Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Hector Hugh Munro

    HECTOR HUGH MUNRO
    (1870-1916)


    Hector Hugh Munro me pseudonimin Saki, ėshtė shkrimtar anglez. Ai e filloi karrierėn duke shkruar satira politike pėr “Westminster Gazette.” Mė 1902 deri mė 1908, punoi si korrespondent i jashtėm pėr “Tory Morning Post” dhe si bashkėpunėtor i disa gazetave tė tjera. Ai ėshtė mė shumė i njohur pėr historitė e tij tė shkurtra, tė mprehta, disa herė kapricoze, shpesh cinike dhe tė ēuditshme. Ato janė pėrmbledhur nė librat: “Reginald” (1904), “The Chronicles of Clovis” (1911), “Beasts and Super-Beasts” (1914) dhe volume tė tjera. Mes veprave tė tjera tė tij janė dhe dy romane: “The Unbearable Bassington” (1912) dhe “When William Came” (1914). Munro u vra nė Francė nė Luftėn e Parė Botėrore.

    Pėrktheu Leonard Asllani




    LODRAT E PAQES





    - “Harvi”, tha Eleonora Bope, duke i dhėnė tė vėllait njė artikull tė prerė nga njė gazetė Londineze e mėngjesit tė 19 marsit, - “lexoje, tė lutem, kėtė mbi lodrat e fėmijėve. Rekomandon tamam disa nga idetė tona mbi influencėn dhe edukimin e fėmijėve”.
    “Sipas pikėpamjes tė kėshillit kombėtar tė paqes”, vazhdonte artikulli, “ka kundėrshtime tė forta mbi dhėnien djemve tanė regjimente luftėtarėsh, bateri pushkėsh dhe skuadra tė arteve tė ndryshme luftarake. Djemtė, komiteti e pranon, se nė mėnyrė tė natyrshme, adhurojnė zėniet dhe veshjet luftarake, por kjo s’duhet tė jetė arsye pėr t’i inkurajuar dhe ndoshta t’u jepet formė tė pėrhershme instiktive tė tyre primitive. Nė “Ekspozitėn e Shėndetit tė Fėmijėve”, qė do tė hapet nė Olimpia mbas tre javėsh, Kėshilli i Paqes do t’u tregojė prindėrve alternativa tė tjera brenda pėrmasave tė njėrės prej ekspozitave, asaj tė “Lodrave tė Paqes.”
    Njė manifestim do tė organizohet pėrpara pallatit tė Paqes tė Hagės, jo me manekinė ushtarėsh, po me manekinė civilėsh, jo me armė, po me plugje dhe vegla industriale. Shpresohet qė prodhuesit tė kuptojnė mesazhin e manifestimit dhe frutet tė shihen pastaj nė dyqanet e lodrave.”
    - “Ideja ėshtė me tė vėrtetė interesante dhe me shumė kuptim”, tha Harvi “Nė se do tė ketė sukses nė praktikė...”
    - “Ne duhet ta provojmė”, e ndėrpreu e motra. - “Ti do vish tek ne pėr Pashkėt dhe ti gjithmonė u sjell djemve lodra. Ajo do jetė njė rast shumė i mirė pėr ty tė inagurosh eksperimentin e ri. Shko nėpėr dyqane dhe bli modele dhe lodra tė vogla me veshje tė jetės civile me aspekte nga mė paqėsore tė saj. Sigurisht, ju duhet t’ua shpjegoni fėmijėve lodrat dhe idenė e re. Mė vjen keq, po lodra e “Rrethimit tė Adrianopojės” qė ua dėrgoi halla e tyre, Suzana, nuk kishte nevojė fare pėr shpjegime. Ata njihnin tė gjitha uniformat dhe flamujt, bile edhe emrat e komandantėve tė tyre. Kur njė ditė i dėgjova tė pėrdornin nga fjalėt mė tė papėlqyeshme, mė thanė qė ato ishin fjalėt e komandimit nė bullgarisht. Sido qė tė ishte, unė ua mora ato lodra. Tani, unė shpresoj qė lodrat e tua pėr Pashkėt t’u japin njė impuls dhe drejtim tė ri mendjes sė tyre. Eriku nuk ėshtė akoma 11 dhe Berti ėshtė vetėm 9 vjeē e gjysmė, d.m.th. nė moshėn mė tė influencueshme.”
    - “Ėshtė instinkti primitiv pėr t’u marrė nė konsiderate, e di”, the Harvi me njė farė dyshimi, dhe tendencat e trashėguara gjithashtu. Njė prej vėllezėrve tė gjyshit tė tyre luftoi nė mėnyrėn mė pak toleruese nė Inkerman dhe pėrmendej nė veēanti pėr trimėri. Dhe stėrgjyshi i tyre i shkatėrroi tė gjitha shtėpitė e komshinjve rrotull nė njėrėn prej kolonive kryengritėse kundėr sundimit britanik kur Ligji mbi Reformėn u aprovua. Megjithatė, siē jeni duke thėnė ju, ata janė nė njė moshė tė ndikueshme. Unė do tė bėj gjithēka mund.
    Tė shtunėn e Pashkėve, Harvi Bope po hapte njė kuti tė madhe me pamje tė bukura nėn vėshtrimet kureshtare tė tė nipėrve. - “Xhaxhai ju ka sjellė lodra nga mė tė rejat, tha Eleonora me krenari, ndėrsa imagjinata e tė rinjve priste me padurim ushtri shqiptarėsh ose njėsi somaleze trupash me deve. Eriku kishte shumė dėshirė tė ishin kėta tė dytėt.” - “Do tė jenė arab nė kuaj”, pėshpėriti ai. “Uniformat e shqiptarėve kanė pamje tė gėzueshme dhe ata luftojnė gjithė ditėn dhe gjithė natėn po tė ketė hėnė. Po vendi i tyre ėshtė shkėmbor dhe ata nuk mund tė kenė kavaleri.”
    Ata panė njė letėr pak tė zhubravitur kur u hoq kapaku. Kėshtu kishte filluar gjithmonė me lodrat mė tė mira. Harvi hoqi shtresėn e sipėrme dhe nxori njė godinė nė formė katrore qė nuk tė linte ndonjė pėrshtypje.
    - “Ėshtė njė fortesė!” bėrtiti Berti.
    - “Jo, ėshtė Pallati i Mbretit tė Shqipėrisė”, tha Eriku, me krenari pėr njohuritė e tij mbi vendet e largėta. “E shikon, nuk ka dritare, nė mėnyrė qė kalimtarėt nuk mund tė qėllojnė mbi familjen mbretėrore.”
    - “Ėshtė njė kuti mbeturinash”, tha Harvi me nxitim. “E shikoni, mbeturinat e qytetit janė mbledhur aty, nė vend qė tė rijnė sa andej kėtej e tė dėmtojnė shėndetin e qytetarėve.”
    Me njė qetėsi qė s’durohej, ai zbuloi pjesėn e sipėrme tė njė njeriu me rroba tė zeza.
    - “Ky”, tha ai “ėshtė njė qytetar i shquar, Xhon Stuart Mill. Ai ishte njė personalitet nė Politikat Ekonomike.”
    - “Pse”? pyeti Berti.
    - “Po, nė fakt ai donte tė ishte. Ai mendonte se ishte njė gjė e mirė tė ishte.”
    Berti mėrmėriti nė njė mėnyrė qė donte tė thoshte qė shijet e tyre nuk po llogariteshin. Njė godinė tjetėr katrore u nxor jashtė, po kėsaj here me dritare dhe oxhak.
    - “Ky ėshtė njė model i degės sė Manēesterit pėr Shoqatėn e tė Rejave tė Krishtere.”
    - “A ka luanė?”, pyeti me shpresė Eriku. Ai kishte lexuar historinė e Romės dhe mendonte se ku kishte tė krishterė duhet tė kishte edhe luanė.
    - “Nuk ka luanė”, tha Harvi. - “Ky ėshtė njė tjetėr qytetar civil, Robert Raik, themeluesi i Shkollave tė sė Djelės. Dhe ky ėshtė modeli i njė banjo publike. Kėto tė rrumbullakėtat kėtu janė franxholla to pjekura nė njė furrė sanitare. Ai nė qendėr ėshtė njė inspektor sanitar, ky kėtu ėshtė njė kėshilltar i qarkut dhe ky ėshtė njė zyrtar i qeverisė lokale.”
    - “E ēfarė bėn ai?”, pyeti Eriku pak si i lodhur.
    - “Ai merret me ēėshtjet qė i takojnė departamentit tė tij”, tha Harvi.
    - “Kjo kutia me kėtė tė ēarėn kėtu ėshtė njė kuti votimi. Votat hidhen aty nė ditėn e zgjedhjeve.”
    - “E ēfarė vihet nė tė ditėt e tjera?”, pyeti Berti.
    “Asgjė. Dhe kėtu janė disa vegla industriale, njė karrocė dore, njė shat dhe kėto mė duket se janė shtylla gardhi. Ky ėshtė modeli i njė koshereje dhe ky ėshtė njė ventilator pėr ventilimin e gjirizeve.
    - Ky duket si njė tjetėr kazan llozhrash i Bashkisė - jo, ėshtė modeli i njė shkolle arti dhe i bibliotekės. Kjo nė qendėr ėshtė zonja Hemans, njė poete, dhe ky ėshtė Roland Hill, qė krijoi sistemin postar me qindarka. Ky ėshtė zoti Xhon Herskel, astrologu i shquar.”
    - “Ne duhet tė lozim me kėto”? pyeti Eriku.
    - “Sigurisht”, tha Harvi, “kėto janė lodra dhe prandaj janė bėrė, pėr tė lozur.”
    - “Po si”?
    S’ishte pyetje e lehtė. - “Ju mund t’i vini dy nga ata tė konkurrojnė pėr njė vend nė parlament nėpėrmjet”, tha Harvi, “njė fushate…”
    - “Me vezė tė prishura, pėrleshje pa rregulla dhe kokė tė ēara”! shpėrtheu Eriku.
    - “Dhe me hundė qė rrjedhin gjak dhe fare tė dehur”, e pasoi Berti, qė kishte studiuar me kujdes njė nga pikturat e Hogartit.
    - “Asgjė nga ato”, tha Harvi, “absolutisht asgjė si ato. Votat do tė hidhen nė kutinė e votimit dhe kryetari i bashkisė do t’i llogarisė dhe do tė thotė se kush ka marrė shumicėn e tyre. Pastaj dy kandidatėt do ta falėnderojnė atė pėr mbikėqyrjen dhe secili do tė thotė qė gara u krye nė mėnyrė tė drejtė dhe tė kėnaqshme. Pastaj, ata do tė ndahen me njėri tjetrin duke shprehur vlerėsime reciproke. Kjo ėshtė njė lojė e kėndshme pėr ju djem tė luani. Unė nuk pata kurrė lodra tė tilla kur isha i ri.”
    - “Unė nuk besoj se ne do tė fillojmė tė luajmė me to menjėherė”, tha Eriku, pa treguar aspak entuziazėm, siē kishte bėrė dajua i tij. “Unė them se duhet tė bėjmė ca nga detyrat e pushimeve. Duhet tė mėsojmė diēka mbi periudhėn Burbone nė Francė.”
    - “Periudhėn Burbone”, tha Harvi, me njė shprehje mospėlqimi.
    - “Duhet tė mėsojmė diēka pėr Luigjin e 14”, vazhdoi Eriku.” Unė kam mėsuar tashmė gjithė emrat e betejave kryesore.”
    Kjo nuk do ndihmonte aspak. - “Sigurisht qė u bėnė disa beteja gjatė mbretėrisė sė tij”, tha Harvi, “po unė mendoj se ato janė ekzagjeruar shumė. Lajmet nuk ishin shumė tė bazuara nė ato kohėra. Nuk kishte kronikant lufte dhe kėshtu qė gjeneralėt dhe komandantėt mund tė zmadhonin ē’do pėrleshje tė vogėl deri sa arrinin nė beteja deēizive. Luigji ishte shumė i famshėm si njė ideator kopshtesh. Mėnyra se si bėri Versajėn u admirua aq shumė sa u kopjua nė gjithė Europėn.”
    - “A dini ndonjė gjė rreth zonjės Dy Berri”, pyeti Eriku, “asaj a nuk ju pre koka”?
    - “Ajo ishte njė admiruese tjetėr e kopshteve”, tha Harvi nė mėnyrė evazive.
    - “Nė fakt, unė besoj se trėndafili i mirėnjohur Dy Berri ka marrė emrin e saj. Tani ju duhet tė luani pak dhe t’i lini mėsimet pėr mė vonė.”
    Harvi u kthye nė bibliotekė dhe kaloi nja 30-40 minuta duke u menduar nė se do tė ishte e mundur tė pėrpilonte njė tekst historie pėr shkollat elementare nė tė cilin tė mos u jepej rendėsi luftėrave, masakrave, vrasjeve dhe vdekjeve tė dhunshme. Periudhat e Jorkut, Lankasterit dhe Napoleonit, ai e dinte, do tė paraqisnin vėshtirėsi tė madhe, dhe lufta 30 vjeēare do krijonte njė boshllėk tė madh po tė lihej jashtė.
    Megjithatė, do tė ishte diēka pozitive nė se, nė kėtė moshė kaq tė influencueshme, fėmijėt do tė kthenin vėmendjen e tyre nė mėnyrėn e prodhimit tė basmės me figura, nė vend tė Armatės spanjolle ose betejės sė Vaterlosė.
    Ishte koha pėr t’u kthyer prapė nė dhomėn e djemve dhe tė shihte se sa ishin miqėsuar me lodrat e paqes. Kur iu afrua derės mundi tė dėgjonte zėrin komandues tė Erikut dhe Bertin qė ndėrhynte herė pas here me kėshilla ndihmuese.
    - “Luigji i 14”, ishte duke thėnė Eriku, “ėshtė ai atje me pantallona deri tek gjunjėt qė dajua tha krijoi shkollat e sė dielės. Nuk ngjan shumė me tė po do ta bėjmė qė t’i ngjajė.”
    - “Do t’i veshim shpejt njė kapotė ngjyrė manushaqeje nga kutia ime”, tha Berti.
    - “Po, dhe takat e kuqe. Ajo ėshtė zonja Mentėnon, atė tjetrėn ai e quajti Zonja Hemans. Ajo i lutet Luigjit tė mos shkojė nė ekspeditė, po ai e bėn veshin tė shurdhėr. Ai merr marshallin Seiks me vete dhe ne do supozojmė qė ata kanė mijėra ushtarė nga mbrapa. Parulla ėshtė: “Qui vive”1) dhe kundėrparulla ėshtė: “L’etat c’est moi”2), qė ishte njė nga shprehjet mė tė preferuara tė tij. Ata zbarkojnė nė Manēester nė mes tė natės dhe njė komplotist Jakobin u jep atyre ēelėsat e kėshtjellės.”
    Duke pėrgjuar nėpėrmjet derės Harvi vuri re qė kazanit tė llozhrave tė qytetit i ishin hapur vrima pėr tytat e topave dhe tani paraqiste pjesėn kryesore tė fortifikimit tė Manēesterit. Xhon Stuart Mill ishte zhytur i tėri nė bojė tė kuqe dhe ishte nė rolin e marshallit Seiks.
    - “Luigji urdhėron trupat tė rrethojnė Qendrėn e tė Rejave tė Krishtere dhe tė kapin sa mė shumė nga ato.” “Sapo tė kthehemi nė Luvėr, vajzat janė tė miat”, bėrtiti ai. Ne duhet tė pėrdorim Zonjėn Hermans prapė pėr njė nga vajzat. Ajo thotė “kurrė” dhe qėllon marshallin Seiks nė zemėr.”
    - “Atij i del gjak tmerrėsisht”, u hodh Berti, duke derdhur bojė tė kuqe me bollėk mbi fasadėn e godinės sė grave.
    - “Ushtarėt turren menjėherė dhe marrin hakun e tij me egėrsinė mė tė madhe. Njėqind vajza vriten”, dhe kėtu Berti zbrazi mbi godinėn e martirizuar gjithė bojėn e kuqe qė kishte mbetur “dhe 500 vajzat qė i shpėtojnė vdekjes janė hequr zvarrė deri tek anijet franceze.” “Unė kam humbur njė marshall”, thotė Luigji, “po nuk po kthehem duar bosh.”
    Pa u ndjere, Harvi u largua nga dhoma dhe shkoi e gjeti tė motrėn.
    - “Eleonor”, tha ai, “eksperimenti…”
    - “Hė”?
    - “...dėshtoi. Ne kemi filluar shumė vonė.”

    -------------------------------------------
    1) kush rron?
    2) Shteti jam unė.

  2. #2
    Pėrktheu Leonard Asllani



    DRITARJA E HAPUR



    - “Tezja ime do tė zbresė poshtė sė shpejti, zoti Nutel”, tha njė vajzė e re, e qetė, rreth tė pesėmbėdhjetave. Ndėrkohė ju duhet tė bėni si tė bėni me mua. Framton Nutel u orvat tė thotė diēka qė tė miklonte mjaftueshėm mbesėn pėr momentin, por duke mos lėnė nė harresė tezen qė ishte pėr tė ardhur. Vetė ai nuk ishte i bindur nė se kėto vizita formale duke takuar me radhė njerėz plotėsisht tė panjohur do tė ndihmonin shumė nė qetėsimin e sistemit nervor qė ai duhej t’i nėnshtrohej.
    - “Unė e di se si do tė jetė”, i kishte thėnė e motra, kur ai po pėrgatitej tė transferohej tek kjo qendėr rurale kurimi. - “Ti do tė varrosesh veten atje pa i folur asnjė njeriu tė gjallė dhe nervat e tua do tė keqėsohen mė shumė nga trishtimi. Unė do tė tė japė letra prezantimi pėr tė gjithė njerėzit qė unė njoh atje. Disa nga ata, me sa mė kujtohet, ishin mjaft tė mirė.”
    Framtoni nuk e dinte nė se zonja Sapelton, gruaja tė cilės do t’i jepte njė nga letrat e prezantimit, ishte njė nga tė mirėt.
    - “A njihni shumė njerėz kėtu”, pyeti mbesa kur mendoi se ata kishin patur mjaftueshėm ca shoqėri te heshtur midis tyre.
    - “Pothuaj asnjė”, tha Frantoni. - “Motra ime ka qenė kėtu nja katėr vjet tė shkuara dhe mė ka dhėnė letra prezantimi pėr disa nga njerėzit kėtu”, tha ai me njė ton tė dukshėm keqardhje pėr kėtė tė fundit.
    - “Atėherė ju nuk dini asgjė pėr tezen time”, vazhdoi me qetėsi vajza e re.
    - “Vetėm emrin dhe adresėn e saj”, pranoi vizitori. Ai nuk ishte i sigurtė nė se zonja Sapelton ishte e martuar apo e ve. Diēka e papėrcaktuar nė dhomė tė jepte pėrshtypjen se ndonjė burrė jetonte atje.
    - “Tragjedia e saj e madhe ndodhi tre vjet me parė” tha vajza, - “d.m.th. rreth kohės sė motrės suaj.”
    - “Tragjedia e saj”, pyeti Framtoni. Nė njė farė mėnyre, ky vend i qetė nė natyrė nuk dukej si vend tragjedish.
    - “Ti mund tė thuash pse e mbajmė kėtė dritare tė hapur plotėsisht nė njė mbasdite tetori”, tha mbesa duke treguar njė dritare tė madhe franceze nga ku dukej livadhi jashtė.
    - “Ėshtė fare ngrohtė pėr kėtė stinė tė vitit”, tha Framtoni, - “po a ka tė bėjė kjo dritare ndonjė gjė me tragjedinė”?
    - “Tre vjet tė shkuara, burri i saj dhe dy vėllezėrit mė tė rinj, dolėn nga kjo dritare pėr tė bėrė gjuetinė e ditės. Ata nuk u kthyen mė kurrė. Duke shkuar tek vendi i preferuar i tyre pėr gjueti, ata u gllabėruan nga njė pjesė llumishte me shkurre tradhtare1). Vera kishte qenė shumė e lagėsht dhe vendet qė kishin qenė tė sigurta mė parė kishin ndryshuar pa pritur. Trupat e tyre nuk u gjetėn kurrė dhe kjo ishte mė e keqja e asaj qė ndodhi.” Kėtu zėri i vajzės humbi tonin e qetė dhe u bė i ligėshtuar. - “E gjora teze, gjithmonė mendon se ata do tė kthehen njė ditė, ata dhe langoi i vogėl, i murrmė, spanjoll qė u zhduk me ta, dhe do tė futen nga ajo dritare ashtu si gjithmonė. Kjo ėshtė arsyeja qė dritarja mbahet hapur ēdo ditė deri sa errėsohet. E shkreta teze gjithmonė mė thotė se si u nisėn, burri i saj me pelerinėn e bardhė kundėr ujit tė hedhur mbi krah, dhe Roni, vėllai i saj mė i vogėl duke kėnduar: “Berti, pse kėrcen lart e poshtė?” siē bėnte gjithmonė pėr ta ngacmuar, pasi siē thoshte vetė e bėnte nevrik. E dini, ndonjėherė nė mbrėmjet e qeta, kur pothuaj s’lėvizte asgjė si kjo e sotmja, mua mė vjen njė ndjenjė e frikshme sikur ata do tė hyjnė brenda nga ajo dritare.”
    Ajo pushoi se foluri dhe u drodh pak. Framtoni u ndjeh i lehtėsuar kur tezja u fut me nxitim nė dhomė duke kėrkuar shumė herė ndjesė pėr vonesėn.
    - “Shpresoj qė Vera t’ju ketė kėnaqur me muhabet”, tha ajo.
    - “Ajo ishte shumė interesante”, tha Framtoni.
    - “Shpresoj qė kjo dritare e hapur nuk ju bezdis”, tha zonja Sapelton prerazi. - “Burri dhe vėllezėrit e mi do tė kthehen drejt e nė shtėpi nga gjuetia, dhe ata gjithmonė hyjnė kėtej. Ata kanė qenė pėr gjueti sot nėpėr gėmusha dhe kanė pėr tė bėrė pis gjithė qylymat e mi. Ashtu si gjithė ju burrat, apo jo.”
    Ajo foli gjatė dhe me qejf mbi gjuetinė, zogjtė qė nuk ishin me shumicė dhe rosakėt qė do tė vinin nė dimėr. Pėr Framtonin e gjitha kjo ishte e tmerrshme. Ai u mundua, po pa patur shumė sukses, ta kthente bisedėn nė diēka jo kaq tronditėse. Ai e kuptonte qė e zonja e shtėpisė nuk po i kushtonte shumė vėmendje dhe sytė e saj ishin vazhdimisht tė drejtuara tek dritarja mbrapa tij dhe nė livadhin mė tej. Ishte pa dyshim njė koincidencė jo e mirė qė ai erdhi nė kėtė vend njė ditė pėrvjetori tė njė tragjedie.
    - “Tė gjithė doktorėt mė kanė rekomanduar qetėsi tė plotė, mungesė tė ē’do eksitimi mendor dhe evitimin e ē’do aktiviteti fizik me natyrė violente, bėri tė ditur Flamtoni, duke mos qenė i sigurtė asnjėherė qė njerėz fare tė panjojtur tė tregonin interes pėr detajet mė tė vogla tė sėmundjes, dobėsive, shkaqeve dhe kurave tė tyre”.
    - “Pėr dietėn e ushqimeve, ata nuk janė shumė nė njė mendje”, vazhdoi ai.
    - “Jo”, tha zonja Sapelton me njė zė qė nė momentin e fundit sikur zėvendėsoi njė gogėsimė. Pastaj, ajo papritur u ēel duke i kushtuar njė vėmendje tė madhe, por jo asaj qė thoshte Framtoni.
    - “Ja ku janė”, bėrtiti ajo. - “Tamam nė kohė pėr ēajin, dhe a nuk duken sikur janė me baltė deri tek sytė”!
    Framtoni u drodh pak dhe u kthye drejt mbesės me njė shikim qė i shprehte simpati pėr ē’ka ajo i kishte shpjeguar. Vajza vetė ishte duke parė jashtė nga dritarja me njė ēudi tmerri nė sytė e saj. Me njė tronditje tė ftohtė e frikė tė paemėr, Framtoni u rrotullua nė karrigen e tij dhe pa nė tė njėjtin drejtim.
    Nė mugėtirėn qė thellohej, tre silueta po ecnin nėpėr livadh drejt dritares. Tė gjithė kishin armė nėn krahėt e tyre. Dhe njėri ishte mė i ngarkuar nga tė tjerėt me njė mantel tė bardhė tė hedhur mbi supe. Njė qen spanjoll i murrmė, i lodhur ecte pranė thembrave tė tyre. Pa zhurmė ata i afroheshin shtėpisė dhe pastaj njė zė djaloshi i ngjirur erdhi nga muzgu: - “Unė thashė, Berti, pse kėrcen”?
    Framtoni u hodh me rrėmbim dhe mori shkopin dhe kapelen e tij. Dera e korridorit, rrugica me zhavorr dhe dera e jashtme u kaluan pa u vėnė re fare nga nxitimi. Njė ēiklist nė rrugė u fut nėpėr shkurre tė evitonte pėrplasjen e drejtpėrdrejtė.
    - “Ja ku jemi, e dashur”, tha ai me pelerinėn e bardhė duke u futur nėpėr dritare, “me ca baltė, po pjesa mė e madhe ėshtė e thatė. Kush ishte ai qė doli me aq nxitim ndėrsa ne po vinim”?
    - “Njė burrė shumė i ēuditshėm, zoti Nutel”, tha zonja Sapelton. - “Fliste vetėm pėr sėmundjet e tij dhe u largua menjėherė pa pėrshėndetur fare kur ju arritėt, sikur tė kishte parė ndonjė fantazmė”.
    - “Mė duket se ishte pėr shkak tė Spanjollit”, tha mbesa me qetėsi. - “Ai mė tha qė qentė e tmerronin. Njėherė, njė grup qensh rrugėsh e kishin pėrzėnė deri nė njė varrezė diku nė brigjet e Gangės dhe ju desh tė kalonte natėn nė njė varr tė sapohapur me qentė qė hungėronin, ngėrdhesheshin dhe shkumonin mbi tė, aq sa ē’do njeriu do t’i ikte mendja.”

    -------------------------
    1) legatine.

  3. #3

    tregim

    Pėrktheu Leonard Asllani



    ANIJA THESAR




    Galioni i madh shtrihej si i dalė pėrgjysmė nė pension nėn rėrėn, barin dhe ujin e gjirit verior ku fati i luftės dhe moti e kishin fshehur qetėsisht. Tre shekuj e njė ēerek kishin kaluar qė nga koha kur ishte goditur nga deti i keq njėra prej njėsive me tė rėndėsishme tė njė formacioni luftarak, nė pėrcaktimin me saktėsi tė tė cilit studiuesit nuk binin dot nė njė mendje.
    Galioni nuk kishte prurė asgjė nė kėtė botė, po, duke u bazuar nė traditat dhe raportet, kishte marrė shumė nga ajo. Po sa shumė? Pėr kėtė prapė studiuesit nuk ishin nė njė mendje.
    Disa nga ata ishin aq bujarė nė vlerėsimet e tyre aq sa edhe vlerėsuesit e tė ardhurave pėr taksimin. Tė tjerėt ishin shumė kritikues pėr depozitat e fundosura tė thesarit dhe e zhvlerėsonin atė si njė ar fantazmė.
    Luluja, dukesha e Dulvertonit, u pėrkiste tė parėve.
    Dukesha ishte jo vetėm e bindur pėr ekzistencėn e njė thesari tė mbytur me pėrmasa mahnitėse, po ajo gjithashtu besonte se kishte dijeni pėr njė mėnyrė me tė cilėn thesarit nė fjalė mund t’i pėrcaktohej me saktėsi vendndodhja dhe nxjerrja e tij tė bėhej pa kosto tė lartė.
    Njė teze e saj kishte qenė Shėrbyese Nderi nė Oborrin Mbretėror tė Monakos dhe kishte qenė shumė e interesuar nė zbulimet nėnujore, pėr tė cilat mbretėria e atij vendi, e pakėnaqur nga territori i kufizuar tokėsor, donte tė zhytej nė thellėsitė e ujėrave.
    Nėpėrmjet kėsaj kushėrire Dukesha mėsoi pėr njė shpikje qė u pėrsos dhe pothuaj u patentua nga njė dijetar Monakan1), nėpėrmjet sė cilės jeta e sardeleve tė Mesdheut mund tė studiohej nė njė thellėsi tė madhe nėn njė dritė tė bardhė mė tė ndritshme se ajo e njė dhome balloje.
    Pėrfshirė nė kėtė shpikje, (qė nė sytė e Dukeshės ishte pjesa mė tėrheqėse), ishte njė dragė elektrike thithėse, e bėrė veēanėrisht pėr tė nxjerrė nė sipėrfaqe objekte me shumė interes nga fundi i detit.
    E drejta e blerjes sė shpikjes kushtonte njė mijė e tetėqind franga dhe aparati pėr disa mijėra mė tepėr.
    Dukesha e Dulvertonit ishte e pasur, ashtu si e vlerėsonin njerėzit pasurinė.
    Ajo gjithmonė ushqente shpresėn pėr t’u bėrė njė ditė e pasur sipas vlerėsimit tė vet.
    Firma tė ndryshme ishin krijuar dhe shumė pėrpjekje ishin bėrė herė pas here gjatė tre shekujve pėr tė bėrė kėrkime mbi thesarin interesant tė Galionit. Me ndihmėn e shpikjes, ajo mendonte qė mund tė shkonte dhe tė punonte nė anijen e mbytur vetė, nė mėnyrė tė pavarur.
    Mbi tė gjitha, njė prej paraardhėsve tė saj nga nėna e kishte prejardhjen nga Medina Sidonia2). Kėshtu qė sipas saj ajo kishte tė drejtė mbi thesarin si gjithė tė tjerėt.
    Ajo e bleu shpikjen dhe aparatin.
    Mes lidhjeve dhe detyrimeve tė tjera familjare, Luluja kishte njė nip, Vasko Honiton, djalė i ri qė gėzonte njė tė ardhur tė vogėl, njė rreth familjar tė madh dhe jetonte pa stabilitet financiar nė mes tė tė dyjave.
    Ishte e mundur qė emri Vasko t’i ishte vėnė me shpresėn qė ai tė trashėgonte traditėn aventurore tė familjes. Po ai e kufizoi veten nė njė aventurier shtėpiak qė preferonte mė mirė tė zbulonte ato qė diheshin, se sa tė panjohurat.
    Marrėdhėniet e Lulus me tė kohėt e fundit nuk ishin veēse kur ai ndodhej larg, nė vėshtirėsi dhe i shkruante asaj pėr t’i dėrguar lekė.
    Megjithatė, ajo erdhi nė pėrfundimin se ai ishte shumė i pėrshtatshėm pėr drejtimin e njė ekspedite thesarkėrkuese. Nė se ishte dikush qė mund tė nxirrte ar nė njė situatė fare tė vėshtirė, ai ishte Vaskua. Sigurisht, nėn mbikqyrjen e nevojshme. Kur bėhej fjalė pėr lekė, Vaskua ishte i aftė si asnjė tjetėr ta mbante sekret.
    Diku nė bregun perėndimor tė Irlandės, pronat e familjes Dulverton pėrfshinin disa hektarė gurishtesh, shkėmbinj dhe shqope aq shterpė sa edhe bujku me i zellshėm s’do tregonte interes. Po pėrfshinte gjithashtu njė gji tė vogėl, tė thellė ku karavidhet ishin me shumicė nė pjesėn mė tė madhe tė vitit. Gjithashtu, pjesė e tyre ishte edhe njė shtėpi aspak tėrheqėse, po qė pėr ata qė pėlqenin karavidhet dhe vetminė dhe ishin nė gjendje tė pranonin gatimet plot me majonezė tė njė kuzhinieri Irlandez Inisglather ishte njė vend pushimi i pranueshėm gjatė verės. Vetė Luluja shumė rrallė shkonte atje, po miqve dhe tė njohurve pėr tė pushuar ua jepte me bujari. Tani e vuri atė nė dispozicion tė Vaskos.
    - “Do tė jetė tamam vendi pėr tė praktikuar aparatin nėnujor tė shpėtimit”, i tha ajo. - “Nė disa vende gjiri ėshtė shumė i thellė dhe ju do tė jeni nė gjendje tė praktikoheni shumė mirė para se tė filloni gjuetinė e thesarit.”
    Pa kaluar as tre javė Vaskua u kthye t’i tregonte se ē’kishte arritur tė bėnte.
    -“Aparati funksionon fare mirė”, i raportoi ai tezes. - “Sa mė thellė tė futesh, mė qartė duken gjėrat. Ne gjetėm gjithashtu edhe njė anije tė mbytur ku tė praktikoheshim”!
    - “Njė anije e mbytur nė gjirin Inisglather”! Bėrtiti Luluja.
    - “Njė motobarkė e fundosur, Sab-Roza”, tha Vaskua.
    - “Vėrtet? tha Luluja. - “Anija e tė gjorit Billi Jutlis. Mė kujtohet qė u mbyt para nja tre vitesh. Trupi i tij u nxor nė breg nga dallgėt. Njerėzit thoshin nė atė kohė qė anija ishte pėrmbysur me qėllim, d.m.th. ishte vetėvrasje. Llafazanėt atė thonė sa herė qė ndodh ndonjė tragjedi.”
    - “Nė kėtė rast ata kishin tė drejtė”, tha Vaskua.
    - “Ēfarė do tė thuash”? pyeti Dukesha me nxitim. - “Ēfarė ju bėn tė mendoni kėshtu”?
    - “Unė e di”, tha Vaskua me ton tė sigurtė.
    - “E di, si mund ta dish, si mundet njė njeri ta dijė atė? Ajo ndodhi tre vjet tė shkuara.”
    - “Nė njė dollap tė Sab-Rozės unė gjeta njė kasafortė hermetike. Ajo kishte brenda disa dokumente.” Vaskua bėri njė pushim tė shkurtėr qė pati efekt dramatik dhe filloi tė kėrkonte diēka nė xhupin e brendshėm tė kapardinės.
    Ai nxori njė fletė tė vogėl tė palosur. Dukesha ia rrėmbeu me njė mėnyrė tė pahijshme dhe u afrua pranė vatrės sė zjarrit.
    - “Ishte kjo nė kasafortėn e Sab-Rozės”? pyeti ajo.
    - “O, jo”, tha Vaskua lirshėm. “Ajo ėshtė njė listė personash tė mirėnjohur qė do tė pėrfshiheshin nė njė skandal tė madh nė se dokumentat e Sab-Rozės do tė bėheshin publike. Juve ju kam vėnė nė krye, kurse pjesa tjetėr e listės ėshtė sipas rendit alfabetik.”
    Si e pafuqishme Dukesha pa emrat nė listė dhe pėr ēastin iu duk se i njihte tė gjithė. Nė fakt, emri i saj nė krye tė listės pati njė efekt paralizues ndaj aftėsisė sė saj pėr tė menduar.
    - “Ju sigurisht i grisėt dokumentat”, pyeti ajo pasi e mori disi veten por pa qenė e sigurt pėr atė.
    Vaskua tundi kokėn nė shenjė mohimi.
    - “Po ju duhet ta kishit bėrė”, tha Luluja me zemėrim, “nė qoftė se ato, siē thoni ju, janė kaq shumė komprometuese.”
    - “Tė siguroj unė qė ato ashtu janė”, ndėrhyri djali i ri.
    - “Atėherė ti duhet t’i bėsh ato tė padėmshme para se gjėrat tė merren vesh.
    Mendoni pėr gjithė ata njerėz tė varfėr dhe tė pafat qė do ta pėsonin nga kjo”, dhe Luluja goditi letrėn nė mėnyrė tė shqetėsuar.
    - “Tė pafat, ndoshta, por jo tė varfėr”, saktėsoi Vaskua. “Nė se ju e lexoni listėn me vėmendje, do tė vini re qė unė nuk kam vėnė atje asnjė me gjendje financiare tė dobėt.”
    Luluja vėshtroi nipin e saj nė mėnyrė zhbiruese. Pastaj pyeti vrazhdė:
    - “Ē’farė do tė bėni”?
    - “Asgjė - pėr tėrė jetėn time”, u pėrgjigj ai me bindje. - “Ca gjueti, ndoshta”, vazhdoi ai, “dhe duhet tė kem njė vilė nė Firence. Vila Sab-Roza do tė tingėllonte origjinale dhe shumė njerėz do e merrnin vesh kuptimin e emrit. Dhe unė duhet tė merrem me diēka pėr tė kaluar kohėn, p.sh., tė koleksionoj Raeburna3).”
    Kushėrira e Lulusė qė jetonte nė Monako mori njė pėrgjigje tė shpejtė dhe tepėr e nervozuar kur ajo i shkroi nė se pranonte t’i rekomandonte ca shpikje tė reja nė fushėn e zbulimeve nėnujore.

    --------------------------------------------------
    1) nga Monakua.
    2) qytet nė Andaluzi, nė jug tė Spanjės.
    3) portrete tė bėra nga piktori i njohur skocez i portreteve, Henry Raeburn.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •