Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19

Tema: Faruk Myrtaj

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    Faruk Myrtaj - 'Hijet e Virgjėreshave' (Recension nga Aleko Likaj)

    Refleksione mbi njė libėr qė i u rriktheva sėrrish

    Nga Aleko Likaj


    Ditet e nxehta te kesaj vere ne Peloponez, me bene qe te jem paksa me i kujdesshem. Ndryshe nga Bordoja e Frances, ku prej tre vjetesh ende nuk e njohim, dhe e shijojme stinen e veres si ne mesdhe, u desh qe keto lloj pushimesh verore, ti kaloja i mbyllur brenda mureve te shtepise se nenes sime, nen efektin e nje aparati klime, qe e bente ajrin « konstant », per nje te pamesuar si mua.I u rriktheva leximit ne ate ambjent. Nje ndjesi e ēuditshme me kishte bere vetem nje ēast perpara nisjes per ne Patra, te marr nga biblioteka e shtepise sime ne Bordo edhe librin ; « Hijet e Virgjereshave ». Mbase nje fakt i thjeshte, qe ka te beje edhe me nje nisme private, e disa kineasteve te rrinj shqiptare, nxenes ne shkollen « Marubi » , ne Tirane, te cilet kishin zgjedhur per te realizuar nje film per pune dipllome, pikerisht nje tregim nga ky liber ; « Bote ciganesh », ishte dhe mbeti nje arsye me shume, qe ta rrishfletoja serrish. Shume vite me pare e kam ndjekur tregimtarin Myrtaj, dhe qe te jem i sinqerte deri ne fund, midis letrareve te rrinj te asaj kohe, egzistonte mendimi, qe Faruku ishte nje ze krejt i veēante ne gjinine e tregimit. Natyrisht, qe une nuk e njihja autorin aso kohe, por libri i pare i tij, «Njerez qe kam njohur», dhe me pas tjetri, «Marreveshje per te jetuar » me kishin krijuar nje ndjesi te paperseritshme, midis emrave te krijuesve te rrinj qe qarkullonin ato vite, kryesisht nga periudha e 80 tes, deri ne pragun e kapercimit te sistemit.

    Pas nje banjoje qe beja ne det, ku shfaqesha ne oret e para te mengjezit, kthehesha me linjen 4 te urbanit te Patres, dy ore afer mesdites, per te vazhduar leximin e « Hijeve… ». Kisha mbetur rrob a peng siē thuhet sot, i atyre tregimeve qe nuk ishin realisht krejtesisht te panjohura per mua. Mbase « magjia » qe mbeshtetet fort tek forca e fjales, por edhe te « kurthet » qe ngre autori, te cilat, shpalosen pastaj paragraf pas paragrafit. Ndonje mbetet i tille deri ne fund, sa, edhe kur e ke mbyllur ate faqe, ende ndjen si nje jehone te larget, si nje imazh qe ka mbetur diku, e qe vazhdon te shfaqet ne nje salle te boshatisur, ne nje celuloid, qe tashme ti nuk mund ta shohesh.Kete pyetje i a kam bere vehtes, sapo mbarova tregimin e ciganeve, per te cilin metafora qe perben vete thelbin e tij, dhe te mesazhit qe kerkon te percjelle autori tek lexuesi. Nuk e di pse ndodh kjo keshtu ne tregimin e Myrtajt, ndaj e kam konsideruar si nje lloj magjije, qe te ben te ndjesh te veēanten tek ky autor. Gjithesesi, ato jane te ngjizuara, dhe kane ne thelb realen, ate ēka ndodh rreth nesh. Faruku ne tregimet e tij perpiqet qe te jape ndjesine e jetes se vertete, jo thjeshte te pershkruaj jeten a ta kritikoj, por faktikisht ta beje ate te gjalle. Eshte kjo, mbase magjia-sekret qe faktikisht eshte e vertete kur e lexon Kete fakt ka konstatuar edhe mikesha ime, poetja Iliriana Sulkuqi, e cila ne nje mesazh qe me ka nisur keto dite, me ka percjellur kete ide per prozen e Myrtajt: « Kur shkrimtari zbulon apo merr pėrsipėr tė shkruajė realitetin qė ai e sheh, e prek dhe e ndjen tej palcės sė shpirtit tė tij, ai s'e bėn kėtė pėr vete, por pėr tė gjithė ata qė duhet tė kuptojnė nė ēfarė kohe jetojnė, nga vijnė dhe ku shkojnė. Ai frymon tė rilidhė bashkėsinė e njė AND-je nga rrjedh. Pikėrisht pėr kėtė arėsye - tretet i harruar. Faruku ka njė sens moral jashtzakonisht tė ekuilibruar, ku mjeshtėrisht pena e tij e sprovuar ndan gazetarin nga shkrimtari. Kjo, falė pėrvojės sėj tij si gazetar, falė talentit krijues tė tij edhe si poet. Fjala e tij, merr vlera tė mrrekullueshme, qoftė e thėnė nė gojėn e personazheve, qoftė nė pėrshkrimin e karaktereve tė tyre apo nė pėrshkrimin e mjediseve ku ndodhin ngjarjet. Fjalėt, jo tė kėrkuara, por tė natyrshme (njė fjalor i pasur leksikor, pa teprime gjuhėsore, bie menjėherė nė sy), bėjnė qė tregimet e tij tė lexohen me njė frymė, pa tė ngecur fjala nė fyt, pa t’u marramendur vetja nėpėr labirinthe pa krye, siē na ndodh shpesh kur lexojmė tregime tė stėrzgjatura e pa kurrfarė mendimi. Nėse ēdokush nga ne mendon se ka diēka pėr t’i dhėnė letėrsisė, kam bindje se Faruku, ashtu sikurse edhe shkrimtarė tė tjerė, tė cilėt tashmė kanė hyrė nė top-listėn e njerėzve tė Penės Shqipe, me tė vėrtetė ka diēka pėr t’i dhėnė letėrsisė.»

    Por libri te mrekullon. Kete e kupton pasi e ke mbyllur edhe faqen e fundit. Te pakten, ky eshte mendimi im. Dhe kur them keshtu, kam parasysh gjithe krijimtarine e Faruk Myrtajt ne gjinine e tregimit te shkurter, ne kontekstin e letrave shqipe te ketyre viteve te fundit. Ka nje rritje brenda vete krijimtarise se tij. Kete fakt ma verifikon edhe nje nga tregimet e fundit qe e lexova para tre a kater muajve, «Turmat e dimrit». Sapo e lexova, nxitova qe ti dergoj nje mesazh urimi, jo nga ato qe shkruhen sa « per te kaluar rradhen », por per ti thene, shkrimtarit, se, « na e ke dhene mrekullisht ne te gjithe dimensionet filozofine e turmes ». Ishte vertete nje ngjarje per ne te gjithe, e jo vetem per Farukun. Por, le te kthehemi perseri tek « Hijet… » si, dhe tek vera e nxehte e Peloponezit , atje ne mesdhe, prane detit te kaltert, ku pertej dritares se dhomes sime, pas avujve te nxehte qe ēliroheshin nga suprina e kripur e nje deti te qete e te paqte,shfaqeshin konturet e Itakes homeriane.. Kjo ndodhte sapo thyhej mesdita, kur rrezet e diellit fillonin te perthyeheshin duke ikur drejt perendimit, atje ku ishulli lahej e tretej ne det. I heshtur dhe hijerende, ashtu si ne legjenden qe e solli tek ne.

    Ajo qe te bie ne sy menjehere tek proza e Myrtajt, ka te beje ne rradhe te pare me vete strukturen e tregimit. Faruku, jo vetem qe eshte nje njohes i shkelqyer i detajeve teknike, por di po aq mire qe ti «ekonomizoje» ato. Gjithmone ne funksion te idese dhe mesazhit qe kerkojne te percjellin. Fraza duket se lemohet dhe axhustohet, jo vetem me kujdes, por te duket si e skalitur nga nje dore mjeshtri, alla Mikelanxhoje.Ka nje leksik per tu patur zili.Te qeruar e te zhveshur nga huazimet qe i ndeshim rendomte, si nje fenomen-plage keto vitet e fundit tek shume krijues te tjere e te rij.Keshtu edhe personazhet, te cilet vendosen gjithmone nga Myrtaj ne skakieren e tregimit ne pozicione te nje dramaciteti, qe ne momentin e pare, te krijojne pershtypjen se nuk kane asnjefar zgjidhje. Shkrimtari i ben te besueshem ata, pikerisht sepse u le ne dore qe te zgjedhin vete fatin e tyre. Dhe kete ata e bejne mire, edhe pse here-here ata kane perpara ndonje suprize ideore, qe perfundon me nje zgjidhje te menēur. Ata jane ne pergjithesi karaktere qe nuk i ngjajne njeri tjetrit, ashtu si ne jete do te thosha.. Kane bote dhe shpalosin para lexuesit virtute. Pa i pergjithesuar dhe i permendur qe te gjithe sipas tregimeve te ketij libri, dua qe te pohoj se ata mbesin realisht dhe ngjizin tek ne.Nuk e di pse me ishte krijuar mendimi
    shume vite me pare, pas leximit te vellimit poetik, «Dielli i nentokes» se Faruk Myrtaj, do te mbeste ne poezine e re shqipe. Ka qene fund vjeshte i vitit 85 – se. Edhe pse kisha lexuar vite te shkuara nje vellim tjeter me temen e nentokes, nga minierat qymyrgurore, te mikut tim te vjeter Ilirian Zhupa, « Dielli… » i Myrtajt jo vetem qe nuk ishte nje kopje e Zhupes, por sillte perveē risise, edhe nje game tjeter temash nga bota qe rrilind ne sgaferat e nendheut, brenda arterieve te saj. Pastaj ne kapercellin e dy sistemeve, 90-91, kuptova qe poeti ishte shkrire brenda prozes se tij te shkurter. Ndaj per mua tregimet e Farukut, kane jo vetem nje trill poetik, por realisht ato konceptohen si te tille. Dhe ky me duket se eshte tashme nje qellim me vehte i autorit, sa here ulet qe te beje prozen e tij. Eshte kjo arsyeja, mendoj une qe ne tregimet e Murtajt ka shume figura artistike, sa qe here – here te duket se ndonje prej tyre ka nje ngarkese te tepruar me to. Ky nuk eshte nje iluzion qe merret me kotesine e gjerave qe s’kane fund, por nje realitet i prekshem. «Autobuzi i dates 1» edhe pse duket se nis si nje rrefim i zakonshem qyteze puntoresh, nga ato qe ishin ngritur ne disa pika te rrendesishme te artereve te atdheut, fillon e hyn shpejt ne piken « vluese ». I vizatuar nen nje doze humori dhe alegorie te kendeshme, autori perveē personazheve zberthen artistikisht me elemente poetike, « piken e zgjidhjes ». « Bote ciganesh » nepermjet nje metafore zberthen njeriun e sotem me dramen e tij ne dhera te huaj. Jeten tone te emigrantit ne te kater cepat e kesaj bote te vockel, edhe pse autori merret me elemente te tjere figurativ, brenda jetes se nje grupi ciganesh.Vete tregimi « Hijet e virgjereshave », vendos ne qender karakterin e nje njeriu femer-burre duke e zbritur ate nga sheshi i bjeshkeve, qe ende e ruajne nje aureole epizmi deri ne ditet tona, te mbetura te virgjera, jo vetem psikologjikisht, por edhe me natyren e tyre krenare, te stolisura me nje lloj bukurie te eger qe u a ka transmetuar vazhdimisht banoreve qe jetojne ne ato vise, per ta sjelle pastaj mijra kilometer larg, ne ambjente te nje kontinenti verior, ku gelon nje jete krejt e ndryshme prej saj.Me nje gjuhe te pasur e te thelle ne mendim, personazhia « operon « ne nje ambjent « djerre » siē eshte aeroporti…
    « Rroba per andej », « Nje europiane bredh ne Ballkan… », « Bermuda »…, duken se ndertohen mbi dramen e individit duke patur ne thelb kontraditen me vete shtetin, shoqerine dhe ambjentin qe i rrethon. Me vjen mire qe te rendis ketu edhe mendimin e Lazer Stanit, shkruar posaēerisht ne hyrjen e botimit, i cili perkon me ate qe kam ne koke edhe une vete, pas rrileximit te ketij libri te mrekullueshem.

    « Nė tė gjithė letėrsinė e Faruk Murtajt, - veren Stani - shteti perceptohet si armik i individit, si njė e keqe fatale... Nėse shteti ėshtė njė e keqe e domosdoshme nė shoqėri, eksperienca shqiptare mesa duket e ka provokuar autorin qė tė jetė njė armik i papajtueshėm me shtetin. Edhe pse askund shteti nuk shqafet si njė i tėrė, nė shumicėn e tregimeve tė tij shteti dhe qeveritė kanė njė prezencė armiqėsore, rrėnuese dhe fatkeqėsisjellėse pėr individin. Nė letėrsinė e tij, shkrimtari Faruk Murtaj e shikon individin shqiptar nė katėr raporte kryesore: individi nė raport me vetveten, individi nė raport me tė tjerėt, individi nė raport me shtetin dhe individi nė raport me tė huajt (joshqiptarėt). Duket se drama e individit tė krijuar nga Faruk Murtaj ėshtė dramė qė vjen nga deformimi i kėtyre raporteve, nga mosekzistenca e harmonisė nė kėto raporte. Arsyet kėtu janė disa, por mė thelbėsori ėshtė tipi sociopsikologjik i krijuar nė rrethana tė caktuara historike, sistemi i dyshimtė i vlerave, i krijuar nėpėrmjet imponimeve tė vazhdueshme nė mungesė tė lirisė, informacioni i vonuar, absurdi dhe marrėzia qė nganjėherė pėrshkruhen si njė fatalitet i racės. Faruk Myrtaj ėshtė mjeshtėr nė pėrshkrimin e raportit midis individit dhe shtetit. Ai e pėrshkruan kėtė raport me njė realizėm tronditės, pa kaluar as nė historicizėm dhe as nė kriticizėm. Pėr fat tė keq tė shqiptarėve, shteti pėr ta ka qenė gjithnjė njė armik, qė ėshtė identifikuar ose me pushtuesin (tė huajin) ose me uzurpatorin (tė brendshmin). Njė shtet i tillė nuk mund tė jetė tjetėr veēse njė shtet keqbėrės, njė shtet qė nėpėrkėmb fatet e individit dhe njėkohėsisht qė zgjon te individi ndjenjėn antishtet – anarkizmin. Edhe pse individėt e Myrtajt nuk janė anarkistė nė kuptimin e mirėfilltė tė kėsaj fjale, ata janė individė armiqėsorė me shtetin ose individė tė shkatėrruar – hije qė kanė humbur kuptimin e ekzistencės.

    Edhe individi nė raport me tė tjerėt ėshtė njė individ i ndrydhur, njė individ jo i lirė, mosbesues, hezitues. Sentenca e Sartrit “Ferrei janė tė tjerėt” duket se gjen njė vend tė dukshėm nė tregimet e Faruk Myrtajt, ndėrkaq me tė huajt ėshtė krijuar njė raport ekzotik, falė njė virtuti tė lashtė, mikpritjes, pavarėsisht se kjo ndjenjė e shqiptarėve pėr tė huajin perceptohet si relike ekzotike prej tyre, si ēudi e ruajtur prej kohėve tė vjetra. Individi me vetveten, nė prozėn e Myrtajt, nuk gjendet nė njė raport mė pak dramatik, ngaqė ai gjithnjė e ndjen se nuk mund tė jetė ai qė do tė jetė, ai nuk mund tė mendojė atė qė do tė mendojė, ai nuk mund tė bėjė atė qė do tė bėjė nė njė ēast tė dhėnė. Kjo nė tėrėsinė e vet e bėn individin nė prozėn e Myrtajt njė individ dramatik nė ekzistencėn e vet, qė lėviz midis fuqisė dhe pafuqisė sė tij, midis rebelimit dhe nėnshtrimit, midis ikjes dhe kthimit tė vazhdueshėm.

    Pak kohe me pare jam shprehur, per nje moment te rrendesishem ne jeten e Farukut, siē eshte ikja nga humbetira bituminoze e nje zone si Selenica e Vlores, se ka qene vertete proza e tij, ajo qe e solli drejt qendres te kryeqytetit, pikerisht ne ato vite, ku diktatura kishte ngritur kurthe e bariera te panumerta per gjithe intelektualet shqiptare. Dhe nuk jam gabuar ne kete lloj gjykimi. Art-magjia ne gezofin e prozes se Myrtajt, jo vetem qe ishte nje ze i veēante ne letrat shqiptare, por te krijon nje ndjesi qe mund te ta japin vetem shkrimtare te medhenj te hasur ne rrugen tende.

    Kesisoj, « Hijet e Virgjereshave », jane dhe mbesin nje « mision i arrire », per krijues si Faruk Myrtaj, te cilat jo vetem e nderojne autorin qe hulumton ne kete fushe prej afro tre dekadash, por edhe e rendisin ate, pa dyshim ne arradhen e mjeshterve me te mire ne te gjithe hapsirat ballkanike, ndoshta edhe me tej.

    Nuk e di pse gjate kthimit te linjes ne tragetin Patra-Ankona, ne kete fund gushti, qe posa lame pas, nen ajrin e nxehte te stines duke kaluar ne ngushticen midis Korfuzit dhe Sarandes ne buzembremje, e ku shkembijte me dukeshin si nje bust i larget se bashku me nje vello mugetire qe perēudnoheshin atje tej, mu duk vehtja si personazh i tregimit te Faruk Myrtajt, tek « Bote ciganesh », i cili se bashku me familjen e vet duhej qe te largohej i pari nga ai kamp endacakesh pa e ditur pastaj se cili do ta kallte nder dhé ate cope zemer qe la pas. Dhe befas ndjeva se me pershkroi nje dritherime qe me beri te mekem, dhe pastaj te ngasherej duke mbajtur brenda kraharorit nje gulē qe u vetekyē. Me kurizin e dores se majte fshiva lotet qe rreshqiten ne faqe duke lene rreke ne te dy anet e buzes. Dy hapa me tej nje ēift te rrinjsh greke qe kishin ardhur nga Athina per te udhetuar pastaj, drejt veriut te Italise ne kufij me Zvicren, si alpiniste drejt nje ekspedite, qe me sa dukej i priste prej ditesh, ne nje ēast te vetem u ndjene si te turperuar.Nuk ishte puthja e tyre ajo qe kishte zgjatur ne parmaket e kuvertes te gjigandit « superfast » ne krahun tim te djathte, qe i kishte bere te ndjenin ate lloj ndrojtje, por gjendja ime e renduar psikologjike prej mergimtari, perballe atdheut qe me vidhej ngadale pas vellos qe hidhte nata…


    -

    Marrė nga ZemraShqiptare.net
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga G@briel : 12-08-2014 mė 10:25

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    Faruk Myrtaj - "Atdhe Tjetėr" / Njė 'atdhe tjetėr' (Recension nga Robert Martiko)

    Njė “atdhe tjetėr” - recension nga Robert Martiko

    Emri:  aa62462e7a0c28023a4c740813aa63e107dc19e0.jpg

Shikime: 2213

Madhėsia:  17.6 KB

    Pas gėrmadhave herė perverse e herė diabolike tė letėrsisė sė Realizmit Socialist, ku njerėzit e artit me dashje ose pa dashje, pėr ngjitje me ēdo ēmim apo nė trajtė naive, u gjendėn nė shėrbim tė njė diktature poshtėruese e varfėruese deri vėllavrasėse pėr gjithė shqiptarėt, njė dorė e re krijuesish, shkrimtarėsh e poetėsh sigurisht do dukej, dhe besoj se mė nė fund po shfaqet nė horizontin artistik shqiptar. S’na mbetet veē ti pėrshėndesim, si bij tė lirisė, qė dėshirojmė tė jemi realisht, dhe jo tė obskurantizmit, genocidit e vėllavrasjes, qė mund tė na kėrkohej tė ishim.

    Madje, na bie pėr detyrė ti pėrshėndesim me zemėrgjerėsi. Dhe jo me atė heshtjen karakteristike, zemėrligė, tė denjė pėr karaktere qė burojnė prej truve kapadainj, stereotipė, tė shpifur, burracakė, hijerėndė, fodull sė jashtmi e bosh nga brėnda, tė cilėt, njė krahasim biblik i konsideron me varret e zbukuruar, lyer me gėlqere tė bardhė nga jashtė, por qė brenda nuk pėrmbajnė veē pocaqi, kėrma, kafka e kocka, tė denja pėr kultura botėsh tė paditura, tė egra, tė prapambetura, pėrfaqėsuesit e tė cilave, brenda vetes sė tyre, nuk ziejnė gjė tjetėr veē “mjerim, urrejtje e mburrje…” siē do tė shprehej i madhi poet gjerman, Henrik Haine, te poema e tij e mirėnjohur “Atta Troll”.

    Njė nga shkrimtarėt e spikatur tė kėtij fenomeni tė ri letrar, iluminist, modern, nė trajtė tepėr tė spikatur nga pikėpamja letraro-artistike, lexuesi shpresoj ta gjejė te Faruk Myrtaj, i cili i shfaqet kėsaj radhe publikut shqiptar nėpėrmjet romanit “Atdhč Tjetėr”. E, meqėnėse dėshiroj tė jem jo vetėm i saktė por edhe i kuptueshėm e praktik, pėr tė mos rėnė edhe unė nė guackėn e praktikave mendjelehta, boshe e stereotipe, mė lejoni tė citoj disa prej pasazheve mė tė bukura nė lidhje me natyrėn mbresėlėnėse, tė librit tė Farukut. Gjen aty jo vetėm ironinė e hollė akademike, elementin kozmopolit, human, nostalgjik, patriotik e historik, por edhe aftėsinė e tij mendimtare, filozofuese, gjuhėn ekspresive, mėvetėsinė stilistike, aq e domosdoshme nė njė vepėr letrare, e aftė tė ngjallė pėrfytyrimin dhe imazhin estetik, si karakteristika tė domosdoshme pėr tė pėrcaktuar stofin e njė shkrimtari tė menēur, tė aftė, komunikues, mbresėlėnės e me peshė kombėtare…

    Ja disa prej ekstrakteve karakteristike nė lidhje me sa parashtrova...:

    “…Po shijoja ndjesinė nostalgjike sikur avioni i mėrgimit lėvizte po aq ngadalė sa treni i provincės sime. Ndryshimi qėndronte se prej avionit nuk mund tė dilja, tė ndizja njė cigar me ndokėnd dhe tė kthehesha sėrisht nė tė… "

    “Atdheu duhet dashur edhe kur ikim prej tij, perifrazova pėrshpirtjen e tjetrit, (shkrimtarit qė na kujton se Atdheu duhet dashur edhe kur tė vret- shėnimet janė tė miat, R.Martiko) si pėr ti kthyer njė hua…”

    “…Jetėt imitojnė tė shkruarat…"

    “…Perėndimi kurrė nuk e njohu Lindjen. Edhe kėtė herė, nė fund tė viteve ’80, si nė vitet ’40, po mjaftohej me ndarjen e kurorės sė fituesit. Nė fund tė Luftės sė Dytė, me musteqen ndau botėn, teksa tani me njeriun me blanė po ndante demokracinė. Viktimat janė tė njėjtit: ata qė e njihnin dhe s’e deshėn komunizmin mė parė se tė mbinte nė kėto troje…Gorbi s’po e ndryshon Lindjen, korbi shpėton tė zezėn duke ndėrruar rroben e tij. S’kuptoj pse brohoret Perėndimi…”

    “…Ne u bėmė me para kur ti u largove nga ne, morėm paratė qė nuk more ti…Nga ato paguaj unė, mė kupton?!” Dhe duke bėrė mė tej, “nuk e harroj, kemi qenė njėlloj…” Teksa, herė tjetėr, “por ne s’tė kemi faj…Ti vetė u hoqe mėnjanė…Okay?!”

    “…S’ėshtė e lehtė tė bėhesh dhe tė mbetesh burrė shteti nė kėtė vend. Duhet tė jesh qenie me shumė koka, nga njė kokė duhet patur pėr secilin prej fqinjėve. Por na ėshtė dashur sė paku edhe njė kokė tjetėr, njė qafė tjetėr, edhe mė e lartė, pėr tė kėmbyer shenja e mesazhe me tė mėdhenjtė e kohėve, larg… Mbase ka ca fatalitet nė kėto histori ballkonesh tė pasmė tė Europės, por si s’doli dikush, xhanėm, qoftė edhe njė i vetėm, nė momentin e betimit, me dorėn nė flamur, t’u kėrkonte tė dėrguarve tė botės ta lejonin tė betohej nė emėr tė … popullit tė tij?"


    “A e merrni dot me mend dilemėn e shkrimtarit kur librat e tij botoheshin nė perėndim pa emrin e pėrkthyesit?! Ai e dinte se kjo ndodhte rėndomė nė vendin e tij, nė shtetin e tij diktaturė. Kėnetat, bje fjala, thaheshin prej tė burgosurve tė regjimit, me punė tė papaguar tė tyre, por mos pėrmendja pėr arėsye biografike e emrit tė pėrkthyesit tė tij, jo vetėm nė vendlindje por edhe nė botimet nė Perėndim, dhimbte shumė. Shumė mė shumė… Mė dhimbshėm se heshtja pėr Nobelin e pa-uruar pėr Nėnė Terezėn, mė rėndė…Janė plagė qė s’mbyllen as nė trupin e tė vdekurit kėto…”

    “Njerėzit pėrqark (kėndej, nė emigrim, R.Martiko) janė tė gjithė tė panjohur, tė pa asnjė lidhje me njeri tjetrin, tė pa interesuar pėr jetėt pėrqark. Gjithēka tingėllon e pėrkohėshme, si njė ekran me filma dokumentarė pėr jetė nė planetė tė panjohur qeniesh tė tjetėrta. Jeta shembėllen si njė lėvizje e nxituar pėrpara njė pasqyre tė madhe, diku nė njė kryqėzim. Duket sikur shoh shumėēka, marrė vesh shumė gjėra, shumė hollėsi, arėsye tė jetėve kėtu, por fillon dita tjetėr dhe nė pasqyrė s’mbetej asgjė e ditės mė parė… “

    “…ne (emigrantėt, R Martiko) pyesim shumė rrallė. Janė aq shumė gjėrat qė s’i dimė, sa mė mirė i bjemė shkurt: s’pyesim pėr asgjė. Pėr tė shkruar kėtė ese do duhej tė bėnim krehjen e ngjarjeve, pasi tė trazonim kujtesėn, pėr tė nxjerrė prej andej ndonjė gjėr tė gėzueshme. Tani qė s’ishim mė atje, vendlindja dukej mė pak e qortueshme, shumė mė lehtė e falshme, ndonėse jo deri nė pse-nė e ikjes prej saj. Secili nga ne mund tė sillte nė kujtesė edhe ngjarje tė dhimbshme. Sidosi, diēka pėr njerėzit mė tė dashur, qė e bėnė tė vėshtirė ikjen tonė; ose ndonjė histori me njerėz qė s’na deshėn, tė cilėt, pa e ditur, na e lehtėsuan ikjen.”

    “Mė vonė morėm vesh se tėrė librat e shkruar prej nesh, prej popullit tė lirė shkrimtar, ose prej popullit nė profesion shkrimtar tė lirė, do pėrktheheshin nė tė gjitha gjuhėt e botės. Pėrkthimi do kryhej falas, nė shenjė pendimi pėr tė shkuarėn e tyre, prej cave qė ose sapo ishin liruar prej burgjeve, ose vazhdonin tė mbeteshin atje, nė qelitė klasike, nė pritje pėr tė paraqitur garancitė dhe mirėsjelljet pėr tu ndjerė sinqerisht njerėz tė rinj, siē ishim ne jashtė hekurave…”

    “Si vallė arritėn tė ndjeheshim mirė nė atė lloj vetmie, ė?!”
    “Vetmia s’ėshtė gjithnjė e keqe..”, mu pėrgjigjė Tina.
    “Si s’qenka e keqe? Asnjė prej librave qė kemi lexuar atje, nuk gjendet kėtu. Tėrė kėta tituj kėtu, tė panjohur atje. Qindra libra dhe autorė qė s’i kemi pasur dot nė moshėn e formimit tė mendjes e shijes…”
    Tina heshti pėr pak. Pėr tė mė lėnė tė merresha me veten. “Ėshtė mirė tė ndjerit e mungesės, edhe me vonesė…”, shtoi pas pak.
    “Si ta ndjenim mungesėn, kur s’dinim ē’kishim?”
    “Mungesat ndjehen kur u vjen hera…”


    “Ne…vijmė prej vetmisė sė madhe. Nuk thashė prej vetmisė sė madhe politike. Vetmia politike ishte e shefave tė mėdhenj, oborreve dhe oborrtarėve, stafeve, siē quhen sot, ideologėve dhe bashkėpunėtorėve tė ngushtė. Na lanė vetmuar si njerėz, na ndanė prej njerėzimit, si foshnje poēerish provuan tė na rrisin…”

    “Personazhet e Kafkės na trubullojnė edhe sot e kėsaj dite, ngaqė ata janė siē kemi qenė ne dikur, heronj tė dorėzuar. Brenga jonė si lexues rritet edhe mė, teksa mėvetėsohemi e ndjejmė se, edhe si personazhė, jemi pėrshkruar krejt tjetėr: ngrirė si njerėz, rrėgjuar mendėrisht, vyshkur ndjesisht, pa reagime. Nuk na shfaqėn si qenie njerėzore, dhe kurrė krijesa fiziologjike. Problemet tona, hallet si heronj tė asaj letėrsie, thjesht tė qenieve politike, zgjidhjet e tyre njė herė e mirė tė parashikueshme. Ekonomi letrare e planifikuar. Aq sa sot dyshojmė nėse vėrtetė kemi qenė. A quhet art letėrsia qė i vidhej njeriut. Mė thua dot, a mund tė ketė letėrsi nė Korenė e Veriut sot?!”

    “Pyetėm, atje nga vijmė, pėr atė shoqen a mikeshėn tėnde, a ē’e ke….Ashtu ka qenė edhe atje. Pak si djalė e pak si gocė, pak si femėr e pak si mashkull…”
    Siē ėshtė kjo botė, me sa duket, doja tu thosha. Pak kapitaliste pak socialiste, pak e drejtė dhe pak e padrejtė, siē janė njerėzit pak tė lirė e pak robėr, si ai mėmėdheu ynė i bekuar pak Lindje pak Perėndim, siē ky planet rrotullohet rreth diellit e rreth vetes, siē banorėt e sotėm tė tij, pak emigrantė dhe pak vendas, siē rendi botėror, dreqi ta marrė, pak nė paqe e pak nė luftra lokale…”


    “Sa mė shumė kohė e kėndejshme kalonte, aq mė shumė merresha me veten. Ndjehesha gjithėnjė e mė i etur pėr tė ndjerė veten, dhe kjo bėhej mė e lehtė kur ndodhesha vetėm. Gjatė Orėve tė Kafkės, siē nisa t’i quaj. S’di pse i strehova nėn kėtė emėr…”

    “Mos fol nė shumės, harrove?! S’ke tė drejtė tė flasėsh nė shumės, ti, lindor, kujtohem ta pėrmend, ta tokėzoj veten. Thuaj pėr veten, nėse ke pėr tė thėnė. Vetja, qė ke brenda, ai je! A ka mė tė largėt se ajo, kur s’e di? Edhe nėse e di, a je gati ta ēmosh, ta nderosh? Ėshtė tjetėr pastaj nėse ajo ēfarė ke i hynė nė punė ndokujt kėndej…”

    “Nė qelizat e memories time ka zero elementė, u thashė fėmijėve nė mbrėmje. Dėgjoi edhe gruaja. Tė tre bashkė, mė vėshtruan si njė komision mjekėsh."

    “Po, tani do filloj tė ndjehem i kėtushėm! Just a brand new man…”

    “Mungesa e bisedave dikur, pėr librat lexuar dikur, enciklopeditė dhe albumet e asokohshėm, prej tė cilave s’mė kujtohej asgjė. Sigurisht kisha menduar, dikur do tė vinte njė ditė harrestare pėr tė ndodhurat atje, por jo qė mund tė vinte…kaq menjėhershėm. Sė paku pa ndjerė diēka tė kėtushme nė vend tė tyre…s’e prisja kėtė fshirje kujtese glaciale. Mė ēuditėrisht akoma, si kompensim, po mė kujtoheshin tituj librash dhe autorė qė nuk i kisha lexuar!”

    “Ke fat tė madh qė s’di gjė, ose di shumė pak, pėr kėtė vend. Nė munē, bėj tė mbetesh i tillė nė raportet me tė: tė mos dish pėr tė dhe tė mos dijė pėr ty! NorthLandi le tė jetė ēfardo e gjithėfarėsoj, por mendoje se pėr ty s’ėshtė. Rezisto, mos iu dorėzo joshjeve, ngasjeje, interesave. Shmang ēdo mundėsi njohjeje tė thellė me mjedisin ku rron dhe fjolla e kėnaqėsisė do vazhdojė. Ēdo detaj, secila prej hollėsive dhe kurioziteteve qė kėrkon tė rrėmbej shqisat e tua, mund tė shndėrrohet nė arsye dhe nxitje pėr tė menduar pėr tė. Ngaqė ėshtė e pamundur t’i shmangesh ndikimit prej njohjes, shmangu kontakteve. Bėj punėn, me tė cilėn ushqehesh e paguan rentėn dhe shko e mbyllu nė vetminė tėnde. Mos provo tė mėsosh, as pėr kureshtje, se si e sundojnė nė kėtė vend, tė ndjehesh qetė, pa probleme…”

    “S’di pse e kisha njė parandjenjė se ai (Obama, R.Martiko) mund t’i kthente njė vizitė dinjiteti vendlindjes sė tij. Do ngrihej nė qiellin kėtu me avionin presidencial, dhe do zbriste atje, nė origjinėn e prindėrve, diku aty afėr brigjeve prej ku niseshin skllevėrit pėr nė Tokėn e Lirė, qė nuk i ishte premtuar atyre, por qė destinimi megjithatė, ua mbante fshehur bėrjen president tė njė pasardhėsi dikur tė tyre. Ai do shkonte, qoftė edhe thjesht pėr tu kujtuar jetėve qė vazhdonin atje, se mirėsjellja e lėshuar prej vend-origjinave, kudo nė botė, ka rėndėsinė e vetė, edhe pse pėr rastin e tij si fat i zbardhur tashmė s’kishte asnjė vlerė.”

    “Unė nuk kundėrshtova gjė, dhe as thashė gjė me zė! Por, ėshtė e drejta ime tė mendoj dhe besoj se edhe nė fushėn e ligjit, e drejtė vlenė tė konsiderohet diēka qė pėrkon me natyrėn njerėzore dhe me eternalen. Nė kėtė kuptim, ka ende ligje tė padrejta qė, edhe pse si ligje jemi tė obliguar t’u bindemi, s’jemi tė detyruar tė heshtim apo tė mos shpresojmė se njė ditė do abrogohen…”

    “Befas u kujtova ndjesisht se e kisha tepruar me kohėqėndrimin nė bregliqen. Ėshtė shumė bukur kėtu, shumė mė bukur se ē’mund t’i lejosh vetes pėr kėnaqėsi…Pėrderisa more atė vendimin tjetėr, i thashė vetes. Nxitova tė ikja…”

    “Kam frikė se ky s’ėshtė Perėndimi yt, thuajse i pėshpėrita vetes. Ndjeva qė mė dridheshin supet, hepoheshin e sėrish lėshoheshin, si tė donin tė afroheshin tek njeri tjetri. Por nuk i linte koka, koka ime, dhe mjaftoheshin nė orvatjen tė mė fshihnin fytyrėn, qė ashtu tė mund tė thėrmohesha pazhurmshėm nė lotė.
    Prisnin ta rrėfeja dehshėm lumturinė e tė qenit siē zyrtarisht duhej tė isha. E dija se mė kqyrnin, por kjo as qė mė bezdiste. Me kėtė gjuhė tė brishtė, edhe mė tė pafuqishme pėr tė shprehur ndjesi tė tilla, s`mund tu bėja tė ditur se, nė tė vėrtetė, i druhesha kqyrjes prej vetes, jo prej tyre.”


    Nėse ndodh ta lexoni, do gjeni shumė mė shumė gjėra tė kėsaj natyre tė shkruari, dhe kjo mė sugjeron tė vazhdoj mė tej, pėrtej citimeve.

    Duke vijuar tė prek zhvillimin e letėrsisė nė Shqipėrinė e pas rėnies sė Diktaturės sė Kuqe e tė Keqe, mė duhet tė citoj shkrimtarin francez Charles Péguy, i cili thotė: “Njė fjalė nuk ėshtė e njėjtė pėr njė shkrimtar ose tjetrin. Njeri e nxjerr atė prej zorrėve tė barkut, ndėrsa tjetri e tėrheq nga xhepi i palltos.” Personaliteti i mėsipėrm i kulturės franceze e thotė pėr tė bėrė dallimin midis artit tė shtirė, inekzistent, dhe atij qė merr frymė, rritet, zhvillohet nė tokėn pjellore tė lirive humane, pėr tė evidentuar rėndėsinė e ndryshimeve cilėsore nė kontestin historik, kultural dhe politik.

    Do tė dėshiroja tė shtoja se sot, pas njėzetė-e-dy vjetėsh Liri, atė liri qė ėshtė, pėr ata qė pėrjetuan barbarinė e Sistemit tė Kuq e diēka arritėn tė regjistronin nė ndėrgjegjen e tyre: “fjalėt artistike” nuk delnin nga xhepi i palltove tė shkrimtarėve, por nga goja me dhėmbėt e mprehta si kama tė Propagandės Vllavrasėse…

    Sipas filozofit francez Jean-Paul Sartre, nė esenė e tij “Ēfarė ėshtė literatura”, theksohet fjala “appelle” nė kuptimin “thirrje”. Sepse detyra e pa-shpallur, por edhe e paneglizhueshme e ēdo shkrimtari ėshtė qė nėpėrmjet Fjalės dhe shkrimeve tė tij, tė bėjė tė mundur lindjen e njė bote tė re, e cila tė zėvendėsojė tė parėn. Tė kalburėn! Kanibalen! Kryeposhtėruesen, pėr njeriun nė pėrgjithėsi dhe pėr vetė shkrimtarėt!

    Mirėpo, jo ēdo individ arrin tė kryejė purifikimin e tij shpirtėror. Mė bėn pėrshtypje e madje mė vjen pėr tė qeshur me disa nga kalemxhinjtė e sė kaluarės, tė cilėt nuk pėrpiqen tė hapin sytė, por mbledhin rreth vetes dy ose tre hyzmeqarė/shkrimtarė tė rinj/vjetėrakė, thjesht pėr tė treguar se sa i “madh” ka qėnė ai nė kohėn e kaluar…Mbase tė rinj tė tillė a tė vjetėr tė vjetėruar magjepsen ende para tyre. U servilosen. Ndoshta presin pėr ca dekorata pa vlerė. Ēuditėrisht, tė parėt pozicionohen nė ndonjė rast si trima, shkarazi, pranė vetė Enver Hoxhės!.. I cili po tė mbrinte ēasti i Spastrimeve tė Mėdha, nuk do tė ngurronte tė shtypte kėdo prej shqiptarėve. Si miza! Pa pėrjashtim!

    …Eh! Pamja ėshtė aq e qartė sa nuk mbetet ta them unė: Nuk ka gjė mė qesharake. Veēanėrisht ata qė inkuadrohen sot nė kafene apo klube tė caktuara me muzikė tė vjetėr. Tė urrejtjes sė shqiptarit kundėr shqiptarit!… Kujtojnė se partia mund tė bėhet pėr ta Vaska Pagėzuese e Siloamit. Ku falen gjynahet. Me njė salto tė bukur mortale, ēuditėrisht, i gjen tė transformuar edhe nė patriotė tė mėdhenj. Merreni me mend: ish informatori vėllavrasės gjen forcėn perverse tė zhvillohet papritur edhe nė patriot! Pa kurrfarė fisnikėrie nė shpirt! Pa pikė humanizmi! Konkret. Pėr Shqiptarin. Prandaj shfaqa mė sipėr imazhin e varreve tė bukur nga jashtė e tė qelbur nga brenda. Pasi ndėrgjegjia morale ėshtė ajo forcė e madhe qė dėbon paditurinė e njėkohėsisht atė verbėrinė e mirėnjohur… Klasike. Tė shpirtit!

    Dalloj, nė libra tė tillė si i Farukut, ka ndodhur njė lloj ringjallje…Aq e domosdoshme nė mėnyrė qė letėrsia shqiptare tė marrė trajta tė madhėrishme. Tė bukura. Dinjitoze. Duke prishur ekuilibrin inert, nė dėm tė injorancės, shkrimtari duhet tė influencojė direkt nė mėndjet e lexuesve. Por qė tė ndodhė njė gjė e tillė duhet nė radhė tė parė ti hapė sytė vetvetes. Tė shpėtoj nga syshtrėmbėsia apo strabizmi. Ndoshta pėr herė tė parė nė jetėn e tij tė zbulojė bukurinė e vetmisė shpirtėrore. Nė mėnyrė, qė kur tė jetė zgjuar prej gjumit tė tij tė rėndė, letargjik, tė vetė-izolimit tė kondicionuar prej robėrive klasike apo kushteve tė vėshtira tė emigracionit, i fuqizuar si kurrė mė nė jetėn e tij prej entuziazmit tė jashtėzakonshėm tė lirisė sė mendimit, tė rendė pėr te lexuesi apo bashkatdhetari i tij, duke i treguar se sa i bukur ėshtė dielli qė ndriēon jashtė Shpellės sė gjendur nė zemėr tė Malit. I shkruaj kėto, ngaqė, i mrekulluar, gjeta te romani “Atdhč Tjetėr” zbulimin e forcės sė njė vetmie tė bukur kozmopolite. Veē jo egoiste!… Ngaqė pothuajse nė ēdo faqe libri, dalloja kthimin e Farukut shpirtėrisht nė Shqipėri. Edhe pse ndodhet sot nė Kanada: me mijra e mijra milje larg vendlindjes sė tij tė dashur.

    Fenomenin e ri, tė shfaqjes sė njė letėrsie dinjitoze e pėrshėndes me entuziazėm. Pa dyshim, nė tė gjitha shkrimet e kėsaj natyre trajtohen tema ku elementėt autobiografikė gjejnė vendin e tyre tė pa diskutueshėm. Por, njė shkrimtar i emigruar nė njė Vend tė Civilizuar, arrin ta pasurojė veprėn e vet edhe me ato mrekullitė kulturale, energji pozitive qė gjenden nė themelet e atyre lloj qytetėrimesh tė cilat kanė bėrė tė mundur edhe prosperitetin ekonomik. Sepse kultura, mentaliteti, edukata, pėrbėjnė gurėt themeltarė nė mbarėvajtjen e kombeve. Jo trutė e mbyllura e stereotipe me idiotėsitė klasike tė sė kaluarės…

    Duke e pėrshėndetur autorin e romanit “Atdhč Tjetėr”, mė lejoni tė pėrshėndes gjithė letėrsinė e re: me vlera tė vėrteta tė dala prej tabanit kombėtar shqiptar, sot nė ditėt e ngrohta tė lirisė. Tė asaj lirie qė ėshtė, aq e brishtė, pas Dimrit tė Madh, izolimit tė tejzgjatur poshtėrues e pervers pėr gjithė shqiptarėt. Pa pėrjashtim.



    * * *

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Pinxhuku
    Anėtarėsuar
    08-08-2014
    Postime
    34

    Rreth tregimit “Wrong Number” tė shkrimtarit Faruk Myrtaj - nga Astrit Lulushi

    Rreth tregimit “Wrong Number” tė shkrimtarit Faruk Myrtaj
    nga Astrit Lulushi

    Tregimi nė shqip me titull anglisht, “Wrong Number”, mund tė quhej edhe “Gabim me dashje”. Nė tė, Faruk Myrtaj trajton anėn e mirė tė gabimeve, tė gabimeve pa tė keq, tė atyre gabimeve qė vetėm kur nuk ndodhin, e bėjnė jetėn tė duket e mėrzitėshme, monotone, si njė film bardhė-e-zi.
    “…a thua dashuria qe shndėrruar pikėrisht nė keqardhje? Pėr mė keq akoma, nė gjendje tė tillė lėngate shpirtėrore, mė kishte zėnė gjumi. Si vulė e trishtė e sundimit tė ftohjes polare...’’, thotė Myrtaj.

    Shkrimtari i ngjan njeriut nė fokus. Ai kuptohet nėse e njeh temėn qė prek e nuk druhet tė thotė: “Jam ai qė jam”. Ky sinqeritet e cliron atė nga vetja, prandaj edhe nuk mund tė rrijė pa shkruar. Madje kur mendohet se ka arritur cakun, si ai qė ende nuk ka gjetur atė qė kėrkon, shkrimtari kthehet e fillon tė ecė kokėulur, nė tė njėjtėn rrugė, duke hapur sytė e shkelur mbi gjurmėt qė e paten sjellė deri aty. Ajo qė shkrimtari kėrkon ėshtė substanca; brendia, e padukshmja qė anashkalohet, nuk pėrfillet, pa tė cilėn shumė njerėz bėjnė, edhe pse pa tė gjithēka duket boshe.

    “Wrong Number” mund tė kuptohet edhe si rrėfim i gabimeve tė vogla, por qė ia vlejnė. Gabime tė tilla, si gjemb trėndafili, kur shpon, e bėjnė njeriun tė ndjeshėm, tė hapė sytė pėr tė parė se dicka tė bukur mban nė dorė.
    “Mė pėrmendi njė zile telefoni...M’u deshėn pak ēaste kthjellimi….Gjithė-gjithė dy a tri miq kishim, nė kėtė qytet tė stėrmadh. Vendlindja na e gėlltiste jetėn nė kafe-llafe, por s’kishim pritur njė vetmi kaq ngjethėse, si kjo e kėtushmja. Mezi e prisnim zilen e telefonit. Edhe tė bėrė pa dashje...” (F.M., po aty)

    “Wrong Number” ėshtė sinjal zgjimi, thirrje pėr shkėputje nga rutina e dalje nga plogėshtia; thirrje a kujtesė pėr tė shijuar tė mirat pėr rreth.
    “Wrong Number”, gjithashtu krijon imazhin e njė skulpture nė proces, ku pėr hir tė formės, guri a druri merr nga artisti goditje tė pamėshirėshme. Dhe Myrtaj gdhend guximshėm. Ai shpreh mendimet qė njeriu bluan vecanėrisht nė mėrgim, ku punės dhe halleve iu shtohet edhe malli.

    “Ai qė kishte ngatėrruar numrin kėrkonte ndjesė, pa e ditur se e ndizte pėr pak minuta zjarrin tek ne. Si kėshtjellė rėre thėrmohej qetėsia brenda mureve, kur gabuesi i telefonatės ndodhte i gjuhės mėmė...’’ (Wrong Number, F.M.)

    Ndjenjat e mendimet mbeten intime derisa njeriu vendos t’i shprehė. Qė tė kuptohen ato duhet tė rrjedhin natyrshėm e hapur, dhe Myrtaj nuk ngurron. “Kalova dorėn rreth belit tė saj. Tė gruas sime. Asnjė shenjė bezdisje. Tek prekja, ndjeva dėshirėn e strukur prej mungesės sė gjatė... Ajo tjetra (nė telefon) vazhdonte tė fliste. … Absurdi bubullinte: tėrė ē’fliste, absolutisht pa lidhje me mua. Por, marrėzisht, ndjehesha mirė”. (F.M., po aty)

    Tregimi “Wrong Number” nuk duhet lexuar pjesė-pjesė. Nė brendi tė tij vėshtirė se mund tė hyhet me njė vėshtrim tė pėrciptė. Kjo jo sepse Myrtaj synon tė bėhet i lodhshėm, por mendimi i thellė, veēori e shkrimeve tė tij, bėn qė kapėrcimi qoftė edhe i njė fjalie, tė sillte keqkuptim a humbje tė fillit tė mendimit.


    -Burimi-

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Pinxhuku
    Anėtarėsuar
    08-08-2014
    Postime
    34

    Humbja e Individit nė tregimin e Faruk Myrtaj "Turma e Dimrit" -

    Humbja e Individit nė tregimin e Faruk Myrtaj "Turma e Dimrit"


    Nga Aida Dismondy


    Sot pata rastin, ndonėse me vonesė, tė lexoj tregimin “Turma e Dimrit” tė shkrimtarit Faruk Myrtaj. Teksa lexova tregimin mė tėrhoqi forca vepruese e Turmės, tė cilėn autori e prezanton qysh nė titull duke na ndezur kėrshėrinė. Nė aspektin historik si lexues kemi qenė dėshmitare por dhe pjesėmarrės nė turma, veēse autori na tėrheq vėmendjen se Turma sė cilės ai i referohet ėshtė ndryshe nga simotrat paraardhėse apo pasardhėse, kjo turmė aludon pėr Revolucionin Bolshevik, pėrmbysjen e njė sistemi regjimi dhe vendosjen e njė tjetri ku tė pasurit nuk ekzistojnė mė. Pra, njė ngjarje historike pret tė lexojė lexuesi, veēse si mjeshtėr i penės, Z. Myrtaj nuk na paraqet detaje tė revolucionit, por hyn drejt e nė psiqikėn e tij duke paraqitur njė analizė tė Turmės, kėsaj force vepruese, qė merr gjithėēka pėrpara, me njė fytyrė tė patipartė, tė pėrbėrė sikur thotė rrefyesi nga njerėz tė shfytyruar, individė qė kanė humbur vetveten ndėrsa i janė bashkuar Turmės, e me tė qenė pjesė e saj dhe koshiencėn apo ndėrgjegjen dhe tė vepruarit me logjike. Madje, karakteri i Valmirit qė ėshtė krekosur pėrpara se t’i bashkohet Turmės, e paraqet mė sė miri kėtė humbje tė identitetit. Valmiri po i bashkohet Turmės, duke u nisur nga njė fjali qė ka dėgjuar por as e ka tė qartė se pėr ēfare arsye po bashkohet, pasi ne te nuk verejme ndonje bindje tė theksuar politike apo ideologjike. Ai ėshtė tip i lėkundshėm, nga ata qė i thonė „Po“ cdo argumenti apo bisede pa u ndalur tė mendojnė pėr vete. Shpotinė e Zonjės ai nuk e kupton teksa ajo luan me idenė e kalimit te Pallatit si pronėsi tė Valmirit. “Mė duhet t’ju lė zonje” thotė Valmiri “ tė bashkohem me ata tė tjerėt”. Qysh nė fillim Valmiri prezantohet me njė detyrim qė ai duhet tė pėrmbushė e njėkohėsisht distancohet nga “ata” tė cilėve do t’u bashkohet. Ku “ata” janė ėshtė Revolucioni, kėshtu thotė Valmiri, ose mė saktė “Revolucion “,dhe kuptimi i tij pėr revolucionin ėshtė tepėr I pėrciptė dhe jo i menduar, madje ėshtė e qartė se Valmiri do tė jetė veē njė ndjekės i mendimeve apo deshirave tė dikujt, nė kėtė rast Turmės. Pėr tė qenė mė konkretė, kėto janė fjalėt e Valmirit ”ata thonė se pasuritė do t’u jepen tė varfėrve”, perseri peremri i vetes se trete “ata” dhe perseri distancimi dhe terheqja nga “ata” dhe ē’ka mendoj se ėshtė e rėndėsishme motivi i vetėm pse Valmiri po i bashkohet Turmės ėshtė thjesht material. Mė tej, tė terheq vemendjen nė pėrgjigjen e Valmirit referenca e “ata thonė” teksa Valmiri bėhet gati tė hyjė mes Turmės ai akoma distancohet nga “ata”, ēfarė mund t’i japė dhe mundėsinė e tėrheqjes mirėpo e kundėrta ndodh qysh nė pikėnisje Valmiri ėshtė i tėrhequr dhe i fshikulluar nga mendimet e tė tjerėve, qysh nė fillim Valmiri ka dorezuar identitetin e tij dhe kapacitetin pėr tė menduar si individ dhe t’i nėnshtrohet pėrpara se t’i bashkohet asaj, t’i nėnshtrohet turmės, forcėn vepruese dhe ndjellėse tė sė cilės autori e shpjegon nė analogjinė e “ujit tė kataraktit” dhe fuqinė e tij gėrryese. Uji teksa lėviz krijon shtrat kėshtu dhe turma krijon shtratin e saj. Porse nė veprim tė kundėrt me ujin qė duhet tė mblidhet pa tė krijojė shtratin, turma e ka krijuar shtratin e saj shumė mė pėrpara se tė mblidhet si e tillė, i ka hyrė dhe ngulitur nė mendjen e individit, tė tipit tė Valmirit, qė ai tė mos e shikojė mė veten si „Njeshi“ si Uni por si pjesė tė njė komuniteti mė tė cilin ai ndan njė mendim, nė rastin konkret dėshirėn pėr t’u pasuruar. Kėta individė qė i bashkohen turmės nuk kanė forcėn nė vetvete tė kundėrpėrgjigjes ata sikur Valmiri,“binden lehtė“ nuk duhet shumė pėrpjekje pėr t’i terhequr kėta individė dhe pėr t’i paraqituar ata me joshjen e psikozės sė Turmės. Psikoza e Turmės mėkon dėshirėn e natyrshme tė individit pėr tė qenė pjesė e njė komuniteti, tė cilen Freud e lidh me principin e kėnaqėsisė, ndėrsa rrėfyesi e krahason me „verbimin e kėnaqėsisė seksuale“. Por deshira e lindur e njeriut per te qene pjese e komunitetit ndryshon nga te qenit pjese e Turmes, pasi ndėrsa individi nė komunitet supozohet tė ketė mundesinė e ushtrimit tė vullnetit tė tij tė lirė, kjo nga njė pikėpamje iluministe, Turma, mentaliteti i saj e mbyt „Njėshin“, ashtu sikur e shpjegon dhe autori. „Njėshi“, individi paralizohet nga Turma dhe gjithėēka e tij i dorėzohet forcės hipnotizuese tė Turmės, tė cilėn autori e pėrngjason me „njė xhevahir tė rrallė“. Por ky ėshtė pikėrisht qėllimi i Turmes, joshja e individit pėr ta pasur atė nėn kontroll qė mė pas Turma tė vendosė tėrėsisht sundimin e ideve tė saj. Madje dhe rrefyesi e ka tė vėshtirė t’i rezistojė Turmės, pasi ajo ėshtė „e frikshme“, e tė gėlltit nė gojen e saj tė mbushur me dhėmbe tė gėrryer, tė kalbur. Rrėfyesi ndodhet pėrpara njė lufte, duke iu referuar Darvinizmit, pėrpara luftės pėr ekzistence. Tė mbijetojė ai duhet tė shkojė me Turmėn pėrndryshe, sikur ai pohon do tė behet „bezhdile“ apo „ashkė zjarri“ duke dalluar keshtu nga Valmiri, ai i bashkohet Turmės pėr mbijetesė. Duke sjellė kėshtu ndėrmend njė pėrqasje historike ku mijėra e mijera qė brohoritėn nėpėr turma e vazhdojnė t’u bashkohen atyre, bėjnė kėshtu pėr shkak tė frikės qė i kap pėr momentin, sikur rojen rrėfyes, frikės sė mos pėrfundimit nė „bezhdile“. Nga ana tjetėr rrėfyesi ėshtė i kujdesshėm tė mos identifikohet me Turmėn, ai ndonėse vepron si Ajo, nuk vandalizon por pėrkundrazi rend mė tepėr pėr tė mbrojtur objekte tė dashura tė tij, njė libėr, jo nje libėr dosido,por librin e tij mė tė dashur, nė dhunėn e kujdesur ndaj librit ai e shpėton, shpėton atė grimcė dijeje dhe kėnaqėsie qė rrėfyesi ka gjetur nė faqet e atij libri, dhe nuk ia dorezon Turmės e ngre nė ajėr pėr ta vėnė mė pas pranė zemrės. Libri ėshtė thesari i tij, “xhevahiri” i tij i “rralle.” Njėkohėsisht, roja rrėfyes, teksa ėshtė brenda turmės shikon nga aftėr vėrshimin shkatėrrues tė saj nė gjithėēka qė prek teksa lėviz e tėra si masė. Por Turmėn nuk e shikojmė veē nė lėvizje, e shikojmė dhe tė transformuar nė tė tashmen e rrėfyesit, ndėrkohe qė nė dukje paraqitet e shpėrndarė por edhe si njė rrjedhė uji e paqme, pasojat e saj tek individi janė te pariparueshme, ai ėshtė i tulatur dhe ka dorezuar Unin, pėr hir -duke iu referuar perseri Frojdit- tė objekteve tė dėshiruara qė i japin ose ai ėshtė i bindur se i japin kėnaqėsi. E thėnė ndryshe, individi nuk ekziston mė, ėshtė shndėrruar nė objekt qė i pėrket turmės. Kjo duket edhe nė pėrdorimin e fjalėve e atyre, tė cilėt duan tė bėjnė njė paraqitje tė ngjarjeve nė njė film, siē e dėshironin ata tė kishte ndodhur. Filmi ėshtė njė iluzion i realitetit dhe kurrėsesi realiteti, si rrjedhojė forca e turmės vepron tashmė pėr tė ndėrtuar imazhin e saj, pėr tė vendosur nė psiqikėn e objekteve tė saj njė realitet imagjinar. Kėta “artdashės“ duan tė pėrfundojnė projektin por dhe ky ėshtė kolektiv askush nuk flet nė vetėn e parė, ēfarė do tė sinjalizonte individin ose rivendosjen e Unit, ata flasin nė shumės pėrdorin pėremrat vetorė nė shumės, foljet janė nė shumės, bile nė emėr tė barazisė refuzojnė tė njohin veten si individė, me tipare e mendime tė veēanta dhe kanė marrė fytyrė kolektive tė Turmės. Turma ka triumfuar dhe ka nė dorė jo veē „xhevahiret“ pra materien, pasurinė e dėshiruar por sikur shprehet Marksi „ėshtė dhe forca intelektuale guvernuese“, me fjalė tė tjera Turma dikton dhe intelektin e individit duke kėmbėngulur qė t’i nėnshtrohen asaj. Madje ajo ka kaq tahma sa nuk pyet as pėr ata, Valmirėt, qė u verbuan nga premtimet joshėse tė saj. Nga ana tjetėr individit si mbetet tjetėr veē tė manovrojė brenda psikozės sė Turmės dhe e ka tė vėshtirė tė shkojė kundėr rrjedhės sė saj me detyrim ai bėhet finok, tjetėrsohet ose hesht. „Hapa portėn dhe mbeta gjallė...“ thotė rrėfyesi. Pra, e vetmja gjė qė i lejohet individit ėshtė liria e kufizuar, mbijetesa e pėrditshme, sikur u pėrmend mė sipėr. Pa qenė pjesė e Turmes, Individi bėhet molekulė apo atom i saj, qoftė dhe fjetės, pasi tė jemi tė vetėdijshėm se Turma pėr tė cilėn kemi lexuar ėshtė e njė lloji tjetėr, ėshtė Turmė Dimri, e nėse i referohemi sėrish analogjisė sė ujit tė kataraktit, kjo masė uji nė dimer ka shumė mundėsi tė ngrijė dhe tė shndėrrohet nė akull. Me fjalė tė tjera, jo vetėm qė shkatėrron si masė uji nė lėvizje gjithė sa i del pėrpara por dhe ngrin. Me raste ngrin veē nė sipėrfaqe e me tė ardhur pranvera fillon e shkrin, por tė mos harrojmė se Dimri i sjellė nga Turma nė fjalė ishte i tejgjatė, gjysmė shekullor, u shndėrrua nė akullnajė e ngriu dhe mbyti miliona individė. Psikoza e saj ka lėnė gjurmė nė sistemin nervor tė individit qė herė pėrpėlitet e herė gjallėrohet nė realitetin e ri tė passhkrirjes. Por autorit s’i intereson passhkrirja, Myrtaj na lė nė mendime, nė tė tashmen e rojes qė mbahet fort me zgjuarsi tek Uni i tij dhe pas Revolucionin, akoma nė Dimėr.

    Nga Aida Dismondy
    22 Maj 2008


    -Burimi-

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Pinxhuku
    Anėtarėsuar
    08-08-2014
    Postime
    34

    Dritat e Italisė - Recension nga Luan Canaj (Mbi prozėn e Faruk Myrtajt)

    'Dritat e Italisė'
    Recension nga Luan Canaj

    Mbi prozėn e Faruk Myrtajt



    I nxitur prej protagonistit tė romanit tė fundit, Horizont, tė Modiano-sė, po sillja kėto ditė ndėrmend disa grimca kujtimesh prej rinisė, kėtu e ēerekshekulli mė parė, brufulli kujtimesh tė stėrpikura nga pėrjetime ėmbėlake tė pushimeve tė verės, praruar prej diellit mesdhetar a ngazėllyer prej moēmėrive mitike, nė ekskursione a ekspedita tė pėrvitshme arkeologjike, ngjarje tė ndėrprera papritmas, miqėsi tė brishta tė mbetura pezull, ngrirė diku nė tė shkuarėn e largėt si nė njė tė tashme tė pėrjetshme, dėshmi tė arratisė marramendėse tė kohės.

    Teksa kėqyra njė grimė herė raftin e posaēėm tė bibliotekės sime, nė mėrgim, aty ku zėnė vend ato pak libra tė letėrsisė sonė mė tė rishtė, kėtij peizazhi pėrjetimesh ekzistenciale erdh' e iu mbivendos natyrshėm coha letrare e pėrmbledhjes me tregime "Dritat e Italisė" tė shkrimtarit Faruk Myrtaj, botuar nga Ideart, por ende pak i pėrmendur si njė prurje nė prozė e denjė pėr t'u veēuar.

    Anipse u bėjnė jehonė hapėsirave, njerėzve e ndodhive tė lidhura ngushtė me jetėn e autorit tė tyre, siē do tė shprehej Gilles Quinsat-i te "Kėrcimi nė kohė", tregimet e Myrtajt shfaqen shumė tė kujdesshme karshi ēdolloj vėrtetėsie autobiografike.

    Emrat e personazheve qė vihen nė lukth tė rrėfimit, duket sikur nuk i pėrkasin asnjė gjenealogjie vetjake, por sė toku, qė nė faqet e para tė kėsaj pėrmbledhjeje me tregime, na zhysin vetiu nė njė univers paralel, as plotėsisht tė dallueshėm, as kryekėput tė ndarė nga realiteti qė ne e njohim fort mirė.

    Tregimi "Nata e vajzave", qė ēel "Dritat e Italisė", spikat si njė parabolė artistikisht e arrirė, teksa ngėrthen njėherėsh nė thurimėn e vet mitin, historinė e filozofinė e pėrkorė nė trajtėn e njė sarkazme tė tipit orwellian, pėrcjellė me anė tė njė rrėfimi liriko-epik tė bėmave socio-politiko-kulturore qė ndodhnin nė Kolonė, ky kipc nė miniaturė i Shqipėrisė sonė tė djeshme (dhe jo vetėm), meqenėse ngjasojnė si dy pika uji si "truall shtet mė vete prej njė shekulli, pesėdhjetė vite prej tė cilit i veēuar prej pjesės tjetėr tė botės".

    Tregimi pėrbėn njė lavd tė shpirtit tė femrės nė pėrgjithėsi, ku shpalimi drithėrues i gjendjes sė gruas nė fshatin shqiptar, me gjithė tragji-komizmin e vet tė pashoq, karshi bukurisė ndjellėse tė «grave tė andejme», «grave tė matanė lumit» e «Botės Tjetėr», nxjerr nė pah konturet e njė kontrasti tė kobshėm.

    Jeta lumturore shqiptarkave tė tregimit pėrbėhej nga e vetmja periudhė ndryshe e rrojtjes sė tyre, javės sė tė bėrit nuse, qė e patėn ėndėrruar aq shumė qysh nė fėmijėri, tek dramatizimi miklues i «lojės me nuse», qė harrohej sakaq bashkė me fėmininė, teksa ende tė sarritura i vinte pėrfund rropatja nė emėr tė nderit e jetės sfilitėse...

    Nė tregimin "Dritarevetėm", sakralja e profania bashkėjetojnė nė njė simbiozė e djeshmja jonė nė diktaturė dhe e tashmja. E si pėr ta pėrcjellė bindshėm zezonėn e asaj kohe pa dyer e dritare, ku duhej tjetėrsuar rrokopujė gjithēka, pėr «tė harruar ē'kishim qenė», thirret nė ndihmė mitologjia: "Pėr siguri, u imitua Zeusi kur pėrmbysi Kronin.

    Diēka mė tej akoma: jo vetėm zjarri, si nė kohėt antike; tashmė duhej kontrolluar edhe drita." Tregimi qė emėrton pėrmbledhjen, "Dritat e Italisė", ka si nxitje njė fotografi tė dikurshme, tė viteve tė rinisė sė hershme.

    Ashtu si tek "Dhoma me dritė" e Roland Barthes-it, ku rrėfimtari niset nė kėrkim tė nėnės sė vet tė zhdukur, pėrmes fotografive qė i kanė mbetur prej saj, fotografia e njė kushėriri me disa shokė nė Plazhin e Vjetėr, aty nga fundi i viteve '50, qė pėrfunduan tė gjithė nė burg, ditėn kur u nisėn tė zbatonin planin e arratisjes, i jep krahė pėrfytyrores sė Myrtajt, i cili nis sakaq njė shtegtim tronditės nė viset e sė shkuarės.

    Jeta e Shpėtim Borshit, protagonistit tė tregimit shndėrrohet nė fillin lidhės tė njė rrėfimi polifonik, duke nisur qė me kohėn kur djaloshi ėndėrrimtar "ēdo verė, e linte kryeqytetin dhe, pėr dy a tri javė, i gėzohej jetės nė fshatin e gjyshėrve...", diku majė kodrash, ku kundrimi i diellit gjatė perėndimit vagullor nė det qe kthyer ca nga ca nė njė rit tė vetmisė. Mirėpo, erdhi njė ditė e bregu i detit u shpall "zonė e ndaluar" e s'mbetej gjė tjetėr veēse tė pėrsosej vetmia gjatė ritit.

    Myrtaj me njė stil finosh, herė-herė si tek Kuteli, ia del mbanė t'i jap thellėsi e gjallėri tregimit duke shqyrtuar me tėholli marrėdhėniet komplekse tė qytetarit me shtetin, si pėr tė dalė natyrshėm tek tema e tij mė e parapėlqyer: individi dhe turmat.

    Tregimi "Turmat e dimrit" pėrbėn njė nga pikat kulmore tė pėrmbledhjes duke pėrcjellė aq menēurisht filozofinė e turmave "qė kėshtu janė gjithnjė: tė papėrfytyrueshme, tė pallogaritshme, tė paparashikueshme...Nuk ka njeri qė tė mos jetė ndjerė i joshur, i kėrcėnuar, i mahnitur apo i gėlltitur prej turmave."

    Kėshtu do ketė ngjarė deri diku edhe me "Njeriun e turmave" tė Edgar Allan Poe-sė, qė Baudelaire-i e pėrktheu vetė nė frėngjisht dhe e pėrmend aq shpesh nė veprėn e vet, teksa njė oqean vrumbullitės kokash njerėzore e mbushte rrėfimtarin e Poe-sė me njė emocion tė mrekullueshėm krejt tė paparė.

    Me kėto vise farfuritėse rrėfimi fqinjėrojnė edhe tregime tė tjera si "Punė pasqyrash" (ku miti i Narcizit pėrbėn nyjėn e rrėfimit), "Ne, kėtu, poshtė", "Murgu i Lindjes" a "Fotografi me tė vdekur brenda", ku pėrvajshėm, pa zė, qelia e burgut a miniera pėrvijohen simbolikisht me ngjyrat e njė rrethi tė Ferrit dantesk.

    Zaten, ashtu siē e kanė cilėsuar studiues tė tjerė, ku do tė veēoja qasjen kritike tė Ali Aliut (Buzėqeshja e hidhur, nė hyrje tė Nudo-s zyrtare, Vatra, 2006) e tė Lazėr Stanit (Prozė e shqiptimit tė tė vėrtetave tronditėse, qė shoqėron Hijet e virgjėreshave, Arbėria, 2006), edhe "Dritat e Italisė" mbetet gjatė nė shojzat e kujtesės e tė vetėdijes sonė letrare, duke dėshmuar se nė stilin rrėfimtar tė Faruk Myrtajt, kumbojnė jehonat mė tė arrira tė traditės sonė nė prozė dhe risitė e shkrimtarisė bashkėkohore.



    ** * **


    Titulli: Dritat e Italisė (tregime)
    Autori: Faruk Myrtaj
    Faqe: 222
    Botime IDEART, 2009

    Pėrmbajtja e librit (tregimet):
    Nata e Vajzave
    Dritarevetėm
    Mos ik, Nadja
    Dritat e Italisė
    Murgu i Lindjes
    Si vdesin shpendėt
    Fotografi me tė vdekur brenda
    Ne, kėtu poshtė
    Po bėhemi tė gjithė qesharakė
    Punė pasqyrash
    Rrugė-humbur
    Shenjt Ndėshkues
    Turmat e Dimrit
    Vetja tjetėr
    Wrong Number



    -

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    'Ne sy te Kosoves, behemi me te vertete' - Bisede me shkrimtarin Faruk Myrtaj

    NE SY TE KOSOVES, BEHEMI ME TE VERTETE
    -Bisede me shkrimtarin e gazetarin Faruk Myrtaj -


    - Ndonje ngjarje tuajen nga koha e komunizmit, si pershtypje te afert te perjetimit e te perceptimit te atij realiteti te vrazhde e asburd...
    Nja 12 vjec kur me disa moshatare te mi shkuam te marrim copa druri qe nxirreshin si mbeturina prej minieres. I perdornim per zjarr ne shtepi. Keshtu benin te gjithe, kjo ndodhte perdite, por s’di pse na kapen e na cuan tek zyrat. Shef ne ate zyre ishte nje i dehur me “lufte klase”. “Myrtaj je ti?!” me pyeti. Duke u nisur nga tiparet dhe floket. “Po...” i thashe. “Ah, sapo ata andej filluan te levizin, levizet edhe ju ketu brenda!” “Ata”, ishin monarko-fashistet greke, qe kishin sjelle trupa ne kufirin jugor, “Ne”, te deklasuarit apo me ndonje klecke ne biografi. Endč i vogel, s’e njihja mire luften e klasave, por dija se babai (studiuar ne Tregetaren e Vlores) mbante fshehur nje tip kartoline te “Shqiperise Etnike”, Natyrales, ku perfshihej Shqiperia Veri-Lindore dhe Epiri i Jugut si Cameri. Ende s’i ndaja mire “ata” ne pushtet, “ne” te buzeqeshjes se klasave te permbysura dhe aq me pak te pyesja shefin e verber: A me thua dot, nga kush druhet babai qe e mban fshehtazi ate kartolinen e bukur?!


    - C’ ishte krijimtaria juaj e asaj kohe, si e shihni me syrin e se sotmes?
    Mbase s’do isha marre kurre me te shkruara, nese do shkoja normalisht per universitet. Mbeta pa shoke moshe ne Selenice, u mbylla, nisa te mbaj shenime dhe te shkruaja. Pas sprovash, erdhi botimi, me tej momenti kur ndjeva se mbase per shkak te jetes, subjektet qe ofroja ishin origjinale. Mjeshteria s’vjen njekohshem. Per fat hyra ne letersi me “vizen” e njerezve ku punoja, minatoreve. Pas familjes, vitet me ta me kane shpetuar prej farses politike te kohes, por edhe prej lustres se dukjes pa thelb qe zbeh letersine e te gjithe koheve. Minatoret i kam konceptuar si qenie njerezore, jo si zoter te diktatures qe lulezonte ne emer te proletariatit. Hyjne e dalin cdo dite nga nentoka, truall i te vdekurve, semuren te djelave dhe nxitojne te vdesin shpejt, pasi dalin ne pension...

    - Kur keni ndjere se duhet t'i kushtoheni letersise?
    Te afermit me horizont, te konfirmuarit si “emra” ne Letrat, ndikojne. Per mire e per keq. Pohimet e para ne poezi i kam pasur prej H. Mecajt e Xh. Spahiut, ne proze prej T.Lacos. Shtysa te forta, ne momente te ndryshme, me jane bere: Vemendja e vleresimi
    i Petro Markos, tek i cili shkrimtari dhe njeriu ishin ne te njejten permase; Nje recense e befte e Dh. Shuteriqit, qe shkruante se “...tregimet e F.M., per te cilin mora vesh se punon ne miniere, me kujtojne Bjornsonin dhe Unamunon, te cilet ai me siguri nuk i ka lexuar, por tek ta e con talenti dhe jeta e tij...”; leximi i disa poezive dhe rekomandimi i leshuar per shkolle te larte i Dritero Agollit, si kryetar i Lidhjes, dhe ...optimizmi i A. Kallullit! Bashke me pak te tjere, A. Kallulli kishte analizuar, shfaqur e madhuar emrat e shkrimtareve me ne ze te kohes, edhe pse sot nuk ua permend kush. Rastisi te mirrte per recense librin tim te pare.
    Ne nje vjershe aty, titulluar ca si ashper, “Sille djalin ne miniere”, i drejtohesha nje babai-drejtor, djali universitar i te cilit mbetet edhe ne vjeshte:
    “Nuk eshte fjala vec te puna e djalit,
    Ne shqetesohemi mos i thua ne mbremje
    Ka kush e nxjerr mineralin,
    Duke pasur ne dhe femijet tane ne mendje!”

    Per keto motive, Kallulli me uroi forte kur e takova. Me 1983, duke shetitur ne Tirane, befasisht, me pyeti: “A e di ti se c’do te thote fjala Plenium?” Asokohe kishte vdekur vullnetarisht kryeministri M.Shehu dhe K.Hazbiu, minister i brendshem, ngushellohej qe “Partia e Tij po e pushkatonte”, por une mbeta pa goje perpara Kallullit. Ai dinte per “klecken time biografike”, por une s’e njihja sa te prisja pyetje te tille dhe, aq me pak, t’i jepja pergjigje. Por me kishte pyetur per t’u pergjigjur vete: “Plenium do te thote: mblidhen ca peshkaqene, per t’i ngrene koken njerit prej tyre!” Me vjen mire qe se fundmi A.Kallulli ka “zbardhur kujtesen”per Bilal Xhaferin. Njeriu jep papushim prova se, edhe kur s’ka mundur t’ua heq mundimin te tjereve, e ka ruajtur si xhevahir shpirti dhimbjen e vleren e tyre.
    Ne promovimin e nje permbledhje me tregime te autoreve te rinj te kohes, ne sallen e madhe te Lidhjes, prozatori Naum Prifti u shpreh: “Me kane pelqyer vecanerisht dy tregimet e Faruk Myrtajt.” Natyrisht me erdhi mire, por kur fjala iu botua tek “Drita” emri im ishte zhvendosur ne liste, kurse po ky Naum foli per antologjine ne TVSH, harroi fare te me permendtte! E kam pyetur me vone, edhe tani qe te dy jetojme ne America-n e Lire, dhe: “Eh, kush e di se si ka qene puna, i dashur Faruk!”

    - Shkrimtari i preferuar i rinise, qe mund te quhej udherrefyes i juaj ne boten e letersise? Cilin shkrimtar cmoni me se shumti sot?
    Ne nje takim per kulturen shqiptare ne Suedi, pyetjen me te veshtire, pra me te mencuren, ma beri nje kosovarli, me jo pak vite burg per bashkim me atdheun ame. Kisha qene mysafiri i tij naten me pare, endč nuk po ia qartesoja dot habine time pse ai njeri i mire, me kulture e patriot, kishte bere burg jugosllav per shkak te Enver Hoxhes, por ne takim ai po me pyeste ne sy te botes: “Cili eshte shkrimtari shqiptar me i lexuar per ju?” - S’mund te mos them se eshte Ismail Kadare!, u pergjigja. Ne rreshtin e pare te salles, krahas disa miqve suedeze, vura re buzeqeshjen e Sekretarit te ambasades M. Shanaj dhe bashkeshortes, poeteshes N. Lako. Nje brez i tere artistesh e krijuesish dhuron dashamiresi per Emrat ne Letrat. Bluan perbrenda rezerva. Por s’duhet neglizhuar deri ne fund heshtja e tyre... Pyetja m’u perserit nga tjeterkush, ne ndihme atij qe kishte pyetur me pare! - I. Kadare, perserita. Eshte turpi yne, nese ish-ambasadori ka shkruar kunder kandidatures se Kadarese per ‘Nobel-in’. Ju kerkoni te permend emra te tjere e une jam gati ta bej kete. Te Vdekurit e Medhenj jane ende te ndaluar, te tjere, pak o aspak te zene ne goje, vazhdojne te mbeten hije. Por, kur flasim per lexues e shkrimtare, ata i ngjajne piloteve te ndeshkuar me aksident ne fluturim te hershem. Karaktere te vertete, per fat te keq humbur ne hapesire. Si lexues, s’dime ku t’ua vendosim kuroren e luleve...” Salla miratoi. Edhe ai kosovarliu me vite burgu. Kisha leshuar paksa, por jo me pak kishte leshuar edhe ai. Njeriu kerkon me shume sinqeritet, ne nje bote qe vertete tenton drejt se vertetes, por qe jo gjithnje vepron si e tille. Asokohe endč nuk flitej per Dosjen K. Ne mbremje isha mysafir tek Shanaj e Lako. Po vinin mesazhet e para prej zgjedhjeve ne Shqiperi. 1996. “Ne Gramsh e djathta ka fituar 67%!” po bente monologun e regjisori Shanaj. “Ne Gramsh e djathta?!, pyeta une. “Ne Gramsh do te votohet per PD-ne ne kete perqindje pas disa vitesh, kur ne te votojme kunder saj!”, shtova, duke qeshur me Natashen.


    A e konsideroni veten disident te asaj kohe? C’ishte disidenca nen komunizmin shqiptar? A ishte e mundur te beje disidentin?
    Shteti i A.Zogut s’mund te behej demokratik, edhe sikur Zogu te mbante kryeminister Fan Nolin, por shtet u be, shtet shqiptar. Shoqeria kishte pervijimet, shtresat e klasat, normale per ate kohe kur s’ndjeheshim inferior ne ate Ballkan qe ishte. Perkundrazi. Por hyme ne Luften e Dyte me mbret dhe dolem me Sekretar te Pare! Komunizmi ishte virus i futur se jashtmi, ndaj s’mund te mos fillonte e vazhdonte dhunshem. Jo pak shqiptare e dinin kete qysh ne fillim: njihnin “boten”, Lindjen, Perendimin, dhe s’mund te pranonin internacionalizmin si ndeshkim te nacionalizmit. Qysh ne krye “kunder”, kjo kategori ishte e denuar te heshtete, te mos artikulohej, te mos botonte –nese ishin krijues, te flakej nga profesionet dhe zyrat e shtetit, e dyshuar prej tij internohej e burgosej. Nuk duhen kerkuar mes tyre disidentet e tranzicionit te sotem! Disidenca e sotme lulezone midis atyre qe kane qene dhe kane bere emer nen komunizem. Konkurentet per disidente jane prej atyre qe mbeshteten pushtetin “popullor”, por qe me vone u zhgenjyen. Dikush i pashperblyer, tjetri i neglizhuar ne lojen per pushtet a lavdi. Midis tyre jane edhe ata qe munden ta shohin “boten e lire” ne kohen kur prej Shqiperise vetem zogjte mund te hynin e dilnin pa leje! Mbase shkuan ndermend te ndryshojne dicka ne vend. I sherbyen kohes politike, por, per ndjesi, gjykim apo thjesht per veti te talentit, perdoren nentekstin, alegorine, por kurrenjehere prononcimet publike. Fillim-vitet ’90 ishin thirrja ne skene e tyre. E kuqja ne Shqiperi kishte qene aq makabre, sa bashkoi ne te njejtin burg kundrat e hershem dhe te pakenaqurit e saj. Dekretimi i pluralizmit te dyte, te viteve ’90, (i pari ishte ai i viteve ’30) si efekt dominoje i tere Lindjes, krijimi i opozites perpara se te burgosurit politike te linin burgjet, e la te gjymtuar ate. Ne syprinen e ngjarjeve dolen pjesa liberale e komunisteve, bijte e tyre, ose te deklasuar te perdorur. Ndaj behet i ngaterruar problemi i disidences ne Tirane. Ne kete absurd fjale-kryqesh, njeriu i paradhomes se R.Alise, (nje autoritet enciklopedik, si vlere) pergatite e boton Dosjen K. I. Kadare mjaftohet me faktin se “s’dinte gje, deri ne castin e botimit...”. Me vone libri promovohet ne frengjisht, jo ne perkthimin e J. Vrionit, por ca me vone akoma, pikerisht ne Kosove, Kadare i fashiti hamendjet duke pohuar se as kishte qene disident, dhe as donte te bente ate. Ne sy te Kosoves ne te gjithe behemi me te vertete.

    - Si vendoset te shkoni ne Kanada?
    Nuk e konsideroj veten emigrant ekonomik, por ndokush do te ma merrte si alegorike, nese do permendja ekzilin politik! Lashe shumecka mbas, me te mirin, me te dashurin, me te duruarin lexues tim - nenen, nuk eshte e lehte te fillohet jete e re me trup te vjeter, por ndjehem shume me mire... Lajmet prej atdheut jane po ato: pa drita, pa uje, pa zgjedhje te lira, pa motiv shkollimi. Deri sa te perfundoj copetimi e rindarja e prones se te tjereve prej politikes grykese, s’pritet te vihet rregull e stabilitet. Do vije momenti, te pasuruarit prej tranzicionit t’u duhen ligjet dhe rregullat e vijat e bardha... Duhet kerkuar ndjese, ne “thembren” e ketij arsyetimi: ne atdhe ka plote njerez te ndershem e te zot, qe s’kane ndermend mergimin, por me shume jane ata qe s’e arrijne dot. Dhe, eshte e larte shifra e atyre qe s’votojne.

    - Si e paramendonit perendimin e enderruar dhe si e perjetuat ne realitet?
    S’jam natyre qe enderroj zgjuar! E marre jeten sic vjen, mjaftohem me c’arrij te bej. Kanadane, e mendoja si “shoqeri e mireqenie ngritur nga te tjere, per jetet e tyre”. Nga qe ne shoqerine shqiptare, parimisht e “ngritur edhe prej meje, per jeten time”, po ndjehesha gjithnje e me “teper”, nisa te motivoja e te sajoja aresye te ikjes! Edhe fjala po behej me e dhunshme, jo vetem ne politike, jo vetem ne gazetat krijuar e financuar politikisht. Deri edhe “shefat” e Letrave vazhduan te sillen si pushtetare absolute. Thua sikur s’ishin rrezuar institucionet e se Shkuares, por thjesht nderruan emertimet.
    Ne te vertete u nisa me idene se po shkoja diku aty, matane oqeanit, nga ku do kthehesha pas fare pak kohesh. Por ja, po iken viti i katert... Amerika e Veriut eshte bote tjeter. U kam shkruar ca miqve ne Tirane se eshte cudi qe ne Kanada s’ka Parti Pune, jo si ajo “e bekuara jone”, qe ndaloi te gjitha punet jo-kolektive! Ne kete ane Botes, ditet jane pune. Duket sikur jetojne per te punuar, punojne per te paguar renten, por ushqimi, ngrohja, energjia elektrike, uji, liria, mevetesia, nuk jane probleme si ne Shqiperi.
    E kam fjalen per ata njerez qe njoh, deri tani, kryesisht emigrante. Te tjeret jane ende larg. Por njerezit shfaqen c’jane. Ketu nuk jeton per hir e per sy te tjetrit. Fqinji eshte i panjohur. Orhan Pamuk e vizaton mrekullisht psikologjine lindore, madje edhe kembimet e perandorive. Ne Ballkan jane kusherinj te gjithe. Kendej, po deshe, s’ke as prind, as vella, as mik. Rregullator eshte paraja, per secilin, e siguruar e tera neper banka, me perqindje interesi thuaj zero. Intelektualet e Lindjes vijne kendej e kuptojne se kane qene nje si lloj “komisaresh”: dinin te flisnin e te muhabetosnin per gjithcka, por s’dinin te benin gje prej gjeje! Ne Perendim te pyesin “Cfare di te besh?”
    Femijet po, jane te ftuar ne Ishullin e Mundesive te Hapura. Tregoj sa di, deri tani. Me vone mund te them te tjera. Keshtu edhe kur ika nga Provinca e Vogel, Selenica, dhe kur ika nga Provinca e Madhe shqiptare, Tirana. Neser ka te ngjare te marre vesh se Kanadaja s’ishte tjeter vecse padituria ime e derisotme. Kur ta kem njohur si Selenicen dhe Tiranen, mbase do te me ngjaje ca si ato, dhe kush e di per ku do marre rruge! Nese do mund...Por mbase do kthehem aty ku u nisa! Perse jo?! Bota ka kohe ne levizje, ndonjehere duket se eshte ne Ikje. Madje, te krijohet ideja se ajo nuk di ku po shkon. Do te doja te ndjehesha prane atyre qe besojne se eshte ne kerkim e siper...

    - Ne tregimin "Virgjereshat shqiptare" shkruani se "te gjitheve u duhet te ndryshojme". A ndjeheni si shkrimtar me mision?
    Nje mik i ri kanadez, shkrimtar, e ka pranuar rregullin kur rri me mua: ai qe ka radhen, paguan kafen per te dy. Jo secili te veten. Ia imponova kete zakon ballkanik! Emigranter sjellin me vete jetet e kulturat e interesat e tyre. Ne kete kahe, te gjithe ndryshojne. Por shteti eshte shtet, shoqeria eshte e pjekur, e konsoliduar, ka klasa, shtresa, profesione, ka te varfer dhe te pasur, sipas jeteve dhe aftesive, ka vija te bardha, per te gjithe. Secili ben jeten qe do e qe mund, karakteret e pafytyresite, vlerat dhe antivlerat, morali dhe inversi, bashkejetojne nen strehen e lirise se individit. Nuk mund te vihet ne dyshim, civilizimi tashme eshte ne Perendim, megjithese problemet e Lirise nuk jane aq te lehta. Atje ku s’e ke fare Lirine, atje si i behet?! Kendej ka edhe te droguar rrugeve, por te gjithe, edhe ata qe sa-vijne ketu e mesojne cuditerisht shpejt se s’ke te drejte te cenosh privacine e tjetrit. Nje shtet i fuqishem, perballe nje individi te lire, te shenjte ne te drejtat e tij. Bote e lirise deri ne tepri, ndonjehere mund ta quash edhe te shthurur, por ne cdo rast duket liri e rregulluar me ligj, te cilit duhet t’i referohesh, nese e di, nese e njeh, nese ke ngč, fuqi e nerva te ndjekesh ligjin...kjo po.
    Perendimi ka ditur te marre e te pershtase ca predikime false te Lindjes, por nuk shkoj deri atje sa te pohoj se Lindja nuk ka edhe virtyte perballe virtyteve e veseve te Perendimit. Te gjithe duhet te ndryshojne, duke ushtruar te qenin ne Liri. Heroina ime tek “Hijet e Virgjereshave” eshte personazh i kooptuar prej noveles se shkrimtares se njohur kanadeze Alice Monro: ka emrin e gjyshes, jo jete si te sajen. Shqiperia u hap – sepse ra Lindja, njerezve u kerkohet te ndryshojne, me aq te shpejt sa rrezikojne shthurjen...Si te mos ndjehesh “me mision” ne mes te kesaj drame?

    - Personazhi i juaj ndjehet i hutuar, i humbur e i tjetersuar, pa te sotme, prandaj edhe pa te ardhme, mes dy boterash e dy koherash. I tjetersuar eshte edhe njeriu i perendimit, "mes veseve te sodit". Cila mendoni se eshte rruga e shpetimit nga tjetersimi te njeriut modern?
    Njeriu gjithnje ka probleme. Bota eshte nje lemsh i madh qe rrotullohet per shkak te rendeses se problemeve e halleve. Mu per shkak te kesaj vetie, rrugen Tirane-Toronto avioni e ben per nje kohe me te gjate se rrugen Toronto-Tirane. Mergova se he-per-he Shqiperia duket e parregullueshme, por sigurisht nuk u nisa per te ndryshuar Kanadane! Veten po, sa mund te epem ne kete moshe. Per ti qetesuar koleget e mi, them duke qeshur se nuk u nisa per te bere shkrimtarin, por emigrantin! Letrat jane tjeter gje. Per te hyre ne to realiteti kanadez duhet kohe. S’eshte e lehte te enderrosh anglishten e shkruar me doren e shijen tende, por kam nisur te provoj kenaqesite e ketushme: nje natyre e mrekullueshme, por te duhet te gjesh kohe te lire te vezhgosh jetersimin e ngjyres se gjethes per shkak te orbites nordike te diellit, apo te gjendesh deshmitar i debores ne diell...
    Duhet paguar cmimi. Emigrantet e hershem, tashme ‘vendes’, e kane paguar edhe me shtrenjte. S’kane pasur as rruget, as kudo-ngrohjen e sotme, asgje. U nisen me bibel dhe me kushtetute ne dore, punuan si kuaj, dhe u shperblyen me mirenjohje per kete. Fisnikeria vjen vetem kesisoj.

    - Nga gjendja e tashme ne Shqiperi, a mund te thuhet se jane te kaluara dhembjet e tranzicionit? A po e rikrijon Shqiperi identitetin e saj te ri?
    Ne te vertete s’kam aq deshire te hyje ne kete teme. Kaluanr 15 vite, por Presidentet e Republikes dhe Kryeministrat atje pranojne te llangosin gishtin me boje, per t’i provuar popullit se jane te ndershem se votojne vec nje here! Ju ne Prishtine e keni perpara kete rruge: kam frike se do ta beni te njejte. Ne mos, ca me ngaterruar. Pavaresia e shpejte eshte e drejte elementare, por a e mendoni dot sikur Tirana, nje shekull e pavarur, te kishte te drejten te vetevendoste per zgjedhjet e pronat e korrupsionin?!

    - Ne Ballkan nuk mbarojne kurre pashallaret, sederllinjte dhe mercenaret. Disa nga tregimet a novelat tuaja mbase do te dilnin me te plota "shtrire" ne ndonje roman? Pse kryesisht jeni percaktuar per prozen tregimore?
    Eshte sugjerim bere edhe nga te tjere, por mbase s’ka rene ora! Provova me “Qytetin e Ministrave” por Ali Aliu, miqesisht me uroi per “tregimet e novelat nga Qytetit i Ministrave”! S’di pse. Mbase koha fizike fragmentare, menyra se si shkruaj, pa-aftesia per te hyre ne hollesi romaneske (personazhet e mi nuk vishen, nuk hane!), por mbase ngaqe edhe vete romani po vuan krizen e tjetersimit te lexuesit dhe te autoreve. Nuk jam i teri per romanin pa asnje subjekt, por romani i deri pak viteve me pare eshte pa asnje medyshje i palexueshem. Ka prozatore te mire, edhe pse vijne me nje background soc, qe lexohen ne tregimin e shkurter por jo me si romanciere.

    - Sa e njihni letersine kosovare, si e shihni ne krahasim me ate ne Shqiperi? Cfare mendoni per te ardhmen e Kosoves ne pergjithesi?
    Kam idene se, per meriten tuaj, ju na njihni me thelle. Keni botuar e lexuar Koliqin, Fishten, Camajn, Poradecin, Kutelin, Markon, kur ata kane qene te ndaluar ne Tirane, teksa neve na ka ardhur vetem nje liste e rregjuar prej krijimtarise ne Kosove. Disa emra aty meritojne me shume vemendje. Nuk i njohim mjaftueshem, por besoj se ftohja, censura s’ka qene refuzuese thjesht per Kosoven. Eshte refuzuar letersia ndryshe. Disa prej autoreve te mbetur menjane, jane te pangjashem, tjeter prej shijes se kultivuar per lexuesin e Tiranes.
    E mendova paraprakisht kete moment bisede me ju. Po te me kerkohen emra, thashe me vehte, duke qeshur, nuk do t’u them asnjerin prej atyre te permendurve! Rexhepi le te matet me Ismailin, Fatosi e Xhevua le t’i gezohen Ali Podrimjes! Brezi tjeter do pohoje veten. C’duhet pritur, per shembull, qe Mehmet Kraja dhe Kim Mehmeti ne proze, Eqrem Basha ne proze e poezi, Ramadan Mysliu ne poezi dhe kritike, te konsiderohen te medhenj si Te Medhenjte Tradicionale ne Letrat Shqipe?! Anton Pashku eshte po aq i panjohur ne Shqiperi si Martin Camaj!
    Ne kete kahe, ju keni me shume “shqiperi” ne qelizen tuaj te pare.



    [Intervista eshte e disa viteve me pare. Botuar ne Gazeten Zeri"]

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    Tregimi i Myrtaj Tingėllima Bashkėkohore 'shqip' edhe nė gjuhėn e huaj -Fatmir Terziu

    TREGIMI I MYRTAJ TINGĖLLIMA BASHKĖKOHORE ‘SHQIP’ EDHE NĖ GJUHĖN E HUAJ



    Nga Fatmir Terziu
    Roehampton University
    Media, Cultural Studies & Politics



    Nė vend tė hyrjes

    Nė njė betejė tė njė lufte pėrshtatjeje me strukturat e reja qė s’kanė qenė mė parė tė shfaqura, njėrėzit gjithashtu pėrpėliten tė fitojnė betejėn e stisur natyrshėm midis imazheve dhe eksperiencave tė vjetra dhe tė fitojnė e krijojnė imazhe tė reja: tė realizojnė atė qė sot ėshtė e mundur, tė shikojnė dhe tregojnė atė qė sot po bėhet e ndjeshme dhe gati-gati e tipit tė kompletuar. Kėshtu thotė Bertolt Brecht, teksa shton se kėshtu ata nė njė model tė madh tregojnė tė renė e Re, qė ėshtė vėshtirė tė imagjinohet, po qė pa pyetur funksionon. Tani qėkur kėto modele janė gati nė skenė dhe pėrfaqėsohen edhe nga letrat shqip, dhe njėrėzit qė i lėvrojnė ato, natyrshėm ka edhe tendenca bashkėkohore. Duke iu referuar Brechtit, kėto modele janė gati tė krijuara dhe mbira mbi tė vjetrėn, dhe janė nė lulėzim prej eksistencės sė saj, dhe koha bėn tė vetėn kur e vjetra shfaqet fals, por ata jo, kėshtu qė ato e kanė sfiduar atė. Ata bėhen vetėm njė udhė e re. Nė kėtė udhė ėshtė edhe proza shqiptare, pėrfaqėsuar me tregimin e shkurtėr.

    Proza qė dominohet nga dėshira. Imazhe tė dėshirės. Figura shprese. Mbjedhje dhe korrje utopike. Dhe natyrshėm ajo qė mbetet: tė shkruarit utopikė nė shfaqjet e tij tė shumta ėshtė kompleks dhe kontradiktor. Ai ėshtė, nė njė udhė, qė rrethrotullohet nga nevoja tė paplotėsuara dhe kėrkon klasėn specifike, grupimin, dhe individualitetin nė unitetin e tij tė kontekstit historik. Por si do t’a gjej ai atė nė njė kohė qė limiti i tregimit qė flet me njė gjuhė, sado e bukur dhe e dėshiruar tė jetė ajo, pėrbėn limit? Pra duhet pen-pėrkthyesi dhe rrugėtimi nė kėtė rrugė qė duhet lėvruar sa mė shpejt, me qėllim qė edhe tregimi shqiptar, ashtu sic ėshtė tė flasė shqip edhe nė gjuhė tė huaj. Dikush e ka nisur kėtė dhe dikush jo. Koha e kėrkon atė sot, me shume se kur sot nė tregun e letrave…

    * * *

    Nuk e di pse mė erdhėn ndėr mend disa emra kur nisa tė shkruaj pėr shkrimtarin shqiptar Faruk Myrtaj. Janė dhjetra qė mė qarkulluan ndėr mendje: Nasi Lera, Naun Prifti, Betim Muēo, Zija Ēela, Teodor Laēo, Kiēo Blushi, Lazer Stani, Halil Jaēellari, Roland Gjozaj, Nase Jani, Teodor Keko, Ilirian Zhupa, Ramiz Gjini, Agron Tufa, Prec Zogaj, Gezim Hajdari e mjaft tė tjerė. Nuk e di vėrtet pse mė pas u ndala tek “Sytė e Dashurisė” sė Nasi Lerės, “Nė Bregenc Nuk Shkohet pėr tė Vdekur” tė Lazėr Stanit dhe “Nesėr ėshtė e Diel” tė Halil Jaēellarit. Diku ndoshta nuhata mes larmisė leksikore njė nuancė disi pikėlidhjeje qė mė transportoi mendimin gjetkė, pikėrisht aty ku njė bisedė me njė kolegen time tė Universitetit tė Roehamptonit nė Londėr mė bėri tė thelloj kėrkimet dhe tė nis tė shkruaj pėr kėtė temė qė prej kohėsh nė fakt mė pati intriguar. Kėshtu duke kėrkuar dhe vazhduar kėrkimet e mia gjeta tregimet e pėrkthyera nė gjuhėn tjeter tė Faruk Myrtajt nga Arben Kallamata ne anglisht dhe nga Luan Canaj ne gjuhėn franceze, qė menjėherė mė tingėlluan ndryshe dhe gati-gati mė bėnė t’i rilexoj e pse t’a fsheh t’i rilexoj gati dy-tre herė. Dhe tė them natyrshėm ky rilexim nuk ka tė bėjė aspak me ‘sfidat e dygjuhėsisė qė Ardian Vehbiu e shpreh nė intervistėn e Endrit Trebickės, edhe pse ato si tė tilla tė pamohueshme vetė Vehbiu i quan ‘tė pėrballueshme’. Ajo qė mė pas unė kuptova ishte nė fakt njė problem tjetėr: Tregimet e Faruk Myrtajt flisnin shumė bukur ‘shqip’ edhe nė Gjuhėn Angleze. Dhe pikėrisht kėtu unė u ndala dhe i afrova koleges simė njė tufė nga vėllimi me tregime i Faruk Myrtajt “Hijet e Virgjėreshave’. Njė prej tregimeve pėrkthyer nga Kallamata “Dritarja e Fundit” (The Last Window) kishte mbėrthyer mė sė shumti kolegen time Maxine Newlands, qė ėshtė edhe Lektore nė School of Social Sciences, Media and Cultural Studies nė University of East London. Ajo qė nė fakt biseda miqėsore me tė mė ngacmoi ishte pikėrisht kjo punė e mirė e pėrkthimit, pėr tė sjellur nė anglisht ato vlera ende tė fshehura tė tregimit shqip. Ato natyrshėm janė shumė dhe kanė vlera tė papėrsėritshme. Pėr rastin konkret tregimi i piketuar i Myrtajt shėrbeu si njė model vlerėsimi dhe rimburėsimi pėr kėtė mungesė tė madhe nė tregun e tregimit. Natyrshėm ky ishte problemi, mė tha Newlands, por ajo qė mė bėri tė pėlqej tregimet e Myrtajt ishte diēka ndryshe, mėnyra e renditjes sė frymėzimit, njė frymėzim tipik tregues dhe tėrheqės. Duke pikasur kėtė vlerėsim dhe duke u mbushur me krenari pėr tregimtarin shqiptar, vendosa tė shoh mė tej krijimtarinė e tij qė tashmė kishte filluar tė tėrhiqte sadopak edhe lexuesit nė gjuhėn angleze, siē e tregonte edhe fakti i tregimeve tė pėrkthyera nga autorė tė ndryshėm e tė sjella pėr lexuesin e gjuhės sė huaj nė mėnyrė tė pėrsosur. Tė pėrkthesh tregimet e tjetrit natyrshėm do tė thotė se ato kanė ngjallur interes.

    Interesi pėr to ka qenė qė nė botimin e parė tė tij nė poezi “Dielli i nėntokės” (The sun of the underground) (1985) tė cilin e botoi nė Tiranė dhe ishte thuajse njė frymėzim qė krehu imagjinatėn e tij tė trazuar tė punės nė nėntokėn e Selenicės. Pastaj botimi tjetėr nė poezi “Rroba e fjalėve gjithnjė ngushtė mė rri” (The cloth of ėords always is tight on me) (1991), qė e bėri tė linte gati pėrgjithmonė kėtė zhanėr dhe tė niste rrugėn e tij ku spikat mė tepėr. Ai nisi me “Njėrėz qė unė kam njohur” (1987), “Marrėveshje pėr tė jetuar” (Deal for life) (1989), Nudo Zyrtare (1996), “Njerėzit janė tepėr” (The People are unnecessary) (2000), “Njerėzit janė tepėr” (The People are unnecessary) 2000, Shkup, Macedonia, “Luftėtarėt vriten nė paqe” (Warriors get killed in peace) 2003, Pristina, Kosove, “Nudo Zyrtare", (ripublished-ribotuar), 2006, Shkup, Macedonia, “Hijet e Virgjereshave", (The Virgins Shadows), 2006, Tirana, Albania. Novela “Qyteti i Ministrave” (The City of Ministers) (1998) e shkruara nga Faruk myrtaj padyshim mė pas krijoi edhe brumin e tij tė veēantė qė kishte nisur tė vlonte me vėllimin “Nudo Zyrtare”.



    1.
    Dikur rinor dhe i dashuruar pas poezisė, por vetėm pėr pak kohė, vetėm pėr pak ‘dashuri’ nė nivelin poetik, nėse do tė rezervonim njė titull qė nė fillim pėr njeriun e letrave shqipe, Faruk Myrtaj. Ndėrsa unė shpreha dėshirėn tė shkruaj diēka pėr prozėn e tij, ai me kėnaqėsi mė afroi njė filozofi sinqeriteti:
    “Nuk di nėse njihemi, nėse jemi takuar, por kjo nuk ka pikėn e rėndėsisė! Shqiptarėt njihen mė shumė me njėri tjetrin kur ikin prej Shqipėrisė sė vogėl, teksa duhej tė ndodhte e kundėrta! Por kjo mundėsi duket se ka ardhur edhe prej faktit qė Bota Internetike nuk ėshtė mė e madhe se Shqipėria Reale!”
    Dhe unė gėrmoj nė bagazhin e tij tashmė tė shtuar edhe nė disa gjuhė tė tjera ku vepra e tij ėshtė pėrkthyer dhe lexohet kėndshėm, njėlloj si nė shqip.


    2.
    Ajo qė tingėllon tamam moderne nė prozėn e shkruar nga njė shkrimtar shqiptar ėshtė dhe veēohet tek “Nudo Zyrtare”. Aty e shprehura dhe fjala ngjajnė si njė plotėsim i njėra tjetrės, aspak tekanjoze mė njėra-tjetrėn dhe tepėr tipike, tepėr Farukiane. Kėtė e pranon vetė autori: “Po, ėshtė e vėrtetė, “Nudo Zyrtare” ka qenė dukja ime e parė serioze. Jo se ndjehem i pakėnaqur me tregimet e mia tė periudhės sė minierės, jo”. Dhe kėtu ndoshta fjala ‘pakėnaqėsi’ lidhet edhe me pikėlidhjet e vjetra, ajo natyrshėm ruan lidhjen model shkrimtar-lexues dhe ndjehet krenare edhe pse sinqeritetiti i Myrtajt shpjegon:
    “Ka lexues dhe shkrimtarė qė mė mbajnė prej atyre mbresave. Pėr mua ka qenė pėrcaktuese periudha 5 vjeēare e punės nėntokė, nė Selenicė tė Vlorės. Nė njė kuptim, u jam falenderues njollave nė biografi, qė m'i pėrdorėn pėr tė mos mė lejuar tė ndiqja shkollėn e lartė. Thuajse u mbylla nė shtėpi-punė, dhe nisa tė mendoja pėr botėn pa mua. Edhe pse dija pak pėr tė, mė pak akoma pėr letrat e mėdha dhe shkrimtarėt, por them se mos-dija ėshtė shkak parėsor qė na bėn tė kėrkojmė”.

    3.
    Autori komplex i letrave shqipe ndjehet modest, por edhe pse i tillė ai zbulon vlerat e rrėmbimeve dhe frymėzimeve poetike: “Vjershat qė shkruaja asokohe natyrisht mė dukeshin tė bukura, librin e parė e botova me to, por shpejt duhet tė pranoja se poeti ishte provizor tek unė: ishte shfaqur vetėm sa pėr tė mė joshur. Tek tjetėrkush do pėrfundoja! Nė tė vėrtetė proza nuk e pėrjashton poezinė tek kurmi i saj: njėlloj si gratė e mira qė nuk na i marrin pėr tė keq kur, me to nė krah, syri na rrėmbehet tek ndonjė femėr e bukur qė ėshtė fati i dikujt tjetėr!”
    Dhe pikėrisht aty ku ndėrton themelet jeta nis dhe kastracioni njėrėzor, nis avazi i mallkimit. Njė dritare… Njė shtėpi… Njė vatėr qė i mungon kryeburrit, tė zotit tė shtėpisė. Dhe kėtu sintaksa godet dyfish. Godet me figurėn letrare tė huazuar nga fqinja e saj ‘letėrsi’ dhe rigodet me fshesėn ironike tejet tė goditur popullore. Natyrshėm ajo mirėpritet teksa pena dhe ideja e Farukut sjedh me domėthėnie njė bagazh tė lehtė pėr t’u kuptuar: “Koha e shkurtėr e qėndrimit nė njė nga vendbanimet e pėrkohshme, ndėrpritej bashkė me njohjet e reja qė kurrė nuk arrinin tė bėheshin tė vjetra. Mė sė fundi, ngaqė ishte verė, ishim vendosur nė njė qėndėr zjarri tė madhe, njė nga ata bunkerėt e artilerisė sė rėndė, qė pushteti i kaluar besonte se do ta pėrdorte nė rast sulmi tė njėkohshėm tė dy superfuqive.
    Mė kujtohet mirė dita kur e braktisėm bunkerin. Ikėm prej andej si prej njė lufte, pėr tė mos u kthyer mė kurrė atje, nėse nuk quhen kthim kujtimet pėr tė. Nėna kishte ardhur pėr tė na marrė, mua, vėllanė tjetėr dhe motrėn, mė e madhja mes nesh, qė ishim nė shkollė. Atje jashtė, nė rrugė, priste babai. Na pėrqafoi tė dyve, pėrqafoi edhe mamanė dhe pastaj pėrsėri ne tė dyve. Motra e madhe nuk ia ndante sytė. Mos kishte kthyer ndonjė gotė babai?! I pashė me lotė sytė e babait. Vėshtrova nga mamaja. Kuptova se kishte ndodhur diēka e mirė, gjersa ajo nuk i fshehu lotėt prej nesh.
    “I kanė dhuruar njė shtėpi...”, na tha mamaja me zė tė ulėt…”
    Dhe ndėrsa “Dritarja e Fundit” hapet ashtu metaforike, ashtu fuqishėm artistikisht ajo zbret dhe plotėson dėshirat e lexuesit qė pėrhumbet nė kėtė mrekulli letrare. Thuajse me njė gjuhė tė ngjashme dhe tepėr tėrheqėse pikėtakohet edhe tregimi:“Autobuzi i datės 1”. Autori seleksionon mėnyrėn komunikuese letrare dhe paraqet njė pesazh qė gati tė mbėrthen qė nė hyrje: “Ditėn e parė tė ēdo muaji, Sherafi i gjatė, me supet paksa tė rėna, gjithnjė i veshur me sqimė dhe buzėgaz, duket tek sheshi nė qendėr. Ėshtė e vetmja ditė e muajit me autobuz tė ardhur nga kryeqyteti. Kėsaj dite ‘S’ ėshtė qytet-thi mė i ēuditshėm nė botė. E vetmja ditė ndryshe e tij. Ditėve tė tjera ai harrohet pas halleve tė veta tė vogla dhe llafeve pėr botėn e madhe.
    Klubi ku dehen minatorėt, skuadra e futbollit tė kategorisė sė tretė, hoteli ku thuajse s’bujt askush, kinemaja ku filmat lajmėrohen gjithnjė si tė rinj pėr shkak tė ndryshimit tė titujve, muzeu ku drejtori qė ėshtė edhe ciceron pėrsėrit tėrė entusiazmė se e ardhmja nis tek e shkuara, gjithēka shoqėrohet nga mbiemėrori “Minatori”. Njerėzit ushqehen nga miniera, aty punojnė tėrė burrat, deri sa dalin nė pension ose deri ditėn kur pėsojnė ndonjė aksident nėn tokė. Nė hyrje dhe nė qendėr tė qytetthit ėshtė vendosur i njėjti bust, Busti i Minatorit, dhe ... edhe VC-ja publike quhet “VC Minatori”…”

    Por gjuha seleksionuese e Myrtajt i pėrshtatet edhe kohės, pikėrisht tamam ashtu si edhe karakteret e tij tė gjinisė femėrore pėrshtaten. Pikėrisht si “Bermuda” manaxhon bukurinė e saj. Kėtu ajo qė natyrshėm tė bėn tė pėrhumbesh, nuk ėshtė thjesht bota femėrore e karaktereve, por figura e pėrsosur qė i paraqet ato nėn modelin Farukian tė prozėrimit shqip. Aty natyrshėm rrjedha e lojės prozatorike kalon nė rregulla tė detajuara: “Secila prej femrave tė tjera nė kėtė qytet do ta dėshironte kėtė gjė, por asnjera nuk guxoi.
    Mbase pikėrisht kjo pafuqi, kujdesi ynė pėr tė mos rrezikuar, bindja e shfaqur si urtėsi dhe mirėsjellje nga ana jonė, e pati shtyrė Gridėn drejt atij veprimi tė guximshėm, qė fillimisht mund tė dukej si gjest kryeneē. Nė tė vėrtetė, shkurtimi me dy tri gishtrinj i fustanit, po tė krahasohet me minifundet e sotme, me fundet deri nė ije tė ēarė, me zbulimin e kėrthizės sė barkut, pėr tė mos kujtuar pastaj pothuaj-nudot, ishte njė ndryshim fare i vogėl, njė gjest aq i papėrfillshėm sa, tani, pas disa vitesh nga ajo mbrėmje, tingėllon si diēka pėr tė qeshur. Tashmė, jo vetėm bukuria natyrore qė nuk ka pse fshihet mė por, me njėqind mėnyra, me njėmijė mjete, ē’nuk bėhet qė tė ajo tė shfaqet edhe atje ku s’ėshtė.”


    4.
    Dhe kur kalon pėrsėri aty ku ti ke pikasur ‘pikėn e dobėt’ edhe autori e ndjen arritjen e tij padyshim “Nudo Zyrtare” ėshtė tjetra pėr t’u shprehur. Autori shprehet: “Nudo Zyrtare” ėshtė libri i shkruar shumė shpejt. Ishin bėrė disa vite duke rėnduar pas jetės, gazetave ku kam punuar, njė jetė tė tjetėrt nė Tiranėn e lehtėsuar nga hija direkte e izolimit, dhe shėnimet qė mbaja po ma merrnin frymėn. Punoja nė Ministrinė e Kulturės, qė pjesė e shtetit ishte, por jeta qė kisha bėrė nuk mė linte ta doja as edhe kėtė variant shteti. Miku yt dhe imi, Lazėr Stani, deri edhe sė fundi ka pėrsėritur se "FM ėshtė armiku i Shtetit"! Nė njė kuptim po, gjersa shteti ende nuk ėshtė bėrė Shtet, guvernator, qeverisės. Realisht unė nuk ndjehem dot mirė me qeveritė, jo vetėm nė Tiranė, por me ato nė Tiranė ca mė shumė!” Kėshtu natyrshėm ėshtė proza e Myrtajt qė ndjehet mirė, ėshtė “Nudo Zyrtare”, se tek e fundit c’ėshtė jotja mbetet jotja nė ekonominė e “Lekut”, e pse jo edhe tė ekonomisė sė “Letrės” pėr shkrimtarin…, poetin, artistin.

    5.
    Pra natyrshėm fjala rikthehet e pasur te “Nudo Zyrtare”, aty ku autori thotė hapur: “Nudo nuk doli keq, fitoi edhe ēmimin si libri mė i mirė i vitit (atėherė nuk kishin dalė nė qarkullim pendat e arta!). Vitin e kaluar, teksa gugloja emrin tim pėr tė rejat e fundit nė internet, vura se ribotimin e tij nė Shkup! Pėr tė mirė ishte nisur, i dėrgova falenderimet,ishte shenjė pozitive pėr autorin, por a nuk duhej tė mė njoftonte botuesi Halil Zendeli? Bėra sikur u zemėrova me tė, por realisht urova qė tė mė ndodhte kjo edhe me librat e tjerė!”

    6.
    Gjithėsesi njeriu i letrave e thotė hapur ndjesinė e tij, e shpreh qartė dhe kuptueshėm. Planet kanė ikur dhe veprat kanė mbėrritur: “vjet, me njė parathėnie tė tė pandreqshmit Stani, botova “Hijet e Virgjėreshave”, tek Arbėria e Abaz Veizit. Njė botues, njė shkrimtar i veēantė por ende i panjohur, pėr mua njė mik e dashamirės qė, nė njė shkrim esse tė gjatė, ėshtė shprehur aq superlativ pėr mua sa nuk do tė mė mjaftoj jeta pėr ta justifikuar!” Dhe ne bashkohemi me esenė e Veizit, tė palexuar deri mė tash, pėr tė thėnė ndoshta atė qė ne ndiem pėr veprėn e Faruk Myrtajt, tregimin e tij tingėllues bukur shqip edhe nė gjuhė tė tjera…



    PJESA E DYTE

    Duke vazhduar intervisten pa pyetje...


    7.
    Fatmir, Me pelqen idea per ta zhvilluar intervisten si nje bisede, ku pak rendesi ka kush pyet dhe kush pergjigjet. Dhe, ne fund te fundit, nuk flasim per gjera thjesht private per te cilat duhet respektuar privacia! Ju permendni disa emra krijuesish shqiptar, pergjithesisht te njohur. Me lejo qe te them se midis tyre eshte edhe ndonjeri pak i permendur nga shtypi, ndonjeri qe ka kohe qe nuk shkruan me, apo ndokush qe mungon fare. Nuk eshte fjala thjesht per listen tende, apo per nje liste qe do ofroja une e keshtu me radhe, por per fenomenin e "berjes publik". Duke mos ditur kohen qe ju keni lene auditorin shqiptar, do te nxitoja te shtoja emra te tjere krijuesish, relativisht te rinj (por jo edhe aq te rinj ne moshen letrare). Madje, nese do te me lejonte largesia e njohjes, jane disa shkrimtare tashme ne Tirane, per te cilet do sakrifikoja tjetersimin e cdo liste hierarkesh! Eshte fat te arrish te perkthehesh, por Fat i Pare, ai i verteti eshte te jesh, te jesh shkrimtar dhe te konsiderohesh ne gjuhen tende. A e dime ne se ndokush, ben emer si krijues jashte shtetit (Gezim Hajdari ne Itali, me jehone njohje te pazakonshme deri edhe tek poete greke, sipas Dionis Qirixidhit), por shtypi letrar i Tiranes hesht?

    8.
    Letersia europiane ka dallimet e saj nga ajo e North-America-s, dhe letersia ballkanike dic me ndryshe. Lexuesit e ketushem jane po aq te cuditshem sa edhe shkrimtaret e tyre! Duken paksa te ftohte rrijne shume vetem dhe mbase nga kjo parapelqejne te lexojen memuare se tregime, me shume poezi qe tregime, dhe me shume romane se tregime! mendoj se mungesen e jetes se vet kerkojne ta plotesojne me jete te personazheve. Tregimi nuk ta zgjat shume, tregimi te ben te mendosh. Keta ketu qark meje kerkojne te harrohen!
    (Kam frike se po e pelqej edhe une nga pak kete menyre jetese!)
    Jane pak emra shkrimtaresh te realizmit ideologjik shqiptar qe vazhdojne te botojne sot, por le te themi se te gjitha letersive u mungon dicka. Sepse ideologjite jane te pranishme kudo, edhe pse jo ne trajten makabre te kushtezimit te ekzistences, si ajo e periudhes se komunizmit te mbyllur ne Shqiperine tone. Ajo qe ia ka shkurtuar jeten letersise shqip te asaj kohe eshte jo aq prania e enver hoxhes si personazh apo socializmit si parrulle, as ngjashmeria ne tematike e veprave te tij me romanet me te shperblyer te dites; letersia e asaj kohe pa liri ishte pashmangshmerisht e privuar prej individit, prej individit te lire, ajo kishte shmangur Njeriun si qenie ekzistenciale. Letersia e nje dite perendimore shtyhet ne ekstremin tjeter: e sheh njeriun kryesisht si qenie ekzistenciale! Madje, tek letersia e tregut ketu, lulezon skema e kundert e realizmit socialist, por me ngjyrim tjeter: atje njeriu nuk e zinte dot ne goje fjalen dashuri si te tille, kendej dashuria eshte loje me trupin, kryesisht te femres; atehere kishte vetem personazhe pozitiv, kendej ka vetem personazhe me probleme sociale apo fizike, droge apo krimi.

    * * *

    Dhe natyrshėm teksa biseda kalon nė shtratin e vet tematika e njė shkrimi, sado qė synon tė bėj lojėn e njė thesi magjik, prapė se prapė mbetet e hapur, se thesi aq ‘nxen’. Ajo qė ndodh nė kėsi rrastesh ėshtė mirėkuptimi figurativ i problemit nė lėminė e vet tė trajtuar. Dhe gjersa problemi ėshtė i lindur nga krijues dhe i ndėrtuar pėr krijuesit, padyshim ka njė qėllim; atė tė shtrėngimit tė duarve pas njė ringu tejet dashamirės dhe miqėsor. Po a ka ring miqėsor?! Nė letėrsi ai duhet prodhuar, ai duhet mirėgjetur, se kėshtu largohen xhelozitė, nėse janė, se kėshtu fillon tė fryjė era e sė mirės, era mbresėlėnėse pėr brezat e ardhshėm tė krijimtarisė.


    * * * * *

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    Faruk Myrtaj - Tri poezi nga Fraser Sutherland

    Tri poezi nga Fraser Sutherland
    Pėrktheu e pėrgatiti : Faruk Myrtaj

    Foto: Fraser Sutherland
    Emri:  poet.jpg

Shikime: 2323

Madhėsia:  30.8 KB

    Nga Libri "Malcolm"



    Pothuaj Nė Shtėpi

    Pėrtej portės sė pasme sė shtėpisė
    diku nė oborrin aty mbajti kėmbėt,
    a thua ngrirė nė borė,
    duke sfiduar tė ftohtėt
    si njė dhelpėr majė kodre,
    a si njė qen gjahu nė pėrgjim,
    Nė qendėr tė qetėsisė
    Sė njė tjetėr bote.
    Ē’vallė nuhat nė tė ftohtin e skajshėm?
    Ē’zėra vijnė prej sė largu?
    Joshja e viktimės? Troku i thundrave tė kuajve tė parajsės?
    Pėrgjues mbeti,
    Pėr minuta tė tėra.
    Ēfardo t’i jetė endč aty rrotull,
    ēfardo t’i jetė shfaqur atė ditė.
    Ai iu dha, u dorėzua...
    Por atė ditė u kthye ēaprėndė pėr drekėn,
    duke lėnė pėr mė vonė ē’ka do tė ndodhte.


    * * *

    E gjelbėr deti

    Njė grua vuri re tek unė sytė e gjelbėr
    Unė pata menduar se ishin nė blu tė zėntė
    Paskėsaj duhet tė mėsohem me kėtė, tė pranoj,
    xhelozinė, zilinė, dhe tė qenit naiv,
    shkatėrruar nėn sipėrfaqen e ujit
    premtimin e trazuar tė njė qielli tė rrėnuar.

    Njė det pas stuhie
    nxjerr nė breg njė djalosh i cili,
    pėr shkak tė sė ardhmes qė i kanė ofruar,
    del prej meje dhe largohet.


    * * *

    Grusht

    Atė ditė nė trotuar
    Njė i panjohur mė goditi nė fytyrė
    S’e mora vesh kurrė pėrse…
    Nuk isha duke folur nė cellular
    por mbase ishte thjesht njė gjest simpatie
    ose urrejtje ndaj universit,
    ose nuk pėlqente dukjen time,
    ose ishte ngritur me humor tė keq nga shtrati
    ose s’kishte shtrat fare, njeriu i shkretė
    Ose urrejtje krejt tė paklasifikueshme…
    Edhe vetė kisha menduar tė goditja ndonjė tė panjohur,
    Por kurrė s’munda tė gjeja ndonjė shkak.

    Asnjė i panjohur s’mė ka goditur
    Dhe ngjarja mė sipėr s’ka ndodhur.




    * * *


    Afėri dhe afrime midis jetėve dhe letrave

    Kur Fraser Sutherland na ftoi pėr Krishtlindjet e mbrame, nuk ekzistonte as edhe njė shkak i vetėm tė prisnim qė, pas mė pak se dy ditėsh, tė ishte po ai (poeti dhe prozatori kanadez Fraser Sutherland, qė miqėsisht e thėrras Frashėr, thjesht pėr afėri shkronjore me vėllezėrit poetė dhe filozofė frashėrllijė) tė na njoftonte sėrish, kėsaj radhe pėr njė lajm skajshmėrisht tė rėndė...

    Shkuam dhe iu gėzuam oborrit tė pasmė tė shtėpisė sė tij tė thjeshtė thuajse veē librore, sjelljes pa teklif tė bashkėshortes sė tij mes njė grupi miqsh tė familjes qė “mbase asgjė tjetėr tė pėrbashkėt s’kishim”, dhe natyrisht dlirshmėrisė sė djalit tė tyre universitar, Malcolm. 25 vjeēari Malcolm studionte pėr afėrsitė dhe afrimet mes religjioneve, dhe sillej me ne tė ftuarit –tė tė gjithė zejeve, profesioneve, racave e kulturave- si me ca shpirtra qė ishin aty pėr pak orė dhe pastaj kush e di nė cilat udhė do t’i kėrkonte pėrballimi i jetėve qė kishin zgjedhur.

    Dy ditė mė pas, ishim tė lutur tė besonim se Malcolm nuk jetonte mė. Mėngjezin tjetėr kishin shkuar ta zgjuanin, nė shtratin e tij, pa arritur dot...

    Kėsaj radhe shkuam nė kishė, ku Lamtumira pėr Malcolm, njėherėsh me dhimbjen pėr humbjen e pamatshme, gjente rast tė sillte nė kujtesėn e pjesėmarrėsve detaje dhe momente tė mėhershme nga jeta e tij.

    Pėrmendja e tyre “sikur…” e lehtėsonte ndarjen qė, edhe ajo, e pėrkohshme ėshtė.

    Shtatė-tetė muaj tė tjerė mė pas, ėshtė sėrish Fraser, qė na ftoi nė promovimin e njė libri me poezi, titulluar “The philosophy Of As If”. A thua si vazhdim tė zbulimit tė “afėrsive dhe afrimeve midis jetėve dhe pėrtej-jetėve” tė tė birit...

    Ose si shembėllim tjetėr i filozofisė” sė njė dhimbjeje tjetėr, nė anėn tjetėr tė oqeanit njerėzor, se pėr jetėn mund tė shkruhet sidomos pas vdekjeve...

    Nė faqen e parė tė librit, si kushtim, lexojmė:

    Do tė dėshiroja njė mendje tjetėr, njė trup tjetėr dhe njė tjetėr jetė.

    Mos ėshtė ca si shumė kjo qė kėrkoj?

    Fraser Sutherland, nuk e zė n’goje tė birin. As jetėn as pas-jetėn e tij. Ai thjesht luan fjalėsh me “sikur-e”. Prej nga ka zgjedhur edhe titullin e librit: “The Philosophy Of As If”. Por, me dy fjalė, ē’ėshtė filosofia e “sikur…”

    …mbėshtet pėrshtatjen e njė kėndvėshtrimi me “…sikur” ndaj njohurive, fakteve, tė kuptuarit dhe vetėdijes. Kėshtu njerėzit inkurajohen tė testojnė apo pėrshkojnė konstrukte tė ndryshme tė ngjarjeve meprirjen pėr t’i parė se ē’mund tė ndodhė nėse ata veprojnė “sikur” kėto konstrukte janė siē marrin pėrsipėr t’I shohin ata. “Sikur…” plotėson nocionin inspirues tė alternativizmit konstruktiv, qė bazohet nė idenė se ka njė infinit mėnyrash e rrugėsh pėr tė ndėrtuar jetėn dhe botėn.

    Tėrė ē’ka njerėzit ėshtė mirė tė dijnė nė kėtė sipėrmarrje letake, ėshtė tė relaksojnė konstruktet e diēkaje, t’i gėzohen mundėsisė sė njė konstrukti apo forme tjetėr, dhe mė tej testimin e kėtyre varianteve sikur ato tė jenė trajta tė tjera tė vėrteta.

    Nėse kėto alternativa nuk provohen dot tė dobishme (por, edhe nėse po, testohen si thjesht eksperimente), ndokush mund tė vazhdojė tė formulojė variante tė tjera konstruktesh tė tė njėjta ngjarjeve dhe veprimeve me “sikur…” nė vend tė mėparshmeve. Duke inkurajuar kėtė mėnyrė lojacake tė eksplorimit, orvajtja bėhet njė eksperiment qė njerėzit e pėrdorin si verfikim tė ndėrtimit dhe qėndresės sė hipotezave tė veta.



    -
    Gazeta Standard, 2010

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    INTERVISTĖ - Faruk Myrtaj: Ku i gjetėn oazet ata nė atė shkretėtirė

    INTERVISTĖ - Faruk Myrtaj: Ku i gjetėn oazet ata nė atė shkretėtirė


    Faruk Myrtaj: Ku i gjetėn oazet ata nė atė shkretėtirė



    Ėshtė lindur mė 4 mars 1955, nė Selenicė tė Vlorės ku edhe pėrfundoi, mė 1974, shkollėn e mesme tė pėrgjithshme, gjimnazin. Pėr shkak tė absurdit politik tė kohės, iu privua pėr njė kohė tė gjatė e drejta pėr studime tė larta. Iu desh tė kryente mė parė shėrbimin e detyrueshėm ushtarak (2 vjet) dhe tė punonte (pėr 5 vjet) punėtor nė minierėn e bitumit nė Selenicė. Studimet e larta i kreu nė vitet 1983-1988, prej tė cilave u diplomua inxhinier minierė (markshajder), nė Universitetin e Tiranės. Si inxhinier punoi njė vit nė minierėn e qymyrgurit Memaliaj, Tepelenė.Nė nėntor 1989 vjen nė Tiranė, si gazetar nė “Zėri i Rinisė”. Prej atėherė ka punuar nė fushėn e gazetarisė, nė disa gazeta si “Alternativa”, “Rilindja Demokratike”, “Republika”, “Albania”, nėndrejtor i pėrgjithshėm nė Agjencinė Telegrafike Shqiptare (ATSh.), zėdhėnės shtypi nė Ministrinė e Kulturės Rinisė e Sporteve dhe sė fundi nė Agjencinė e Tregtimit dhe Shpėrndarjes sė Librit Artistik e Shkencor, Tiranė. Prej fillim viteve '80, ka qenė i pranishėm nė shtypin dhe letėrsinė shqip. Me 3 nėntor 2003 emigroi pėr nė Toronto, Kanada, ku jeton bashkė me gruan, djalin dhe vajzėn e tij.


    Ju i pėrkisni brezit tė shkrimtarėve qė krijuan nė njė periudhė jo tė lehtė. Si e kujtoni atė periudhė tė krijimtarisė tuaj dhe si do ta gjykonit sot letėrsinė e shkruar gjatė kohės sė komunizmit?
    Mbase nuk do tė isha marrė kurrė me letėrsinė, nėse do tė mė ishte dhėnė e drejta pėr nė Universitet. Ishte viti 1974, kur, dikush, nė kinemanė e Selenicės, ku po zhvillohej diskutimi popullor (pėrvojė e revolucionit kulturor proletar kinez), pėr lejimin apo jo nė universitet, u shpreh: ”Le tė mėsojė sa tė dojė F.Myrtaj, p.sh. nuk ka pėr tė marrė universitet nga Pushteti Popullor...!” M”u lejua vetėm pas 9 vjetėsh. Kur u diplomova, mė 1988-ėn, s”ndjeva asnjė gėzim pėr diplomėn e inxhinerit tė minierave. Megjithatė, nė kėto vite pėrfitova tė drejtėn pėr t”u parė dhe ndjerė si ”i padėshiruar”. (Bėri njė pėrpjekje poeti Xh. Spahiu, qė unė tė filloja tek Zėri i Popullit, por arritėn - Letrat Anonime!). Origjina prej shtresės sė mesme, vitet e minierės, tortura e pafund shpirtėrore e prindėrve qė bėnin gjithēka pėr tė na shkolluar, diktuan tė lexuarin, tė menduarin e, natyrisht, tė shkruarin. S”mund tė kisha nota entuziazmi ndaj pushtetit. Nė rrethin familjar ai ishte send i huaj. Vjershat e tregimet e hershme kishin nismė dhe gjendje minierėn, njeriun nė nėntokė, atė qė hynte e dilte ēdo ditė nga trojet e varreve. Ishte shpėtuese e justifikuese pėr mua. Secili ka paguar ēmimin pėr atė kohė. Ndokush hoqi dorė nga tė shkruarit, njė tjetėr shkruante e nuk botonte, dikush e pati vėshtirė tė jetonte, njė tjetėr i gjeti tė gjithė rrugėt tė hapura. Tė gjithė ishin tė pėrgjuar, por jo tė gjithė ndėshkoheshin. Diktaturės mund t”i bėnte hile vetėm ndokush qė kishte bėrė marrėveshjen me tė...Krijimtaria nuk mund tė gjykohet. Ajo ėshtė dėshmi e pakthyeshme. Letėrsia lexohet ose jo. Ai qė ”gjykohet” ėshtė autori. I vendosur nė kohėn e Djeshme, pa bėrė llogaritė pėr Sotshmen.

    Duke u ndalur sėrish tek kjo letėrsi, cili ėshtė vendi i saj nė kohėt e sotme?
    Sot e kėsaj dite, shtypi dhe njė pjesė e opinionistėve vazhdojnė tė lakojnė emrat e autorėve tė lanēuar ato vite. Edhe pse shkrimtarėt qė nuk u penguan apo u favorizuan nuk lexohen mė. Ndaj u hapėn kanatė faqet e gazetave, krahas kujtimeve tė byroistėve. A thua rrojmė nėn propagandėn e djeshme. Shkruhet edhe sot ēka kemi ndjerė dje, kur edhe si lexues ishim nėn trusni! Nuk marrim mundimin t”i rilexojmė librat nė fjalė. Pėr tė verifikuar sė paku shijen e tyre! Nuk mund tė kishte diktaturė jetėgjatė pa letėrsinė dhe hierarkinė e saj. Edhe ata shkrimtarė qė gėzonin talentin, sot nuk ndjehen mirė: ku i gjetėn oazet ata nė atė shkretėtirė Pėrderisa kishte aparate tė pėrkryera pėrgjimi e syēeltėsie, si ndodhi qė nuk funksionuan pėr ta Si rastisi qė kundėrshtarėt e tyre letrarė pėrkojnė njė pėr njė me kundėrshtarėt e komunizmit Si guxuan dhe si mundėn t”i siguronin pėrkthyesit prej radhėve tė ish-tė burgosurve, kur dihej se ē”tė priste po tė flisje rastėsisht nė rrugė, me ndonjėrin nga ata. Si e morėn guximin tė kapėrcenin kufijtė e izolimit, kur dihet se vetėm zogjtė mund ta bėnin njė gjė tė tillė, pa lejen e autoriteteve! Kam prirjen tė besoj se tė shkruarit me realizėm e sinqeritet i pėrgjigjeve tė kėtyre pyetjeve e tė tjera, do tė ishte mė e mirė se letėrsia e asaj kohe. Kadare mė ngjan se po bėn pikėrisht kėtė, duke e kuptuar se diktatori, pėrkthyesit dhe shkrimtarėt janė tė gjithė tė vdekshėm, por askush nuk ta falė qė biografinė ta rishkruash si krijimtari apo letėrsi dokumentare! ”Letėrsia ėshtė letėrsi dhe biografia biografi”, por tė gjallėt s”mund tė mos sillen si tė gjallė, me sy, vesh, zė, ndėrgjegje, reagim: viktimat dhe dėshmitarėt e dhunės nuk mund tė bėjnė sikur nuk ka ndodhur gjė. Brezat mė vonė po, ata le tė merren vetėm me librat e shkruar. Sot varret janė tė freskėt dhe kėngėn, pas fatkeqėsive tė mėdha, pritet ta hapė ai qė dhimbjen e ka mė tė madhe e jo ndokush qė bėn dasmė e martohet me gruan e tij me tė cilėn ka qenė i ndarė pa gjest legal e publik! Por s”do tė ishte mė e lehtė sikur tė merreshim thjesht me librat e asaj kohe. Sidomos librat e shpėrblyer e propoganduar (variantet origjinalė, jo tė ripunuarit pas ndryshimeve politike) kanė kusuret e tyre. Nė to njeriu ėshtė shpėrfillur, personazhit nuk i ėshtė lėnė asnjė shans si qenie ekzistenciale. Heroi i atyre librave, ashtu si vetė autorėt, ėshtė kryesisht qenie politike. Duhet kujtuar e pėrsėritur dhimbja e madhe pėr atė letėrsi: armiqtė e Pushtetit e tė Diktatorit janė armiq edhe tė autorit, edhe tė personazhit, me synimin e qartė qė tė transferohen edhe nė armiq tė lexuesit! Ajo letėrsi nuk lexohet mė si dikur, lexohet progresivisht pak, madje shumė mė pak do tė lexohet, dhe ky ėshtė qėndrimi i vetėm realist qė mund tė mbahet ndaj saj.

    Sėrish si njė vėzhgues i letėrsisė nė vite, si do ta gjykoje atė ēfarė ka ndodhur kėto 17 vjet me letėrsinė tonė?
    S”ėshtė e udhės tė kėrkojmė njėkohėsi ndryshimesh nė politikė dhe nė letėrsi. E, megjithatė, ju keni tė drejtė: pikėrisht ky lloj paralelizmi ka ndodhur : lista e shkrimtarėve ėshtė po ajo, shkrimtarė disidentė dalin po ata nė emėr tė cilėve propogandohej real-socializmi. Nė politikė dhe nė parlament janė po ata qė ishin ose po ata qė do tė ishin sikur tė mos ketė ndodhur asgjė. Demokracia qė ”lulėzon” sot, realisht ka nisur nė fund tė viteve ”80! Kujtohen takimet e inspiruara politikisht pėr hapjen e letėrsisė (siē u hapėn mbledhjet e organizatave!) Vetėtiu takimi i Letrarėve tė rinj nė Korēė. (E zuri nė gojė sėrish Preē Zogaj pak ditė mė parė, por s”di pse nuk tha se nė Korēė ndodhi gjithēka e ujdisur paraprakisht.) Siē ishte dhėnė leja pėr shkrimin e botimin e disa artikujve ”pėr zgjerimin e demokracisė” (”Zėri i Popullit”, ”Bashkimi” ”Drita”) apo pėr ”rishikimin” e disa autorėve tė ndaluar (”Zėri i Rinisė”). Ėshtė lakuar emri i T.Kekos nė takimin e Korēės. Keko mund tė kundrohet shembull se si mund tė riformatohet njė figurė jashtė natyrės e vlerave reale. Dori ishte dashamirės, me tė gjithė, por do tė vinte buzėn nė gaz po t”i atribuonin rolin e sfidantit real. Tek ai shfaqej njeriu qė s”bėnte keq, tek ai brofte dėshira e hapjes dhe e tolerancės, por ai s”kishte as shkak, as ide, tė rebelohej ndaj kohės qė e kishte formatuar. Dhe realisht, kurrė nuk u rebelua. Tingėllon e panatyrshme, kur kėrkohet t”i venė breroren atij tė njeriut qė s”bėnte kompromise. ”Po unė vetėm kompromise bėj! Veē ashtu e mendoj ndryshimin!”, do tė thoshte vetė, ai. Ardhur nė Tiranė nė nėntor 1989, nga njė jetė mė ndryshe, pata fatin t”i shoh edhe ngjarjet e personazhet me kėtė sy. Zyrat po pėrgatiteshin pėr pluralizmin. Letėrsia po kėrkonte tė shpėtohej, gjithashtu, fatkeqėsisht sikur tė kishte tė njėjtin fat me politikėn e bėrė dhe jo me atė qė pritej tė bėhej. Kjo mė ngjan si shkaku qė, edhe sot e kėsaj dite, letėrsia dhe autorėt e saj klasikė vazhdojnė tė vuajnė tė njėjtat ngėrē me politikėn. Ėshtė pa njė tė ardhme tė respektuar letėrsia qė s”ka shenja apo gurė kilometrikė pėr rrugicat, rrugėt, tė cilave s” di t”u bėj dallimin midis autorėve tė bulevardeve tė rrėpirave apo superstradave. Lėvizja e viteve ”90 me lehtėsi tė habitshme u ashtu quajt ”Pluralizėmi pėr Herė tė Parė” i shqiptarėve. A thua mund tė harrohet kaq kollaj ai i viteve ”30!... Letrat shqiptare, gjithashtu, nuk arrijnė tė pranojnė e tė shpallin domosdoshmėrinė e lidhjes e tė vazhdimėsisė jetike me letėrsinė e viteve ”30. Qė tė bėjnė kėtė, duhen pranuar pėrmasat reale, jo vetėm tė Nolit e Zogut, por edhe tė njė radhė figurash atdhetar-politiko-kulturore qė u kujdesėn pėr farėn e hedhur prej Rilindėsve. Pastaj duhet rishikuar tėrė farsa e pas ”44-ės, ”shokėrimi” i Lidhjes sė Shkrimtarėve prej ish-partizanėve dhe mė pastaj prej ish-studentėve tė Kampit Socialist. Madje, deri nė prapaskenėn e vitit 1990. Edhe pas ndryshimeve tė paevitueshme, vazhdoi po ajo logjikė. Paralelizmi vazhdoi: partitė politike u krijuan para se tė hapeshin burgjet politikė. Zotėruesit e lloj-lloj tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nuk shkuan kurrė deri tek njė Ndjesė (qoftė edhe kolektive) ndaj ish-tė burgosurve shkrimtarė qė u dėnuan politikisht. Grupi i krijuesve e publicistėve thirrur nė skenė nė fillim tė viteve ”80, pati shans tjetėr, shumė mė tė favorshėm se ai i viteve ”50-”60. Fatkeqėsisht, e ngjizėn opinionin letrar me tė njėjtin material prej tė cilit ata vetė u krijuan, nga parapėrgatitjet pėr pluralizmin. Midis tyre ka edhe krijues tė vlershėm, por mezi i gjen tė virtytshmit, teksa dinjitozėt janė thuajse mungues. Mbase trishtimi im ėshtė mė i madh sė largu, por si ka mundėsi tė thirren pėr shėrbime kaq shumė tė dosjuar Si ka mundėsi tė bėhet me mė shumė faj njė i dosjuar me dhunė, se sa dhunuesit e tij Por edhe ti, dhimbje-madhi im, kur tė shkojė ndėrmend pėr vetė-hapjen e dosjes, si nuk e rrėfeve deri nė fund Dosjen Tėnde dhe viktimat e tua, qė njerėzit tė kishin mundėsi tė shprehnin keqardhje, falje. Pėrballė, midis, apo mėnjanė tyre, ose me ndonjė fragment tė pėrbashkėt me pamjen zyrtare, e natyrshme kjo pėr kohėn, ėshtė pėrvijuar njė bashkėsi e pa-unifikuar krijuesish qė, nė se nuk do tė kenė sukses vetė, me siguri do hapin rrugė pėr tė tjerėt. Dihen vėshtirėsitė. S”ėshtė e lehtė tė sillesh ndryshe nė Tiranė dhe tė konfirmohesh po aty. Jam gati tė pėrmend njė varg krijuesish tė tillė. E kam bėrė edhe herė tjetėr. Botimet e tyre nė poezi, prozė e kritikė jashtė oborrit tė vjetruar tė letrave shqipe, po krijojnė fizionominė e re tė letrave shqiptare. Pėrkthehen e botohen nė botė pa ndihmėn e shtetit a tė partive. Rezervohem tė pėrmend emra. Nuk do tė doja tė ngjallja mėdyshje, anėsira, miqėsi e armiqėsi tė paqena apo tė panevojshme, shkaktuar qoftė edhe prej kėsaj lloj pėrmendjeje! Mund tė ketė edhe diferenca qėndrimesh (me njeri-tjetrin) pėr autorin e kėtyre radhėve, ndaj emrave tė lakuar apo nėn tekstėsuar, pėr letėrsinė e Djeshme, tė Pardjeshme, apo me raportet qė duhen mbajtur midis Fatit tė Autorėve dhe Fatit tė Librave tė tyre. Edhe pse disa nga autorėt (qė do tė doja tė pėrmendja), janė gjendur ndonjėherė duke u ”grricur” me njeri-tjetrin, jam i sigurt se ata bashkohen tek konceptimi i letėrsisė dhe sjellja e shkrimtarėve, si pjesė e udhė prirjes botėrore.
    S”kam droje se gjykohem si i pamatur apo jo i urtė, teksa shprehem se librat e kėtyre autorėve do t”i lexoja pa asnjė mėdyshje nė kėmbim tė atyre qė ende zbukurojnė listat e kahershme, por qė pėr fat nuk lexohen mė. Tingėllojnė mieranė zėrat nė ison e pėrzishme qė :”Nė periudhėn e tranzicionit nuk ka prurje tė konsiderueshme vlerash tė mėdha”. Edhe mė tė suksesshmit midis shkrimtarėve qė nuk u penguan apo u privilegjuan nė kohėn anti-letėrsi, e kanė veten nė dyshim, gjersa bėjnė shurdh-memecin, kur shtypi u hap mundėsinė nė debatet nė fjalė. Nėse nuk pėrdorin fjalėn, kur ajo kėrkohet tė thuhet, ē”u mbetet shkrimtarėve qė tėrė jetėn u renditėn vetėm e vetėm pas Triumviratit!

    Mund tė mė rrėfeni se si u pėrjetua liria nga ju dhe brezi juaj dhe sa e lehtė ishte tė mėsoje veten me njė ritėm tė ri?
    Ashtu si edhe tė jetuarit, tė shkruarit nė liri ėshtė mė delikat se tė shkruarit nė robėri, por mos mendoni ju se diktatura sjellė kryevepra! As Kadareja nuk mendon vėrtetė kėshtu! A e pėrfytyroni dot Kadarenė nė njė mjedis liberalėsh perėndimorė (jo si ai i Tiranės, ku i priste Pleniumi i Pashallarėve), nė njė mjedis ku ai tė mos detyrohet tė pėrdor nėntekstin, apo nė njė atmosferė ku tė mos laliste kėmbė sigurimsi (ama, jo si ata qė kanė gjalluar gjithnjė, gjoja nė shoqėri me tė) Ia vlen tė hulumtohet thelbi qė gjallon brenda lėvozhgės se fjalėve qė thuhen. Njė shkrimtar i menēur mė shumė se i talentuar nė robėri, gjithnjė ka prirjen tė shpjegojė mė vonė veprėn e tij. Pėr ta interpretuar sa mė pak tė qortueshme. Diktaturat si ajo e jona, ofrojnė subjekte tėrheqės e tė llahtarshėm, por tė shkruash (aq mė shumė tė botosh) kėrkon liri. Shkrimtari qė arrin tė gėzojė lirinė e tė shkruarit e tė botuarit nė diktaturė, duhet tė shndėrrohet nė njė amfib, qė gėzon tė mirat e ujit e tė steresė, kur dihet parimisht se pėr njė shkrimtar me pėrmasa nuk ėshtė e mirė tė ndodh kjo gjė. Pėr rrethanat, shkrimtari amfib ėshtė orvatur tė mjelė lopėn e politikės, nacionalizmit apo tė trajtimin e religjionit, si ideologji. Nė rastin euro-lindor, nacionalizmi ideologjik (komunist), realisht ishte internacionalizėm. Si internacionalizėm orvaten ta pėrdorin sot religjionin. Shkrimtarit i duhej tė shkruante njė ekspoze pėr shkrimtarėt reaksionarė vendas apo botėrorė, dhe ai e shkruante; i kėrkohej tė shkruante njė poezi pėr Stalinin, njė vjershė pėr tė verbrin Fuat Ēela, parathėnien pėr ”Heronjtė e Heshtur”, dhe e bėnte. Sot i vjen pėr shtat njė parathėnie prej (ose pėr) njė tė burgosur politik. Mbase tėrė ky kalvar ėshtė proces adaptues i individit-njeriut, qė nuk bėn aq kujdes pėr autorin qė e bart nė kurriz tė vet. Nė rastin e Kadaresė, kam prirjen e dėshirėn tė jetė njė lloj ndjese nėnteksti i parathėnieve nė librin pėr poetėt e pushkatuar tė Librazhdit dhe parathėnia nė botimin e dytė tė ”Rrno pėr me tregue” tė At Zef Pllumit. Madje njė ndjesė qė duhet lėvduar si e sinqertė, po tė kemi parasysh se (tashmė i Ndjeri) Pllumi, tė tri herėt nė librin e tij e pėrmend Kadarenė e djeshėm me ngarkesė jo pozitive. Askush nga autorėt e tjerė nuk e ka bėrė kėtė. Sado qė nuk i kapėrdijmė lehtė kėto pirueta, a thua do tė ishte mė mirė sikur edhe Kadareja tė koracohej nėn parzmoren karakteriale, si Agolli Tė vazhdosh tė mbetesh si i pa sy nė dritė, vetėm e vetėm se ke mundur tė pėrfitosh prej tė mezivėshtruarit nė terrėsirė Kjo ėshtė njėra nga mėnyrat e tė gėzuarit tė lirisė prej shkrimtarėve qė sido si u akomoduan, u ngjitėn dhe lulėzuan nė atė kohė tė pėrbindshme. Kam prirjen tė besoj se njė menēurak si Kadareja s”mund ta donte komunizmin. Sepse e pa me sy shtirjen nė selinė e letėrsisė ruse: vuri re shėmtimin qė i solli Gorkit pėrqafimi i ideologjisė; e pa se ku pėrfundon njė letėrsi qė ndahet nga tradita realiste (letėrsinė e madhe ruse tė para-revolucionit dhe me letėrsinė shqiptare tė para-luftės). Megjithatė, merret me mend nevoja e pushteteve politikė pėr shkrimtarėt: a ishte e lehtė mėnjanimi dorės sė shtrirė prej politikės A mund tė refuzoheshin shanset e ofruara A mund tė shmangeshin detyrimet pas pranimit tė tyre dhe, mė e vėshtira, si mundet vallė tė shpjegohesh sot pėrballė atyre qė, nė tė njėjtėn kohė, ndėrprenė atėherė tė shkruarit apo pėrfunduan burgjeve Komunistėt nė propagandė janė po aq tė pacipė dhe kurthngritės sa nė ėndrrėn e teorisė sė tyre pėr barazi e drejtėsi. Shkrimtarit i duhej tė shante edhe Perėndimin (ku realisht po lartėsohej edhe vet) kur kthehej prej andej, pra, duket qė s”mund tė ishte njeri i lirė. Si shkrimtar, brenda studios sė tij, ka qenė gjithė sesi i lirė. Krijuesi dhe vetia e talentit pėr tė qenė sfidues, u shfaqen realisht nė disa prej arritjeve tė tij jetėgjata. At Zef Pllumi (si tė ngjashmit e tij), ka njė raport tė pėrkundėrt: edhe pse i burgosur ai jetoi si njeri i lirė, liri qė prodhoi librat e tij. ”Rrno pėr me tregue”, ėshtė libėr i shkruar me jetė. Ndaj dhe jam i prirur t”i pėrgjigjem duke qeshur pyetjes suaj se si e pėrjetova lirinė dhe i gėzohesha lirisė sė saj! Sjellim ndėrmend fragmentin e kėsaj natyre tek Dimri i Madh. Pėrdorimi i ”zoti” apo ”zonja” nė komunikimin midis ”armiqve tė klasės” ishte njė lloj rezistence, por edhe shenjė shprese. Praktikė e natyrshme e atyre qė nuk u pajtuan e nuk u pėrshtatėn kurrė me komunizmin dhe uniformizmin nė emėr tė barazisė false. Janė tė mrekullueshme pėrsiatjet e Kadaresė pėr luftėn midis tė aftėve e tė pa-aftėve, edhe pse hakmarrja e tė deklasuarve, siē pėrshkruhet nė roman, mund tė lexohet nė dy kuptime (veti e letėrsive me nėntekst): Prej klasave tė pėrmbysura, tė shpronėsuara, tė persekutuara apo tė burgosura, mund tė lexohet si pėrmendje, si kujtesė: ” Njė ditė mund tė vijė edhe pėrmbysja juaj, bota vjen pėrqark, mos e teproni...”! Pėr kastėn nė pushtet, verbanėve tė saj, nė kuadėr tė praktikės sė luftės sė klasave, mund tė lexohet edhe si paranjohje ”Shikoni! Mėsoni se ē”janė klasat e pėrmbysura! Harrojini dhe pushojeni njė ēast luftėn ndaj tyre dhe.. do tė shihni se si gjallėrohen armiqtė...dhe si kanė pėr tė na varur... tė gjithėve! Letėrsitė, ashtu si edhe njerėzit, e presin nė mėnyra tė ndryshme ardhjen e lirisė, sado iluzive, e brishtė apo e paplotė qė tė jetė ajo. Nėse vijmė tek realitetet e shpėrfaqur nė vitet ”90, kujtoj ditėn e rrėzimit tė monumentit tė ”shokut Enver” nė Sheshin Skėnderbej. Unė u gjenda tek kangjellat e xhamisė pranė Sahatit. Pas pak minutash, kur makina tėrhiqte simbolin e rrėzuar pėrdhe`, pas turmės sė ekzaltuar, nė radhėt e para tė saj, unė vura re dikė, njė person qė ende kishte zyrė e titull dhe makinė nė pėrdorim nga njė institucion i rėndėsishėm pėr edukim. Thėrriste nė ekstazė: ”E shporrėm/ e shporrėm/ e shporrėm qelb...!” Doja ta besoja se ai e kishte nisur pastrimin tek vetja, qė ėshtė mė i vėshtiri. Ndonėse mund tė lexohej edhe si pėrgatitje pėr tė rimarrė pushtetin nė pluralizėm.

    Nėse i rikthehemi sėrish komunizmit: ndryshe nga sot, kishim lulėzim tė kritikės letrare edhe pse nė njė formė tė censuruar. Ēka ndodhur me kritikėn?
    Them se nuk ia vlen ta rikthejmė komunizmin qė tė provojmė lulėzimin e kritikės gjatė tij! Bashkohem me ata qė mendojnė se nga gjėrat qė kanė qenė munguese, mė shumė se gjithēka tjetėr, ėshtė kritika. Edhe mė e mjerė kritika letrare. Aty ku ka kritikė, s”mund tė mos ketė letėrsi tė vėrtetė. Ose: s”ka letėrsi aq tė shplarė sa ajo e kohės qė marrim nėpėr gojė! Ka pasur kritikė tė zotė, ashtu si shkrimtarė tė aftė, por zėri i tyre vyshkej mė parė se tė lulėzonte. Ajo ēka botohej si kritikė ishte porosi partie pėr artet dhe letėrsinė. Kritikėt janė pjesa mė e harruar e emrave tė djeshėm. Ata mė nė zė, mundohen tė ndreqin ēka shkruan nėn presion, por ndjehen nė shpėrfillje tė rreptė, ndonjėherė tė pamerituar. Ka pasur lulėzim kritike, nė dukje, qė krijoi hierarkinė e letrave shqipe: lartėsoi shkrimtarėt e partisė dhe, duke zhvilluar luftėn e klasave, mohoi, akuzoi, la nė anonimitet shkrimtarėt anti. Shkrimtarėt e mohuar po rikthehen, teksa askush nuk i kujton kritikėt. Paradoksi merr dimensionin e groteskut: Sepse edhe shkrimtarėt qė u lartėsuan prej tyre, as kėta nuk i zėnė nė gojė kritikėt! Mbase ia vlen tė ftillohet lėmshi i kėtij absurdi. Sinqeriteti i kritikėve mund ta bėj kėtė pėrkthjellim: Ka pasur apo jo kritikė letrare Nėse s”ka pasur, kush i madhoi dhe i bėri tė famshėm elitarėt e sotėm, nėse as kritika dhe as politika Nėse ka pasur, a nuk u duhet pohuar meritė afirmimi, bie fjala i kreut tė hierarkisė (Pak javė mė parė se Lessingu tė merrte Nobelin, dikush propozonte si kandidatė alternative tė Kadaresė, Rexhep Qosjen, madje pėrmendėn Kongolin, Aliēkajn, Mustafajn...). Mė tej akoma, nėse nė kritikė duhet llogaritur edhe mendimi i shkrimtarėve, mbi ē”bazė ėshtė mbėshtetur relativizimi dhe, si arėsyetohet heshtja e tė tjerėve (veē Treshes), kur debatohet pėr letėrsinė e djeshme Pranojnė qė s”janė veēse ilustrime tė realizmit socialist Pėr shkak tė talentit tė Treshes dhe mos-talentit tė tyre Pėrse nuk ngulin kėmbė nė pohimet e bėra pėr letrat shqipe, ose, nė tė kundėrtėn, pėrse nuk pohojnė tė qenin jo-socialiste tė letėrsive tė autorėve tė djeshėm Logjika ēalon nė tė dyja kėmbėt, absurdi mbetet absurd.

    Tetor 2007


    * * * * *


    Faruk Myrtaj ka botuar:
    1. ”Dielli i nėntokės', poezi, 1985
    2. ”Njerėz qė kam njohur", tregime, 1987
    3. ”Marrėveshje pėr tė jetuar", tregime-novelė, 1989
    4. ”Rroba e fjalėve gjithnjė ngushtė mė rri", poezi, 1991
    5. ”Pėrse druhemi nga nacionalizmi", esse, 1995
    6. ”Nudo Zyrtare", tregime, 1996
    7. ”Qyteti i Ministrave", roman, 1998
    8. ”Njerėzit janė tepėr", tregime, Shkup, Maqedoni, 2000
    9. ”Luftėtarėt vriten nė paqe", tregime, Prishtinė, Kosovė, 2003
    10. ”Nudo Zyrtare", ribotuar, Vatra, Shkup, Maqedoni, 2006
    11. ”Hijet e Virgjėreshave", tregime, Arbėria, Tiranė, 2006

    Ēmim: Libri ”Nudo Zyrtare” ėshtė shpėrblyer me ”Ēmimin pėr Librin mė tė mirė me tregime pėr vitin 1996”, nga Ministria e Kulturės e Rinisė e Sporteve.

    Ka pėrkthyer nė shqip nga anglishtja:
    1. ”Toleranca, pragu i paqes”,”Tolerance, the threshold of peace” Betty Reardon, UNESCO.
    2.”Pushteti i G.G.Markez”,”The poėer of G.G.Marquez”, Jon Lee Anderson
    3. ”William Sarojan, tregime e novela”, "The best stories of Ėilliam Saroyan”
    4. ”Stina e mallit”, ”No great mischief”, Alistair MacLeod
    5. ”Harpa e barit', ”The grass harp", Truman Capote

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •