Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 106
  1. #21
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar më parë nga Shën Albani
    Fete qe kemi jane fe lokale te krijuara per te miren e ndonje kombi, dhe jane ne kundershtim me logjiken e shendoshe njerzore!!!
    ...
    Perralla hebraike. Njeriu ekziston tash e me shume se 6 milion vjet ne kete planete, feja tash e 5000 vjet.
    Po e ze se pajtohem me kete konstatim. Por, nuk e kam te qarte o Alban perse insiston t'i kthesh te gjithe shqiptaret ne krishterizem. Nese religjionet jane perralla, perse njerezve ua imponon perallat krishtere duke qene i vetedijshem se jane perralla.

    Alba Maus,

    Nese cdo pasoje ka shkaktarin e vet dhe ti nisesh mbrapa drejt shkaktarit te pare, patjeter se vjen deri te pika pertej se ciles nuk mund te shkosh. Ne piken e singularitetit, koha nuk ekziston, prandaj eshte e pakuptimte te pyetet se cka ka ekzistuar para saj, mund te thuash se ajo pike ka ekzistuar "gjithmone". Me shperthimin e pikes se singularitetit, forca qe e ka bere kete ka bartur edhe "informaten" e cila ka determinuar ligjet e fizikes te cilave i nenshtrohet materia e krijuar. Keshtu thone disa teori bashkekohore; dallimi eshte ne ate se fetaret ate force iniciale e quajne Zot. Pra, nuk mund te mohohet se "diçka" e ka krijuar universin, ndersa procesin e krijimit deri ne detaj mund ta dije vetem ai qe e ka krijuar e jo mendja e kufizuar njerezore. Dallimi eshte vetem ne ate se kush si e quan ate force.
    Si perfundim, Zoti e ka krijuar universin. Ai ka ekzistuar gjithmone, edhe ne ate kohe kur koha nuk ka ekzistuar dhe do te ekzistoje prape edhe nese i gjithe universi "tkurret" prape ne nje pike singulariteti dhe kur koha te pushoje te ekzistoje.

    Me nderime,
    Tahoxi
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  2. #22
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Tahox!

    Ka teori shkencore qe pak a shume japin nje shpjegim se si jemi krijuar ne dhe gjithe universi. Disa me shume te komplikuara dhe disa me pak te komplikuara, megjithate japin nje shpjegim dhe shume aspekte te ekzistences tone i mbeshtesin ato.
    Ceshtja e Zotit eshte me e thjeshta midis gjithe atyre teorive pasi niset nga parimi "cdo gje e krijuar ka nevoje per nje krijues". Kam pare shume shembuj qe jepen ne mbeshtetje te kesaj, biles edhe Bibla thote:"...ashtu si nje shtepi ndertohet nga nje arkitekt, ashtu ka krijuar Zoti token...". Nejse keto po i them sa per te hyre ne teme.

    Pse nuk shpjegon, madje kundershton, teoria e krijimit faktin qe shume qenie jane ne faza te ndryshme te evolucionit (per kete ka prova)? Pse nuk e pranon krijimi "perzgjedhjen natyrore" dhe "pershtatjen"? Pse nuk e shpjegon krijimi "cfare jane instiktet"? etj, etj si keto qe ekzistenca e Zotit i hedh poshte por fakti eshte se ekzistojne dhe cdo njeri eshte deshmitar i kesaj.

    Pra zoti bie ne kundershtim me ato gjera qe ne i shohim dhe i jetojme. Qe te pranojme krijimin duhet te hedhim poshte ekzistencen tone. Si rrjedhim i edhe ekzistenca e Zotit do te thote mosekzistenca e njeriut. Por ne ekzistojme...

    S.

  3. #23
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar më parë nga SuNRiSeR
    "...ashtu si nje shtepi ndertohet nga nje arkitekt, ashtu ka krijuar Zoti token...".
    Po mire, cfare ka jologjike ne kete?
    Nese ne jemi duke kerkuar pergjegjie logjike, konform mendjes njerezore, nje krahasim kaq i qarte pse te konsiderohet jologjik? Nese Krijimi eshte dic jashte diapazonit te mendjes njerezore, atehere nuk ia vlen ta kerkojme pergjegjien sepse nuk do ta gjejme kurre. Por, nese pergjegjien qe e kerkojme duhet te jete kompatibel me mendjen njerezore, cfaredo spjegimi jashtetokesor sado i sakte te jete do te jete i paperceptueshem per njeriun. Duhet te kesh parasysh se krahasime te tilla behen qe e verteta t'i behet e qarte edhe njerezve te cilet nuk mirren me studjimin e fizikes kuantike. Te rralle jane njerezit e nivelit te Ajnshtajnit apo te Hawkingut, te cilet mbase jane ne gjendje t'i kuptojne aspektet e Krijimit (prape, jo te gjitha aspektet), por konstatimet qe i kane nxjerre assesi nuk eliminojne nevojen per ekzistimin e nje Krijuesi, vetemse ate inicues mund ta quajne me ndonje term te fizikes, por nuk e eliminojne dot. Nuk besoj se ndonjehere mendja e njeriut do te arrije te kuptoje se si u krijua Krijuesi sepse eshte jashte "zones se mbulimit" te mendjes njerezore.
    Pra, perderisa ekzistojne krijesat, duhet te ekzistoje edhe Krijuesi. Meqenese ne jemi krijesat veshtire mund ta kuptojme logjiken e Krijuesit, prandaj eshte injorance nese mohojme dic qe nuk mund ta kuptojme; me e drejte eshte te besojme.
    Sa i perket evolucionit, vlen e njejta. Nese qeniet e gjalla zhvillohen dhe ky zhvillim eshte ne perputhje te plote me ligjet e natyres, kjo prape do te thote se evolucioni zhvillohet me vullnetin e Zotit i cili i ka "shpikur" keto ligje. Pra, edhe nese vertetohet teoria e Darwinit, kjo assesi nuk do ta eliminoje Zotin, sepse ato krijesa i nenshtrohen ligjeve te fizikes, kimise dhe biologjise, ligje keto qe jane krijuar bashke me materien. Nese universi ka evoluar dhe eshte zhvilluar ne disa faza (kete e thone edhe shkenca, edhe feja), nuk perjashtohet mundesia se edhe qeniet e gjalla evoluojne, por vertetimi apo mosvertetimi i kesaj teorie nuk mund ta eliminoje Zotin si krijues (i botes, universit, materie) dhe drejtues (permes ligjeve te natyres apo ndonje menyre hyjnore).

    Me nderime, Tahoxi
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  4. #24
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    E ke gabim kur thua qe po u vertetua teoria e Darwinit, kjo nuk do ta eliminoje zotin.

    Krijimi nuk pranon evoluimin fizik te qenieve qe jetojne ne toke. Te pakten sipas Bibles Zoti e krijoi njeriun te plotesuar nga te gjitha aspektet gje qe e bente nje qenie qe ishte ne majen e zhvillimit dhe si pasoje nuk kishte se perse te evoluonte me tej.

    Perseri sipas Bibles njeriu i kishte te gjitha gjerat qe kishte nevoje kur u krijua, duke nisur nga ushqimi dhe po ashtu ishte i plotesuar nga ana shpirterore me prezencen e Zotit. Nga kjo del qe njeriu nuk kishte se pse te perpiqej te evoluonte, kur nuk kishte nevoje per kete.

    Ekziston edhe nje teori tjeter qe pohon se evolucioni filloi pasi njeriu mekatoi, por ajo i referohet evolucionit intelektual dhe nuk ka te beje me temen tone. Por edhe sikur te behej fjale per evolucionin ne teresi nuk do te ishte e mundur pasi njeriu nuk beri hapa prapa ne evolucion kur mekatoi dhe te duhej te evoluonte per te arritur aty ku ishte.

    Pra evolucioni dhe krijimi nuk mund te bashkeekzistoje.

    S.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    shifni propabiliteti i formimit te proteines rastesisht ne toke eshte 1 ne 10 ne fuqi te 950 , kurse ne matematike probabiliteti zero eshte 1 ne 10 ne fuqi te 50.
    si ju duket kjo per rastesine e krijimit?????????

  6. #26
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Po ty si te duket qe bibla thote qe njeriu ka vetem 6000 vjet ne toke? E pranon ti kete? Ne rast se e pranon diskutojme pastaj.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Postuar më parë nga SuNRiSeR
    Orku!

    Kur Darwin-i fliste per perzgjedhjen natyrore, midis te tjerave theksonte se nje gjallese "perdor" mutacionet qe kane ndodhur ne brezat paraprires per te perfeksionuar vetveten. Se si ndodh kjo gje ka shume hipoteza shpeshhere kontradiktore, por nje gje eshte e sigurt, rezultati eshte i dobishem.
    E para punes , ne kohen e Darwinit DNA as qe nuk imagjinohej dhe jo me te flitej per mutacionet.Darwini nuk foli tjeter vecse per seleksionin natyror por me zbulimin e DNA-se Neo-darwinistet dolen me idene se muatcionet qenkan mekazmi i evolucionit.

    Tjetra , nuk e di se nga e ke marre kte informacion kaq te sakte persa i perket "mutacioneve te dobishme" Nuk kemi arritur akoma te shohim ndonje mutacion te dobishem edhe pse shkencetaret jane munduar te nderhyne ne DNA e jo me pastaj te kemi ndryshime te dobishme rastesisht.
    Peace!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Ju lutem lexoni me kujdes

    Para se te fillojme pergjigjen e pyetjes do doja ne filim te percaktonim se cfare eshte nje pyetje?

    Pyetja eshte nje fjali qe kerkon informacion , ose ndryshe nje pergjigje

    Po pergjigja c'eshte?

    Pergjigja eshte shpjegimi per dicka te panjohur qe paraqitet ne pyetje.

    Duke qene keshtu , themi me siguri se existenca e nje pergjigje detyron existencen e nje pyetje , ose ndryshe , nese nuk ka pyetje atehere nuk ka pergjigje.Keshtu pra psh nese ne percaktojme se macja eshte nje kafshe qe nuk flet dhe dikush ben pyetjen " a flet macja kinezce?" , per kte pyetje nuk ka pergjigje.Kjo eshte nje gabim llogjik duke qene se ne vetvete permban nenkuptimin se macja FLET.Pergjigja "macja nuk flet kinezce" nuk eshte e sakte se ne vetvete kjo pergjigje nenkupton qe macja flet por jo kinezce.Po ashtu nuk do te ishte e sakte pergjigja"macja nuk flet" sepse kjo ne te vertete eshte pergjigja e pyetjes "A flet macja?"

    Nje pyetje tjeter mund te jete "A eshte Gjermania kontinenti me i madh ne bote?" Sigurisht qe definicioni i Gjermanise eshte se gjermania eshte nje shtet ose vend por jo kontinent dhe nese dikush do pergjigjej duke thene se "gjermania nuk eshte kontinent" ne fakt i eshte pergjigjur pyetjes "a eshte gjermania kontinent?" Nese dikush do pergjijgej se"gjermania nuk eshte kontinenti me i madh ne bote" kjo nuk eshte pergjigje e sakte sepse nenkupton(implikon) se gjermania eshte kontinent.Pra pyetja "A eshte gjermania kontinenti me i madh ne bote" eshte llogjikish e gabuar duke marre parasysh percaktimin (definition) e Gjermanise.

    Eshte shume e rendesishme gjithashtu te kujtojme pavlefshmerine llogjike te pyetjes "kush e krijoi Zotin?"

    Fillimisht rikujtojme se c'eshte Zoti? Ne besojme se Zoti krijoi gjithshka : kohen , hapesiren, materjen, energjine , jeten dhe llogjikisht Krijuesi nuk mund te jete i nenshtruar ketyre ligjeve nder te cilat koha dhe hapesira(mos harroni qe Ai existonte para krijimi te tyre)

    Gjithsesi , duke pare pyetjen e mesiperme shohim se ajo mban me vete nenkuptimin se Zoti i eshte nenshtruar kohes.
    Jo vetem kte por edhe ai qe gjoja na paska krijuar Zotin i qenka nenshtruar kohes.Pra pyetja ne vetvete nenkupton se koha na qenka nje ligj i perjetshem , jo i krijuar dhe gjithshka i qenka nenshtruar asaj Te gjithe e kuptojme qe kjo nuk eshte e vertete.Koha eshte vetem nje prej ligjeve te universit e cila varet nga shpejtesia e veshtruesit dhe shpejtesia e drites dhe mund te behet 0(teorikisht) pra te eleminohet. Duke qene se koha eshte pjese e universit dhe Zoti nuk eshte pjese e universit(universi u krijua) , detyrimisht Ai nuk i nenshtrohet kohes pra eshte i perjetshem
    Te besh nje pyetje qe permban mohimin e ketyre ligjeve dhe nenkuptimin se Zoti i nenshtrohet kohes eshte njesoj sikur te mos kishe bere pyetje fare (sepse as qe i takon Zotit kjo pyetje).
    Kjo sepse pyetja permban nenkuptime te pavlefshme gje qe e ben ate te papranueshme , jo-shkencore dhe te pakuptimte.Njesoj sikur te pyesje "sa te gjere apo te ngushte jane kendet e rrethit?" Duke qene se kjo pyetje permban nje kontradikte ne vetvete (duke ju referuar percaktimit te"rrethit") kjo pyetje eshte e pakuptueshme gje qe zhvlereson qenien e saj si pyetje, efektivisht pyetja nuk existon.

    Pra te nderuar Shqiptar nese doni te ngreni nje pyetje te tille fillimisht duhet te vertetoni qe koha eshte absolute e pastaj te veni Zotin ne nenshtrim te saj.Njesoj sikurse do duhej ne fillim te vertetohej qe macja flet e pastaj te behej pyetja "a flet kinezce?"

    Ju lutem edhe nje here ta lexoni me kujdes !!!

    Peace!!
    ND
    Peace!

  9. #29
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Akus!

    Kur permend Darwin-in kam parasysh teorine e evolucionit, me gjithe plotesimet qe i jane bere dhe pas Darwinit prandaj mos u kap pas emrit Darwin. Biles per me teper evolucioni ne formen qe ka marre sot vetem bazat ka tek Darwin-i, megjithate ne shpesh i referohemi si teoria e evolucionit sipas Darwin-it.

    Sa per punen e mutacioneve te dobishme: Eshte e vertete qe shumica e mutacioneve jane te demshme, biles shkaterrimtare disa here per nje gjallese. Pak me siper pashe nje llogari matematikore mbi mundesine e formimit te proteines. Ne baze te matematikes llogaritet qe probabiliteti i nje mutacioni qe con ne krijimin e nje tipari te ri eshte 1 here ne 1000 vjet. Cdo 1 mije vjet ndodh nje mutacion qe con ne zhvillimin e dickaje te re, nje tipari, nje pershtatshmerie, etj. Kjo eshte ajo qe quhet "mutacion e dobishem". Nderhyrjet artificiale ne ADN vertet nuk kane pasur sukses per te bere te mundur kete mutacion, por mos harro qe mundesite per te provokuar nje mutacion artificial jane te panumerta, prandaj nuk mund te nxjerresh nje perfundim kaq te pergjithshem duke u nisur nga kjo. Megjithate nuk eshte e vertete qe nuk jane bere mutacine te dobishme. Une te kujtoj ketu psh. ne agrikulture mutacionet qe iu behen disa lloje perimesh per te bere te mundur prodhimin jashte sezonit, per te rritur rendimentin etj. Edhe keto mutacione artificiale jane dhe kane dale te dobishme.

  10. #30
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Para pak ditesh po lexoja mbi Parimin e pasigurise se Heisenberg, dhe shkrimi yt me kujtoi nje fraze ku flitet qe cdo pergjigje qe i jepet nje pyetjeje eshte subjektive dhe jo reale sado e vertete te jete, pasi eshte thjesht nje grumbull fjalesh te vendosura ne nje rregull te caktuar dhe asgje me teper.

    Edhe ti ben nje goxha leksion linguistike, por kot dhe pa asnje rezultat pasi ketu ne po diskutojme per dicka dhe gjate diskutimit lindin shume pyetje te tjera dytesore qe plotesojne temen kryesore.

    Ndersa sa per punen e eshte pyetja llogjike apo jo, varet se nga cfare perspekrive e shikon ate pyetje. Psh. edhe S. Freud flet per krijimin e zotit por nuk ka dale njeri te thote qe eshte nje pyetje jo llogjike pasi ai i referohet menyres se si njeriu krijoi figuren e zotit. Po e marr kete si shembull per te treguar qe pyetja: kush e krijoi Zotin ka kuptim per shume njerez, ndoshta jo per ty dhe per shume te tjere, por jo te gjithe maten me metrin tend.

    Ne rast se dikush pyet a eshte Gjermania kontinenti me i madh atehere kjo eshte nje shenje injorance dhe nuk ka te beje fare me temen mbi te cilen po diskutojme. Besoj me kupton se c'dua te them.

    Dhe sa per ceshtjen e kohes, Einstein thote qe koha eshte e vetmja gje qe nuk i nenshtrohet ligjit te relativitetit pasi nuk ka as fillim dhe as mbarim. Zoti eshte ceshtje dytesore, pasi ne rast se nuk i nenshtrohet kohes do te thote qe ai ka krijuar kohen dhe ne rast se kjo nuk eshte e vertete atehere perfundimi eshte qe Zoti ka nje fillim. Mundesia e vetme qe as zoti te mos i nenshtrohet kohes dhe koha te qendoje jashte relativitetit eshte qe Zoti dhe Koha te jene e njejta gje. Varet nga menyra se si e sheh. Ky eshte relativiteti, varet se kush eshte per ty sistemi i referimit, dhe a eshte i njejte me ate te te tjereve qe diskutojne?

    Pershendetje, S.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Perse Zoti na krijoi?
    Nga buja_20 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 13-11-2014, 07:56
  2. Çfarë ju mësoi shpirti i shenjtë?
    Nga buja_20 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 16:43
  3. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Krijimi i Njeriut
    Nga ardi_pr në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 11:19
  5. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •