LETERSI LIBANEZE


DY TREGIME NGA RESRAD HALIL DARGUTI


Pėrktheu Eqrem Biba



GRUAJA ĖSHTĖ KUDO



- Xhaxho, tregomėni ju lutem, sa e kini orėn? - dikush mė pyeti me zė tė hollė. Kur ktheva kokėn pashė njė vajzė bukuroshe. Asaj i skuqte fytyra e lodhur nga rruga qė kish bėrė.
Fjala “xhaxho” - mė tingėlloi nė shpirt si diēka e papritur. Asnjė vajzė deri tani nuk mė ėshtė drejtuar kėshtu. I mahnitur e ndalova dhe sodisja pa ndėrprerė vajzėn, duke menduar se ē'fat e ka sjellė kėtė femėr deri kėtu...
- Afėr shtatės ju pėrgjigja unė. - Ka mundėsi t'ju pyes ku shkoni, se po tė kemi njė udhė do t'ju ēoj me maqinė.
Unė i tregova asaj rnaqinėn e vogėl qė qėndronte nė rrugėn e drejtė afėr njė shkėmbi. Vajza m'u afrua. Trupi i saj qė merrte frymė si i lodhur tregonte dhe njė epėrsi plot energji, por sytė e saj pėr njė ēast mė vėshtronin vėngėr e me dyshim.
Ajo u ul nė maqinė afėr meje. Ndoshta u gėzua qė takoi njė njeri...
Nė kėtė kohė vajza diēka pėshpėriti, por unė nuk ja vura veshin. Ajo prapė tha:
- Ai ėshtė shok i mirė... Ne kemi mėsuar bashkė nė shkollė. Kur unė u rrita e ndjeja se atė e dashuroja dhe duhej qė atė ta bėja shok jete...
- Ato janė ndjenja egoiste, - ja preva unė.
- Jo, jo. Ajo ėshtė njė dashuri e vėrtetė, tha ajo e alarmuar.
- Po, unė atė e dashurova dhe, me gjithė shpirt, dėshiroja qė edhe ai tė mė dashuronte. Unė mendoj se do tė ngremė njė ēerdhe tė bukur si atė tė dallėndysheve.
- Si tė lerė ty, qė je kaq e bukur? - e pyeta unė me tė qeshur.
Vasha uli kryet e turpėruar dhe si me dėnesė belbėzoi:
- Ai ka shumė ndjenjė tė hollė nė dashuri. Sa herė mė ka thėnė se unė pėr tė jam njė pikturė, qė nuk pėrsėritet mė nga natyra.
Kėtė radhė unė kalova nė tonin mė serioz:
- Piktor ėshtė shoku yt?
- Jo.
- Filozof?
- Jo.
- Kritik?
- Jo... jo.
- Udhėheqės?
- Dhe kėtė radhė s'e ke gjetur, - m'u pėrgjigj vajza.
- Atėherė ēfarė ėshtė ky?
- Ai ėshtė bujk dhe poet i ri, qė shkruan pėr vuajtjet e fshatarėve.
Ajo e kuptoi se edhe unė isha i njė mendjeje me tė, qė dashuroja pa masė tokėn-mėmė dhe popullin tim tė shumėvuajtur, i cili punon dhe lufton pėr idealin e vėrtetė qė tė mos jetė mė rob i thundrės sė huaj.
Vajzės i qeshte fytyra, herė-herė, dhe ēdo fjalė timen e pohonte me kokė. Ajo ma tregoi historinė se si u dashurua me Habibin, mirėpo nė shpirtin e saj ndjente njė shqetėsim tė pafund, sepse Habibi kish ikur nga fshati dhe punonte nė qytet si hamall dhe nė kėtė punė tė rėndė ai nuk shpėrblehej sa duhej, prandaj kish vendosur tė shkonte nė mėrgim. Vajza, qė unė po e ēoja nga fshati nė qytet me maqinė, quhej Amali. Kur maqina e la grykėn e Munės dhe zbriti nė xhadenė anės detit, ajo mė thirri me emėr:
- Si mendon Halil, do tė kthehet prapė tek unė Habibi, shoku im?
- Nuk e di, Amali... ēdo gjė varet nga ti dhe ai.
- Si tė duket ty, mos ai do mė tepėr mėrgimin, se sa mua?
- Nė rast se ėshtė atdhetar ty duhet tė tė dojė mė shumė.
- Mė thuaj Halil, do tė mund unė qė ta ndaloj atė edhe nė rast se ai ėshtė bėrė gati pėr t'u larguar?
- Mė parė mė trego ē'e detyron atė tė largohet nga atdheu?
- Ngaqė nuk gjen dot punė.
- Kjo ėshtė e gjithė historia e mėrgimit?
-Po.
-Atėherė mėrgimi i tij ėshtė skandal.
- Sa mirė fole, Halil, me gjithė mend ėshtė skandal i madh, kur njeriu largohet nga toka qė ja kanė lėnė gjyshėrit dhe baballarėt e tij dhe shkon nė fund tė botės... E pėr tre dollarė tė shkretė lė kockat.
Unė e takova Amalinė dy vjet mė vonė, kur i kaloja pushimet verore nė Zharude, nė mes tė maleve mė tė larta tė Libanit. Dhe ja, pa pritur sot e pash atė ...
Ky ishte njė rast i kėndshėm si pėr mua, si pėr Amalinė dhe pėr burrin e saj, Habibin, Amalia mė prezantoi me Habibin. Ai ma shtrėngoi dorėn fort buzagaz, kurse Amalia me tė qeshur tha:
- Merita e madhe, qė ti je pranė meje dhe s'u largove nga atdheu, i takon Halilit...
Habibi u pėrgjigj duke mė hedhur njė dorė nė sup:
- Tė faleminderit shumė, Halil. Unė vendosa qė birit tim tė parė t'i ve emrin tėnd tė bukur. Ti do tė jesh miku ynė.
Unė u ndava nga miqtė e mi, duke u uruar jetė tė lumtur dhe punė tė mbarė nė fshatin e atdheut tim, atje ku do tė rritet; dhe adashi im, Halili, qė do ta rritė njė grua e dhėmbshur libaneze e quajtur Amali!