Orku!
"Natyra ka sensin e humorit" ka thene dikur nje fizikant i njohur. Ne vertet kemi arritur sot njefare zhvillimi (e kam fjalen per zhvillimin intelektual), por kjo eshte pasoje e pervojes se akumuluar nder shekuj ne memorjen gjenetike te cdonjerit prej nesh.
Kur Darwin-i fliste per perzgjedhjen natyrore, midis te tjerave theksonte se nje gjallese "perdor" mutacionet qe kane ndodhur ne brezat paraprires per te perfeksionuar vetveten. Se si ndodh kjo gje ka shume hipoteza shpeshhere kontradiktore, por nje gje eshte e sigurt, rezultati eshte i dobishem.
Kjo "memorje" gjenetike ne psikologji njihet me termin instikt. Jane instiktet qe na drejtojne ne shume situata kur llogjika deshton ose nuk vepron ne kohen e duhur.
Kjo "memorje" per te cilen po flas nuk do te thote se perdoret ne cdo moment te jetes se nje qenieje por vetem atehere kur shfaqet nevoja per tu vetembrojtur nga nje rrezik qe mund te coje ne zhdukjen e qenies.
Shumica e kesaj nuk perdoret kurre dhe kjo eshte ajo te cilen une e quajta ne shkrimin e mesiperm fuqi potenciale e njeriut.
Persa i perket faktit se njeriu nuk ka per te shmangur kurre vdekjen po te them 2 fjale.
Eshte e vertete se ndoshta nuk do ta mposhte por e mira per njerezimin eshte qe vdekja te ekzistoje. pse?
Raca njerezore ashtu si edhe cdo gjallese tjeter eshte ne evoluim e siper. Mutacionet vazhdojne te ndodhin ne cdo moment. Shumica e tyre jane te pafrytshme madje edhe te demshme, por llogaritet qe 1 mutacon ne 1000 vjet eshte i dobishem dmth eshte nje hap perpara ne rrugen e evolucionit. Si pasoje brezat e rinj jane me te evoluar se paraardhesit dhe kjo iu jep nje avantazh ne procesin e "perzgjedhjes natyrore".
Brezat e "prapambetur gjenetikisht" nuk mund te konkurojne me ta, madje do te behen nje pergese per evolucionin. Natyra ka zgjedhur nje rruge (me te thjeshten) per te eleminuar kete konkurence. Dhe kjo rruge eshte VDEKJA.
Nje brez pasi ka perfunduar detyren e tij ne evulucion duhet ti jape mundesi brezit te ri per te vazhduar me tej. Psh. ekualipti ose sekuoja te cilat jetojne rreth 500-1000 vjet paraqesin shume mutacione me pak se nje qenie si disa lloj insektesh qe jetojne me pak se 12 ore. Si pasoje pershtatja ndaj kushteve te reja te jeteses eshte shume me e veshtire per nje qenie qe jeton gjate.
Keto jane thjesht principet e perzgjedhjes naturore dhe ndoshta nuk kam sjelle aq shembuj sa duhet por po te kesh ndonje pyetje mund te tregohesh me specifik dhe do mundohet te te pergjigjem sa me qarte.
Pershendetje, S.
Krijoni Kontakt