Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 106
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Po "zotin" vetë dini gjë kush e krijoi?

    Kemi lexuar dhe degjuar qe Zoti krijoi gjithesin dhe cfar do qe ekziston ne natyre.Po zotin kush e krijoi?Di kush ti japi pergjigje kesaj pyetje?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    ... fantazia e njerezve
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Perendia eshte Krijuesi!

    A e di se cdo te thote kjo fjale?

    Qe nuk mund ta krijonte dikush tjeter, sepse atehere nuk do te ishte Krijuesi i gjithckaje.

    Thjesht, Ai ishte, ekzistonte, Ai eshte Perjetesia, Pafundesia.

    Ne njerezit me kaq pak grame tru qe kemi duam qe te kuptojme gjera qe nuk mund te hyne ne trurin e njeriut.

    Thjesht disa gjera i pranojme duke besuar, sepse nuk i kemi pare kurre.

    Me respekt Abigail
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    E dashur Alba

    Nese do te ndjekesh kronologjine e krijimit patjeter duhet te ndalesh tek nje burim pertej te cilit nuk mund te shkosh.
    Sipas gjykimit tend cfare eshte me racionale, ti veshesh vleren absolute nje sendi pa gjykim dhe aresye apo te njohesh vullnetin e Zotit ??? Une mendoj se universi dhe krijesat jane teper perfekte per te qene konkluzion i pavetedijes.

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Une jam ne dileme se kujt ti besoj, nje cifuti apo nje cobani analfabet?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    po pra dhe une kete desha te dij?Po ti Nuh paske pyetje me shume se sa une..))
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    prishtinë
    Postime
    100
    pyetja eshte me te vertete interesante .

    çdo pasoje e ka nje shkak qe ka ndodhur pak me heret keshtu vime deri te ideja qe duhet te kete pasur nje shkak te parë,besimtaret e marrin si justifilim zotin qe ishte gjithone i pavarur nga koha dhe hapesira .ky i fudit e beri shkakun e pare dhe te gjitha gjerat jane zhvilluar nga ai shkau i pare.

    po pasi qe merret se se zoti ka egzisur "gjithmone " atehere deh mund te mendojme se diqka mund te egzistoje pa arsye ashu siq eshte pune a zotit.

    pa me thuani pse materja nuk mudëka te egzintonte gjitmone ,
    po e njejta materie atehere dhe tash veq me pak ndryshime ?
    mendoj prandaj jam egoist

  8. #8
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Do bej vetem nje verejtje te vogel ne fillim. Nuk ka pyetje pa pergjigje. Cdo pyetje ka nje ose disa pergjigje, tjeter pune ne rast se ne jemi apo jo ne gjendje t'i pergjigjemi. (Koncepti i ngulur thelle ne ndergjegje eshte armik me i keq i se vertetes se sa genjeshtra)

    Psikologjia e sheh zotin si perpjekja e njeriut primitiv per te exteriorizuar fuqine dhe potencialin njerezor qe ai nuk mund ta kuptonte dhe ta perdorte.
    Sot per shembull magjia moderne perdor kete potencial dhe jo invokacionet e engjejve dhe demoneve. Dhe me besoni qe funksionon.
    A. Crowley shkruante: " ...njeriu eshte injorant per sa i perket fuqise qe fshihet brenda tij, nga kjo rrjedh qe cdo limit apo kufizim qe ne caktojme eshte iracional dhe pakuptim..."

    Pra njeriu kishte nevoje per ti caktuar dikujt kete fuqi qe ai e dinte qe ekzistonte por nuk mund ta kuptonte se ku e kishte burimin. Zgjidhja per ti dhene nje forme ishte t'ia atribuonte dikujt tjeter. Per sa kohe qe nuk mund t'ia caktonte nje njeriu tjeter i cili gjithashtu kishte te njejten nevoje zgjodhi figura te paarritshme me fuqi pa limit dhe i materializoi duke i gdhendur ne dru dhe ne gur. Keshtu linden perendite e para primitive.
    Me vone, duke evoluar dhe duke kuptuar nje pjese te potencialit te tij njeriu i hiqte perendive nje fuqi te cilen e realizonte dhe me forcat e tij dhe i shtonte dicka te paarritshme.
    Rezultati eshte Zoti qe kemi sot.

    T'ju bej une nje pyetje.
    Ne rast se mjekesia do arrinte te sheronte te gjitha semundjet ekzistente ne toke a do t'i lutej njeri zotit per sherim kur te ishte i semure apo do te shkonte me vrap tek mjeku?

    Me pak fjale Alba per mua... Zoti u krijua dhe vazhdon te ekzistoje nga mosnjohja e njeriut se cfare eshte dhe nga nevoja per ngushellim dhe mbrojtje nga dicka me e madhe se ai.

    Nietzche flet edhe per shume te tjera motive se pse njeriu kishte nevoje per nje zot. ( Lexo Human, all too human).

    Pershendetje S.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Jam plotesisht me iden tende Sunriser,dhe kjo ka qen me kohe llogjika ime,dhe pikerisht e shtrova ket pyetje,por ketu ka shume vete qe nuk kan nje ide te njejte,por llogjika te con tek pergjigjja jote,sepse po te kishte realisht nje Zot,do ta perfaqsonte veten dhe sot sikur e "paska" paraqitur perpara 2000viteve,ku njerzit kan qen te pazhvilluar dhe kan besuar plotesisht .Por une nuk jam ne kundershtim qe te mos besojn ne ne Zot,sepse njeriun sikur e cliron dicka,dhe mban te pakten shpresa,dhe nuk tregohet pesimist.Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Po te marri te mireqene ate qu thua ti qe njeriu ka ne vetvete potenciale te pashfrytezuara dhe qe eshte e vertete atehere lind vetvetishem pyetja kush na i dha keto potenciale te cilat ne zotet e vetvetes nuk jemi ne gjendje ti aktivizojme dhe perdorim sipas deshires.

    Eshte njelloj sikure te cohesh nje mengjes te bukur dhe ta shohesh veten mbret mes nje thesari te cilin ti vete nuk je ne gjendje ta krijosh biles as ta shfrytezosh plotesisht...dhe pastaj te thuash qe kjo u krijua vete.

    Njeriu eshte kaq i nderlikuar dhe kur vjen puna ne nje pafundesi historie ai arriti te kuptoje elementet e formimit vetem para 50 vjetesh... a e kuptoni se llogjika, shkenca dhe vetedija jone jane akoma vjet drite mbrapa asaj qe ju e quani teoria e evolucionit.

    Me fjale e tjera i bie qe ne e vetmja inteligjence e njohur e universit (sipas jush) te jemi nje tufe injorantesh perpara inteligjences dhe perfeksionit te krijuar nga materia pajete dhe pa llogjike.

    Nuk dua te perseris veten por nje fizikant i pyetur per mundesine e krijimit te universit dhe jetes prej rastesise iu pergjigj.... nese dikush do t'iu thoshte qe fryu nje ere e forte dhe ngriti ne ajre njer grup hekurishtesh me te cilat beri nje avion a do ta besonit ???

    Universi nuk eshte kaos por nje perfeksion ligjesh te cilat sigurojne ekzistencen e tij...e njejta gje vlen edhe per jeten ne toke dhe njeriun...por kjo nuk mund te jete kurre nje konkluzion i materies pa llogjike.

    Une besoj dhe uroj qe njerezit te arrijne te sherojne cdo lloj semundje por ka dicka te cilen njerezit nuk do arrijne ta evitojne kurre.... Vdekjen. Por une nuk jam prej atyre qe besojne prej frikes....une mendoj se njeriu eshte i afte te shohe te drejten pertej interesit.

    Zoti ka derguar Profete ne cdo kohe dhe disa njerez gjithmone i refuzuan disa te tjere besuan....kush ju siguron juve se nese do te vinte nje profet sot njerezit serish nuk do ta vrisnin, ofendonin apo nuk do ti besonin.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Perse Zoti na krijoi?
    Nga buja_20 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 13-11-2014, 07:56
  2. Çfarë ju mësoi shpirti i shenjtë?
    Nga buja_20 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 16:43
  3. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Krijimi i Njeriut
    Nga ardi_pr në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 11:19
  5. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •