LETĖRSI EKUADORIANE


ENRIKE HIL HILBERT


Pėrktheu Eqrem Biba



GOZHDA



Ėshtė i shkurtėr dhe shpatullgjerė. Tamam si gozhdė e shkurtėr, Dhe kėshtu e quanin. Ai dilte jashtė ndaj tė ngrysur.
- Biskota me qumėsht!
Bridhte rrugėve nė errėsirė, me njė fener tė vogėl nė dorė.
Nė kokė kishte njė kapelė tė zhubravitur. Pantallonat i mbėrthente nė mes me njė rrip stofi. Ishte i ndytė, dhe mjerimi i tij binte menjėherė nė sy.
Gozhda... Ishte njė njeri gazmor, ndonėse fati nuk i kishte ecur nė jetė.
Britmat e tij nė errėsirė u ngjallnin entuziazėm fėmijėve.
- Mama, mė jep njė sold. Erdhi sheqerxhiu.
Ai i njihte tė gjitha shtėpitė. Hynte nė portat e ndriēuara dhe thėrriste.
- Biskota me qumėsht!
I pėlqente tė fliste me fėmijėt. Dhe ardhja e Gozhdės pėr ta ishte njė kėnaqėsi e madhe. Vetėm nėnat zemėroheshin, kur dėgjonin prej fėmijėve fjalė qė i kishin marrė prej fjalorit tė tij.
- Ku e mėsove kėtė?
- E mėsova nga Gozhda. - Ē'ėshtė Gozhda?
- Ėshtė sheqerxhiu, nėnė.
- Ashtu!? Po ėshtė vendi kėtu pėr atė endacakė tė mallkuar?
Por ai nuk ishte i atillė. Ai u tregonte fėmijėve se ē'bėhej nė «Amerikėn park», u fliste pėr ndeshjet qė zhvilloheshin nė stadium. Dhe sa bukur i tregonte...
- Dėgjo, Gozhdė, kėndona njė herė.
- Mė dhėmb fyti.
- Kėndo, Gozhdė.
- Mirė atėherė, po kėndoj pėr ju.
Ai prapsej pak. E lėshonte shportėn pėrdhe. Lėmonte me tė dyja duart baluket e tij, qė ishin po aq tė vrazhda sa dhe fati i tij.
- Ja, dėgjoni tani:
Shpejt rrjedh lumi.
Karavidhet zvarriten nė tė.
Po plakave u mbeten nė gojė.
Qen tė ngordhur.
- Dhe the se nuk mundje...
- Blini biskota se do t'ju kėndoj prapė.
- Ndonjė kėngė mė tė mirė se kjo?
- Sigurisht.
- Po mua mamaja nuk mė jep mė para.
- Le tė sjellė para ky ēuni thatim.
- Dhe atėherė do tė kėndosh?
- Do tė kėndoj.
Gozhdėn e njihte tėrė lagjja. Tė gjithė e thėrrisnin kur ai hynte nėpėr taverna. Atje kėndonte «atė qė duhej». Kėndonte vetėm pėr njė filxhan kafe, sa pėr tė kaluar mbrėmjen, sepse nuk mund tė shpenzonte paratė e fituara. Po ta merrte vesh njerka kėtė, do t'i hiqte njė dru tė shėndoshė.
Ai ishte, si tė thuash, shpirti i qytetit gjatė mbrėmjeve. Zėri i tij dėgjohej mė dendur se kėrkėllitja e karrocave. Dėgjohej zėri i Gozhdės, qė nuk i kish parė kurrė prindėrit e tij.
Pėr ta ai dinte vetėm nga sa kish dėgjuar prej tė tjerėve.
Ishte i biri i njė amerikani - Iringo. Pėr kėtė Gozhda nuk kishte asnjė dyshim. Ai e kish studiuar mirė fytyrėn e tij tė reflektuar nė pasqyrat e vitrinave. Njė ditė, bile, njė shegert e rrahu pėr kėtė. E rrahu duke i thėnė se ai kish ndyrė njė pasqyrė tė madhe, tė rrumbullaktė. Dhe Gozhda vėshtronte sytė e vet. Kėta kishin njė ngjyrė blu. Dhe pėrveē kėsaj, edhe mbiemri i tij ishte i atillė qė nuk e shqiptonte dot kurrė mirė. Pėr veten dhe pėr gjithė tė tjerėt ai ishte thjesht Gozhda dhe asgjė mė tepėr.
Nėna i kish vdekur kur ai kish lindur. Prandaj nuk kish mundur ta njihte. Babai i tij, sikundėr i kishin thėnė, punonte nė njė minierė tė Ankonas.
E kish rritur njerka, Vetėm ajo i dinte punėt e tij.

***
Kjo ndodhi njė mbrėmje Gushti. Ishte ditėlindja e tij. Dhe, pėr pasojė, ishte dhe dita e vdekjes sė nėnės.
Sa keq! Me tė vėrtetė nuk i kish ecur fati. Gjithė njerėzia mund ta festonin ditėlindjen e tyre, kurse ai nuk mund ta festonte, sepse tamėm atė ditė i kish vdekur nėna.
- Biskota me qumėsht!
Zėri i tij kumbonte si njė rėnkim nė errėsirė. Pranė ti kalonin duke kėrcitur me indiferencė plot tramvaje. Nė ēdo kėnd tė rrugės automobilėt u binin borive, automobila ku ishin njerėz tė veshur mirė. Kalimtarėt ecnin pa e vėnė re fare. U pėrpoqėn tri herė me tė dhe mend e rrėzuan pėr tokė.
Ai u egėrsua. Zemėrimi i vinte prej diku, nga thellėsia e shpirtit. Kėshtu i ndodhte gjithmonė.
- Doni biskota?
- Po, Gozhdė.
Ishte njė vajzė qė ai e njihte dhe qė kishte ca sy tė zezė, tė shkėlqyer. Ajo blinte gjithnjė biskota tek ai. Por kėsaj radhe, Gozhda nuk u gėzua kur e pa. Ishte shumė i rnėrzitur atė mbrėmje. Po pse vallė? As ai nuk e kuptonte.
- Gozhdė, merrja njė herė kėngės.
- Jo! - murmuriti ai tėrė inat.
Ai nuk donte tė kėndonte atė ditė, sepse ishte i pikėlluar. Po, i pikėlluar.
Merrja tani, Gozhdė...
Dy sy tė shkėlqyer, shumė tė shkėlqyer e vėshtruan. E vėshtruan me hidhėrim... Sigurisht, ashtu i vėshtronin nėnat fėmijėt e tyre. Kurse ai nuk dinte se ē'ėshtė nėna.
- Dėgjo kėtu: a janė shumė tė mira nėnat?
- Tė mira, kur nuk zemėrohen.
- Pse zemėrohen?
- Po, kur nuk i dėgjojnė.
- Aha!...
- Po pse mė pyet?
- Jo, kot.
- Po jot ėmė nuk ėshtė kėshtu?
- Jo.
- Po pse?
- Mė ka vdekur.
- Nga se?
- ...Dėgjo, vogėlushe, po edhe kur ke ditėlindjen zemėrohet nėna jote?
- Jo. Atėherė ajo mua mė fal dhurata, fton shoqet e mia, na jep ėmbėlsira. Ja shiko...
Dhe tregoi me duar se si fryhej barku nga ėmbėlsirat.
- Dhurata! Po ē'janė kėto?
- Nuk e ditke?
- Jo.
- Kur tė falin sende tė ndryshme. Plot sende.
- T'i falin?
- Po.
Kurrė ndonjėherė nė jetė nuk kish mbetur kaq i habitur.
- Po pse t'i falin?
- Pse? A nuk e ditke ti?
- Jo.
- Ēdo njeriu i falin pėr ditėlindje gjėrat mė tė mira!
- Sa bukur!
Dhe Gozhda vazhdoi rrugėn.
- Gjėrat mė tė mira...
Ja, tani deshi t'ja merrte kėngės. T'jua merrte kėngėve mė tė dėshpėruara qė dinte. Pėr njė filxhan kafe. Kafe tė mirė, tė fortė.
- Biskota me qu...
Njė fashė drite e fortė i ra nė sy. E shurdhoi zhurma e njė motori. U dėgjua njė klithmė. Dhe fill pastaj njė pėrplasje e tmerrshme.