Fansat e Ramës në Twitter, 89 për qind inekzistentë
Nëse ndjekësit e kryetarit të opozitës në Twitter, mediumin e tij të parapëlqyer të komunikimit me publikun, do të ishin zgjedhës, vetëm 11 për qind e tyre do të votonin për Ramën. Kjo sepse, sipas balkainsight.com, i cili i referohet programit Fake Follower Check, një aplikacion që selekton llogaritë false apo inaktive në internet, 89 për qind e ndjekësve të Ramës janë një kombinim i ‘spam’ dhe ‘inaktiv’. Kështu, 55 për qind e 32 874 ndjekësve të Ramës në Twitter (siç quhen në anglisht followers) janë llogari spam, ndërsa 34 për qind janë inaktivë, çka, sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, e zbret numrin e simpatizantëve aktivë apo realë në 11 për qind. BalkanInsight në një raport të publikuar dje shkruan se, që nga shtatori 2011, shefi i opozitës e ka rritur numrin e tweets (cicërimave) apo blogjeve për të transmetuar agjendën e tij politike, kritikuar qeverinë apo për të reaguar ndaj akuzave. Lideri i opozitës në fakt e ka bërë popullor një rrjet social jo edhe aq të përhapur në Shqipëri, popullata e së cilës duket më shumë e prirur drejt përdorimit të Facebook-ut, megjithëse nuk ka statistika zyrtare solide. Llogaritë false krijohen zakonisht për të dërguar mesazhe spam, shpesh në formë reklame, ndërsa si llogari inaktive konsiderohen ato që nuk përditësohen. Megjithatë, thekson balkaninsight, ndjekësit fals në Twitter mund edhe të blihen, meqë ekzistojnë dhjetëra websajte që e ofrojnë këtë shërbim për jo më shumë se 1 cent (0.01 USD). Sa më popullor të jetë një llogari në Twiiter, aq më të larta janë gjasat për ‘sulmet’ e ndjekësve të rrejshëm. Balkaninsight raporton se ka kontaktuar edhe me drejtorin e komunikimit të socialistëve, Endri Fuga, i cili është shprehur se PS nuk ka blerë kurrë ndjekës të rrejshëm në Twitter dhe gjithashtu e ka vënë në pyetje saktësinë e Fake Followers Application.
Gazeta MAPO
PS: LoL
Krijoni Kontakt