Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 106
  1. #11
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Orku!

    "Natyra ka sensin e humorit" ka thene dikur nje fizikant i njohur. Ne vertet kemi arritur sot njefare zhvillimi (e kam fjalen per zhvillimin intelektual), por kjo eshte pasoje e pervojes se akumuluar nder shekuj ne memorjen gjenetike te cdonjerit prej nesh.
    Kur Darwin-i fliste per perzgjedhjen natyrore, midis te tjerave theksonte se nje gjallese "perdor" mutacionet qe kane ndodhur ne brezat paraprires per te perfeksionuar vetveten. Se si ndodh kjo gje ka shume hipoteza shpeshhere kontradiktore, por nje gje eshte e sigurt, rezultati eshte i dobishem.
    Kjo "memorje" gjenetike ne psikologji njihet me termin instikt. Jane instiktet qe na drejtojne ne shume situata kur llogjika deshton ose nuk vepron ne kohen e duhur.

    Kjo "memorje" per te cilen po flas nuk do te thote se perdoret ne cdo moment te jetes se nje qenieje por vetem atehere kur shfaqet nevoja per tu vetembrojtur nga nje rrezik qe mund te coje ne zhdukjen e qenies.
    Shumica e kesaj nuk perdoret kurre dhe kjo eshte ajo te cilen une e quajta ne shkrimin e mesiperm fuqi potenciale e njeriut.

    Persa i perket faktit se njeriu nuk ka per te shmangur kurre vdekjen po te them 2 fjale.
    Eshte e vertete se ndoshta nuk do ta mposhte por e mira per njerezimin eshte qe vdekja te ekzistoje. pse?

    Raca njerezore ashtu si edhe cdo gjallese tjeter eshte ne evoluim e siper. Mutacionet vazhdojne te ndodhin ne cdo moment. Shumica e tyre jane te pafrytshme madje edhe te demshme, por llogaritet qe 1 mutacon ne 1000 vjet eshte i dobishem dmth eshte nje hap perpara ne rrugen e evolucionit. Si pasoje brezat e rinj jane me te evoluar se paraardhesit dhe kjo iu jep nje avantazh ne procesin e "perzgjedhjes natyrore".
    Brezat e "prapambetur gjenetikisht" nuk mund te konkurojne me ta, madje do te behen nje pergese per evolucionin. Natyra ka zgjedhur nje rruge (me te thjeshten) per te eleminuar kete konkurence. Dhe kjo rruge eshte VDEKJA.
    Nje brez pasi ka perfunduar detyren e tij ne evulucion duhet ti jape mundesi brezit te ri per te vazhduar me tej. Psh. ekualipti ose sekuoja te cilat jetojne rreth 500-1000 vjet paraqesin shume mutacione me pak se nje qenie si disa lloj insektesh qe jetojne me pak se 12 ore. Si pasoje pershtatja ndaj kushteve te reja te jeteses eshte shume me e veshtire per nje qenie qe jeton gjate.

    Keto jane thjesht principet e perzgjedhjes naturore dhe ndoshta nuk kam sjelle aq shembuj sa duhet por po te kesh ndonje pyetje mund te tregohesh me specifik dhe do mundohet te te pergjigjem sa me qarte.

    Pershendetje, S.

  2. #12
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Une nuk e mohoj as perfeksionimin dhe as memorien genetike kuptimi i se ciles ne shume raste shkon pertej instiktit por asnjeri nga shembujt qe ke sjelle nuk shpjegon pyetjen qe te bera....si ka mundesi qe ne e vetmja qenie inteligjente e universit jemi kaq inferiore ndaj asaj qe ka arritur rastesia e materies pa llogjike.

    Ne jovetem nuk jemi ne gjendje te njohim sic duhet veten, jo vetem nuk arrijme dot te shfrytezojme plotesisht potencialet tona, jo vetem nuk jemi ne gjendje te prodhojme asgje organike por nuk jemi ne gjendje as te kuptojme nje seri fenomenesh natyrore.... kjo do te thote se rastesia dhe materia dilkan shume me te afta sesa inteligjenca jone.

    Nga te gjitha ekuilibrat natyrore qe sigurojne ekzistencen tone ne nuk jemi ne gjendje te kontrollojme asnje...atehere kush i kontrollon rastesia ????

    Une mendoj se ata qe nuk besojne Zotin nuk e besojne jo per shkak te mungeses se provave sepse ata i atribojne natyres(materies) thuajse te njejtat fuqi (perjashto boten e pertejme) qe ne i atribojme Zotit, por aresyeja e mosbesimit qendron ne paaftesine per te pranuar dicka superiore ndaj vetes te cilen nuk e shohim.

    Por kjo nuk vlen per cdo koncept.... te gjithe ketu besojne se universi eshte i pafund....kush e ka shetitur per ta vertetuar ???

    Megjithate e besoni pa e vertetuar...ndersa kur vjen puna tek Zoti thoni jo.

    A e dini ju se e gjithe dija njerezore prej dites se pare e deri me sot per dokumentimin e se ciles jane dashur mijera km² bibloteka miliarda libra, disqe, kompjutera, shirita , pllaka,memorie e cdo forme tjeter regjistrimi do mund te rregjistrohej ne nje kordon ADN 13 cm te gjate !!!! E pra une refuzoj te pranoj se ate qe nuk e arrin dot inteligjenca ime e paska arritur inteligjenca e materies vetvetiu.

  3. #13
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Atehere une po te bej vetem nje pyetje.

    Cfare thote bibla ose kurani rreth malformacioneve gjenetike?

    Si ka mundesi qe nga nje qenie e pandryshuar fizikisht qe nga dita e pare e krijimit te lindin qenie me kod gjenetik jo identik (psh. s. Dawn, Klineffelter, Turner etc.) Krijimi e hedh poshte kete mundesi e megjithate ato ndodhin.

    S.

  4. #14
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Po Zotin vete dini gje kush e krijoi

    pash shume mendime dhe pyetje te ndryshme ketu , dhe pothuajse cdo pergjigje del se Zoti eshte nismetari i gjithckaje...Di njeri po Zoti si u krijua ? kush eshte? ka qene ndonjeher njeri si ne?
    LuM i RrEmByEr

  5. #15
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    pershendetje vjosa

    ne qofte se me lejoni do deshiroja ti pergjigjesha pyetjes tuaj dhe pres mendimet e tua rreth kesaj ceshtje.

    kam mendimin ne qofte se zotin do e kishte krijuar dikush atehere ate dikush do e kishte krijuar dikush tjeter e keshtu me rradhe. pra kjo do vazhdonte ne pafundesi por kjo smund te jete e vertete pra duhet te jete dikush qe ka eksistuar gjithmone(pa fillim dhe mbarim) dhe qe eshte krijuesi i gjithckaje dhe sigurisht krijesat e tij smund te kene veti krijuese(pos me lejen e tij) se prape do vazhdonte nje cikel .
    Kuran (57:3) Ai është i pari që s'ka fillim dhe i fundit që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë.

    megjithese kjo eshte e veshtire te konceptohet nga njerezit sepse gjithcka ne toke ka fillim dhe mbarim por shpresoj qe pjese e mesiperme te te binde sadopak.

    (Kuran,Bekare 255). All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç'po u ndodhë dhe ç'do t'u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Ky ajet quhet edhe "Ajetul-Kursij")
    Ndryshuar për herë të fundit nga rudo : 21-03-2003 më 19:08

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Ruud.
    Ato teorite e Kuranit njiheshin qindra vjet para Mohamedit nga Babilonasit apo Zoroastrianet.
    Pse nuk thote Kurani , ne c fare viti e krijoi Zoti Universin ,kur e krijoi njeriun e pare ,dhe pse nuk krijoi vetem Token dhe Diellin por krijoi gjithe keto Galaksi dhe Yje qe nuk hyn ne pune.
    Pra mos na tregoni PRRALLA me partizan ,por mundouni te jeni me serioz.
    Thnx

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    EJ MOS E SHIF VETEN DHE BOTEN NE KETE SITUATE QE JE TI.
    KURANI ZBRITI PER TE GJITHE KOHERAT DHE JO VETEM PER KOHEN TENDE APO TIMEN.PRANDAJ PYETJA JOTE ME DUKET SE E GJETI PERGJIGJEN

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Pyetj ime ka kete kuptim .
    Kurani eshte fjala e Zotit .
    Tani si shpjegohet qe keto fjale te Zotit diheshin disa mijera vjet me pare nga rraca te tjera ,por qe ata nuk thoshin qe jane fjale te Zotit ?
    Ku ta di une qe Profeti pasi mori keto te dhena nga libra te tjere ,tha qe mi dha Zoti .
    Sikur te dhenat e librave fetare mos te dieshin me pare ,atehere do ishte ndryshe .
    Gj t m .

  9. #19
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar më parë nga gladiator
    Tani si shpjegohet qe keto fjale te Zotit diheshin disa mijera vjet me pare nga rraca te tjera ,por qe ata nuk thoshin qe jane fjale te Zotit ?
    Ku ta di une qe Profeti pasi mori keto te dhena nga libra te tjere ,tha qe mi dha Zoti .
    Sikur te dhenat e librave fetare mos te dieshin me pare ,atehere do ishte ndryshe .
    Gj t m .
    Gladiator, une ta jap mendimin tim, por ti mos me keqkupto.
    Me fjalet qe i the mesiper ti vec i vertetove fjalet e Kur'anit ku thuhet se Zoti ka derguar pejgambere shume popujve ne periudha te ndryshme kohore. Te gjithe ata kane perhapur idene e njejte, por ne forme dhe permbajtje qe i pershtateshin kohes, gjegjesisht shkalles se vetedijes te njerezve. Prandaj, nuk eshte e cuditshme nese disa gjera nga kultura te ndryshme perputhen. Por per shkak se ato shpallje me kalimin e kohes kane filluar te keqinterpretohen apo modifikohen, shpallet Kur'ani per t'i zevendesuar. Kur'ani nuk eshte shpallur per te thene ate qe nuk eshte thene kurre, por per ta dhene te verteten e pashtremberuar.
    Ne baze te fakteve historike, Muhamedi nuk ka qene ndonje bibliotekist apo kolekcionar i librave, bile se paku ne kohen kur i ka ardhur shpallja nuk ka ditur shkrim-lexim.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Mr Taho.
    Mos ja fut kot .
    Buda dhe Zoroastri nuk thane qe neve na foli Zoti.
    Sepse ata nuk ishin FEMIJE kopshti.

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Perse Zoti na krijoi?
    Nga buja_20 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 13-11-2014, 07:56
  2. Çfarë ju mësoi shpirti i shenjtë?
    Nga buja_20 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 16:43
  3. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Krijimi i Njeriut
    Nga ardi_pr në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 11:19
  5. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •