Nishani flet ne Kosove sikur po viziton Somaline, dhe po flet per kufijte e Somalise.
Ne te keqen e kemi brenda. Pa u zhdukur Nishan, Berishe, Rame, Mete, Nano e kompani, nuk behet Shqiperia....
-----
30 Gusht 2012 - 13:00 | Shqiperi
Kosovė, Nishani: Dialogu, i vetmi mjet pajtimi me Serbinė, mos prekni kufijtė
PRISHTINĖ- Kosova e lirė, e pavarur, demokratike dhe sovrane ėshtė sot jo vetėm njė realiteti i pakthyeshėm, por njė faktor i domosdoshėm pėr paqen, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik nė gjithė rajonin e Ballkanit, deklaroi sot nė Prishtinė presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bujar Nishani.
Gjatė vizitės sė tij tė parė nė Kosovė, nė cilėsinė e presidentit, Nishani ėshtė pritur nga presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga. Tė dy presidentėt mbajtėn njė konferencė pėr mediat pas takimit. Ndėrkohė, po sot nė nder tė kreut tė shtetit shqiptar, Kuvendi i Kosovės mbajti njė seancė solemne.
Kuvendi seancė solemne, Nishani: Kosova kryefjala e aktivitetit tim
Kreu i shtetit shqiptar gjatė fjalės sė tij nė Kuvendin e Kosovės, nė seancės solemne tė mbajtur nė nder tė tij, duke shprehur mirėnjohjen e thellė pėr ftesėn dhe mikpritjen e ngrohtė, theksoi se cėshtja e Kosovės do tė jetė kryefjala e aktivitet it tė tij presidencial.
Angazhohem para jush dhe popullit tė Kosovės se gjatė mandatin tim, Kosova do jetė kryefjala e aktivitet tim, pėr njohjen e saj, si dhe mbėshtetja e saj pėr nismat rajonale dhe rrugėn e integrimit euroatlantik. Mbetem i bindur se ju do gjeni kurajėn pėr tu ngritur mbi motivet politike pėr tė gjetur zgjidhje pėr cėshtje tė Kosovės,- deklaroi Nishani.
Nishani ritheksoi qėndrimin e Shqiperisė se cėshtja e kufijve tė Kosovės ėshtė e mbyllur.
Mbėshtesim bisedimet teknike Kosovė-Serbi, dhe vijat e kuqe tė shtetit tė Kosovės, marrėveshjet duhet tė arrihen sa mė shpejt qė tė sigurojmė pjesėmarrjen e Kosovės nė cėshtjet rajonale. Shpreh qėndrimin e Shqipėrisė se cėshtja e kufijve ėshtė e mbyllur dhe ne njohim kufijtė e Kosovės,- u shpreh Nishani.
Konferenca Nishani-Jahjaga
Presidenti i Shqipėrisė Bujar Nishani theksoi vizita e tij e parė si President nė Kosovė do tė shėnohet si kujtimi mė i bukur nė jetėn e tij.
Kreu i shtetit shqiptar deklaroi se Kosova e pavarur ėshtė tashmė njė realitet i pamohueshem, duke nėnvizuar pėrparimin e madh qė ėshtė bėrė sė fundi. Nė konferencėn e pėrbashkėt me presidenten e Kosovės Atifete Jahjaga, i pyetur se cili ėshtė qėndrimi i tij pėr formati e ri tė bisedimeve nė dialogun politik me Serbisė dhe Kosovės, kreu i shtetit shqiptar shprehu qėndrimin se komunikimi ėshtė i vetmi mjet pėr tė zgjidhur problemet mes 2 shteteve. Nishani theksoi se mbėshtet kėto angazhime tė Kosovės.
Shqipėria ka mbėshtetur dhe do vijojė tė mbėshtesė angazhimet e Kosovės, tė parlamentit e qeverisė nė kontaktet dhe bisedimet e komunikimit. Dialogu ėshtė mjeti mė efikas dhe mė evropian i trajtimit sot tė tė gjitha problemeve qė mund tė kenė vendet e ndryshme. E shkuara e Kosovės ka qenė e mbushur me vėshtirėsi dhe sakrifica, por e ardhmja e gjithė Ballkanit ėshtė qė tė gjithė duhet tė komunikojnė dhe sepse dialogu ėshtė mjeti pėr tė fituar frymėn e zhvillimit e pajtimit dhe prosperitetit.
Qėndrimin e Nishanit e vlerėsoi dhe presidentja kosovare Jahjaga, e cila shtoi se dialogu ka nxjerrė gjithmonė Kosovėn fituese ndaj nuk ka arsye qė tė mos vijojė. Dialogu ėshtė e vetmja alternativė qė duhet tė normalizohen marrėdhėniet mes Kosovės dhe Serbisė. Nuk ka alternativė tjetėr qė ka pas ky proces deri tani sa dialogu dhe ky duhet tė mbyllet nė interes tė integrimit europian. Dialogu realizohet si njė proces i vullnetshėm dhe duhet tė jetė i qėndrueshėm. Kosova nuk ka dalė humbės nė gjithė proceset e bisedimeve, por fitues. Dhe nė gjithė marrėvėshjet e zhvilluara deri tani kemi qenė fitues.
Mė tej ishte Nishani qė komentoi dhe pėrfundimin e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Sipas presidentit tė Shqipėrisė, ky moment do tė shėnojė njė hap tjetėr historik pėr Kosovėn. Momenti i heqjes sė mbikėqyrjes sė Kosovės ėshtė njė moment tjetėr historik qė hap rrugė tė re nė konsolidimin e shtetit, tė institucioneve tė saj, nė zhvillimin e prosperitetit. Marrėdhėniet kanė qenė tė shkėlqyera dhe do tė mbeten tė tilla. Nė kėtė kontekst zhvillimet do tė njohin gjithmonė bashkėpunim dhe frymė miqėsie dhe kontribut tė vazhdueshėm.
E pyetur se cfarė pėrfaqėson heqja e mbikėqyrjes pėr Kosovėn nė marrdhėniet me Shqipėrinė, Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga tha se, "kufiri mes Kosovės e Shqipėrisė do tė jetė njė kufi europian qė bashkon njerėzit.
Axhenda
Pas takimit me homologen kosovare, Presidenti Nishani takohet me Isa Mustafėn, Kryetar i Prishtinės ndėrsa nė mesditė, takohet me Kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi, e mė pastaj do mbahet Seancė solemne e Kuvendit tė Kosovės pėr nder tė Presidentit Nishani.
Sipas axhendės sė njoftuar nga Presidenca kosovare, pasdite bėhen Homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe vizitė nė Familjen Rugova.Nė vazhdim, Presidenti Nishani viziton Kishėn Katolike nė Binēė tė Vitisė.
Tė premtėn, paradite Presidenti Nishani mban njė ligjėratė nė Universitetin AAB si dhe do tė zhvillojė homazhe te Kompleksi Memorial Adem Jashari dhe vizitė nė familjen Jashari.
Homazhe do bėhen edhe pasdite te Varrezat e Dėshmorėve nė Gllogjan dhe vizitė nė familjen Haradinaj, pas vizitės nė Manastirin e Deēanit.
Pasdite Presidenti Nishani do jėtė nė vizitė edhe nė Prizren, nė Kompleksin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe nė Xhaminė e Sinan Pashės.
(d.b/e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt