Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    LDK kunder Jahjages..

    A po e gabon LDK-ja cakun, kur po kėrkon “kokėn” e Jahjagės?

    Adrian Ēollaku

    Lidhja Demokratike e Kosovės kėtė javė tregoi se ishte shumė serioze nė atė qė e deklaroi pėr sa kohė radhazi, se nėse nuk respektohet marrėveshja politike e arritur vitin e kaluar ndėrmjet Hashim Thaēit- Isa Mustafės dhe Behgjet Pacollit pėr zgjedhjen e presidentes, atėherė ajo do ta bllokojė reformėn zgjedhore dhe kushtetuese. Drejtuesit e partisė mė tė madhe opozitare nė vend u tėrhoqėn nga reforma zgjedhore. Kushti i tyre ėshtė shumė i qartė- dorėheqja e presidentes Jahjaga dhe respektimi nė tėrėsi i kėsaj marrėveshjeje qė u arrit nė prill tė vitit tė kaluar. Ky veprim i LDK-sė, nė pamje tė parė duket si i ngutshėm dhe jo i analizuar mirė, apo mė mirė tė themi veprim inatēor (shpresoj tė mos mė akuzojė kryeministri Thaēi pėr plagjiat, ngase me sa mė kujtohet, edhe ai e ka pėrdorur kėtė shprehje pėr Isa Mustafėn). Nuk e di nėse drejtuesit e LDK-sė i kanė analizuar tė gjitha efektet qė mund t’i ketė njė vendim i tillė pėr tėrheqje nga reforma zgjedhore, dhe ajo ēka mund tė arrijnė me kėtė vendim. Sė pari, me kėtė tėrheqje LDK-ja vetėm sa do t’i bėjė telashe vetes me ndėrkombėtarėt. Presioni i ndėrkombėtarėve do tė rritet dita-ditės, derisa ta detyrojnė atė t’i kthehet reformės zgjedhore. Sė dyti, shpresoj qė LDK-ja nuk ka “harruar” se nė Kosovė ende ka ambasada tė huaja dhe sėrish do ta detyrojnė qė t’u kthehet proceseve nė vend, nė kėtė rast reformės zgjedhore dhe kushtetuese, siē ndodhi me zgjedhjen e Jahjagės nė krye tė shtetit. Dhe krejt nė fund, LDK-ja e Isa Mustafės duhet ta dijė se marrėveshja politike me tė cilėn u zgjodh Atifete Jahjaga nė krye tė shtetit ėshtė antikushtetuese, sepse me kėtė marrėveshje janė shpėrfillur tė gjitha procedurat demokratike. Dhe nė anėn tjetėr, vendimi i Gjykatės Kushtetuese ėshtė definitiv, pavarėsisht a pajtohemi ne me tė apo jo, tekefundit kėshtu e parasheh Kushtetuta, qė e kanė votuar edhe LDKja, edhe partitė tjera. LDK-ja njė gjė duhet ta pranojė se kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, sė bashku me ambasadorin amerikan Christofer Dell, ia kanė luajtur lojėn. Dhe marrja me pasojat e kėsaj “loje” ėshtė e kotė, sepse tani ėshtė shumė vonė qė tė ndryshohen gjėrat. Partia e Mustafės nuk e ka asnjė mekanizėm qė ta detyrojė Jahjagėn qė tė japė dorėheqje. Ajo kėtė gjė mund tė bėjė nė tri situata: nėse asaj ia merr mendja, kuptohet nėse kėtė ia kėrkojnė “miqtė” ndėrkombėtarė, apo edhe nėse bash pėr kėtė insiston kryeministri Thaēi. Pėr sjelljen e Jahjagės tė mos flasim. U pa se pėr tė pushteti ėshtė shumė i kėndshėm… Ndėrkaq, ato qė po i thotė Jahjaga se “nuk guxon…” tė japė dorėheqje janė pallavra dhe janė fjalė qė i kanė thėnė “miqtė” ndėrkombėtarė qė t’i thotė. Iniciativa e LDK-sė qė ta rrėzojė Jahjagėn mund tė shkojė huq. Por, edhe po ta zėmė se LDK-ja arrin qė ta rrėzojė Atifete Jahjagėn nga posti i Presidentit, sėrish partia mė e madhe opozitare nuk ka arritur qė ta kapė objektivin e duhur. Pushteti real sot nė Kosovė ėshtė Partia Demokratike e Kosovės, mė saktėsisht kryeministri Thaēi me Co., e tij, i cili vendos pėr ēdo gjė. Madje, edhe pėr atė se ēka duhet tė flasė Presidentja nėpėr fjalime. Se pėr institucione tė tjera tė mos flasim, sepse ai ka kontroll 100%. Nėse LDK-ja e ka pėrnjėmend qė ta bėjė opozitėn ashtu si duhet, atėherė adresa ėshtė Qeveria dhe kryeministri Thaēi me Co., sepse edhe po ta rrėzojnė Atifete Jahjagėn, ata nuk kanė bėrė asgjė. Ndoshta do t’ia bėnin edhe njė argat mė shumė Hashim Thaēit. A mundet Europa tė mbijetojė? A po e gabon LDK-ja cakun, kur po kėrkon “kokėn” e Jahjagės? Timothy Garton Ash koment debat Europianėt nuk duhet ta braktisin pėrfundimisht shpresėn e themeluesve. Pa bashkėpunim nė rritje nė rang global, bota e shekullit 21 mund t’i pėrngjajė fundit tė shekullit 19 nė Europė me rivalitetet e fuqive tė mėdha. Nė shansin mė tė mirė, Europa mund tė bėhet jo vetėm njė tjetėr gjigant, por mund tė ofrojė shembullin e njė tjetėr bashkėpunimi gjigantėsh shumėkombėsh.

    mapo

    ---------------------


    adhahile cfar m don kjo LDK qe lufton JAhjagen?
    Mos jan ma te mire kta hajnat e lahperat ne kryesi te LDK-se?

    Jahjaga po i kryen detyrat mire.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Krasniqi nuk e quan tė gabuar marrėveshjen pėr presidenten

    Prishtinė, 3 shtator - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi tha sot se marrėveshja mes tre liderėve pėr zgjedhjen e presidentit nuk ka qenė e gabuar, por sipas tij, politika kosovare duhet mėsohet tė respektojė marrėveshjet dhe vendimet e Kuvendit.

    Ndryshe, Krasniqi pėrsėriti qėndrimin se zgjidhja e problemeve duhet tė kėrkohet nga nėnshkruesit e marrėveshjes pėr presidentin. Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, sipas raportimit tė RTK-sė, tha se pėr tejkalimin e situatės pas largimit tė LDK-sė nga Komisioni pėr reforma zgjedhore, veprim ky qė lidhet me marrėveshjen pėr presidentin, zgjidhja duhet tė kėrkohet nga vetė nėnshkruesit e marrėveshjes.

    Sipas tij marrėveshja pėr presidentin nuk ka qenė e gabuar, por duhet tė respektohet.
    “Njė marrėveshje qė pastaj ka rezultuar me njė rezolutė tė Kuvendit tė Kosovės, unė nuk do ta quaj tė gabueshme, por politika kosovare duhet tė mėsohet ta respektojė marrėveshjen dhe vendimet e Kuvendit”, theksoi ai.
    Kurse, Ismet Beqiri nga LDK-ja tha se rezoluta e miratuar nė Kuvend pas marrėveshjes pėr presidenten ende ekziston, por ajo nuk po zbatohet, prandaj nuk ka arsye qė LDK-ja tė vazhdojė punėn nė komisione.
    “LDK-ja po insiston dhe ėshtė shumė parimore mė respektimin e asaj qė ėshtė legjitime, marrėveshjes dhe rezolutės sė kuvendit tė Kosovės, prandaj ėshtė shumė qesharake, pėr tė thėnė se LDK-ja po bėn bllokimin e proceseve Kjo nuk ėshtė e vėrtet”, tha Beqiri.
    Beqiri ka hedhur poshtė edhe deklaratat se kinse LDK-ja ka kėrkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e amandamenteve qė kanė tė bėjnė me presidenten.
    Ndėrkaq, Ardian Gjini nga AAK-ja e sheh nevojėn ndryshimeve nė kodin zgjedhor, pa kushtėzime me zbatim tė marrėveshjeve.
    “Ne kemi hy nė kėtė proces pėr shkak se mendojmė se duhet tė pėrmirėsohet kodi zgjedhor, jo se pėr shkak se duhet tė respektohet marrėveshja apo ēka do qoftė tjetėr”, theksoi ai.
    ...

    http://www.koha.net/?page=1,13,113783

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •