-
Zakaria Tamer
LETĖRSI SIRIANE
ZAKARIA TAMER (1931)
Zakaria Tamer u lind mė 1931 nė Damask, Siri. Ėshtė njė nga lėvruesit mė tė rėndėsishėm tė prozės sė shkurtėr arabe dhe asaj pėr fėmijė. Tregimet e tij tė para u botuan mė 1957. Qysh atėherė ka botuar njėmbėdhjetė pėrmbledhje me proza tė shkurtra, dy vėllime me shkrime satirike dhe libra tė shumtė pėr fėmijė. Veprat e tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė.
Pėrktheu Sokol Mici
QERSHITĖ E HARRUARA
I gjithė fshati u shtang nga habia kur mėsoi se Omar el-Kasemi ishte bėrė ministėr. Fshati ynė, Omar, ka mbetur ashtu siē e ke lėnė ti, njė lule e mbrujtur me baltė e bar tė thatė, njė turmė fėmijėsh zhurmėmėdhenj, qė vrapojnė kėmbėzbathur.
- Po pse qan, moj nėnė, nuk po mė ēojnė nė litar, de! - i tha Omari s'ėmės, i turbulluar.
E ėma fshiu lotėt dhe e porositi me zė tė dridhur: «Unė s'kam njeri tjetėr nė botė veē teje, bir, kujdesu pėr veten! Fshatrat janė plot sėmundje e pisllėk. A i shkreti ti, je i varfėr, po tė kishe ndonjė kushėri me pozitė, s'kishe pse tė shkoje tė jepje mėsim nė fshat.
Omari u mundua ta ngushėllonte:
- Mos ki merak, nėnė. Nuk jam prej qelqi qė tė thyhem.
Gėzimi mori dhenė. Banorėt e fshatit dėgjonin tė entuziazmuar lajmin qė po jepte radioja. Domethėnė Omar el-Kasemi ynė u bė ministėr. Nuk thonė kot: i duruari i fituari.
- E ēfarė bėn njė ministėr?
- I japin njė veturė qė s'i gjendet shoqja.
- Ndėrsa nė fund tė ēdo muaji merr njė rrogė aq tė madhe, sa tė mund tė hajė njė dash nė ditė.
- Kur ai hyn nė ministri, tė gjithė nėpunėsit e pėrshėndetin gjithė frikė, sikur ai tė ishte vetė Krishti, i rėnė nga qielli.
-Ai urdhėron e tė gjithė i binden. Ai i thotė shiut bjere shiu bie.
- Po aganė e urdhėron dot?
Tė druajtur dhe kureshtarė, fshatarėt ia kishin ngulur sytė njė djaloshi qė po zbriste nga autobusi i Damaskut: Ai e mbante kokėn lart dhe kishte njė vėshtrim tė butė e tė rreptė njėherėsh. Na pėrshėndeti sikur tė ishte njeriu ynė, sikur kishte vetėm pak kohė qė ishte larguar e tani po kthehej sėrish. Na tha se quhej Omar el-Kasem e se ishte emėruar mėsues nė fshatin tonė.
Duhet tė shkojmė nė Damask pėr ta uruar, - tha papritur njė fshatar.
- Qė tė gjithė do tė vemė, me burra, me gra, me fėmijė, - ia priti njė tjetėr, i entuziazmuar.
- Edhe lopėt, delet, pulat e lepujt do ti marrim me vete, - propozoi tjetri,
- Mendje e mirė, - tha i katėrti, - po kush do tė na i paguajė biletat e autobusit se? Me kėmbė nuk mund tė vemė, apo jo?
Pėr njė ēast heshtėn tė gjithė. Pastaj e mori fjalėn njė plak:
- S'ka nevojė tė shikojmė tė gjithė, mjafton edhe njė pėr ta uruar nė emėr tė fshatit. Ai e di se s'kemi e nuk do tė na mbajė mėri.
- Po kush tė shkojė se?
- Dėrgoni kė tė doni! - u pėrgjigj plaku.
Abu Faiadin pėr shembull.
Abu Faiadi u pėrpoq tė kundėrshtonte, por ne ngulėm kėmbė.
- Ti je mė i zgjuari i fshatit.
- Ti je mė i vjetri e mė i zoti.
- Ti di tė flasėsh bukur, bile edhe me mbretėr.
- Pastaj Omari tė ka dashur shumė dikur.
- Ai vinte pėr ēaj te ti.
- Ta dėgjonte fjalėn.
- Ishte shoku yt.
- Omari ishte edhe miku juaj, - u pėrgjigj Abu Faiadi. - E harruat sa shumė ju donte?
Duke vėshtruar fėmijėt qė rrinin si tė ngrirė nė banka, Omari u tha me dashuri: «Kėshtu pra; siē e shihni, unė jam mėsuesi juaj i ri dhe quhem Omar, Omar el-Kasem. Ata qė mėsojnė, i kam nė zemėr, ndėrsa pėrtacėt ėshtė mirė tė zgjohen nga gjumi, pėrndryshe...»
Njė plak flokėbardhė ngriti lart vogėlushin e tij dhe tha me krenari:
- Omar do t'ia vėmė emrin, si gjyshi i tij.
Pastaj shikimi i tij pushoi mbi fytyrėn e zbehtė tė lehonės tė shtrirė nė krevat.
- Po ta dinte se ē'e pret, nuk do tė kishte dashur kurrė tė shikonte dritėn e diellit. Sepse kur tė vdes, veē rrobat e trupit do t'i lė trashėgim.
Ne i thamė Abu Fajadit:
- E ke kot qė kėrkon tė na dredhosh, s'ke veē tė shkosh nė Damask, tė gjesh Omarin dhe ta pėrshėndetėsh nga ana jonė.
Abu Fajadi iu bind mė sė fundi mendimit tė shumicės.
Kryeplaku i fshatit i tha Omarit:
- Zoti mėsues, tek agai s'ke qenė akoma pėr vizitė.
- E pse duhet tė shkoj, kur s'e njoh e s'mė njeh?
- Mirėsjellja s'tė dėmton, - iu pėrgjigj kryeplaku. - Kije mirė me aganė. Tė gjitha tokat qė shikon pėrreth, tė tijat janė.
- Prindėrit mė kanė mėsuar tė jem i sjellshėm, - ia ktheu Omari, - por detyra ime nė kėtė fshat ėshtė t'u mėsoj tė vegjėlve shkrim e kėndim.
- I thuaj Omarit se vuajmė nga uria, - e porositėn fshatarėt Abuin.
- I thuaj se uria po shtohet pėrditė.
- Se sė shpejti do tė hamė rėrė.
- Tregoji edhe pėr pleshtat, qė na pinė.
- Pėr mishin, qė ia kemi harruar shijen.
- Tregoji pėr sėmundjet, qė na sfilitin.
- Thuaji se duam mjekė dhe ilaēe.
- Pėr ujin e pijshėm qė i mungon fshatit.
- Pėr dritėn, elektrike, qė e shohim nė ėndėrr.
- Tregoji pėr aganė dhe maskarallėqet e tij.
- Ne punojmė e ai majmet.
Shefi i postės sė policisė, i tha Omarit:
- Pasha zotin, mėsues, tė kam si vėlla, prandaj po ta jap njė kėshillė. Ti je i lire tė punosh kėtu ose tė ikėsh nga fshati. Ē'ke xhanėm qė rri tėrė ditėn e perėndisė me fshatarėt? Njė njeri me shkollė si ti nuk i takon tė ngryset e tė gdhihet me ta. Mėsuesi ėshtė njė person, i respektuar.
- Fshatarėt janė njerėz tė mirė, - iu pėrgjigj Omari.
- Ama, fjalė tė bukura na the! - vazhdoi shefi i postės. - Sikur' t'i dėgjonte agai kėto qė thua, do tė tėrbohej nga inati. Dhe po u nxeh agai, njė zot e di se ē'ndodh pastaj!
Njė nga tė rinjtė e fshatit filloi tė thėrriste:
- Ej, dėgjoni kėtu! Po sikur t'i ēonim njė dhuratė Omanit?
Ne ngritėm zėrin nė shenjė miratimi. Po ēfarė t'i ēonim?
- Njė dash apo ca pula?
- Lėre se na kėnaqe, pse dhuratė pėr ministėr ėshtė kjo?
- Po ēfarė ti ēojmė atėherė.
Nė kėtė kohė ndėrhyri Abu Fajadi:
- Njė kosh me qershi nga tė fshatit ėshtė dhurata mė e mirė. E mbani mend se sa i pėlqenin Omarit qershitė tona? Ai thoshte se ngjyra e tyre e kuq ishte djersa dhe gjaku ynė.
Kėshilla e Abu Fajadit na pėlqeu tė gjithėve.
Omari na thoshte:
- Padrejtėsia s'e ka jetėn tė gjatė. Nuk e kuptoj se si pajtoheni me kėtė jetė tė turpshme.
Ndėrsa ne i pėrgjigjeshim shkurt:
- Syri shikon, po dora s'punon.
Atėherė Omari na e kthente i zemėruar:
- Dora s'punon, sepse nuk ia mban zemrės,
Ra nata e ndriēuar nga rrezet e hėnės sė re. Fshati flinte. Ne, tė varfrit, dridheshim si njė trup i vetėm, duke ėndėrruar me gaz ditėt qė na kishte premtuar Omari. Na dukej sikur fjalėt e tij kishin jetuar gjithmonė nė zemrat tona dhe nė ato tė tė vdekurve tanė.
Sapo dielli lėshoi rezet e para mbi fshat, burrat, gratė dhe fėmijėt u mblodhėn rreth autobusit qė shkonte pėr nė Damask. Para se tė hipte nė autobus, Omari, na u drejtua me kėto fjalė:
- Agai ka miq e i shkon fjala nė Damask Ai mė pėrzuri nga fshati, se nuk desha t'i shėrbeja atij, sepse ju desha ju. Megjithatė, dita kur do tė ēliroheni nga ai dhe shokėt e tij nuk do tė vonojė. Jo vetėm nipėrit tuaj, por edhe ju vetė do ta jetoni atė! E atėherė toka do t'i pėrkasė atij qė e punon!
Abu Fajadi hipi nė autobus me njė shportė qershi nėn sqetull.
Nė tė perėnduar tė diellit dėgjuam borinė e autobusit qė kthehej nga Damasku. Tė gjithė vrapuam te sheshi. Autobusi frenoi, dhe Abu Fajadi zbriti fytyrėprishur e i hidhėruar, duke mbajtur shportėn me qershi nė duar.
- Pse nuk ia dhe Omarit qershitė? thirrėm ne tė habitur. Nuk e takove? Ētė tha?
Abu Fajadi heshtte si varr. Lėshoi shportėn pėrdhe e iu drejtua fėmijėve me zė tė mbytur:
- Hajde, hajini qershitė. Dhe, kur tė rriteni, mos e harroni shijen e tyre!
Pastaj u nis pėr nė shtėpi. ne i premė rrugėn.
- Fol, ta marrtė djalli. Si ėshtė puna?
- Omari ka vdekur, - tha Abu Fajadi me gjysmė zėri.
Na u duk sikur kishim ngelur jetimė, pa nėnė. Ndėrsa Abu Fajadi vazhdoi rrugėn drejt shtėpisė, me shpinėn e pėrkulur akoma mė tepėr nga hidhėrimi.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt