirrte nė rrugėn kryesore prej lagjes sė saj. Gjithėshka frymore e asaj mbrėmjeje ishte kthyer me vėshtrin nga ajo. Tėrė ai ngulim njerėzor atė mbrėmje ngjante si njė qytet i populluar vetėm me lule dielli. Me lule nate, do tė ishte mė mirė tė thosha.
Nuk di pse, por ndjeja dėshirėn e papėrballueshme pėr tu gjendur atje ku duhej, herė diku pėrpara, herė diku pas saj. Po e pėrsėris, nuk jam unė qė e pėshpėrita dhe e bėra lajm ndryshimin nė gjunjėt e saj. Nuk di se me ēkrah fėrfėrima e fustanit tė saj arriti tė fluturonte dhe tė arrinte tek tė ulurit e shkallėve pėrpara se Ajo vetė tė arrinte atje. Mė besoni pėr kėtė qė them. Dėshmoj sot dhe kurrė mė.
Njerėzit e ndenjur tė shkallėve prisnin qė Ajo tė shfaqej. Midis tyre spikaste e qeshura e Votimes, torollakes sė post-telegrafės, vajzė e tė zgjedhurit tė pėrhershėm nė Kuvendin e Qytetit, nė seancat e tė cilit ai flinte i lumtur. Kukurisja e saj si e pulave herė-herė bėhej si e gjelave, kur mburrej se ishte kandisur tė dilte nga zyra pėr tė parė atė qė do tė ndodhte. Aty ishte edhe Neti, postieri i urtė dhe i pafjalė i qytetit, qė dukej sikur nuk prekej as nga gėzimet e as nga hidhėrimet e telegrameve qė shpėrndante. Tek shkallėt e berberanės ishte afruar Olja, e para femėr pėr tė cilėn thuhej se po mėsonte fshehurazi tė bėhej berbere. Olja do tė kishte pasur qejf tė merrej me mjekrėn e ndonjė burri, por kur nė shesh u ndje frymėmarrja e nxituar e sehirxhinjve, tėrė klientėt e berberhanes, me mjekra gjysmė tė rruara, kishin dalė tek shkallėt dhe Olja i ndoqi pas. Tek stoli pėrpara zyrės sė pushtetit, pėrbri Arkės sė Kursimeve ku qytetarėt paguanin faturat e dritės e tė ujit, rrinte dhe priste edhe Dinia, korieri i pushtetit.
Ajo e la pas rrugicėn e lagjes sė saj dhe pa u nxituar, po bėnte pėr nga qendra. Vazhdoja ta ndiqja nga pas. Nė sigurinė e hapit tė saj mu duk se pėr herė tė parė shprehej kėnaqėsia qė rruga kalonte pikėrisht atje, nė qendėr. Kur po i afrohej frymėmarrjeve tė shpeshtuara qė e prisnin, vura re se Ajo preku edhe njė herė fundin e fustanit, si pėr tu bindur se ia vlente ta ēonte punėn e nisur deri nė fund. Siguria e saj pėrcillej gjer tej rrugicave dhe rrugėve, tek vėshtrimet nė ankth tė vajzave dhe grave pas perdeve tė dritareve. Sigurisht e dinte me mijėpėrqind pėrgjimin tonė, qė Ajo nuk harroi pa shkelur asnjerėn prej rrugėve tė qytetit. Kėshtu qė iu desh tė kalonte disa herė nė qendėr, pėr ti ngjitur, e pastaj pėr ti zbritur, tė tria rrugėt qė ēonin nė tė Tri Kodrat qė qarkonin qytetin.
Papushim kujtoja atė bisedėn e shkurtėr me tė, gjatė orės sė sė fiskulturės:
E di ti qė ke kėmbėt mė tė bukura tė klasės?!
Vetėm tė klasės?!
I ke vėrtetė
E di, e di se kėmbėt e mia janė!
Tė tuat, por tė tjerėt ti shohin!
Eh, kush na i sheh Na shohin fustanet, fundet, pantallonat, po!
Vjen njė ditė , i pata thene unė kot sė koti, sikur tė kisha ndonjė pėrvojė.
Vjen njė natė thuaj! pati shtuar ajo e vendosur.
Mbase prej atij ēasti do ti kishte lindur mendimi ta shkurtonte me dy-tre gishtėrinj gjatėsinė e fundit apo tė fustanit qė do tė vishte asaj mbrėmjeje pranvere. Isha e sigurt se nuk e kishte prerė. Vetėm sa e kishte palosur e pastaj e kishte hekurosur palėn. Sigurisht qė e kishte menduar se, sidoqė tė shkonte puna, mbase do ti duhej ta zgjaste pėrsėri.
E la pėr herė tė tretė qendrėn e qytetit, teksa nė ajėr ndjehej njė si kundėrmim qerpikėsh dhe vetullash tė djegura prej vėshtrimeve tė pazakonta tė njerėzve qė bėnin sehir aty. Bėri pėr nga rruga qė ēonte nė spital, e fundit kjo nė tė vėrtetė, tashmė paksa e lodhur dhe disi e trishtuar pėr atė qė kishte marrė pėrsipėr. Ėshtė ai ēasti kur vetėm njė fije e hollė e ndan fitoren nga humbja. Pikėrisht aty, teksa ngjitej kodrės sė tretė, mbase edhe Ajo, si unė dhe femrat e tjera tė qytetit, u kujtua se pranė spitalit ndodhej edhe materniteti.
U kthye. Me vėrtik. Por pikėrisht kthimi, mbase edhe mė shumė se shkuarja deri nė fund nė rrugėn e maternitetit do tė ishte rrėnues. Shkelja nė atė rrugė e bėnte tė motivuar dhe njėherėsh tė pafalshėm atė fustan tė shkurtuar mbi gju.
Por ishte e qartė se vendosmėrisht do tė kalonte pėrsėri nė qendėr. Edhe pse tanimė dukej me tė vėrtetė e lodhur, e lodhur dhe e dėshpėruar. E pashė tė nxitonte hapin, tė mbyllte veshėt, pastaj edhe sytė, mė nė fund edhe e tronditur nga vėshtrimet e pas-perdeve dhe tė tė ulurve tek shkallaret, nga e qeshura e harbuar e budallaqes Votime, nga goja e hapur prej habisė tė postierit tė pafjalė Neti, madje edhe nga trishtimi i mbytur nė sytė e berberes Olja.
Ēau vėrtik pėrmes sheshit nėn vėshtrimin e syve tė pėrzhitur tė shkallareve, tė ngulitura tek gjunjtė e saj. E ecura dukej ende e sigurt, por unė qė e kisha ndjekur prej kur doli nga shtėpia e vetė, e ndjeva se po i shteronin fuqitė dhe poi venitej dėshira pėr tė vazhduar. E vetmja gjė qė e mbante, ndoshta ishte fakti qė po i afrohej fundit tė zgjedhur prej saj. Ato caste ndjeva se kisha dėshirė ti thosha se kishte bėrė shumė, se tani mund tė kthehej, nuk ishte e thėnė ti bėnte ajo tė gjitha, por ishim aty, nė sheshin e madh tė qendrės sė qytetit. Nuk guxoja tė flisja nė prani tė atyre njerėzve qė vazhdonin ta pėrgjonin dhe ti lagnin me vėshtrime kėmbėt e saj, diku aty tek gjunjėt. Tė bėhej se ishin metrat e fundit tė lundrimit tė saj, tė fundit, nė dallgėt e marrėzisė sė tyre tė paadresuar. As pėr ti folur, as pėr ta prekur, nuk guxova atė natė, tė paktėn nėpėrmjet gulēimave ta pėrmendja atė vajzė. Sė paku tė mos humbte nė misterin e paqartė tė asaj bermude qytetėse.
U rropata gjer nė ēastin e fundit, por nuk arrita ta kandisja veten deri atje sa ti thėrrisja, ta kujtoja se, sidoqoftė mund tė kthehej, tė kthehej pas, ose tė dredhonte nėpėr muzg, tė futej nė ndonjė nga ato oborret e shtėpive pėrdhese aty pranė, pastaj le tė kapėrcente ndonjė nga gardhet e ulėt pėr nė ndonjerėn nga rrugicat me dalje tjetėrkund. Nuk e bėra dot, mbase ngaqė, kush e di pse, isha e bindur se Ajo nuk ishte si ndonjė barkė e gjendur pa e ditur, fare rastėsisht nė atė shesh kurthesh tė rrezikshėm. Sdi pse, besova se nuk ishte ndonjė nga ata lundėrtarėt e papėrvojė, qė se merrte me mend se ku e kishte shtyrė deti i trazuar. Dukej sė largu, ishte anije me disa busulla, nisur pėr tė kaluar pikėrisht aty, mes trekėndėshit tė Bermudės.
Mbase mė ishin mjegulluar edhe mua sytė, hajde le tė themi qė mė ishin pėrlotur, si tė femrave tė tjera pas perdeve, nė dritaret e dhomave me drita tė shuara. Diēka duhej tė kishte ndodhur qė nuk po shihja dot mė gjė. Pas njė kohe pėrhumbjeje, nuk di sa zgjati kjo, po dėgjoja zėra tė alarmuar dhe ca rrokje fjalėsh se Ajo nuk ishte mė. Dikush kėmbėngulte se e kishte parė tė rrėzohej tek kėmbėt e stolit ku ende rrinte Dinia, dikush thoshte se Ajo sikur donte tė arrinte deri tek Arka e Kursimeve. Sikur atje tė kishte pėr tė paguar ndonjė faturė. Por pėr ēfarė, pėr kė, do tė paguante Ajo? Nė emėr tė kujt?
Tė nesėrmen e nė ditėt qė rrodhėn mė pas nuk e pa mė njeri. Askush nuk ēau kokėn pėr fatin e saj. Tė interesohesh pėr kėso rastesh duhet tė shkosh, tė tė presin dhe tė pėrgjigjen diku, por kur e di se ajo mbrėmje nuk i vjen pėr osh kujtesės sė njė qyteti tė tėrė, bėn mirė tė heshtėsh. Aq mė keq kur tė gjithė, edhe pse josheshin pėr tė ditur diēka, zgjidhte tė mbyllej nė heshtjen e vetė.
Nėpėrmjet kėtij funerali heshtjeje dukej se e pėrcolli gjithė qyteti. Djemtė dhe ne shoqet e saj, tėrė vajzat e qytetit, edhe Votimja me Oljan qė fill pas kėsaj u bė berbere, pa u pėrfolur nga askush, teksa ēapiteshim tė nesėrmeve nėpėr rrugėt e qytetit, na bėhej sikur bartnim arkivolin e saj, qė nė tė vėrtetė askush nuk e pa me sy. Na dukej sikur e lėviznim deri aty ku ngriheshin kisha dhe xhamia, pastaj zbrisnim teposhtė, ndalnim pėr pak ēaste nė shesh, nė qendėr tė qytetit, pėr ta pėrcjellė pastaj deri tek kodra tjetėr ku ndodheshin burgu dhe varrezat. Por asnjė varr nuk u hap, asnjė fjalim lamtumire nuk u dėgjua. As emri dhe fotografia e saj nuk u panė nė pllakėn e ndonjė varri. As atehere, as sot e kėsaj dite.
Kjo ishte ngjarja qė ka ndodhur ca vite mė pare. Tanimė ajo ėshtė harruar. Nė tė vėrtetė ska asnjė shkak ta mbash mend, pėrderisa tė gjitha gocat e qytetit, madje edhe gratė qė i kanė kapėrcyer tė dyzetė e pesė vjetėt, mbajnė fustane dhe funde tė shkurtuar nga dy-tri gishtrinjė. Ajo megjithatė herė pas here iu shfaqet nė ėndėrr njerėzve dhe ata, kur zgjohen, bėjnė sikur as nė ėndėrr nuk kanė punė me tė.
E rrėfeva kėtė histori pa emocionin mė tė vogėl, sado qė herė pas here njė zė i paadresuar mė afrohej tek veshi dhe mė lutej, mė kėrkonte, mė thėrriste, mė kujtonte se historia e Asaj nuk mund tė shkruhej zakonshėm, pa emocion, si ato historitė e tjera tė kėtij qyteti. Gėrrice, lustroje, pėrjetoje edhe njė herė rrugėn qė bėre atė mbrėmje pas Asaj! Jo e heshtur, jo hije si atė natė! Duhet tė qash e tė bėrtasėsh kur dėshmon atė qė ka ndodhur, ose mos u ndje fare, mos trego pėrralla! Mė mirė dil nė qytet, ose shko vėrtetė tek Bermudet, tregojua atyre atje fatin e asaj barke qė humbi atė natė, qė mė pas tė mos humbė barka e ndokujt tjetėr
Por nuk shtoj dot tjetėr gjė. Jam e vėrtetė, kur them se nuk ndjeva asnjė emocion gjatė rrėfimit tim. Thjesht njė dėshmitare syri dhe aq. As dhimbje, as dashuri, as mėshire, as bėra fajtor njeri, asgjė Ato ditė, po tė mė kishin pyetur, mund tė rrėmbehesha nga ajo qė ndodhi, por se kush tha se femrat e pėrfolura paguajnė ēmimin mė tė madh pėr lirinė, dhe unė humba edhe pikėn e fundit tė shtysės pėr njė dėshmi ndryshe. Mbase e tėra kjo ėshtė njė kohė e humbur dhe dėshmia ime thjesht duhet dhėnė pėr tė mbetur diku nė arkivat e qytetit, nėn pluhurin e asaj qė ndodh ēdo ditė.
Krijoni Kontakt